Receta Gatimi

....Si Je?!....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    ....Si Je?!....

    Mengjeset nuk do te mundja kurr ti quaja te zakonshem…te heshtur apo te brisht…
    Mengjeset jane me shume se kaq…se pari sepse jeta,zoti,te ofruan mundesine te zgjohesh…te jetosh edhe nje dite me teper…me ato copeza te zakonshme te nje jave qe sapo ka nisur te filloj…
    Shpesh,shume shpesh…shkrimet e mia…I lidh ndjeshem me femijrine…nuk mund te evitoj…te kryqezoj te shkuaren me te tashmen…pa anashkaluar te ardhmen…qe sa me larg e mendojme…me afer nesh ndodhet…sepse te pakten kohet e fundit…vitet ecin me ritme te shpejt…aq sa c’do dite zgjohesh me nje mendim qe te perkund lehtesisht shpirtin…duke kerkuar te besh dicka per te cilen mendimet jane se duhet te nxitosh…se nuk ka me kohe…e koha nuk te prêt…
    Keshtu jane copezat e mia te mendimeve…me dergojne shpesh ne pas kohe…dhe ajo cfare cuditrisht me mahnit…eshte fakti se c’do grimc te femijrise sime e kam gdhendur Brenda meje…si ishte ndodhur dje…dhe fatkqesisht kjo “dje” me duket kaq larg nga momenti qe e kam jetuar…

    Koha,ndryshe nga kujtesa ime…me dergon larg…e me bene te kuptoj se sa me teper ecim me koken pas…me te veshtir e kemi te shohim perpara…
    Por ajo cfare me cudit ndoshta eshte fakti se perse asnjehere nuk kam mundur te evitoj te flas per femijrine…perse rend pas kujtimeve te se shkuares…kur kane kaluar kaq kohe?...kjo eshte pyetja qe I beje vehtes vazhdimisht…dhe nuk kam mundur te marr pergjigje…ose le te themi se ne pyetjet kur pergjigjet dihen…nuk ka vend per te sterlodhur trurin me kot…
    Kam kuptuar se nese nje njeri rend te kujtoj dicka…dhe kur kjo “dicka” perseritet shpesh…atehere do te thot se I mungojne ato momente ose kujtimet nuk e len te jetoj …Ato kohe…ato gjera…te cilat me te tashmen nuk kane as perputhjen me te vogel mes tyre…

    Per njeriun qe jemi…I detyrohemi familjes…dijes…edukimit thone…deri diku kane te drejte…por deri diku ama…
    Pasi nuk eshte totalisht e vertet…sipas meje…sepse une ndjej pa dyshim kenaqesi qe familja ime…sakrifikoi per edukimin,shkollimin,sjelljen time…njeriun qe jam sot…I detryohem cmendurisht…dhe kam perhere nga brendesia ime nje “Faleminderit” te madhe per ta…

    Por ajo cfare me lendon mua…eshte se me kalimin e kohes kam vene re…se keto sa vinin edhe veniteshin…perkujdesja prinderore filloi te ngadalsohej ne moshen kur te pakten une…kisha vertet nevoj per te…
    Me nenen fillova te bisedoja rrall e me rrall…ajo nga problemet e shumta familjare…nuk me pyeste me nese isha mire…
    Shkoja ne shkolle e kur kthehesha… ajo cfare beja ishte te drekoja…te mesoja pasditeve…te laja kemishat e shkolles timen dhe te motres…te hekurosja me pas…e pas saj te pyesja motren nese po mesonte… te kujdesesha per vellain e vogel…ti pergatisja ushqimin…te luaja me te…ti nuhasja pa fundesisht aromen e bebes qe kishte…te kaloj ore te tera duke luajtur me te…ti kendoja edhe kenge…derisa e zinte gjumi…bashke me te edhe mua…

    Dhe keshtu…kjo zgjati shume kohe…derisa duhet te merrja nje drejtim ne jeten time…te ndiqja nje shkoll qe nuk do te isha me afer tyre…madje sa vinte dhe I shihja rrall..shume rrall..
    Nuk di te permend saktesisht…por ka patur shume momente ne mua…qe kisha nevoj per nenen time…e cila me donte dhe do pa fundesisht…vetem se ngjarjet e pa pritura te jetes…nuk e lejuan te merrej totalisht me ne…e strelodhur pas kurtheve te jetes…ajo ndaloi per nje moment se jetuari…dhe do te isha pikerisht une…qe nga ai moment…qe do kaloja ne rolin e te madhes se familjes…per te bere dicka qe t’ia dilnim…dhe te shihja serisht buzeqeshje ne syt e saj…
    Sigurisht duke vene detyre vetes se nuk do kisha me asnje problem nga ai moment e ne vazhdim…preokupimi paresor per mua do te ishte familja ime…te cilen sot e falenderoj zotin qe pas se gjithash…jemi mire…edhe pse jo sic do te doja une qe te ishin…

    Por pa varisht te gjithave…zoti shpesh njeriun e ve ne prov…gjithcka kalon…me kohen sherohen te gjitha…dhe une mendoj se I kam kaluar…
    Por ajo qe ndjej se me mungon eshte pa fundesisht nena ime…me te cilen te pakten per shqetesimet e mia flasim rrall…
    Ka qene nje moment ne jeten time qe urreja telefonat…sepse shume shpesh permes tyre kam marr lajme qe nuk do doja…nuk lloogaritej nese ishte dite apo nate…une ndjeja frik sa here tringellonte zilja e tij…sidomos nese ishte pas saj nena apo babi im…me dridheshin duart duke e pyetur veten nese duhet ta hapja apo jo…

    Pastaj ishin ato momentet kur mes mikeshash te miat flitej per deshira…endrra per te ardhmen…e ajo qe une thoja gjithmone kur me pyesnin ishte…”deshiroj me te miren per familjen time”…te jene me te gezuar…me te bashkuar…dhe jo gjithe jeten semundje…spitale…e urreja pa fund armen e spitaleve…
    Me kujtohet sa shume gezonte nena ime kur ishim diku une ne klasen e 5-te…motra ne klasen e trete…na vishte per ne shkoll…na krihte floket…e nuk harronte te na pyeste kur ktheheshim nese kishim marr not te mire…
    Eh,jeta me pas vazhdon…dhe gjerat dhe vuajtjet nuk do te mbylleshin aty…por do te pasonin kohe pas kohe…dhembje qe une sot evitoj ti permend…
    Por nuk eshte kjo ajo cfare mua me ka lenduar…jo jo…me jeten jam mesuar…jeta keshtu eshte ne fund te fundit…

    Por mendoj veten ne te ardhmen…diten qe zoti do te me dhuroj nje femije…gje qe besoj se cila do femer ee deshiron…pa varisht se jo gjithmone e deshiron…pasi shpesh nuk duhet te vij…sidomos kur nuk eshte koha e duhur…
    Por enderroj…kur te vij momenti I duhur…sepse nuk e besoj se zoti do te me refuzoj…te mos me bekoj ne nje te ardhme te larget…te afert nuk ka rendesi…e rendesishme eshte qe une te mos I mbyll syt nga kjo jete pa patur kenaqesine te behem nene…
    Nuk di ne cfare gjendje ekonomike do te jem…por jam e bindur se nuk do te jem keq..per sa kohe zoti me ka dhene duar,forc,shpirt,te punoj…
    Por per nje gje jam e bindur…madje tmerresisht e bindur…se femijes tim nuk do ti mungoj dashuria…ose pyetja me e thjesht “Mire je?...
    Shume shpesh nuk I’a dim rendesine kesaj fjale…por me besoni se eshte fjala me e madhe qe nje njeri mund dhe ka nevoj te degjoj…
    Njeriu nuk eshte ai qe duket…por njeriu eshte ai qe ndihet…dhe kjo ndoshta te pakten ne personin tim kaq qene arsyeja qe shpesh nuk kam mundur ta degjoj kete fjale…

    Sepse une shfaqja forc dhe vetbesim me shume se sa kushdo…sepse une kaperceja lotin per te disajten here…vetem qe dhembjen time most a lexonte kush..
    Sepse une buzeqeshja…buzeqeshja…dhe nuk mbaja kurr meri…me askend…duke I ofruar gjithkujt me te miren time…ate vajzen e “hekurt” qe jo pak here e quajne…
    Ate qe qesh…edhe kur do te qaj…ate qe lutet per gjithe femijet e kesaj bote te mos ju mungoj dashuria mbi te gjitha…pastaj edhe ushqimi…
    Ate qe fal…kedo qe e ka lenduar…sepse ajo eshte e lenduar deri ne palc…nga me te afert…deri tek ata pak me larg…e pa varsisht te gjithave ajo I ka falur…edhe pse askush nuk e ka pyetur “mire je?”..

    Ajo eshte mire…mire do te jete…per sa kohe eshte e
    shendetshme…ajo qe nuk ankohet kurr…ajo qe nuk rend kurr se besuari se zoti pa varsisht te gjithave e do shume…

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    a ka mundesi boll shkruajte per jeten time ti o goce ??????? hahaha.......kjo ish sa per cdramatizim.....por vertet eri......kur kalojm nje problem...apo dhe nje doz te mir problemesh na duket sikur jemi te vetmit ne 7 miljard njerez qe mban kjo bot......po ne fakt kemi kaq te perbashketa ne ndjesi...perjetime...nevoja......sa kur un lexoj rastesisht nje shkrim si ky ...them sqenkam e vetmja....dhe esht nje far ngushellimi te them te drjejten. ne fund te fundit jeta ska kuptim pa kto kthesa...pa kto ulje ngritje....duhet ta pranojm e ta jetojm ashtu sic na vin
    P.s: me pelqeu shum fjalia e fundit

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    a ka mundesi boll shkruajte per jeten time ti o goce ??????? hahaha.......kjo ish sa per cdramatizim.....por vertet eri......kur kalojm nje problem...apo dhe nje doz te mir problemesh na duket sikur jemi te vetmit ne 7 miljard njerez qe mban kjo bot......po ne fakt kemi kaq te perbashketa ne ndjesi...perjetime...nevoja......sa kur un lexoj rastesisht nje shkrim si ky ...them sqenkam e vetmja....dhe esht nje far ngushellimi te them te drjejten. ne fund te fundit jeta ska kuptim pa kto kthesa...pa kto ulje ngritje....duhet ta pranojm e ta jetojm ashtu sic na vin
    P.s: me pelqeu shum fjalia e fundit
    Ke shume te drejte motra...disa njerez fal vuajtjeve te jetes mesojne te jene me te fort...dhe kjo duhet marr si pozitive...se di....nejse...mire thua...te gjithe njerezit jane te vuajtur thell brenda tyre...dikush me pak e dikush me shume ...por njerez pa vuajtje nuk ka....

  4. #4
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    ...Ti me pyet nese jam mire...
    une te pergjigjem shume thjesht:
    Njeriu qe eshte mire nuk pyetet....pasi gjithe qenia e tij reflekton nje lumturi qe shperthen...e di ku?
    Ne sy...buze...lekur...shpirt...
    Ti a mundesh ta lexosh kete?...a mundesh ta shohesh kete?...
    Kur une shkelqej mos me pyet jam mire...
    kur me humbet shkelqimi...mos me pyet serisht...por me perqafo...me shtrengo...me shkri akujt rreth meje...kaq mund te besh...asgje me shume!!!

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Si je?... me pyete ate nate...
    Ate nate kur shpirti im grrisej si i marr...kur luftonte mes asaj qe donte dhe asaj qe duhej...
    Kerkove te me qetesoje...te me dhuroje optimizmin qe me mungonte....
    nderkohe pas fjaleve te tua syt e mi...nuk ndalnin lotet...lot qe ti nuk munde ti shihje dot...e zemra e lodhur kerkonte te mos thoje me asgje...sepse nuk kishte kohe per asgje....
    Une kisha filluar te urreja jeten....dhe arsye nuk kisha per kete....
    Ti me the se edhe mrekullia mund te ndodhe sonte ne ty....
    Une kafshoja buzet...dhe lotet me derdheshin aty...nuk di te ndjeja me dhembje...kripesire....apo nevoj per perqafimin tend...qe kaq larg me ndodhej
    Ti me the se nuk doje te me degjoje tek flisja e deshperuar....mirpo nuk flisja une i shtrenjte....por shpirti im qe shperthente brenda meje...
    Pastaj....pastaj...me the 'uroj te te kaloj sa me shpejt kjo"...
    E mua kjo fjale me vrau edhe me shume...sepse nuk eshte kalimtare....por dicka qe ndryshon c'do rrjedh jete...
    Ti je gdhendur ne mua...me shume se sa keto krijesa qe frymojn,pulsojne ne mua...
    je gdhendur pertej trupit...ne palcen dhe brendin me te thell te qenies sime...
    Nuk di nese te ngushellon...lendon...por vetem vdekja ime do te te largoj nga shpirti im....per jeten e pertejme nuk mbaj pergjegjesi....per kete ne toke....sigurisht...
    Mos me rri heshtur...se paku tani...tani te dua prane meje me shume se sa kurr...

+ Përgjigju tek Diskutimi