...E fundit dite e Shtatorit....


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ...E fundit dite e Shtatorit....

    Receta Gatimi

    Impresionuese…marramendese…magjike…jane esencat qe te ofron nje dite e re…
    Nje dite e cila edhe pse nuk rilind ndryshe…ne syt e tu ngjyroset magjishem…kendshem…
    Sot po mendoj ti shkruaj ngjyrave…nuancave positive te shpirtrave…te njeriut ne teresi…
    Sot ecja pergjat trotuarit te qytetit sic jam mesuar shpesh te beje keto kohe…pasi perfundoj punen…trupi dhe hapat e mi jane te etur per nje shlodhje te kendeshme…
    Qetesisht,ne ato mendimet e mia te zakonshme…syt me shkojne tek nje grup piktoresh…qe ndoshta keto ditet e vjeshtes I bejne frymezues shpirtrat e tyre…sikunder edhe mua…sikunder kedo!!!
    Ndjeja nje kuriozitet te cmendur te afrohesha edhe me afer tyre…te shihja pikturat e tyre te gjalla…te ngjyrosura me freskin dhe diellin e kesaj dite te fresket vjeshte…

    Duke ecur kembet instiktivisht me drejtojne tek ata…ishin nje grup I rinje piktorsh... cilet gdhendnin pasionin e tyre per artin e bukur…ate te ngjyrsjes me penel…
    Ecja dhe nje buzeqeshje me shoqeronte shpirtin dhe se jashtmi meje…ndjeja nje pozitivitet kur shihja se si ishin radhitur…dhe pikturonin pamjen qe ishte madheshtore perball tyre…ku secili ndiqte nje ritual te heshtur…
    Rrija ashtu pa zhurm pas tyre…nxora nje flet te bardhe nga canta dhe u ula disa cm larg ne nje stol qe me priste aty…per te shlodhur mendimet e mia…

    Nuk di te spjegoj pozitivitetin qe me ndjente shpirti ne ate moment…por kisha filluar te humbisja sensin e ores…kohes…dhe syt me ishin ndalur vetem ne tablot e tyre te medha…te pikturuara kaq bukur…sa me fjale nuk mund te pershkruhet…
    Njeri prej tyre ndoshta e kishte vene re prezencen time aty…ndoshta nuk ishte cudi…ne ate pjese te heshtur te qytetit tim…shiheshin vetem ata dhe une…ulur disa hapa me tutje…
    Dhe te mendosh se sa humbasin keta njerez…duke ecur sic me ndodhe edhe mua shpesh…pa kthyer koken majtas-djathtas…por vetem drejte…jam e bindur se nese qytetaret do te kthenin koken ne te djathten e tyre…do te ndalonin…si une…te shijonin me nga afer keto pamje te bukura qe gdhendnin duart e tyre…shpirti I tyre…
    Por jo…ata ecnin drejt nje dite qe I therriste cmendur…vetem ndoshta per mua…kjo dite kishte ndalur disa momente…dhe do te me ndalonin hapat aty…ku nuk jane te pakta rastet kur me ndodhe…

    Une I adhuroj piktoret…pikturat…me pelqejne ne pa pas…dhe sa here vijne nje grup piktoresh ne qytetin tim…une nuk mund te mungoj…do ti shoqeroj gjate me sy dhe buzeqeshje…punimet e tyre te bukura magjepsese….

    Njeri prej tyre perfundoi pikturen…la penelin atje…dhe duke pastruar duart e shihja se po vinte drejt stolit ne te cilen isha ulur une…ashtu I buzeqeshur…nderkohe qe per veten nuk mund te them te njejten gje…ndoshta isha e buzeqeshur…por prej sikletit te cuditshem ndoshta…dhe te mendosh se kjo me ka ndodhur shpesh…shume shpesh…
    -Pershendetje zonjush!!!...me thot I buzeqeshur ai..
    -pershendetje I them edhe une qetesisht…
    -mund te ulem?!
    -sigurisht,I them…pasi bera nje spostim te trupit…disa cm me tutje.
    -Si ju duket,ju pelqen piktura?!...Me pyet,me syt e drejtuar drejt pictures se tij…e me pas kthehet I buzeqeshur nga une..ne pritje te pergjigjes sime…
    -po,me pelqen shume I thash…eshte e arritur gati perfekt…ngjason me nje fotografi me teper se sa nje piktur…
    -faleminderit!!!....me kthehet I buzeqeshur serisht ai…
    -ju pelqejne pikturat?... me pyet serisht
    -po shume,sidomos kur jane me detin Brenda tyre…

    Ai buzeqeshi dhe qendroi ne heshtje…une po mendoja nderkohe te gjeja nje justifikim per tu larguar…ndoshta pikturat perfunduan…dhe nuk mendoja se duhet te qendroja me gjate aty…s’kisha me arsye per te qendruar…nderkohe ai dukej sikur me lexoi mendimet…dhe sapo bera nje levizje per tu ngritur…ai me pyet…
    -zonjush,ju prej ketej jeni apo jo?...me pyet duke me pare ngultas ne sy..
    -po I them me nje perskuqje te fytyres…nga veshtrim e shikimit te tij…qe kishte filluar te me krijonte pak bezdisje…
    -jeni studente?!...
    -jo jam mesuese I thash…
    -vertet,me pyet I cuditur ai…
    -po I thash kam kohe qe I kam perfunduar studimet…tani ushtroj profesion…
    -dhe profesion fisnik do te shtoja mesuese …tha ai…serisht duke me pare qetesisht dhe buzeqeshur…
    -faleminderit!!!...
    -keni nje shikim te paster mesuese…te qeshur…te kthjellet…por edhe shume te trisht…me thot ai duke me vezhguar imtesisht fytyren…
    Une ula syt dhe po kerkoja te gjeja dicka ne canten time…dicka qe nuk e dija cfare kerkoja…doja vetem te gjeja nje arsye per te ikur…nga nje bised qe kishte filluar te me sikletonte…kaq shume…

    Ai vazhdonte nderkohe…
    -Zonjush!!...mos u ndjeni keq…nese ju pershkruaj…nese ju lexoj…nese ju shoh fytyren tuaj te bukur…nuk ka arsye…ne piktoret nuk mund te heshtim drejt ketyre bukurive te natyres…ka momente qe flasim me penel…por ka momente qe duam te vezhgojme dike kaq imtesisht sa nuk do te donim te humbasim asnje grim nga ata…
    Dhe fytyra juaj…qetesia…buzeqeshja juaj zonjush…jane shlodhje…shlodhje qe ne piktoret nuk do te mund te qendronim heshtur…por sic ju thash nuk ka arsye te me keq kuptoni…une jam nje njeri I zakonshem…qe jam duke admiruar qenien tuaj…sikunder ju pikturen time…
    Une qendroja si njeri I balcamosur…sa e vetmja gje qe do te doja ishte te ecja…dhe te ikja prej andej…
    Ndoshta ai kishte te drejte…thjesht ishte duke pershkruar nje njeri..por me syrin e nje piktori…njerezit ndoshta behen te vecant kur pershkruhen nga artist…mendoja me vehte…nuk ka se si te jete ndryshe…

    Ai sikur vazhdonte te me lexonte mendimet…dhe buzeqesh…madje qesh me ze…
    -zonjush…ndoshta fjalet e mia ju duken te tepruara…ndoshta do te donit te iknit ne moment…por mos u friksoni…jam njeri qe respektoj rregullat…dhe rregullin tuaj e lexoj qarte…jeni duke thirrur me ze te brendeshem “mos me thoni asnje fjale me teper ju lutem”…”hahahaha” zonjush…mos u trembni…ne artistet shpesh here jemi te cuditshem…sidomos perpara dy syve te shendritshem si tuajet..
    -zonjush,syt tuaj flasin shume…a I’ua kane thene kete me pare?
    -jo I thash une e prer…
    -mos me thoni jo ju lutem…syt e tuaj flasin shume…jane gati te shperthejne…nuk jane te qete…jane magjepses…
    -faleminderit djalosh I them…por me lejen tuaj me duhet te shkoj…sepse ndoshta sot jam vonuar me shume se sa duhej…

    -zonjush,ndoshta ju e pelqeni artin…pikturen…por duhet te dini se nje njeri piktor sidomos…I ka te natyrshme keto fjale qe sapo I thash per ju…por gjithashtu nuk mund ti vijne natyrshem me kedo…sikunder une tani…keto nuk jam them kujtdo…por tek ju nuk mund te rrija heshtur…perpara syve tuaj nuk mund te rrish heshtur…kane jete…kane…kane…nuk e di…jane te shendritshem…sa nuk mund te rrija heshtur zonjush…dhe per kete nuk duhet te me keqkuptoni…
    Sepse zonjush,presupozohet qe ata qe e duan artin…nuk te keqkuptojne…por te kuptojne…ti ndoshta e adhuron pikturen…por nuk e di…se perpara nje piktori…piktura me e bukur dhe me perfekte mbetet dhe eshte fytyra e nje vajze te sapo njohur…syt e se ciles pikturojne shpirtin dhe jeten…aroma e se ciles…embelson pasksa freskin e ashper te nje vjeshte qe po lem pas…buzeqeshja e se ciles…zhduk gjithe djajet qe nje mashkull ka perreth tij…heshtja e se ciles…ofron nje streh komode…nje bised nga e cila nuk do doje te mbaronte kurr…

    Per nje moment fjalet e tij me mberthyen qenien time si te isha Brenda nje kutie te izoluar nga e cila nuk po mund te gjeja me oksigjen…se di pse po filloja te ndjeja shtrengim Brenda meje…sa qe nuk po gjeja dot me fjale…
    -ju piktoret jeni pak te cuditshem I thash e buzeqeshur…fillova te zbutem pak…duke menduar qetesisht se kishte ardhur koha bindshem te largohem…megjithse nuk kisha arsye te ndrydhesha…ai ndoshta pershkrimet e tij I ka te zakonshme…e per mua jo…megjithse jam mesuar qe ndonjehere tek te tjeret lexohem cuditshem…tek disa aspak…e tek disa pak…se kuptoj kete pse ndodhe keshtu…
    Ai buzeqeshi…dhe me falenderoi per biseden e kendeshme…gje qe e dyshoja gjate hapave qe po hidhja duke shkuar per ne shtepi…
    Cfare bisede te kendeshme …mendoja me vehte…une pervec se per skuqejeve te nje pas njeshme te fytyres…nuk di te kem thene ndonje fjale me shume…

    Ecja dhe buzeqeshja me vehte…pa varsisht te gjithave…dikush sapo me beri nje pershkrim te kendeshem…qe te pakten vitet e fundit nuk e kisha degjuar…kisha marr merita ne pune…ne drejtime te ndryshme…por drejt per drejt me mua…me kishin munguar keto…dikush…I pa njohur…me vuri ne dukje gjera qe une ose ata qe me rrethojne nuk mi kishin thene…
    Per syt e kisha degjuar shpesh…se jam nga ata njerez qe flas me sy…por me shpesh se sa kaq…I kisha pare te lotonin syt e mi…e rreth meje asnje dore…per te fshir lotet e tyre…asnje dore,,,
    Dita nisi bukur…kendeshem…e positive…gje qe mua…me kishte munguar paksa…

    E Mart edhe pak…ndoshta dhe disa ore….

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anëtarësimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    20
    e lexova andej kte.........ngjarje vertet esht mi ?
    po imagjinoja cdo sken ,,,cdo pershkrim....perendimi djellit....tablot e pikturave.....dhe ate tipin bezdises hahaha

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    e lexova andej kte.........ngjarje vertet esht mi ?
    po imagjinoja cdo sken ,,,cdo pershkrim....perendimi djellit....tablot e pikturave.....dhe ate tipin bezdises hahaha
    hahahahahhahaa si nuk e kisha lexuar kete koment une

    Ti e di qe une i kam reale shkrimet moj...me imagjinat pothuajse zero ahhahahaa....

    mos pyet...me vinte t'ia ndizja nje grusht sa ti conin syt xixa...po se bera...

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. iPhone 5 do të paraqitet në treg gjatë shtatorit
    Nga vaaldr1n në forum Të Rejat e Teknologjisë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 06:18 PM
  2. SHBA, ekzekutim i menjehereshem per trurin e 11 shtatorit
    Nga Kliton në forum Ngjarje Nëpër Botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 10:13 AM
  3. Ne perkujtim te 11 Shtatorit
    Nga kuklla në forum Tema Shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 02:03 AM
  4. Udhëzimi që erdhi pas 11 shtatorit(kanadezja hyn ne islam)
    Nga tetari në forum Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2007, 01:44 PM