...Grimca Shpirti...


+ Përgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ...Grimca Shpirti...

    Receta Gatimi

    Eshte thesar thone…qe ne kete bote te madhe…te gjesh nje njeri…me te cilin nuk eshte e nevojshme te perdoren fjalet…por te arrish te bisedosh…ne gjuhen tende dhe te tij…ne nje gjuhe qe shpirtrat ecin qetesisht dhe ne te njejtin hap…
    Duke ecur pergjate trotuarit….ishin keto mendime qe cuditerisht kohet e fundit kam refuzuar ti mendoj…

    Ecja dhe nuk mund te mendoja asgje tjeter vecse disa momenteve ne kohe te ndryshme te jetes sime…por qe cuditerisht…momentet ndryshe nga vitet…mbeten aty…nuk ecin…
    Kam adhuruar pa fundesisht…bisedat e kendeshme…te qeshurat…dhe sigurisht…keto deshiroja qe te ndodhnin me njerez qe une vertet kisha per zemer…
    Dhe keto grimca lumturie I kam shfrytezuar ne pa mas…dhe dite pas dite…vija re tek qenia ime…se po filloja te hiqja dore gradualisht nga keto…jo nga te qeshurat…pasi nuk mund te jetoj asnje moment pa qeshur…qofte edhe nga gjera te vogla…
    Por nga bisedat e gjata…ato biseda qe kalonin permasat e normalitetit….sa qe kur nuk kishim per cfare te flsinim rifillonim nga e para serisht…

    Por njeriu ndryshon thone…dhe une jam prova e gjalle e kesaj shprehje…nga nje njeri qe bisedonte gjate me fjale…jam shendrruar ne nje njeri…qe nuk preferoj me fjalet per te biseduar….per te rendur drejt atyre njerezve…gjerave…ne nje menyre kaq te qete…sa nuk ka se si te mos me dhuroj pa fundesisht ngjyra…pra bisedat pa fjale…por me nje kenaqesi te brendshme te pa shprehur….por qe shperthen…kur gjendesh me njerezit e duhur….kur dhe ato pak fjale qe mund te shprehen me ze…me fjale…te mos jesh e etur per te kaluar ne extreme bisedash ku fjalet te fillojne pa mbarimisht…jo jo…te mjaftojne ato pak fjale per te te ngjyrosur shpirtin…

    Kisha menduar ndoshta per nje kohe te gjate te mos flisja per dashurine…e sidomos te perdorja fjale per ta shprehur ate…eshte gabim mendoja…te pakten vitet e fundit…kam menduar..(dhe ka mbetur vetem nje mendim…pasi praktika ime flet ndryshe)… se eshte gabim te shprehesh dashurine me fjale….e di pse?!...
    Sepse,fjalet nuk I afrohen aspak perjetimit real…madje…fjalet e shemtojne dhe I ulin vleren e madhe qe dashuria…mbart ne vet vete…

    Mirpo,mendoj se ndryshe nga mendimet e mia te siper shkruara…dashuria ka nevoj edhe per fjale qe te behet e bindeshme…pa c’ka se une e mendoj te gabuar…faktin qe te shkruash per dashurine me fjale…”dashurine duhet ta jetosh me thonte shpesh Babi im…per dashurine eshte kohe e humbur te flasesh…”
    Mipo,ndryshe nga mendimet e tij…une kam mendimet e mia…konceptin tim…qe mund edhe te jete I gabuar..por per sa kohe e mendoj te drejte…nuk ka arsye ne bote qe te me beje te mendoj te kunderten…
    E di pse…me duhet kjo nderhyrja e fjaleve per te shprehur e shkruajtur dashurine?!
    Me duhet sepse,nese do te bejme nje krahasim te zakonshem…nje akt shitjeje psh…nje akt blerjeje…nje pron…nje pasuri…nje makin…
    Ne c’do kohe mund te zoterojme nje te till apo jo?!...poooor nese mungojne vulat…firmat…askush nuk mund te bindet se kjo pasuri eshte jona…e ne c’do kohe mund ta pervetesojne ate…te pakten ne
    kete bote te eger…disa gjera praktike jane te nevojshme…

    Kete concept kam ndonjehere per sa I perket dashurise…pra nje shpirt…nje zemer njeriu eshte e jona…por nese mungojne fjalet per ta shprehur ate…eshte paksa e e veshtir qe gjysma jote te bindet se…ti vertet e do…ti vertet ndjen per te…
    Megjithse gjithmone kam ecur me mendimin…se dikush qe te do…dikush qe ndjen per ty…arrin te depertoj ne brendesine tende natyrshem…sic nje buzeqeshje lind…kur sheh drit jeshile ne jeten tende….
    Nje njeri I dashuruar nuk ka nevoj per fjale te shumta…ata dallojne…ata duken…ata jane te zhveshur lakuriq…syt e tyre depertojne ngjyra…flasin vetem per ATE…zemren qe ka rrembyer shpirtin e tyre….
    E me besoni ju lutem…se une nuk I shkruaj dot dashurise…kur jam e lumtur…nuk I shkruaj dot…Kur jam e trishtuar…I shkruaj pa fundesisht…

    Si ato ditet e gjata…qe nuk kam per ti harruar kurr…kurr ne jete…kur pas nje dite te lodhshme…te ngjeshur…active…gjate gjithe ruges qe po kthehesha per ne shtepi…mendoja te gjeja pak kohe per mua dhe dashurine time…te bisedoja…ti thoja se si e kisha kaluar ate dite…
    Por ne te 100 e sekondit…shpirti im u thye ne copash…kur nuk gjeta me vend per fjalet…per te rendur drejt tij…por u perplasa me murin e ashper te nje Dhjetori…qe sapo kishte filluar….ku ashtu pa fjale me mbyllen deren e vetme te zemres…ku per here te pare ne jete me mbyllen gojen me 1001 pse-te e mia…me 1001 e lotet e mi te fshehur…te heshtur…qe me vran c’do copez jete Brenda meje…
    Aq sa shpesh e pyes veten se si ja dola…si arrita ta kaloja kete dhembje qe nuk mund ta bisedoja me asnje…kur nuk kisha nje njeri me te cilin te flsija se cfare po me ndodhte…kur e gjeja veten kaq here udheve te ftohta te qytetit tim…me asnje perkrah meje…te me thonte nuk ka ndodhur asgje…nuk je e para vajze qe dikush e braktis pa I dhene arsye…pa I thene asgje…
    Mirpo ja dola…e nuk di te gjeje arsyen…ndoshta arsyeja eshte e thjesht…vetem ne dashurit e medha mund ti jetosh keto…se ne te kundert nuk mund te bindesh se sa vlere ka ai njeri per ty…nese zoti nuk te ka vene here pas here ne prov…atehere nuk do te mund te quhej dashuri..

    Por ajo qe ndoshta me ka vrar edhe me shume…ka qene fakti qe nuk I thash dot cfare doja…nuk me tha dot cfare e beri qe te largohej ashtu…pa fjale…ne nuk tham asgje…qendruam te ngrir…sic edhe vete Dhjetori…te lenduar deri ne palc nga asgje-ja…
    Pastaj erdhi ai moment…qe “vajza e hekurt” nuk priste…kishte filluar ta shihte boten ftohte…kedo ftohte…ne syt e saj nuk gjendjej me shkelqim…por nje trishtim I thell…sa e vetmja gje qe deshironte..me kohe pa kohe…ishte nje krah I ngrohte njeriu…qe ne asnje dite te atij Dhjetori nuk u gjend…
    Ecte rrugeve te qytetit me dhembje…pertypte lotin…dhe buzet qe thaheshin prej eres se ftohte te atij dimri acar…
    Por pa varisht te gjithave…brenda zemres se saj ajo lutej per te…keto ishin fjalet qe nuk mundi kurr t’ia thonte: kur ulej ne stolet e ftohte ten je qyteti te ngrir…ne bisedat me zotin e saj…
    “Zoti im…sa shpejt iku ky vit…po vijne festat…c’dreq festash me thuaj?...

    Zot ti e di qe une kam shume deshira ne jete…por nuk me ka munguar ushqimi…as veshjet…as luksi deri diku…me mungon AI…zoti im…thua te jete mire?!...nese nuk eshte mire…te lutem zoti im…ndihmoje…ngrohja zemren…mos I kurse buzeqeshjet per ate…
    Ti e di qe ai eshte njeri I mire…une e ndjej kete…mundohej te me dhuronte buzeqeshje edhe kur vete nuk ndihej ne form per ta bere kete…me pyeste nese isha mire…me thonte “aroma ime”…era imeee…tik-taku im…je gjithcka kam dhe nuk kam ne kete jete…
    Zoti im,une nuk merzitem qe iku…qe ndaloi se jetuari per mua…une dua te te lutem per dicka zoti im…
    “nese ai me do…nese ai eshte lenduar…te lutem ndihmoje te kuptoj kete…beje te arsyetoj…se une pervec se e dua…nuk kam bere asnjehere asgje me shume dhe me pak…
    Ktheje tek une zoti im…beje te kuptoj se jeta ime pa ate eshte e trisht…ai eshte lumturia…fryma…oksigjeni im…dergoja keto fjale per mua zoti im…
    Bashke me te me kthe edhe gjumin qe me ke marr…une nuk e meritoj kete zoti im…

    Keto ishin nder te shumtat fjale te saj…lutej vetem per te…qe ai te ishte mire…
    Dhe zoti shpesh I vuri ne prov….dashuria e tyre ishte pertej kohes…pertej…gjithckaje…
    Eshte dashuri qe te le pa fjale…e une ndihem me fat qe e jetoj zoti im…pa varisht se ne menyre te cuditshme…por dashurit te cuditshme jane pergjithsisht…
    Koha nuk ka zbehur asgje tek mua…koha perkundrazi…ka shtuar dozat e dashurise…ta dua edhe me shume…
    Sepse ai eshte frym…ai eshte jete…ai eshte dashuri…I adhuroj ne pa fundesi te bukurat ndjesi qe injekton ne trupin dhe shpirtin tim….
    Prezenca e tij ne zemren time…eshte asgje me shume dhe asgje me pak se sa oksigjen…gjak…
    Mos harro I shtrenjte…une te premtoj dicka…
    Nuk di se si do jem neser…dhe se cfare e nesermje na prêt…si mua edhe ty…madje me beso…se edhe e tashmja nuk eshte e sigurt per askend…
    Por ajo qe une di te te them me siguri…eshte se te dua…ne menyren time te cuditshme…por te dua…e do te te dua gjithe jeten time…kete nuk duhet ta harrosh…pa varsisht se si jeta neser mund te vij…une te kam skicuar ne zemer…dhe vetem nese tretem une…do te tretesh ti…

    Je dhurata me e bukur qe zoti mundi te sjell ne jeten time…ti e di se nuk kam patur shume dhurata ne jete…por ato pak qe me jane ofruar…per mua kane qene gjithcka…e nje nder to je edhe ti…
    Me ushqe me frymen…ajrin…prezencen tende…e une te premtoj se do ti shtoj dozat…
    Sa shpejt ikin vitet…por nga keto vite mua ka dicka shume te madhe qe me gezon shpirtin…
    Fakti qe vitet fluturojne…por ndjenja dashuria jone…eshte ajo qe ishte…ndoshta edhe me e madhe…se sa vitet qe lem pas…

    “Vajza e hekurt” ka filluar te buzeqesh…qe kur ti ke filluar te qendrosh pran saj…pran shpirtit te saj…
    Madje ka filluar bindeshm te besoj…se ti kudo qe te shkosh…serisht hapin tek ajo do ta ndalesh…ajo ta ka marr zemren…ajo ka grabitur gjithe krijesen tende…tashme nga vetja ty nuk te perket asgje….je I shtrenjti saj…dashuria e saj…sic gjithmone ke qene!!!..

  2. #2
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anëtarësimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Ashper e bind veten se sonte nuk me mungon asgje....
    Eshte e vertet...sonte kam gjithcka dua....po po gjithcka dua...
    Ne mos me syt e hapur...me syt e mbyllur do ti kem pa dyshim...
    Vetem se ndoshta kjo eshte pa fundesi te gjata oresh...derisa sa te mbyll syt...me duhet te kundershtoj mendimin tim...
    Me syt hapur me mungon gjithcka...me syt hapur....gjithcka rreth meje eshte asgje...
    Ne nje dhome te madhe...mbushur me libra...cd...rroba...
    te ndjesh kaq vetmi...
    Mos ndoshta duhet te jene njerezit?...te jene njerezit e duhur qe te mund te thuash vehtes....tani po....tani ke gjithcka qe te duhet....me sy hapur sigurisht!!!

+ Përgjigju tek Diskutimi

Tema të ngjashme

  1. Shpirti i lënduar!
    Nga Altin111 në forum Trupi dhe Shëndeti
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-04-2012, 03:45 PM
  2. Grimca humori nga Fadil Hasa
    Nga abdullah92 në forum Video-Foto Humoristike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-06-2011, 09:43 PM
  3. Kur shpirti vuan!
    Nga Kliton në forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 08:28 PM
  4. [VIDEO] Portokalli Grimca
    Nga Lirenti në forum Video-Foto Humoristike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-11-2006, 04:01 AM