Receta Gatimi

Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Post Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Do ju lutesha qe ta lexoni shkrimin se pari, pastaj te komentoni!





    Nga Edison YPI

    Ju ishit skllevėr, por hiqeshit tė lirė, tė qeshur, tė lumtur.
    Ju mbaheshit pėr trima, por dridheshit nga frika.
    Ju hiqeshit mė tė ndershmit e botės, por s’latė bijė dhe mbesė dhe kushurirė pa e shitur nė Itali sapo muarėt vesh se kushtonte jo mė pak sa njė lopė.

    Ju ishit tė uritur dhe tė rreckosur, por mbaheshit pėr tė ngopur, tė veshur e tė mbathur.Ju tani jeni tė lirė, por ankoheni gjithė kohėn, si tė pakėnaqur, tė palumtur.
    Ju votoni, por tė zgjedhurit nuk i respektoni.
    Ju votoheni, por pėr zgjedhėsit nuk doni t’ja dini.
    Ju, kishit pak libra, por lexonit shumė, romane, poezira.
    Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.
    Ju kishit pak mundėsi pėr tė parė televizion, por shihnit shumė filma.
    Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.
    Ju mbrėmjeve shihni shumė programe televizive me analista dhe opinionista qė tė lenė pa ment me dijenitė dhe shkathtėsitė e tyre gjirizore, por ata duke qėnė tė shitur nuk thonė dhe nuk do j’ua thonė kurrė tė vėrtetat qė j’u interesojnė juve, por rrenat qė u interesojnė atye qė u kanė hedhur kockėn.
    Ju qė s’kishit as makina as qerre por kishit shumė qef tė udhėtonit, nuk mund tė shkonit dot, le nė Gollobordė apo Korab, por as nė Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe tė gjente belaja.
    Ju tani keni mjete tė fuqishme tė shpejta dhe rrugė pėr tė udhėtuar, por udhėtoni fare pak ose aspak. Po tė kalosh, pėr shembull, nė njė vend magjik, nga Peqini nė Lushnje pėrmes Darsisė dhe Dumresė, sheh kodra dhe liqere me tė ikė menia e kresė, por gjatė asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato tė banorėve lokalė.
    Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipėria dergjej nėn thundrėn e njė ēete vrasėsish qė e quanin veten ēlirimtarė, fitimtarė etj., por tani qė Shqipėria nuk ėshtė e vrasėsave por e juaja, ju nuk doni Shqipėrinė, doni Italinė, Gjermaninė, Amerikėn.
    Ju tė rinjtė mbaroni shkollat jashtė, por s’gjeni dot punė brenda se karriket i kanė zėnė tė vjetrit dhe s’i lėshojnė fytin tua sharrosh.
    Ju Kosovėn ua ēliroi NATO, por ua zaptoi mafia.
    Ju Maqedoninė perėndimore nuk ua preku kush, por po ua bėjnė ēorap politikanėt llafazanė dhe hajdutė zgjedhur prej jush tė cilėt ēirren pėr Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnė nė ēast pllakėn sapo ulen nė njė kolltuk dhe nisin tė heshin si peshq.
    Ju doni taksa tė ulėta, mundėsisht asnjė taksė, por doni dhe makinėn tė vijė tė marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugėt dhe rrugicat dhe tė gjitha lehtėsirat e tjera, me pare tė rėna nga qielli.
    Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonė pėr hallin tuaj, kurrė pėr ndonjė hall tė tijin.
    Ju e ndihmoni partinė tė vijė nė pushtet, por kurrė nė mėnyrė idealistike, gjithmonė pėr ndonjė interes, pėr shembull, pėr t’ju gjetur njė punė.
    Ju hiqni spinėn e dushit, demek pėr kursim, por jeni aq tė trashė sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinės nuk ėshtė veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht njė budallallėk.
    Ju, kur jeni shitėsa nuk ja vini kurrė ēmimin mallit, por kur jeni blerėsa jeni gjithė kohėn tė revoltuar pėr ēmimin qė mungon, dhe ē’ėshtė mė e bukura, me shpresė pėr tė dalė fitimtar gjatė njė lufte tė heshtur nervash disaminutėshe me shitėsin, ju nuk ja vini kurrė nė dukje atij mungesėn e ēmimit tė produktit mbi njė copė karton, ndėrkohė qė pėr t’i kėrkuar faturėn tatimore as qė bėhet fjalė.
    Ju, kur jeni hallexhinj, bėrtisni nė kupė tė qiellit kundėr korrupsionit, por kur bėheni nėpunėsa shndrroheni menjėherė nga bėrtitėsa tė revoltuar nė tė korruptueshėm dhe tė korruptuar tė heshtur dhe tinzarė.
    Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjėrin qė pasurohet, j’u ērregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe tė merrni kazmėn t’ja shembni atė qė ka ndėrtuar, por kur qėllon qė j’u bie ndonjė lek nė dorė dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bėni ēmos qė mundėsisht edhe ta vrisni armatėn e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret pėr tradhėtinė.
    Ju edhe punoni, por keq.
    Ju dini tė punoni dhe mirė, madje tė keni edhe rendiment tė kėnaqshėm, por vetėm nė punėt e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.
    Ju keni apartamente tė mėdhaja tė bollshme tė teprueshme, por, meqėnse tė jetuarit nėpėr kotecat e dikurshėm j’u ka hyrė nė gjak, e pamundur tė mos ja merrni frymėn vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash pėr tu treguar mė tė squt se arkitekti.
    Ju keni mbi kokė qiell dhe kaltėrsi, por nuk i ngrini kurrė kryet t’i shihni.
    Ju keni Histori, por pėrtoni ta njihni, preferoni ta shihni nėpėr filma ku protagonistėt dhe heronjtė nuk janė kurrė njerėz normalė, por gjithmonė ose tuhafa ose vrasėsa.
    Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.
    Ju keni fshatra tė bukur si ėndėrra, por refuzoni t’i vizitoni.
    Ju keni pyje tė magjishėm, tė bukur dhe tė freskėt, por i prisni.
    Ju keni mes jush njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk i respektoni.
    Ju keni miq qė j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni.
    Ju flisni keq me fjalė tė rėnda dhe tė hidhura pėr fqinjin, tė largėtin, tė huajin, por ngaqė ata i keni frikė, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.
    Ju flisni butė, me fjalė tė ėmbėla pėr tė afėrmin, mikun, familiarin, por mgaqė tė afėrmėve nuk nuk ua keni frikėn sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjė rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithė hapėsirėn, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dėshpėroni.
    Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.
    Ju jeni tė rrethuar me qytetėrim, por prej tij nuk doni tė mėsoni, nuk doni tė kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Kush eshte ky qe shan pa marre leje, se do i shkojne shqipet ne shtepi ti fusin tritolin

    Pajtohem me shkrimin

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Nje big up ketij postimi jane thjesht e verteta absolute........vetem se i kane share njecik rendshem

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e anonymus
    Anėtarėsimi
    Dec 2012
    Postime
    184
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    te korigjoish vetveten eshte ndergjegj e paster , a egzison , une them jo ,
    se ndryshe i gjithe kyshkrim do ishte nje mashtrim i madhe ,
    >pajtohem me shkrimin.>

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    kjo eshte e keqja jone, qe i dime te gjitha te metat, gabimet dhe realitetin se sa mbrapa jemi, por nuk bejme asgje kunder! Jetojme me genjeshtrat e politikaneve, inatin per te afermit e komshinjte dhe perditshmerine shqiptare me 1 fjal. Ma mir qe e ka pershkru ky nuk ka ku shkon!

  6. #6
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    me duket sikur jane thene te gjitha ne material, e nuk ka mbetur asgje per tu thene. ndonjeher me vjen keq qe populli yne eshte katandisur keshtu. te gjitha cfare jane shkruar jane te verteta, jemi gatuar ne menyre te tille dhe mendoj se duhet vertete nje kohe shume shume e gjate per te ndryshuar ndonje gje, ose me sakte te ndryshohen breza, sepse me kto breza qe jane sot, veshtire te behen ndryshime.

  7. #7
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    14
    Kjo ishte per shtresen e politikes ose drejtuesve apo jo ? i vetmi gabim mendoj se eshte qe etiketohen shqiptare ,,gabim ,gabim..!!

    Shqiptar eshte shume me shume sesa nje grup apo disa grupe hajdutesh., do te ishte e sakte te etiketoheshin ANTISHQIPTARE...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Policėt e trashė duhet tė mėsojnė karate
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-12-2009, 07:47 PM
  2. Aspirina parandalon kancerin nė zorrėn e trashė?
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2009, 06:23 PM
  3. Macja e trashė mund tė thyej rekordin
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2009, 06:30 PM
  4. Tv shqiptare
    Nga mistir nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-08-2009, 07:13 PM
  5. Letėrsia Shqiptare
    Nga Kliton nė forum Gjuha Shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 02:30 PM

Etiketat pėr kėtė Temė