..Ngjyra jete....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    ..Ngjyra jete....

    Receta Gatimi

    Sot po zbrisja shkallet me nje ritem ndryshe nga ditet e tjera…me nje buzeqeshje pa arsye…qe lind natyrshem…kur ndihesh se brendeshmi pozitivisht
    Me pelqejne mengjeset e gjalle…ato mengjese ku njerezit rendin sikunder edhe ti…me hapa te shpejt…edhe pse sot ishte paksa dite e vrenjtur…

    Ajo qe nuk harroj asnjehere te beje eshte te marr kufjet…dhe ti vendos ne cant…ndoshta eshte e para gje qe beje ne mengjeset e mi ate vrullshme…sepse ne kthimin tim nga puna…nuk mund te eci pa mendime dhe muzik…I adhuroj te dyja pa fundesisht…
    Shpesh nuk e kuptojme se si dukemi se jashtmi…por per derisa tek te tjeret arrihet te percillet pozitiviteti yt…do te thote se nuk jemi aq te zotet te mbulojme shpirtin…qe shperthen pertej lekures…ndoshta edhe pa arsye…
    -Se cfare ka sot ne ty…me thot nje kolege imja…
    -cfare?!!!- e pyes paksa e cuditur…
    -je e gjalle…je se di…sec ke nje shkelqim sysh dhe gjithcka ne ty duket kaq kaq se di me fjale nuk e spjegoj dot...je e lumtur ndoshta…dhe kjo po te shperthen gjithandej…
    Une qesha me te madhe…ndihesha mire vertet…mirpo nuk kisha arsye te forte per kete…ndoshta arsye praktike…mirpo shpesh kjo eshte e bukura e njeriut…te ndihesh e lumtur…dhe te mos dish pse…thjesht te jete pertej fjaleve….qe fytyrat perball teje te mos mund ta anashkalojne dhe vene re ngjyrosjen tende…

    E di cfare?!...adhuroj pa fundesisht shprehjen e te bukures “Sophia Loren” kur thot se bukuria nuk eshte te veshurit mire…por se si ti ndiihesh Brenda…nese ti ndihesh bukur Brenda teje…atehere edhe jasht shpirtit nuk ka se si te mos ndihesh…
    Dhe une kete lloj bukurie tek femrat dhe meshkujt kam adhuruar se tepermi…qe disa njerez jane te buzeqeshur…energjik…keta njerez ti thjesht do ti kesh perhere prane vetes…sa nese edhe do te jetoje edhe 3 jete…nuk do te lodheshe kurr nga prania e tyre e ngjyrosur…
    Sa me kishin munguar ditet si keto…ku dielli te puth shpirtin embelsisht…

    ecja me muziken me vehte…e kenget qe kendoj nen buze…pa me interesuar se rreth meje ka fytyra te medha vezhguese…une jam e lumtur qe jam ne ate boten time te ngjyrosur…
    Nuk mund te anashakaloj te shijoj edhe nje caj te ngrohte…aty ne barin e zakonshem qe preferoj te frekuentoj…aty ku me ofrohet gjithcka dua…mbi te gjitha pamja…madheshtore…
    Dikur,me kujtohen sekuenza te diteve te mia…kur shoqerohesha perhere nga dikush…ne c’do hap timin….sa ne ditet e rralla qe nuk ishte pas meje…ndjeja se dicka me mungonte…keshtu ndihesh zakonisht kur dikush te meson mee prezencen e tij…prezenc qe jo gjithmone mund ta deshirosh…por ja qe deshirat ndonjehere jane larg praktikes…gjithsesi…gradualisht fillova ta shoh jeten ne kendveshtrim tjeter...

    Sot psh…jo qe nuk shoqerohemi…por as te interesohemi nese jemi mire nuk e bejme…e rendesishme eshte qe kudo qe jemi te jemi mire…
    Sot kam kuptuar se po filloj ta dua kete liri qe me ka munguar….hapat e mi vetem…me muziken…buzeqeshjet…cajin..librin…detin…jane thjesht dashuri…e sigurisht disa mendime qe me ngjyrosin shpirtin si pikturat surreal…ku perdoren te gjitha ngjyrat…dhe ashtu te pa spjegueshme te magjepsin…
    Nese ka dicka qe nje femer dashuron eshte pikerisht liria e saj per te dashuruar jeten sic ajo e kerkon…
    Nuk mund te mohohet fakti se natyrshmeria dhe bukuria e jetes jane qe te duash ten dash grimca me dike…por edhe me veten…jane magjike sigurisht…

    Ditet e arta te vjeshtes me dhurojne ate cfare me duhet…arom te c mendur te nje jete qe nuk te ndal te besh ate cfare do…
    Duke u zgjuar ne mengjeset e zhurmshme te qytetit tend…duke larguar perden me gjithe fuqin tende…e duke I buzeqeshur nje dite te bukur qe te prźt…
    Duke percjell tek cilido me te miren tende….duke veshur perhere ngjyra te celura…duke rrezatuar keshtu nje drit ngjitese…
    Sot nuk preferova pantallona…por nje fustan te celur…as floket nuk I mblodha…por i lash te leshuara…jo me ato kemishat e mia te zakonshme…as kepuc te zeza…por dicka me te embel…nje grim te lehte…nje parfum te lehte…dhe nje shperthim pozitiv te cmendur…

    I dua ditet si keto…kam nje etje te pa fund...aty ku mendimet lindin duke u gdhendur sigurisht ne fletet e bardha te miat…
    Fillova te shkruaj dhe te shijoj cajin tim te boronices…duke I buzeqeshur cilesdo fytyre qe habitshem me vezhgonte…
    Duke thirrur ashper Brenda meje “hejjj njerez pse me shihni habitur?...jam nje njeri I lumtur pa arsye…nje njeri qe dashuroj jeten…pikerisht atehere kur arsye nuk kam…

  2. #2
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Te dashurit cmendurisht ,do te thote te duash pa arsye ! ....nje emocion eshte nje levizje,nje ankth, nje reaksion afektiv shume i shtuar.

    Eshte e vertete qe zemra ka arsye dhe arsyeja nuk njeh….por arsyeja mund ti mesoje zemres qe te marri drejtimin e duhur drejt emocionit.

    ah me pelqeu edhe shkrimi .......hahahahaha

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    hahahahahhaha me pelqeu ky koment....i bukur....

    dashuri per jeten mendoj se nuk duhet arsyeja....arsyeja zakonisht na shoqeron ne dashurine per njerezit...hahahahhaa pikerisht aty ku nuk duhet.....dhe jam e bindur se nese do te kishte me pak arsye...dhe me shume ndjenja...sigurisht do te ishte bota me e bukur!....

    hahahahahaha flm

  4. #4
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Kur flitet per keshtu gjerash nuk permbahem une hahahahaa

    Vetem se do te kundershtoj pak , dashuri eshte term shume i gjere , dhe ne disa te tilla absolut duhet arsye , sidomos ne ate per jeten apo per njerezit ,,dashuria per dashurine i kapercen kufijte e arsyes e ketu ajo nuk kryen asnje funksion , buton i parendesishem ,qe gjithsesi mbetet ne tastire.....

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    hahahahhahaha ti kundershto je i lire...mirpo ketu e kisha edhe une fjalen....dashuria per njeriun pra ne kete kendveshtrim....pjese ne te cilen nuk bente familja....pasi eshte pertej dashurise mendoj...

    Mirpo shpesh mua me pelqen te mendoj se nuk i dijme arsyet e buzeqeshjes se pa vetdijshme....thell thell ama shume thell hahahahaha i dijme...e s'ka ne bote buzeqeshje qe te lind pa arsye...madje buzeqeshja e ndjere...ka nje mbi arsye qe arsyeja vete nuk e njeh....sic e the edhe ti

  6. #6
    Veteliresi 35% Maska e landi i
    Anėtarėsimi
    Feb 2012
    Vendndodhja
    Nuk jam......
    Postime
    1,077
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    10
    Jeta si nje telajo ,ku buzeqeshja e pavetedijshme ,terheqja e pashpjegueshme,netet pambarimisht te gjata ne memorie,arsyetimi i te paarsyeshmes , jane ngjyrat ,e qe e tera eshte ikona e bukur qe kurre sdo mund ta vleresoh ne fund ....

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    E vertet...dhe vjen nje moment qe buzeqeshjet e pa vetdijshme te mungojne!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pse ngjyra e kuqe ėshtė konsideruar si ngjyra e ngjyrave?!
    Nga vaaldr1n nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-07-2013, 01:03 PM
  2. Ngjyra e syve dhe karakteri
    Nga kuklla nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-03-2012, 01:42 PM
  3. Ngjyra e kuqe
    Nga gjendar nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 04:32 PM
  4. Si ta bejm nikun me ngjyra ne MSN +
    Nga B|1n1 nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-11-2009, 09:51 PM
  5. Shikoni Token me ngjyra!
    Nga EMAUS nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 04:16 PM