Receta Gatimi

A u konvertuan shqiptarėt me dhunė/At Faverial rrėfen, si reaguan kancelaritė e mėdha


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia A u konvertuan shqiptarėt me dhunė/At Faverial rrėfen, si reaguan kancelaritė e mėdha

    A u konvertuan shqiptarėt me dhunė / At Faverial rrėfen, si reaguan kancelaritė e mėdha europiane





    Shqiptarėt, siē i pa At Faveyrial/ Tė pohosh nė mėnyrė absolute se shqiptarėt nuk janė konvertuar me dhunė, siē pohohet nė librin “Pax Albanica”, mė duket disi e ekzagjeruar. Po ju sjell njė nga shembujt qė shkon nė kundėrshtim me tezėn qė mbrohet.

    (vijon nga dje)
    Nė librin e tij, Faveyrial na sjell dhe njė korrespondencė mjaft interesante tė marrė nga gazeta “La Turquie” e 19 nėntorit tė vitit 1870, e botuar nė Konstantinopojė, ku jepet njė korrespondencė e Berlinit. Ėshtė koha e luftės franko-prusiane, kur prusianėt i janė afruar portave tė Parisit. Njė gjendje e rėndė ku luhet fati i vetė Francės. Midis tė tjerash, nė kėtė gazetė shkruhet: «Njoftohet mbėrritja nė Marseille e 200 shqiptarėve, qė me pushkėt e tyre tė gjata, vijnė tė ndihmojnė Francėn. Duket se kjo ėshtė veēse pararoja e shqiptarėve. I gjithė muhamedanizmi i udhėve kryesore bėhet gati tė ndjekė detashmentin e parė. Kėta shqiptarė republikanė tė pa parashikueshėm, tė formuar nė zjarrin e luftės sė Ali Pashės sė Janinės dhe ndihmės tė pashpresuar tė z. Gambetta me shokė, natyrisht u brohoritėn dhe u pritėn pėrzemėrsisht, duke u mbuluar me lule, kur ata zbritėn nė tokėn franceze. Ndėrkohė qė ushtarėt e vėrtetė tė Francės, «bazenėt», «kurbertėt», «lebėfėt», e ndjejnė veten tė pėrbuzur nga bashkėatdhetarėt e tyre demokratė…»
    Skena duhet tė ketė qėnė padyshim mjaft prekėse. Kėta 200 shqiptarė, me veshjet e tyre karakteristike dhe pushkėt e gjata, edhe pse tė pakėt nė atė luftė, ishin njė lloj frymėzimi.
    Dhe Faveyrial shton: «Nisur nga kjo, devotshmėria e shqiptarėve pėr Francėn e pafat, meriton jo pak pėr tu bėrė e njohur. Qoftė e thėnė qė Franca tė kujtohet ndonjė ditė pėr kėtė!…»
    Tekstet e shkruara nga Faveyrial si dhe letėrkėmbimet e tij qė gjėnden nė arkivin e Misionit Lazarist nė Paris, mė dhanė mundėsi tė gjej ndėr ato dorėshkrime dhe njė prej tyre qė mė befasoi pėr historinė qė tregonte dhe qė hidhte dritė mbi pėrpjekjet e shqiptarėve nė mesin e shekullit tė XIX, qė tė islamizuar dikur me forcė kėrkonin tashmė tė riktheheshin pėrsėri nė fenė e origjinės: kristianizmin. Kjo ishte tragjedia e tri fshatrave tė veriut shqiptar, (zona Mbishkodrės, drejt Gilan-it, njė fshat shqiptar, tashmė i mbetur nė Mal tė Zi), qė i tregoi Perėndimit tė asaj kohe kėtė pjesė tė identitetit shqiptar, tė cilin njerėzit e thjeshtė luftonin ta ruanin si gjėnė mė tė shenjtė, duke e paguar dhe me jetėn e tyre. Histori rrėnqethėse, e denjė pėr njė film, ēka dėshmon atė qė pak evropianė e kishin kuptuar nė atė kohė, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipėrinė si tokė tė Islamit. Edhe pse me emra islamė, shqiptarėt i ruanin ritet e kishės latine, festonin festėn e Shėngjergjit, Shėn Markut, etj, madje dhe festat e tyre pagane, ēka ishin rrėnjosur nė identitetin shekullor tė tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitė e tyre, ishin pjesė e njė kulture pellazgjike dhe paralele tė «Homeriadės» sė Homerit tė madh, tė cilėn e kėrkoi gjatė udhėtimeve tė tij nė veriun shqiptar, Albert Dumont, nė vitin 1871. Pėrse ata shqiptarė pranuan mė mirė kalvarin sesa tjetėrsimin? Ja si e ka rrėfyer kėtė ngjarje historike At Faveyrial mė 1 janar tė vitit 1870, me atė shkrimin e tij tė vogėl, qė vėshtirė ta deshifrosh menjėherė.

    Kujtesė historike
    Nė raportin «Kujtesė historike mbi familjet shqiptare tė persekutuara dhe tė syrgjynosura pėr shkak tė fesė, mė 1845-1846», At Faveyrial do tė shėnonte: «Pėr kėto shėnime qė duhej t’i plotėsoja, mu desh tė kem njė korrespondencė tė gjatė me kolegėt tanė dhe «motrat» («suorat») qė ende janė gjallė, tė cilat ishin dėshmitare tė fakteve qė do tė tregojmė. Tani qė i kam kėto dokumente, po i rendis tė gjitha. Pėr kėtė do tė pėrdor dhe disa fakte tė pėrmėndura nga vepra e tė ndjerit z. Hecquard, konsulli francez i Shkodrės, tė cilat i referohen aktorėve tė asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar qė bėri tė nxisė mizorinė e turqve. Njė shqiptari, njė kristiani tė hershėm, qė gjėndej nė Konstantinopojė nė vitet 1844 apo 1845, i kishin thėnė se njė epokė e re kishte filluar pėr tė dhe tė krishterėt e tjerė tė Perandorisė osmane dhe se liria e ndėrgjegjes ishte proklamuar. Kėtej e tutje ēdo njeri ishte i lirė tė pėrqafonte fenė qė donte. Por pse u pėrhap njė lajm i tillė? Kolegu ynė nuk thotė asgjė rreth kėsaj dhe sigurisht nuk dinte gjė. Por nuk ishte si shkak i Kartės sė “Gul-bané”-sė, pasi ajo ishte botuar qė mė 1839. Shkaku, tė paktėn nė dukje ishte ky: Mė 1844, njė armenian skizmatik, (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe qė na ishte bėrė musliman, u kthye sėrrish nė fenė kristiane. Por meqė u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi tė rikthehej nė musliman dhe atėherė e vranė. Nėse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin nė Bosfor, ky fakt nuk do tė bėnte zhurmė. Por atė e ekspozuan nė mes tė pazarit, ēka ishte njė fyerje e madhe pėr kristianėt. Ky akt i dyfishtė fanatizmi dhe talljeje e ndyrė, e preku gjithė Konstantinopojėn. Pėrfaqėsuesit e opinionit publik, ambasadorėt dhe veēanėrisht ambasadori i Anglisė, Lord Stratford Canning, i bėnė kritika tė forta qeverisė turke. Ata madje kėrcėnuan pėr ndėrprerje tė marrėdhėnieve diplomatike nėse nuk premtonin se akte tė tilla intolerance nuk do tė pėrsėriteshin mė. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do tė vritej pėr punė feje. Por ja motivet pėr tu ējerrė maskat kėtyre njerėzve tė errėt. Shqiptarėt nuk i vranė, por i internuan. Sidoqoftė, kur shqiptari qė ishte nė Stamboll u kthye nė shtėpinė e tij, ai tregoi pėr atė ēka flitej ato kohė pėr fenė. Dhe meqė tė gjithė nė shpirt janė kristianė, ata u deklaruan hapur se ēfarė janė nė tė vėrtetė…”
    Nė fakt, siē e shkruan dhe Faveyrial, pėr kėtė histori kishte relatuar mė parė shkurtimisht dhe konsulli francez Hyacinthe Hecquard nė librin e tij Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė Epėrme, apo Gegėrisė. Nė enciklikėn e Benediktit XIV, e 1 gushtit tė vitit 1754, kryepeshkopėve, peshkopėve, priftėrinjve dhe misionarėve shqiptarė u ndalohej tė merrnin emra turq, pėr t’u shpėtuar kėshtu taksave dhe profesioneve tė mėdha qė bėnin nė atė kohė osmanėt kundėr tyre. Dhe kjo urdhėresė bėri punėn e vet. Shumė priftėrinj e ndaluan shndėrrimin e katolikėve nė muslimanė, dhe siē shkruan Hecquard, njėri nga ata, qė ishte dalluar mė shumė ishte Antonio Markoviē. “I pajisur me durim dhe energji, ai arriti tė bindė njėqind e njėzet familjet qė jetonin nė famullinė e Gilanit tė Malit tė Zi qė tė hiqnin dorė publikisht nga islamizmi, duke u premtuar se do tė pėrballonte sėbashku me ata tė gjitha persekutimet qė mund tu bėnin turqit dhe se nuk do t’i braktiste kurrė, ēfarėdo qė tė ndodhte.”

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia pjesa 2

    «Nėse duhet tė vdesim, le tė vdesim!”
    Por le t’i rikthehemi tregimit tė At Faveyrial rreth kėsaj ngjarje qė tronditi opinionin publik dhe qė shqetėsoi kancelaritė e mėdha evropiane. “Prifti i quajtur Antonio Markoviē, i cili njihej prej tyre, i pėrkrahu nė vendimin qė kishin marrė. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo qė do tė shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarėt, ky vendim iu dėrgua peshkopit tė Prizrenit, i cili mė duket ishte z. Bogdanoviē. Figura e tij e rėndėsishme nuk i bėri tė heqin dorė, por peshkopi ua bėri tė qartė pasojat e njė ndėrmarrje tė tillė. E megjithatė pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nuk u tundėn nga e tyrja:”Ne jemi tė krishterė, – thanė ata. – Ēfarėdo qė tė na bėjnė, ne do tė mbetemi tė tillė. Nėse do tė shuhemi tė gjithė, le tė shuhemi, nėse duhet tė vdesim, le tė vdesim!” Kur ata i ēuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarėt dhanė tė njėjtat pėrgjigje. Mė kot pashai i shau dhe i nxorri nė mes tė kėshillit, duke i fyer me tėrbim. Edhe pse i qėlluan me gurė, ata mbetėn nė fjalėn e tyre. Meqė shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e kėtyre shqiptarėve bėri qė ata tė mbėshteteshin e tė mbroheshin nga bashkėpatriotėt e tyre tė paditur. Shpejt, shumė prej tyre donin ta ndiqnin kėtė shėmbull. Pikėrisht atėherė, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, nė vend qė tė qetėsonin gjakrat, i ndezėn mė keq ato. Guvernator i Pėrgjithshėm i provincės ishte atėherė Hafez-Pasha. Nuk e di nėse ai qėndronte nė Shkup apo nė Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan se siē duket, ai veproi pa u konsultuar me Portėn e Lartė. Nė fakt, nuk kishte pse tė ndodhte kėshtu, pasi njė guvernator, sado i fuqishėm tė ishte, nuk mund tė internonte kaq shumė familje, pėr mė tepėr nga Evropa nė Azi. «Sido qė tė jetė, tė hequr me forcė nga shtėpitė e tyre, kėto familje u ēuan nė Shkup», thotė Hecquard. Qė andej, ku gjatė gjithė rrugės ata u keqtrajtuan nga shoqėruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhėn nėpėr qeli, ku u desh tė duronin torturat dhe urinė. Plot dhėmbshuri e besnikėri, At Markoviē i ndoqi pas dhe bėnte gjithēka pėr tė lehtėsuar vuajtjet e tyre. Disa ditė mė pas, pleqtė e fshatit u dėrguan nė gjykatė qė ēėshtja e tyre tė shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, tė gjithė deklaruan se ata ishin kristianė dhe dėshironin tė vdisnin tė tillė. Tė fyer nga kjo vendosmėri, Hafez-Pasha i Shkodrės urdhėroi qė ata t’i torturonin. Por meqė nuk i theu dot, ai nxorri njė dekret dhe i syrgjynosi nė Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, tė cilat u shitėn nė favor tė arkės osmane, apo siē thonė tė tjerė, kanė shkuar me siguri nė arkėn personale tė pashait. “Ishte e pamundur tė pėrshkruash trishtimin e madh tė atyre familjeve tė mjera, tė cilat ranė prehė e fanatizmit musliman”, – shkruan konsulli Hecquard. (- Pleq, gra, fėmijė, shkuan nė kėmbė drejt vėndit tė syrgjynosjes, duke e pėrballuar me guxim lodhjen, edhe pse pėrtej forcave tė tyre, tė ndihmuar kėshtu nga apostulli i Krishtit, Markoviē, i cili u fliste pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe shpėrblimin e pėrjetshėm pėr tė gjitha vuajtjet e tyre”. Kėshtu shkruan Hecquard. Sipas “motrave” tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetėm njė fshat qė u deklarua i krishterė, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtėn nė burg qė nga nėntori i vitit 1845 gjer nė shkurt tė vitit 1846. Dhe meqė torurat nuk e kishin ndryshuar qėndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes. Pra tė burgosurit u vunė nė rrugė: ata nė kėmbė dhe shoqėruesit e tyre nė kuaj, ku gratė ishin veēmas burrave dhe tė trajtuar nė mėnyrėn mė barbare. Nga Shkupi nė Selanik, udha e tė syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumė nga malsorėt vdiqėn, disa nė rrugė, tė tjerėt kur mbėrritėn nė Selanik. Katėr gra lindėn rrugės. Nė portat e Selanikut, njė fėmijė tė sapo kishte lindur e hodhėn nė det. Ndėrsa priftin, tė ndarė nga turma, ushtarėt e kishin nisur drejt Konstantinopojės. Njė prift nga Syra, i cili sot ėshtė kolegu ynė dhe qė quhet Leonardo Vaccandio, atėherė ishte nė misionin tonė nė Selanik. I informuar se njė numur familjesh katolike shqiptare gjėndeshin nė atė han ku i kishin vendosur, tė privuar nga gjithēka dhe ku shumė prej tyre rrezikonin tė vdisnin, nxitoi t’i shikonte. Por asgjė nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte pėr kėtė konsullit tė Francės dhe tė Anglisė, miqve tė tij, pėr atė ēka kishte parė e kishte dėgjuar. Konsujt i folėn guvernatorit tė qytetit dhe meqė kjo ngjarje po bėnte zhurmė nė Selanik, ai nxitoi t’i hiqte qė andej tė syrgjynosurit. Njėri sipėr tjetrit ata i hodhėn nė njė anije qė do t’i ēonte nė Mudania, nė detin e Marmarasė. Duke parė kėtė, shumė familje katolike, nė kohėn qė prifti Vaccandio bėnte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhėn me nxitim njė sasi ushqimesh, tė cilat i sollėn nė kuvertėn e anijes. Por me njė barbari e mizori tė pashoqe, ekuipazhi i anijes i morri ato pėr vete. Pesė apo gjashtė ditė qė kėta besimtarė qėndruan nė Selanik, ata u vizituan nga prifti Vaccandio, i cili i ngushėllonte dhe i ndihmoi pėrmes familjeve katolike qė banonin atje. Dhe kur ata ikėn, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereau-sė, vikarit apostolik nė Konstantinopojė. Ai nė fakt donte t’i mbante nė Selanik ata qė ishin sėmurė, por guvernatori kundėrshtoi. (Mund tė shtojmė se Viccandio ishte nga tė parėt qė shkoi te guvernatori pėr tė mos i lėnė mė nė atė gjėndje, ata katolikė, tė cilėt ishin pa ushqime tė mjaftueshme, qė flinin nė tokė tė xhveshur dhe ishin tė keqtrajtuar nga gardianėt). Me gjithė kundėrshtimet, me kurajo dhe i mbėshtetur nga konsulli i Austrisė, Mikanoviē, njė katolik i zellshėm dhe kolegu ynė hyri disa herė nė atė han qė ishte kthyer nė njė lloj burgu. Ai i mblodhi tė rrėfehen dhe u kujdes pėr ata qė po vdisnin, i varrosi tė vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mėshira dhe kujdesi i tij u bėnė tė njohura mes katolikėve tė qytetit, ku atyre tė syrgjynosurve u sollėn veshje, ushqime e shtroje pėr tė fjetur, tė nevojshme pėr atė sezon tė lagėsht tė pranverės, ēka dhe mbrojti jetėn e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre nė atė kalvar, vetėm Zoti e di. Ata pėrjetuan gjithēka: urinė, etjen, keqtrajtimet. Mė pas njė djaloshi i prenė gishtat e kėmbėve, pėr shkak se e kishin rrahur me shkopinj. Pėr njė gotė ujė, osmallinjtė u kėrkonin 1 piastėr ose 25 cent. Dhe mė pas ndaluan tu jepnin ujė, meqė ata s’kishin mė para. Uria e etja bėnė qė fėmijėt tė lėshonin klithma tė tmerrshme, aq sa marinarėt nuk i duronin dot dhe shumė prej tyre i hodhėn nė det. Kėshtu ndodhi dhe me njė prind qė humbi dy fėmijėt binjakė tė moshės tetė vjeēare. Dhe njė grua nė agoni, e hodhėn gjithashtu nė det, para se ajo tė jepte frymėn e fundit.”
    Kėto rreshta, tė lexuara nė atė sallė tė ftohtė tė arkivit tė Misionit Lazarist nė Paris tė krijojnė padyshim njė gjėndje tė rėndė, plagosėse dhe shkatėrruese. Ē’tragjedi, ē’dhimbje, ē’ferr i tmerrshėm pėr ata shpirtra tė pafajshėm qė shtyheshin nė mėnyrė barbare drejt rrugės sė vdekjes, drejt atij kalvari qė kishte pėrshkruar Dante e para tij, atė qė kishin pėrshkruar nė dramat e tyre tragjedianėt e mėdhenj grekė tė Antikitetit, duke filluar me Eskilin. Por kjo tragjedi, qė prisje tė pėrfundonte, vazhdonte mė tej:
    “Kur mbėrritėn nė Mudania, njėmbėdhjetė prej tyre, qė sapo kishin vdekur, i lanė nė breg, nė njė gropė. Tė tjerėt i hipėn nė njė anije tjetėr tė vogėl qė tė mund t’i ngjiteshin lumit pėr t’i ēuar nė Muhaliē. Nė kohėn kur po i transportonin nga anija, njė shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe qė gjėndej rastėsisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike qė kishin veshur. Ai u habit shumė qė po i tėrhiqnin pėr t’i hedhur nė njė barkė tjetėr, sikur tė ishin trungje, apo cungje drush. I prekur nė shpirt, ai morri menjėherė barkėn e tij dhe i ēoi ata larg nė Muhaliē, nė atė vend tepėr kėnetor dhe shumė tė pisėt pėr shqiptarėt tanė qė kishin jetuar gjithnjė nė ajrin e maleve. Por e tmerrshme ishte se i hodhėn sė bashku nė njė ndėrtesė tė vjetėr, aty ku nė kohėn e kolerės vendosnin tė vdekurit. Sapo i futėn, djaloshi Mici iu afrua dhe sė pari u pėrgatiti njė supė, pastaj u dha paratė e tij gjersa asgjė nuk i mbeti nė kuvertėn e tij. Ndėrkohė, nė Selanik, me urdhėr tė pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer nė kishėn e tij. Por vendosmėria e z. Mikanoviē, konsullit tė Austrisė, arriti ta shkėpusė nga ata dhe me njė anije ta nisė drejt Stambollit. Meqėnėse ishte dalmat, pra njė person qė varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, qė atėherė ishte Internonce, si pėrfaqėsues i Austrisė do t’i mbronte ata katolikė tė mjerė, pėr tė cilėt, prifti franēeskan ishte bėrė njė At shpirtėror. Por kjo nuk ndodhi dhe arėsye diplomatike e penguan z. Sturmer tė mbronte hapur kauzėn fisnike tė fesė dhe tė njerėzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit. Nuk mund ta pranojmė akuzėn kundėr kėtij pėrfaqėsuesi tė Austrisė se kishte gisht nė aktin e padėgjuar e revoltues tė turqve. Kolegu ynė Viccandio, qė e pa At Antonion kur kaloi nga Muhaliē nė Selanik, nuk ka dėgjuar pėr njė ankesė tė tillė. Madje do donim tė supozonim se ndėrhyrja e Austrisė u arrit tė bėhej ndaj qeverisė turke, nė sajė tė At Antonios. Kur ishte gjetur njė mėngjes para portės sė hapur tė burgut, ky shkoi dhe takoi shqiptarėt e shtrenjtė. Ndėrkohė, Monsinjor Hillereau kishte mėsuar se tė syrgjynosurit ishin andej nga Bursa dhe menjėherė shkoi tė kėrkonte z. Bonnieu, i cili e flet mirė gjuhėn turke si dhe abatin Hillereau, nipin e tij. Me tė shkuar nė Bursa, ata mėsuan se besimtarėt tanė ishin nė Muhaliē nė njė gjėndje tė patreguar. Duket se ishte zoti Sandisson, konsulli i Anglisė, i cili na dha kėtė lajm. Edhe pse protestant, z. Sandisson ka treguar gjithnjė njė mirėdashje prekėse ndaj katolikėve shqiptarė. Duke parė se kolegu ynė, abati Hillereau shkoi nė Muhaliē, ai dėrgoi atje drogmanin e tij z. Gjeorgjiaki, sėpari pėr t’i shoqėruar dhe pastaj pėr tė ditur se ē’bėhej me ata tė syrgjynosur shqiptarė. Por po i lė fjalėn kolegut tim nė kėtė raport tė shkruar, (jo fill pas kthimit tė tij nga Muhaliē, pasi atė e kapėn ca ethe sa gati dhe vdiq), por gjatė kohės sė shėrimit tė tij.”

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia pjesa 3 (vazhdon...)

    Persekutimi dhe syrgjynosja
    «Persekutimi dhe syrgjynosja e 200 shqiptarėve nė Muhaliē tė Bursės nė Bitini», kėshtu e titullon njė pjesė tė raportit tė tij At Faveyrial qė padyshim pėrbėn njė nga tregimet mė prekėse dhe mė revoltueset kundėr barbarisė, ēka padyshim rradhitet ndėr ngjarjet e tmerrshme qė pa Evropa gjatė kohės sė Inkuizicionit. “Eshtė e pamundur, – shkruan ai, – tė japėsh njė ide tė gjėndjes sė mjerueshme dhe dėshpėruese nė tė cilėn ishin katandisur tė syrgjynosurit shqiptarė, viktima tė mizorisė sė pashait tė asaj province. Ata janė nė njė fshat, nė jug-lindje tė Bursės, i cili quhet Muhaliē, gati njė orė larg liqenit tė Apolonisė, (nė Turqi, L.R.). Unė i pashė atje nė mjerimin mė tė tmerrshėm, tė xhveshur, lakuriq e gjithė zhele. Ajo pamje mė tmerroi. Nga 180 persona qė kur kishin ikur nga vėndi i tyre, nuk kanė mbetur veēse 87 dhe nė prag tė vdekjes. Ata banojnė nė njė han tė vjetėr, qė pothuaj ėshtė njė rrėnojė, ku oborri ėshtė i mbushur me kocka kafshėsh, qė disa tregėtarė i dėrgojnė nė rafineritė e sheqerit, nėpėr Evropė. Ditėn e mbėrritjes sė tyre, ata ishin aq tė lodhur e tė dobėt, aq tė keqtrajtuar gjatė asaj rruge tė mundimshme, sa pesė prej tyre vdiqėn menjėherė. Vdekja i dha fund martirizimit tė mundimshėm. Qė nga 25 prilli e gjer mė 3 maj, dita kur z. Hillereau dhe unė patėm lumturinė tė bashkonim lotėt tanė me tė tyret dhe tu sillnim ndonjė ngushėllim pėr mjerimin e tyre, ēdo ditė vdiste dikush. Ishte data 3 maj kur ne shkuam nė Bursa, nė sajė tė z. Gjeorgjiaki, i cili ishte agjent atje i konsullit tė Anglisė. Ishte ora shtatė e mėngjesit kur ne hymė nė atė ndėrtesė tė trishtė. O Zot! Ē’spektakėl! Duke hyrė nė atė han, ne pamė nė mes tė oborrit njė grumbull krijesash tė tė gjitha moshave dhe sekseve, nga foshnjet e deri te pleqtė mė tė skajshėm, njerėz tė kthyer nė lakuriqėsinė mė totale, ose tė mbuluar veēse me ca zhele. Meqė kishin ethe, ata rrinin nė diell pėr tu ngrohur, duke bėrė kėshtu qė tu binin morrat qė i hanin. Dhimbja dhe dėshpėrimi ishin skalitur nė fytyrat e tyre tė zbehta dhe tė rreshkura. Disa i pashė qė ishin plot plagė, tė tjerė kishin kėmbėn apo dorėn qė u varej, ndėrsa njė tjetėr, anash, kėmbėt i kishte tė kangrenizuara. Sapo na panė ata nisėn tė ngashėrehen dhe tė psherėtijnė. Zemra ime gati u ēa nga dhimbja. Nuk munda t’i mbaj lotėt. Ato lotė mė bijen ende, ndėrkohė qė po shkruaj ato qė pashė. Pastaj ne filluam tė shkojmė nė kthinat ku dergjeshin tė sėmurėt. Nė tė parėn ne gjetėm rreth 10 persona, burra, gra, fėmijė tė shtrirė mbi pllakat e gurit, tė xhveshur lakuriq, mbuluar me disa copa thasėsh me qime kali. I pari qė na dalloi ishte njė plak, pothuaj nė agoni. Ai u pėrpoq tė ngrinte kokėn. Zoti Hillereau i tregoi kryqin. I sėmuri ia rrėmbeu nga duart, i ngjiti buzėt dhe e mbuloi me lotė. Pastaj, si tė kishte marrė njė forcė tė mbinatyrshme, ai kėrkoi rreth tij mbi njė morri leckash, zbuloi dy-tri fėmijė nė prag tė vdekjes dhe i bėri tė puthin kryqin, duke u bėrė shenjėn e shpėtimit. Ne dolėm nga ai vend i tmerrshėm pėr tė hyrė nė njė vend tjetėr akoma mė tė tmerrshėm. Ishin aty po aq persona, por ata ishin akoma mė keq dhe nė agoni e sipėr. Nuk kishin as forcė pėr tė klithur, e as fuqi pėr tė ngritur kokėn qė tė shikonin ata qė kishin ardhur t’i shikonin. Pas disa ēastesh, ne pamė qė midis atyre tė sėmurėve tė pafat gjėndej njė kufomė qė po kalbej. Ne vazhduam mė tutje dhe gjetėm edhe dy kufoma tė tjera, ēka na detyroi qė para se tė shkonim mė tutje, t’i nderonim ato viktima qė tė mund tė kishin njė varr. Pas kėsaj ceremonie tė trishtė, ku grekėt na dhanė njė ndihmė tė ēmuar, (sepse ata pranuan t’i hapnin gropat, tė mbanin tė vdekurit dhe tė na shoqėronin tri herė rradhazi nė varreza), ne gjykuam tu japim Extrėme-Onction, (kungimin), njerėzve mė tė sėmurė. Por pėr kėtė, ata duhej tė rrėfeheshin. Por si? Ne nuk e dinim gjuhėn e tyre. Por aty u gjet njė njeri qė dinte pak turqisht. Vendosa ta marr si pėrkthyes. «Eja, – i thashė, – do tė shkojmė tė bėjmė sakrementet pėr shokėt tuaj. Ju e njihni gjuhėn e tyre dhe kėshtu do na ndihmoni. Por me shfaqjen e tė sėmurit tė parė (ishte njė vajzė 15-18 vjeēare), ai hezitoi dhe mė morri mėnjanė. «Mė fal Ati im, – mė tha ai, – kjo ėshtė vajza ime! Ajo do tė ketė turp pėr tė mė rrėfyer dobėsitė e saj. Por prit tė thėrres nėnėn e saj. Ajo do e mėsoj mė kollaj se unė tundimin e shpirtit tė saj.”Isha i befasuar nga fjalėt e tij. Pastaj u ktheva nga zoti Hillereau. «Eshtė tepėr e dhimbshme, – i thashė, – u mbyta nga lotėt». Kėta ėngjėj tė Zotit, martirėt e besimit, i kanė larė tashmė gabimet e tyre me lotė dhe dhimbje. A ėshtė e nevojshme qė ata tė rrėfehen nė kushte tė tilla? Megjithatė i kėrkova vajzės nėse ajo i falte me shpirt armiqtė e saj. Duke thėnė kėto fjalė, jo vetėm ajo, por tė gjithė tė sėmurėt qė ishin nė atė dhomė ngritėn zėrin dhe thanė: «Zoti i faltė! … Po, Zoti i faltė! Ne kemi vuajtur shumė, ėshtė e vėrtetė dhe ne do tė vuajmė akoma, por shkak janė mėkatet tona. Persekutorėt janė veēse instrumenta tė Drejtėsisė sė Zotit. Pra fali, o Zoti ynė pėr tė gjitha ē’kanė bėrė». Sapo kjo falje publike doli nga gojėt e tyre dhe qė u pėrsėrit pastaj nė kthinat e tjera, ne u dhamė kungimin tė gjithė tė sėmurėve. Dhe kur ne i bekuam kėta atletė tė Besimit me vajin e shenjtė, duke qarė, ne vazhduam drejt njė vizite tė tretė. Dy vizitat e para ishin shumė tė shpejta dhe emocioni ynė ishte aq i madh, saqė gjithēka qė kishim parė, dukej si njė ėndėrr. Tani duheshin parė vėllezėrit tanė nė veēanti, tė njihnim nevojat e tyre, dhimbjet e tyre, vuajtjet pėr t’i lehtėsuar ata. Midis atyre tė pafatėve, pikasa njė vajzė qė mbahej mė mirė se tė tjerat. Pothuaj gjithnjė, e ulur veēmas turmės dhe me fytyrė tė kthyer nga muri, ajo dukej se nuk kishte lidhje me fatkeqėsinė e tė tjerėve. Doja t’i thoja disa fjalė ngushėllimi dhe tė njihja gjėndjen e saj, por interpreti ynė atė ēast mungonte dhe unė nuk e dija gjuhėn e saj. Menduam se do kishte humbur prindėrit e saj dhe se nga vuajtja e madhe ishte bėrė e pandjeshme pėr dhimbjet e tė tjerėve. Nė njė kthinė tė keqe, diku mė larg, mbi njė tufė leckash tė pista, gjetėm 4-5 fėmijė tė kthyer nė kufoma,. Ata ishin braktisur nga tė gjithė. Mė i madhi i tyre, ēka dukej njė vajzė, mund tė ishte 11-12 vjeē. Nė vend tė klithjeve dhe lotėve tė shumta, kėta tė mjerė nuk lėshonin veēse disa psherėtima. Nuk ishte askush qė tu jepte njė pikė ujė. Kur ishim midis kėtyre tė syrgjynosurve fatkeqė, papritmas dėgjuam njė kėngė ogurzezė qė dilte nga goja e njė gruaje nė delir, apo qė ishte pushtuar nga njė dėshpėrim i tmerrshėm. Nė fund tė ēdo strofe, ajo qante disa minuta dhe pastaj rifillonte me njė lloj tėrbimi dhe me njė ton, kujtimi i tė cilės mė bėn akoma tė dridhem. Ne pamė gjithashtu gra tė shastisura. Na thanė se ato ishin bėrė ashtu si rezultat i trajtimit tė keq dhe i skamjes sė madhe. Njėra nga ato kishte njė vėshtrim tė fiksuar, ndėrsa tjetra, e mbulonte fytyrėn dhe dukej se turpėrohej nga gjėndja e saj. Ajo qė na habiti pa masė dhe qė na bėri t’i admironim, ishte se kėta njerėz tė pafat dhe tė dergjur nė mjerimin mė tė madh, nuk na kėrkuan as bukė, as veshje, as para. Ata e shikonin veten nė prag tė vdekjes, si nė fundin e vuajtjeve tė tyre. E megjithatė ata zvarriteshin drejt nesh. Por ē’donin tė shikonin? Ēfarė? Njė medalion tė vogėl tė Virgjėreshės sė Shenjtė, tespijet apo njė kryq. Dhe duke marrė diēka nga gjėrat e mia, ata ngjisnin buzėt e tyre me pėrkushtim dhe me njė lumturi tė dukshme. Tė syrgjynosurve tanė tė shenjtė u dhamė kungimin. Por s’kishte mbaruar e tėra. U duhej dhėnė buka e tė fortėve, Saint-Viatique. Por atėherė njė tjetėr vėshtirėsi na doli. Ku tė gjenim nė atė vėnd tė tmerrshėm njė mjedis pėr tė kujtuar Saints-Mystčres. Pasi e menduam mirė, z. Hillereau dhe unė vendosėm qė meshėn ta bėnim fare mirė nė oborr. Por meqė na duhej njė tavolinė, grekėt na e sollėn njė. Sa hap e mbyll sytė, njė altar u improvizua. Ndėrkohė qė abati Hillereau vishte petkun e duhur tė priftit, unė afrova tė sėmurėt dhe gjithė ata qė mundnin tė qėndronin jashtė pa rrezik, gjatė «sakrificės auguste». Oborri ishte mbushur me kocka tė panumurta qė mė kujtonin atė qė thotė Profeti. Pikėrisht, kėto skelete tė mbetura, imazhi i vėrtetė i vdekjes, vėllezėrit tanė martirė, u vunė nė gjunjė gjatė gjithė meshės. Thirrje tė vuajturisht, psherėtima e ngashėrime dėgjoheshin nga tė gjitha anėt. Lotėt gjithashtu rridhnin me shumicė nga tė gjithė tė pranishmit, dėshmitarė tė njė skene tė dhimbshme. Pasi u bė bekimi i atyre qė ishin rreth altarit, (Sainte-Communion), ne shkuam ta bėnim kėtė te ata qė ishin tė shtrirė tek kthinat. Me tė mbaruar meshėn, unė u ktheva nga ata tė syrgjynosur tė mjerė, duke u drejtuar fjalė ngushėllimi pėrmes interpretit tim. «A e dini, – u thashė, – se sa i mirė ėshtė Zoti me ju? Ai ka qėnė gjithnjė pranė rrugėtimit tuaj tė syrgjynosjes, duke ju ushqyer me mishin e tij tė adhurueshėm. Ai u ėshtė pėrkushtuar dhe tani ju e mbani nė zemrat tuaja. T’i jeni mirėnjohės! Duajeni dhe ju! Mos e fyeni kurrė! Kurajo vėllezėr tė dashur. Ngrijini sytė nė qiell. Porta pėr ju ėshtė e hapur! Sa mė shumė tė keni vuajtur, aq mė tė lumtur do tė jeni. Duajeni njėri tjetrin, ngushėlloni njėri tjetrin, kujdesuni veēanėrisht pėr vejushat dhe jetimėt. Zoti do t’ua shpėrblejė njėqind herė mė shumė! Pastaj, duke u kthyer drejt asaj turme ortodoksėsh, qė dėgjonin kėtė fjalim tė trishtė sa me vėmėndje aq dhe me dhėmbshuri, u kėrkova tė vazhdonin veprėn qė kishin nisur. I luta veēanėrisht t’i varrosnin tė vdekurit, pasi kjo ishte njė vepėr qė duhej bėrė dhe qė Zoti do ta pėlqente… Qėndrimi ynė nė Muhaliē zgjati nga e shtuna nė mbrėmje, mė 2 maj, gjer tė hėnėn nė 4 maj. Pastaj ne u ndamė me zemrėn e rėnduar pėr miqtė tanė. Por vonuam tė ktheheshim nė Konstantinopojė qė tė mund tė informonim pėr kėto tmerre autoritetet e duhura dhe pėrmes ambasadės sonė tė sugjeronim ndonjė ndihmė pėr tė syrgjynosurit. Duke kaluar nė Bursa, ne i treguam pėr ato qė pamė konsullit tonė, zotit Crepin dhe atij tė Anglisė, z. Sandisson, duke iu lutur qė tė pėrdornin gjithė influencėn e tyre pranė Portės Sublime, pėr t’i dhėnė fund kėtij persekutimi mizor. Konsulli i Anglisė u tregua mė i ashpėr. Ai i shkroi ambasadorit tė tij, lordit Stratford Canning dhe ishte ky ambasador qė u ankua te Reis-Efendi, ose ministri i Punėve tė Jashtme».

  4. #4
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia pjesa 4 (vazhdon...)

    Kėtu mbaron raporti i tyre. Sigurisht qė do tė kishin njė interes tė veēantė historik telegramet dhe raportet e ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha tė akredituara ato vite nė Stamboll qė kanė dėrguar rreth kėtyre ngjarjeve. Njė studim i mėtejshėm nė arkivat e Stambollit, Parisit, Londrės apo Vjenės, do tė nxirrte detaje tė tjera rreth fatit tragjik tė malėsorėve shqiptarė. Faveyrial shkruan se sipas shėnimeve tė “suorave” Bernardine dhe Marie, tė cilat shoqėronin superioren e tyre Lesueur nė Muhaliē, ato pohojnė se lordi Canning siguroi menjėherė nga Reis Efendi, ushqime, ilaēe, veshje dhe shtroje pėr tė syrgjynosurit e mjerė. «Gjithēka u bė menjėherė. Gruaja e lord Canning, e cila takohej ndonjėherė me suorat, u tha atyre pėrmes njė sekretari tė ambasadės se do tė ishte kėnaqėsi pėr tė dhe burrin e saj qė tė shkonin tė vizitonin tė syrgjynosurit, tė shoqėruar me njė mjek dhe njė interpret, duke shtuar se anija me avull e ambasadės do tė vihej nė dispozicionin e tyre qė nesėr nė mėngjes. Suora superiore Lesueur, kėrkoi menjėherė tė shkonin bashkė me dy motrat e tjera. Ajo e falenderoi lordin Canning pėr dėshirėn e tij qė tu vinte nė dispozicion atė anije, pasi dhe ambasadori francez, z. Bourqueney, u ofronte tashmė tė tijėn. Dy anijet me avull u nisėn nga Gallata mė 12 maj 1846 pėr tė ndihmuar katolikėt e syrgjynosur. Nė njėrėn nga to ishte mjeku i ambasadės angleze dhe njė drogman, interpret, ndėrsa nė tė dytin, tri «suorat» e urdhėrit «Saint Vincent de Paul», bashkė me z. Lauxerrois, sekretar i ambasadės sė Francės. Zoti Lauxerrois do t’i shoqėronte deri nė Bursa, duke ia besuar pastaj kėtė mision konsullit Crepin. Nė Bursa, «motrat» kaluan veēse njė natė. Tė nesėrmen, mė 15 maj, ato morrėn udhėn, tė prira nga njė hebre, tė shoqėruara nga njė armen dhe tė ruajtura nga njė turk, i cili i ishte betuar zotit Crepin se do t’i ēonte gjallė e shėndoshė nė atė vėnd. Sapo kishin udhėtuar tre ēerekun e ditės, kur ato takuan drogmanin anglez. Nga Mudania, ai kishte shkuar drejt e nė Muhaliē dhe tani po kthehej nė Bursa. «Ah, “motrat” e mia, – u tha ai, – ē’ndėrmarrje tė tmerrshme qė keni marrė pėrsipėr dhe ē’udhė tė llahtarshme keni pėr tė bėrė!» (Kali i tij ishte me baltė gjer nė bark). Por megjithatė, Zoti do tu japė mbrojtje. Nxitoni qė tė arrini liqenin, para se tė bjerė nata!» «Suorat» u ngjitėn nė karrocė tė pinin pak qumėsht, i vetmi ushqim qė kishin gjetur nė njė fshat tė vogėl ku ishin ēlodhur pak. Pastaj, kur mbėrritėn nė breg tė liqenit, siē u kishte thėnė drogmani, ra nata. Tė vije qark liqenit nė njė orė tė tillė ishte e pamundur. Lumturisht ato i dėgjuan disa njerėz tė njė manastiri ortodoks dhe njė barkė erdhi e i morri. Njėra prej tyre i shėrbeu mikeshave kurajoze tė shqiptarėve. Pėr tė arritur nė Muhaliē duheshin ende dhe 2-3 orė rrugė. Tė nesėrmen ato u nisėn qė herėt dhe mė sė fundi mbėrritėn. Ende pa u vendosur tek njė familje e mirė ortodokse ia behu mjeku anglez. Ai erdhi dhe u uroi mirseardhjen. «Ishte njė njeri mjaft i mirė dhe i zellshėm, njė protestan qė ishte kthyer nė katolik, – thanė “suorat”. S’patėm asnjė problem pėr tu kuptuar me tė, me qėllim qė tė ndihmonim shqiptarėt. Meqė po vonoheshim pėr tu takuar me shqiptarėt dhe pėr tu ardhur nė ndihmė atyre fatkeqėve, atėherė nxituam. Kishe frikė t’i shikoje. Ishin si fantazma tė vėrteta qė lėviznin, qėnie kockė e lėkurė, aq sa lėkura e tyre ishte nxirė. Nuk arrinin dot tė flisnin. Ditė e natė i dėgjonim tė rėnkonin. Megjithatė ne u jepnim fuqi pak nga pak nė sajė tė lėngut tė mishit qė kishim, nė sajė tė rrobave dhe ilaēeve qė kishim sjellė dhe nė sajė tė pranisė sonė, fjalės dhe asaj ēka po bėnim pėr ata. «Pėrpara ata binin pėrdhe si mizat, por qė nga ajo ditė, nuk vdiqėn, veē pesė apo gjashtė, mes tė cilėve dhe njė vajzė qė ishte e pamundur ta shpėtonim nga plagėt e tmerrshme qė kishte dhe kangrenėn qė e kishte pushtuar pak nga pak… Xhandari turk qė shoqėronte karvanin tonė, duke parė tė respektuarėn “suorėn” Lesueur aq tė gėzuar dhe me kurajo tek mbėshteste tė tjerėt, (megjithė shėndetin e saj tė dobėt dhe ushqimin e pakėt, – veēse njė vezė qė kishte ngrėnė), u thoshte muslimanėve: «Kjo grua ėshtė njė Evlia, njė mike e Zotit, njė Shėnjte!» …
    Kėto dėshmi qė At Faveyrial i dėgjonte nga goja e “suorave”, ishin tejet tronditėse. Ato i kishin folur pėr varrime e ē’varrime, nė mėnyrė qė tė vdekurit tė mos i linin tė hedhur ashtu turmė nėpėr gropa. Ai kishte shėnuar gjithēka qė i kishin treguar ato, gjer nė detaje… Ishte e pamundur tė mos rrėnqetheshe, duke imagjinuar ato tmerre tė pėrjetuara nga ata njerėz tė thjeshtė, tė pa shkollė, fshatarė, qė pranuan tė vdisnin e tė mos e mohonin identitetin e tyre. Vallė cili zė hyjnor u kishte folur qė tė merrnin kėtė udhė… Skena qė padyshim u afrohen skenave biblike, tė pėrshkruara nė Dhjatėn e Vjetėr apo Dhjatėn e Re…
    “Pas shėrbimeve tė para pėr tė syrgjynosurit, duhej menduar pėr tė vdekurit. Ata i kishin vendosur nė lėndinė, mbuluar me ca lopata dhé. «Njė varr i tillė nuk ėshtė mirė!» – tha mjeku anglez. Janė vėllezėrit tanė. Vdekja e tyre ka qėnė njė vdekje martiri. Trupat e tyre janė tė shenjtė. «Shpejt ne do tė ikim dhe nuk ėshtė mirė qė t’i lėmė nė atė gjėndje, nė atė vėnd ku kanė hedhur kėrma dhe plehra. Le t’i kėrkojmė zėvėndės-prefektit njė vėnd varrimi. Dhe kjo gjė u akordua menjėherė, – thanė “motrat” Bernardine dhe Marie, dhe sipas dėshirės sonė. Pastaj sollėn ca ustallarė dhe gurė tė shumtė pėr tė bėrė njė lloj muri. Pėr pak ditė muri u ngrit, iu vu njė portė dhe njė kryq mermeri nė mes tė varrezės. Ai kryq kishte njė mbishkrim qė do tu pėrcillte shekujve tė ardhmė historinė e kėsaj ngjarjeje. Dhe kur varreza u bė gati, atėherė u hapėn gropat pėr t’i vendosur kufomat siē duhej. Por si t’i transportonim? Qė prej 10, 15 apo 20 ditėsh, ato ishin dekompozuar. Cili do ta kishte guximin dhe kurajon tė gėrmonte tokėn dhe t’i nxirrte qė andej, t’i mbėshtillte me qefinin e pėrgatitur nga “suorat” dhe t’i transportonte pastaj nė varrezėn e re? U vendos qė mė tė fuqishmit e shqiptarėve ta bėnin kėtė shėrbim pėr bashkėatdhetarėt e tyre. Por sapo u afruam nė gropat e vjetra me belat nė duar, askush nuk guxonte tė fillonte. Duke e parė se tė gjithė hezitonin, mjeku anglez, nxorri diamantin e ēmuar qė kishte nė gishtėrinj, (tė cilin mund ta thyente duke punuar), ia besoi “suorės” dhe nisi tė gėrmonte. Atėherė tė gjithė filluan menjėherė pas tij. Njė ēast mė vonė kufomat u shfaqėn. Ata i mbėshtollėn me qefinė, i vunė nė karroca dhe i ēuan nė varreza, tė shoqėruar nga At Antonio, i cili lumturisht sapo kishte mbėrritur. Nė fakt, kur kishte gjetur derėn e burgut hapur nė Selanik, ai ia kishte mbathur dhe i veshur si xhandar, kishte mundur tė vinte deri kėtu. Varrimin e kufomave e bėnė me vėshtirėsi, pasi era e qelbur e kufomave ishte mbytėse. Por ishte dita e “Ascension”, (e ngjitjes sė Krishtit nė qiell) dhe Perėndia e bėri kėtė vepėr. Njė erė e fortė nisi tė frynte, aq sa tė merrte frymėn. Kurrė nuk do tė na shqitet nga kujtesa ajo ditė, – kujtojnė suorat. – Kurrė nuk do ta harrojmė skenėn qė pamė kur trupi i njė gruaje tė varrosur 15 ditė mė parė ishte dekompozuar. Flokėt e saj tė gjata e tė zinj i binin nga koka dhe dy fėmijė tė vegjėl ajo i mbante ende nė krahėt e saj. Varrimi i tė vdekurve tanė tė shtrenjtė u bė nė prani tė gjithė njerėzve tė Muhaliē-it. Kishin ardhur turq e ortodoksė. Njė ndjesi respekti e tmerri e mbante atė turmė tė madhe. At Antonio printe proēesionin. Mjeku anglez i shėrbeu atij si fėmija e korrit, duke kėnduar me sa fuqi kishte. Sapo kufomat u vunė nė tokė, u dėgjua psallma pėr ta. Dhe At Antonio pėrfundoi me njė falje tė pėrgjithshme tė mėkateve pėr ata tė dashur qė kishin vdekur tashmė. Megjithatė, shumė tė sėmurė e kishin marrė veten dhe i kishin vendosur nė ndėrtesa tė veēanta. Por ngaqė ai lloj strehimi nuk ishte pėr tė qėnė, apo nga vetė ajri i Muhaliē-it, ata u sėmurėn nga ethet e herėpasherėshme. Pra “suorat” dhe mjeku anglez menduan se duhej gjetur njė vėnd i pėrshtatshėm. «Le tė shkojnė dy-tri nga ata qė mbahen mė mirė dhe le tė gjejnė njė vėnd apo fshat qė tu pėlqejė, – tha zėvėndės-prefekti. Ne i dėrguam me shpresė qė tė tjerėt do tė bashkoheshin me ata. Pra, dy-tri nga mė tė fortit u nisėn pėr tė gjetur vėndin mė tė mirė. Nėntė ditė mė pas ata u kthyen, duke thėnė se Filidare ishte mjaft mirė pėr ata. Pamja ishte e bukur. Klima e shėndetshme, dhe atje, nė atė vėnd pėrballė Bursės, nė breg tė detit, midis Guemlek dhe Mudania, do tė vendoseshin sė shpejti. Nė fakt, Filadare ishte ajo qė ata shpresonin mė mirė. Por pėr t’i ēuar atje duheshin karroca. Zėvėndės-prefekti dha 22 karro tė tilla. Motra Lesueur, xhandari i lėnė nga zoti Crepin dhe Charles, interpreti i mjekut anglez, u ngarkuan me detyrėn qė t’i ēonin ata gjer nė destinacionin e ri. Kjo nisje ndodhi ditėn e dytė tė Pentecōte-s. Pėr tė shmangur njė kthesė tė madhe, u vendos qė burrat t’i transportonin pėrmes liqenit me varka, me buaj apo me not. Por qė tė bėhej ky lloj kalimi, u deshėn shumė mundime, pasi bėnte njė vapė e madhe dhe buajt, sapo hynin nė ujė s’donin tė lėviznin mė. Mė e keqja ėshtė se pas njė stuhie tė tmerrshme, era pėrmbysi gjithēka dhe u desh qė tė shtriheshin nė mes tė fushės me karrot dhe plaēkat e bėra qull. Kishte ende dhe njė ditė udhė e tė nesėrmen askush nuk donte tė lėvizte, aq e keqe kishte qėnė ajo natė. «Nėse s’doni tė lėvizni, askush nuk do tė hajė! – u tha “suora” Lesueur. Dhe menjėherė ajo nisi pėrpara karron qė mbante ushqimet. Karrot e tjera e ndoqėn. Me hir a me pahir, tė gjithė u vunė nė rrugėtim. Natėn mbėrritėn nė Filadare dhe kėrkuan vėnd pėr tė fjetur. «Po ku tu gjejmė vėnd pėr tė fjetur? – u thanė atje banorėt. Tė gjitha shtėpitė tona janė plot krimba mėndafshi, ndėrsa ne flemė nė qiell tė hapur. Njė burrė i veshur mė mirė se tė tjerėt u tha se ishte mėsuesi i fshatit. «Tė jini e sigurt! – i tha ai “suorės” Lesueur, – se ambasada u ėshtė mirėnjohėse pėr gjithēka keni bėrė pėr kėta tė mjerė. Ē’mbrojtje e pėrkujdesje pėr ata!» Dhe sa tha kėto fjalė, zotėria vendosi t’i presė miqtė e rinj. A do ia dilte mbanė? Dukej e dyshimtė, sepse kishte tė bėnte me ortodoksė. Ja ku erdhėn ndėrkohė dy kalorės. Ishin dy xhandarė tė dėrguar nga guvernatori i Bursės. Menjėherė dhe pa diskutuar duhej qė t’i prisnin shqiptarėt tanė tė shenjtė, por dhe tu gjenin njė vėnd tė mirė pėr tė fjetur. Suora Lesueur pati strehėn mė tė bukur. Ishte njė shtėpi e re, pa portė e dritare. Por tė paktėn ishin tė mbrojtur nga shiu. Pra Filadare ishte mė i pėrshtatshėm pėr shqiptarėt e mjerė. Ajri ishte i pastėrt dhe klima e shėndetshme. “Suora” Lesueur qėndroi pranė tyre qė mos tu mungonte asgjė. Dy “suorat » e tjera, mjeku anglez dhe At Antonio qėndruan qė tė katėr nė Muhaliē pėr tė shėruar tė sėmurėt. Midis tyre gjėndej dikush qė quhej Andrea. Gjatė rrugės nga Shqipėria nė Muhaliē, duke e rrahur me shkopinj, atij i kishin thyer krahėt dhe kėmbėt. Mė vonė, kur tė sėmurėt e fundit i dėrguan nė Filadare dhe nė Bursė, me ata shkoi dhe “suora” Marie, qė tė shėronte plagėt e kėtij tė riu. Kur tė shtrenjtėt tanė shqiptarė ishin ende nė Muhaliē, ata panė tė vinin pėr te ata dy njerėz tė legatės prusiane, tė cilėt i siguruan se Shkėlqesia e Tij, Frédéric-Guillaume IV interesohej pėr fatin e katolikėve shqiptarė. «Njė ditė, – mė tha “suora” Marie, – kur ne i kishim varrosur ata tri fėmijė, tri ėngjėj tre-katėr vjeēarė, unė kisha thurrur pėr ata njė kurorė me lule qė i kisha mbledhur fushave.» Kur ne filluam tė shkojmė drejt varrezave, njė nga kėta zotėrinj tha : – “Suora” Marie, mė jep dhe mua njė nga kėto kurora! Dėshiroj ta mbaj nė dorė dhe t’i shoqėroj kėta tri ėngjėj tė vegjėl pėr nė banesėn e fundit dhe pastaj do ta vė nė krye tė atij, tė cilit kishit menduar t’ia vinit». «Ka disa vjet, – thotė “suora” Marie, – kur isha nė Selanik, shkoja buzė Vardarit, kur papritmas u gjėnda pranė tri xhandarėve. «Ah, tha njėri nga ata. Kur isha nė Bursa kisha bėrė njė udhėtim bashkė me ca gra tė veshura si kjo gruaja kėtu». Kur dėgjova kėto fjalė, e vėshtrova xhandarin dhe e njoha. Ishte turku qė na kishte dhėnė me vete z. Crepin. – Ah Mustafa! Nuk e njeh mė “suorėn” Marie? – i thashė. Xhandari i shkretė u habit nga ky takim dhe plot dėshirė mė pėrqafoi. Qė nga ajo kohė nuk e kam parė mė atė burrė tė mirė. Sa shumė na shėrbeu ai njeri, neve dhe shqiptarėve tė shtrenjtė!».

  5. #5
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Drejtesia pjesa e fundit

    “Suorat” qėndruan njė muaj pranė shqiptarėve tanė, si nė Muhaliē ashtu dhe nė Filadare, ku “suora” Bernardine ishte bashkuar me kryemurgeshėn, ndėrkohė qė “suora” Marie shėronte plagėt e Andreas nė Bursa. Ato mbėrritėn nga Bursa nė Konstantinopojė ditėn e festės sė Zotit, ditėn e Proēesionit. Kishin sjellė me vete tri fėmijė, njė vajzė dhe dy djem. Pak mė vonė, vajzėn e kėrkuan prindėrit, tė cilėt e morėn pranė tyre. Njė nga djemtė vdiq mė 1847, koha kur unė mbėrrita nė Konstantinopojė. Disa vite me rradhė qėndroi me ne djaloshi tjetėr. Ai mėsoi tė lexojė, tė shkruajė e tė flasė mirė frėngjisht. At Paolo, i cili atėherė ishte njė prift i thjeshtė dhe sot peshkop, erdhi nė Konstantinopojė pėr ēėshtjen e shqiptarėve tanė tė thjeshtė dhe i kėrkoi superiorit tonė, z. Doumerq, autorizimin qė ta merrte kėtė djalė nė Romė qė tė bėnte studime. Nga Roma, djaloshi Mark, i shkruante herė pas here superiorit tonė z. Gamba dhe “suorės” Lesueur. Tani ėshtė prift dhe shėrben nė dioqezėn e Prizerenit, por nuk e di nė cilėn kishė. Mjeku anglez i la tė surgjynosurit tanė, nė njė kohė me «suorat». Nuk di se ē’bėhet me tė, nėse ėshtė gjallė apo ka vdekur. Por «suora» Bernardine thotė se ėshtė gjallė me siguri, sepse erdhėn bashkė gjer nė Guemlek dhe se me tė mbėrritur nė njė fushė, rrethuar plot pemė, ai i tregoi njė aventurė qė i kishte ndodhur pikėrisht kėtu, kur po shkonte pėr nė Muhaliē. Ai kishte pikasur mes barishteve diēka si njė qėnie njerėzore dhe kishte pyetur se ēfarė ishin. «Janė njerėz qė vijnė nga Ismid, (Nicomedie). Uria i ka detyruar tė lėnė vėndin e tyre dhe tani kėrkojnė tė hanė bar. I prekur, doktori i thirri ata tė mjerė, u bleu bukė, u dha kafe dhe duke u lėnė njė shumė parash, vazhdoi udhėn…»
    Nė librin e tij Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė Epėrme ose i Gegėrisė, konsulli francez Hyacinthe Hecquard, i cili ishte marrė me kėtė ēėshtje nė atė kohė, pohon se tė dėshpėruar nė kulm me fatin e tyre, shqiptarėt pritėn pėr njė kohė tė gjatė qė sipas fjalės sė dhėnė t’i kthenin mė sė fundi nė fshatrat e tyre. «At Markoviēi, – shkruan ai, – i emėruar famullitar i tyre nė kėtė vendbanim tė ri, shkoi pėrsėri nė Stamboll, ku, nė sajė tė ndėrhyrjes kėmbėngulėse tė ambasadorėve tė Francės dhe tė Anglisė, arriti tė merrte dekretin qė i riatdhesonte kėta njerėz tė mjerė me shpenzimet e Portės sė Lartė dhe qė u rikthente pronat. Kėto urdhėra u vunė nė zbatim. Njė anije me avull i ēoi ata nė Selanik, nga ku me njė ferman tė veēantė ata duhej tė ktheheshin nė vendlindje. Nga njėqind e njėzet familje me mbi njėmijė persona qė kishin qėnė nė fillim, kishin mbetur veēse tetėdhjetė njerėz. Por pritja ishte e pafund… Kryepeshkopi i tyre i mundua t’i bindėte qė tė prisnin edhe pak, por ata iu pėrgjigjėn duke e vėnė atė nė siklet: «Nėse ky ēast vjen pasi tė kemi vdekur ne, a nuk do tu vijė turp qė keni humbur shpirtrat tanė?»…
    Sigurisht, kjo ngjarje mbeti kulminante nė kujtimet e Atit Faveyrial. Dhe ajo nuk ishte e vetme, pasi jezuitė e franēiskanė shqiptarė kishin rėnė si martirė nga ndėshkimi osman, siē kishte qėnė peshkopi Antonio d’Aici i Shkodrės apo franēiskani Antonio Lorante i varur nė njė pemė. Nė librin e tij Historia e Shqipėrisė ai shton ngjarjet e hidhura tė ndodhura. Po kėshtu, ai sjell dhe historinė e dikujt, i cili kėrkoi tė kthehej nė besimin e tij tė parė, atė kristian. «Mė 1709, – shkruan ai, – njė njeri i quajtur Nicodimos, u ekzekutua nė Berat. Kohė mė parė ai kishte pranuar tė bėhej musliman, por mė vonė e kishte kuptuar aktin e tij dhe ishte nisur pėr nė Malin e Shenjtė Athos qė tė pendohej. Kur u kthye nė Berat, ai shkoi te guvernatori turk dhe i deklaroi se ishte i krishterė. Meqė nuk pranoi tė rikthehej nė fenė muslimanė, njė tė djelė, me urdhėr tė Hasan Pashės, atij ia prenė kokėn».

    Vdekja e Atit

    Faveyrial iku nga kjo botė me besimin te Zoti dhe Njeriu, pasi ai vetė nuk i ndante kėto tė dyja. Por ai ishte njė atipik nė rradhėt e klerikėve, aq sa nė njė shkrim tė gazetės La Croix, njė gazetar francez e ka quajtur «aventurier tė Zotit», nė kuptimin e mirė tė fjalės aventurier, pra qė kishte shpirtin e aventurės, e zbulimit tė botrave, popujve dhe kulturave tė komuniteteve tė tjera. Kur ai u shua, shqiptarėt nuk e dinin shėrbimin e madh qė ai i kishte bėrė historisė shqiptare me atė pėrkushtim shumėvjeēar, duke kėrkuar dhe hulumtuar historinė e vjetėr tė shqiptarėve, me pėrpjekjen pėr ta bėrė atė tė njohur nė sytė e Perėndimit. Kontributi historik i shqiptarėve nėpėr epoka, ishte pėr tė mėse i qartė dhe kjo duhej dėshmuar. Faveyrial vdiq nė 25 nėntor tė vitit 1893, nė Manastir, pas njė sėmundje tė mushkrive. Qė nga Manastiri, At Vincent Dupuy njoftonte hierarkinė e tij nė Paris pėr vdekjen e Faveyrial duke shkruar jo vetėm pėr kontributin e tij tė jashtėzakonshėm, por dhe se ai u pėrcoll me njė nderim tė jashtėzakonshėm dhe me praninė dhe kurorat e pesė konsujve si, atij tė Francės, Austro-Hungarisė, Anglisė, Rumanisė, Serbisė dhe Rusisė. «Gjithė ditėn ne e lamė trupin e tij nė shapelėn, ku njerėzit qė e shikonin plot dashuri thonin: «Ky At i mirė po flė, ai nuk ka vdekur!»
    Dorėshkrimet e Faveyrial nė arkivin e Misionit Lazarist nė Paris, (ku shpesh nė ato letra tė zverdhura nga koha me atė shkrim tė vogėl, janė bashkangjitur letra, korrespondenca apo pjesė nga gazetat e kohės ku shkruhet pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė), shkruajnė veēanėrisht dhe pėr fisnikėt e Mirditės, njė nga kryeqėndrat e fuqishme tė katoliēizmit nė Shqipėri, e cila mbrohej si nga francezėt ashtu dhe nga italianėt dhe austriakėt, qė jo rrallė ndėrhynin tek Porta e Lartė, apo e pėrcaktonin mbrojtjen e fesė sė tyre nė marrėveshjet ndėrshtetėrore me Perandorinė Osmane. Njė studim i mėtejshėm do ta njohė lexuesin me fakte tė reja tė kėtij adhuruesi tė shqiptarėve.


    Luan Rama / Gazeta Standard

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Dashuri , dhunė dhe puthje pasionante…!!
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-04-2012, 05:52 PM
  2. Familje pa dhunė, shoqėri nė paqe
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2011, 08:29 PM
  3. 72 shqiptarė u konvertuan nė grekė me para nė dorė
    Nga Erinaa nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 06:06 PM
  4. Dhune ne spitalin rajonal te Fierit
    Nga EMAUS nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-08-2009, 12:50 AM
  5. Virgjil Muēi rrėfen udhėtimin e tij 10 -vjeēar nė planetin..
    Nga EMAUS nė forum Letėrsia shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 02:02 PM

Etiketat pėr kėtė Temė