...Momenti nuk te privon asgje…momenti nuk mund te te kursej asgje…momenti mund te te behet gjithcka…momenti mund te fshij nje jete te tere….nje dashuri te tere…pra gjithcka varet nga momenti….
Keto ishin mendimet qe me kaplonin sot…ne kete dite te fresket Nentori…
Ajo cfare asnjehere nuk kam mundur te kuptoj…pse Dhjetori duhet perhere te me gjeje keshtu…pse duhet perhere te me vij keshtu…kaq I ftohte…kaq I ashper…pse duhet?...
Sot frynte ere ne qytetin tim….sigurisht nuk mungonin rrezet e diellit…qe shpesh ne munges njeriu te ngrohin trupin qe ka filluar te ndjej ftohte…
U ula ne stolin e zakonshem…aty ulem sa here kam nevoj te qetesohem te lundroj larg…sa here qe kam nevoj te bisedoj me vehte…duhet thone te bene mire…
Une shpesh ndjej mall…ndjej se si ky shpirt me cmendet eger Brenda meje…me gris me thonje heshtjen qe ka filluar te me vras…une mendoj se nuk isha gati per ta perballuar kete trysni ne jeten time…me gjithe perpjekjet e mia per te bindur veten se jam gabim…une mendoj se nuk do ta kaloj kurr lehte kete….
Ndjej se me mungon ajri im…ai ajer qe e thithja dendur dhe buzeqeshur Brenda meje…
Ndjej pafundesi venitjesh qe nuk dijne te me afrojne me me vajzen qe isha…
Por zoti im….une qe nuk kam reshtur asnjehere se besuari ne ty….une qe nuk I mendoja rastesite rastesi…por I mendoja si dicka qe ti I sjell per te na rinjohur me vehten….pra ti nuk sjell asgje te rastesishme ne kete jete…
A mundesh valle te me pergjigjesh sinqerisht sikunder une te pyes ty…perse ATI im…perse me perplas shpesh pas ketyre dyersh te jetes?...perse me dhuron dicka dhe me merr nje tjeter?....mos ndoshta nuk I do te qeshurat e mia?....
Tani ndjej se me mungojne te qeshurat…me mungon oksigjeni im…tani e humba pergjithmone….pergjithmone…megjithse humbur ishim…por ndoshta jo deri ne kete pike…
Nuk do te doja ti ndalja zgjimet positive te kesaj jave te re….qe ndoshta nuk te ofron shume…por qe ti duhet ti marresh me te miren…
Tashme nuk mund te ndryshohet asgje…rrjedha e nje jete te sapo nisur merr udhe…ajo cfare qetesisht duhet te behesh…eshte te ndjekesh nenshtruar kete rrjedh qe domosdoshmerisht duhet ta ndjekesh…
Nuk jane me ato zgjimet e mia te hershme…tashme zgjimet e mia jane te ngadalte…me nje pertes femije per te hapur syt…dhe sigurisht ne te njejten kohe me vrapin e cmendur per te zbrazur stomakun…qe tashme boshatiset menjehere…dhe mengjeset e mi kane filluar te jene torturuese…duke me marr c’do copez force qe pretendoj se kam…
Une nuk mund te beje asgje….ndoshta ajo cfare ti mendon per mua tani eshte e drejte sipas teje…por jo sipas meje…
Ti mendon ndoshta me te tmerrshmin mendim…dhe nuk te gjykoj….kushdo ve vendin tend kete do te bente…mirpo ndoshta me kohen…kohe pas kohe….e verteta ime do te dal….dhe ndoshta do te kuptosh se cfare sacrifice me eshte dashur te beje per ti bere dikujt mire….dhe me beso se nuk jam penduar….teknologjia ka evoluar shume…dhe une ndihem jashtzakonisht mire qe bera kete te mire…ne fund te fundit dikujt I detyrohem…per njeriun qe jam sot…
Asgje nuk ndodhe e pa programuar ne kete jete…kam bindjen se zoti gjithcka e programon…ndoshta me se miri…ndoshta se keqi…por ajo cfare ka rendesi madhore ne jete eshte te perpiqemi te kuptojme arsyet qe e dergojne nje njeri te beje dicka…per te shkaterruar gjithcka….
Une beje pjese ne ate grup njerezish qe besoj ne zot…dhe pa varsisht se jo perhere me eshte ofruar me e mira prej tij…serisht kam besuar…se zoti e di cfare bene…e di pse I bene…dhe une I besoj plotesisht vendimeve te tij…sepse asnjehere nuk me ka zhgenjyer…
Ka nete si keto qe nuk fle absolutisht….ndjej here pas here duart e tij qe me perkedhelin barkun…qe ende nuk ka filluar te duket mire…
Ai eshte I lumtur…por nuk besoj se duhet te them te njejten gje per vehten…ndoshta jam e lumtur ne menyren time…
Ai mendon se une jam ne gjume…dhe fillon flet me vehte duke perkedhelur barkun tim…dje ne mbremje e degjova tek me tha keto fjale…qe me pas lotet e mi do te pershkruanin jastekun..sic rendom ndodhe keto kohe…
“bebushat e mi…si jeni?...ndoshta jeni shume te vegjel e nuk me degjoni…por babi ju do shume…”hahahaha” o zot…mendoja se nuk do ta degjoja kurr kete fjale te me thuhej…mendoja se nuk do ta kisha kenaqesine te thirresha baba…por ja qe do ta kem…dhe jam I lumtur mezi po pres…
Bebusha…kam filluar t’iu flas nr shumes…mbase ishte genjeshter e mjekut…ndoshta mund te jete edhe nje bebe aty Brenda se di…por sido qe te jete…cfare do qe te jeni…une jam I gezuar…joo eshte pak te them I gezuar…une tani rilinda…une kisha vdekur…fal jush linda…
Bebusha,mos u merzisni me mamin…ajo eshte e inatosur…por ju do shume…me shume se sa une madje…vetem se eshte pak e merzitur…ndoshta edhe nga shendeti…sepse ajo nuk eshte mesuar te rrij mbyllur…dhe ju e keni izoluar paksa…
“hahaahah” bebusha…t’iu rrefej dicka…u gezova dje kur me kerkoi krepa…nuk me kishte kerkuar kurr asgje…dje me telefonoi dhe me tha dua krepa…me inat e tha…por ca rendesie ka toni I zerit…ajo qe mua me gezoi dhe me ndali frymen ishte se me ne fund ajo me kerkoi dicka…dhe kjo eshte fal jush bebusha…oh,ju drita e jetes sime…vazhdoni te kerkoni…vazhdoni te kerkoni e babi do ti sjell per ju…zbuteni inatin e mamit…sepse ajo eshte e detyruar te me kerkoj mua gjera….pas vete nuk mundet te dal…
Bebusha…sikur gjithe naten te flas me ju une nuk merzitem…vetem kam frik se nevrikja mami juaj do zgjohet…mirpo le te zgjohet…
Bebusha dje ne dreke e gjeta ne gjume…po flinte ne sallon…po e di cfare?...i kishte vendosur te dyja duart mbi bark…ndoshta inatoset vetem kur me sheh mua…kur eshte vetem me ju…mbase nuk eshte aq e inatosur…
Po flinte si engjell…sa e dua fytyren e saj…te pakten kur fle…qe eshte e qete…duket sikur gjithcka shkon mire…derisa hap syt dhe me sheh me inat…thua se e kam vrar?..
Hahahaha bebusha une nuk merzitem…thell thell ajo eshte e lumtur…ju ka enderruar gjate…dhe une dua qe ti ngjani asaj…pervec inatit…e ka te hidhur…
Dua ti ngjani ne shpirt asaj…te jeni te drejte si ajo…nuk dua te me ngjani mua…une jam materialist…keshtu me thote ajo gjithmone… je lekist me thote…
Dua te jeni te bukur si ajo…me tipare te theksuara…floket e zinje si ajo…pasi mamit tuaj nuk I kane pelqyer biondet asnjehere…ma thonte shpesh kete…”bjond I shpifur” dhe te mendosh se nuk isha aq I shpifur…por ndoshta ajo e kishte nga qe nuk I pelqen bjondet…
Oh krijesat e mia…sa I lumtur jam qe flas me ju…dhe te mendosh se nuk me degjoni…por s’ka gje une jam I duruar do pres deri sa te me degjoni dhe sa here t’iu flas ju do levizni…
Dalengadale do ta zbusim inatin e saj…une dhe ju…do behemi kunder saj…derisa ta shohim te qeshur…
Sa do doja qe te zgjohej tani dhe te me perqafonte…por ajo nuk e bene…edhe nese zgjohet do te kthehet nga ana tjeter…eshte cmendurisht e inatosur…
Por une kam nevoj per te bebushat e mi…dua ta perqafoj…ta shtrengoj…e te mos largohet ne asnje moment nga krahet e mi…qe jane te etur per lekuren e aromen e saj…
Nejse flem me mire…se babi eshte ne pune…jam I lodhur…neser mamin mos e mundoni shume…silluni mire…se ajo eshte e lodhur dhe e pa fuqishme…pa varsisht se sa e inatosur eshte ajo ju do shume…
Ndoshta ju nuk e dini….por mam me te mire se ajo…ju nuk do kishit kurr…zoti ju dha mamin me perfekte…qe jam I bindur se ju do ta doni po aq sa une…vetem se ndryshe nga une…juve do t’iu pergjigjet me dashuri..
Ajo po fle….dhe une po perfitoj ta perqafoj…se qenka bere akull e ftohte…ndoshta edhe ajo ka nevoj per perqafim…vetem se eshte shume krenare te kerkoj ta perqafoj…
Oh e mira ime…sa e dua aromen tende…me ze gjumi menjehere…
Naten e mire bebusha…tani flini…se edhe babi do flej…keshtu duke perqafuar mamin…mos I tregoni mire…qe une do ta mbaj shtrenguar gjithe naten…ajo ka ftohte…e une do ti dhuroj gjithe ngrohtesine e shpirtit tim…se e dua shume kete egersiren….