Bised me ateistin


Falenderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s,
familjen e tij dhe shokėt e tij.


Kėrkoj strehim tek Allahu nga djalli i mallkuar
Me emrin e Allahut,Meshiruesit,Meshireberesit

''Do t'u bėjmė atyre tė mundshme qė ti shohin argumentet Tona nė horizonte dhe nė veten e tyre deri
sa t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani) ėshtė i vėrtetė.
A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr qdo gjė''?(41:53)

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit,Mėshirbėrėsit

''Zoti im, ma zgjėro gjoksin tim!
Dhe me lehteso ne kete pune timen!''
(20:25-2

''A nuk pėrsiatin ata pėr Kuranin?
Sikur ai te mos ishte prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.''(4:82)

Ju pėrshėndes me pėrshėndetjen Islame
Es Selam Alejkum we rahmetullah
Paqja dhe mėshira e Allahut qoft mbi ju.

Shumica e ateistėve mendojnė se shkenca
ėshtė baza e qdo gjėje.
Sot ėshtė epoka e shkencės dhe teknologjisė,
ata mendojnė se shkenca ėshtė baza e qdo gjėje.

Megjithatė nėse e pyet ndonjė ateist pėr njė pajisje,pajisje qė askush nė botė nuk e ka parė e as nuk ka dėgjuar pėr tė dhe nėse kjo paisje sillet para kėtij ateisti, pyetet ateisti se kush ka mundėsi tė tė tregoj pėr mekanizmin e kėsaj pajisjeje, pėr mekanizmin e kėtij mjeti.

Ateisti do tė pėrgjigjet:
Kėtė mund ta bėj krijuesi,disa thonė prodhuesi, disa thonė shpikėsi,qfarėdo qė thonė do tė jetė e ngjashme nė emėrtim,
mund tė jetė krijuesi,bėrėsi,prodhuesi,do tė jetė dicka e ngjashme.

Mos u ndal kėtu, vazhdo.
Pėrgjigjen e ruajmė nė mendje.

Pyete atė se si erdhi universi nė ekzistencė?

Ai do tė tė tregojė se fillimisht universi ishte njė grumbull tymi dhe mė vonė ndodhi eksplodimi i njohur si:
''Shpėrthimi i Madh - Big Bang''

Prej tė cilit u krijuan galaksitė, yjet, dielli,planetėt dhe toka nė tė cilėn jetojmė.
Kėtė e quajnė:''Big Bang''.

Kur e pyesim ateistin se kur kemi mėsuar pėr krijimin e universit, pėr ''Big Bangun''?

Ai do tė na thotė se kjo ėshtė zbuluar kohėve tė fundit para tridhjetė vitesh, para katėrdhjetė vitesh.

Unė i tregoj se ky informacion pėr krijimin e universit pėrmendet nė kėtė libėr nė mėnyrė tė pėrmbledhur, Kuranin, para mė tepėr se katėrmbėdhjetė shekujve.

Pėrmendet nė Suren Enbija, kap.21,V.30:

''A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja...''

Ky ''Shpėrthim i Madh - Big Bang'' pėr tė cilin po bisedon tashmė ėshtė pėrmendur nė Kuran para 1400 vitesh.

Kush mund ta ketė pėrmendur kėtė nė Kur'an?

Mund tė tė thotė se ndoshta ka qenė ndonjė gojėdhėnė.
Mos diskuto me tė.
Vazhdo.

Cfarė ėshtė forma e kėsaj Toke?

Ai do t'ju thotė se mė parė njerėzit mendonin se toka nė tė cilin jetojmė ishte e rrafshėt.
Nė vitin 1579 Francis Drake lundroi pėrreth tokės dhe e vėrtetoi se toka ėshtė sferike.

Atė qė ju e mėsuat nė vitin 1579 ėshtė pėrmendur nė Kur'an para 1400 vitesh.
Nė Suren Naziat, kap.79,V.30, pėrmendet:

''E pastaj tokėn e bėri nė formė tė vezės''

Fjala arabe ''deha-ha'', njė prej kuptimeve tė tij ėshtė ''zgjerim'' kurse toka ėshtė njė ''zgjerim (shtrirje).''
Kuptimi tjetėr rrjedh prej fjalės arabe ''DUJA'', qė do tė thotė ''vezė'' dhe ne e dimė se toka nė tė cilėn jetojmė nuk ėshtė krejtėsisht e rrumbullakėt,ajo ėshtė gjeosferike nė formė.

Fjala arabe 'Deha-ha'' nuk i referohet njė veze normale,ajo i referohet vezės sė njė struce. Nėse e analizojmė formėn e vezės sė njė struce, ajo gjithashtu ėshtė gjeosferike nė formė.

Kush mund ta ketė pėrmendur kėtė para mė tepėr se 14 shekujsh se forma e tokės ėshtė gjeosferike?


Ateisti mund tė thotė se ndoshta i Dėrguari Muhammed ishte njė njeri inteligjent.

Mos diskuto me tė.
Vazhdo.

Drita e Hėnės, a ėshtė dritė e saj apo a ėshtė ajo njė dritė e reflektuar?

Ateisti do t'ju thotė se mė parė ne mendonim se drita e Hėnės ishte drita e saj.
Kohėt e fundit nė shkencė, para njėqind vitesh, dyqynd vitesh, treqind vitesh ne e zbuluam se drita e Hėnės nuk ėshtė drita e vet por ishte dritė e reflektuar.

Kur'ani e pėrmend kėtė nė Suren Furkan, kap.25,V.6:

''I madhėrishėm ėshtė Ai qė krijoi yje nė qiell dhe vendosi nė tė dritė (diell), e hėnė q% ndriqon.''

Fjala arabe e pėrdorur pėr Diellin ''Esh-Shems'', gjithmonė pėrshkruhet si ''Siraxh'' qė do tė thotė dritė ose llambė flakėruese.

Fjala arabe e pėrdorur nė Kur'an pėr hėnėn ėshtė ''Kamer'' dhe drita e saj gjithmonė pėrshkruhet si ''munir'' ose ''nur'' qė do tė thotė dritė e huazuar ose reflektim i dritės.
Kurani nuk thotė askund se drita e hėnės ėshtė drita e saj.

Kush mund ta ketė pėrmendur kėtė nė Kur'an para 1400 vitesh?

Ateisti, ndoshta pas njė pauze tė gjatė do tė thotė se: ndoshta i Dėrguari juaj paska qenė njeri ekstra inteligjent.

Mos diskuto.
Vazhdo.

Kur isha nė shkollė, e kam kryer shkollėn nė vitin 1982, kam mėsuar nė lėndėn e shkencės dhe gjeografisė se ndonėse dielli rrotullohej,
ai nuk rrotullohej rreth boshtit tė vet.

Ateisti do tė pyesė:
''A ėshtė edhe kjo e pėrmendur nė Kuran?''

Unė i pėrgjigjem: jo, jo, kjo ėshtė ajo qė e pata mėsuar nė shkollė para 25 vitesh.
Por, kur e lexova ajetin e Kuranit nė Suren Enbija, kap.21,ver.33:

''Ai ėshtė qė krijoi natėm e ditėn, diellin e hėnėn dhe secili prej tyre noton nė orbitė.''

Fjala arabe ''Jesbehun'', e pėrshkruan lėvizjen e njė trupi qė ėshtė nė lėvizje dhe nė kėtė na bėb tė kuptojmė se dielli pėrveq qė rrotullohet, ai gjithashtu rrotullohet rreth boshtit tė vet.
Ndėrsa sot shkenca na tregon se Diellit i duhen pėrafėrsisht 25 ditė pėr ta pėrfunduar njė rrotullim.

Kush mund ta ketė pėrmendur kėtė nė Kuran para mė tepėr se 1400 vitesh kur shkenca vetėm kohėve tė fundit e ka zbuluar, para disa vitesh.
Kur isha nė shkollė unė nuk dija pėr kėtė.
Tani tė gjitha librat shkollore shkruajnė shumė qartė se dielli pėrveq qė rrotullohet,
ai gjithashtu rrotullohet rreth boshtit tė vet.
Kush mund ta kishte pėrmendur kėtė nė Kuran?

Ka shumė gjasė qė ateisti tė mos flasė.
Mos e pritė, vazhdo.

Sot shkenca na tregon se universi ynė po zgjerohet kėtė qė e zbuluam para qindra vitesh, e pėrmend Kurani nė Suren Dhariat, kap.51,V.47:

''Ne, me forcėn tonė e ngritėm qiellin dhe Ne e zgjerojmė atė.''

Fjala arabe ''Muusiuune'' nėnkupton se universi po zgjerohet.
Mund tė ketė kritikė tė Islamit, tė cilėt thonė
nuk ėshtė qudi qė Kurani flet pėr astronominė meqė arabėt kanė qenė tė avancuar nė fushėn e astranomisė, dhe unė pajtohem me ta, se arabėt ishin tė pėrparuar nė kėtė fushė por dua t'ju kujtoj se disa shekuj pas zbritjes sė Kuranit arabėt u avancuan nė fushėn e astronomisė kėshtu arabėt mėsuan pėr astronominė nga Kurani dhe jo anasjelltas.

Nė fushėn e hidrologjisė ne e pyesim ateistin se kur mėsuam pėr ciklin hidrologjik?

Ai do t'u tregojė se Sabonat Palsi nė vitin 1580 ishte personi i parė qė e pėrshkroi ciklin e tanishėm tė ujit, mėnyrėn se si uji avullohet nga oqeani, formohet nė re, retė i lėvizė era dhe uji bie nga retė nė formė tė shiut, nė kėtė mėnyrė cikli i ujit mbarohet.

Ky cikėl i ujit pėrmendet nė Kur'an nė hollėsi tė imta para katėrmbėdhjetė shekujsh.

Kurani gjithashtu na tregon se uji avullohet nga oqeanet, formohet nė re, retė bashkohen, ato lėvizin nga erėrat dhe uji bie nė tokė dhe nė kėtė mėnyrė pėrfundohet cikli i ujit. Kurani flet pėr hidrologjinė dhe ciklin e ujit nė hollėsi,nė shumė ajete tė Kuranit:
Nė suren Zumer, kap.39,V.21,nė suren Rum,kap.13,V.24, nė suren Mu'minun, kap.23,V.18,nė suren Hixhr,kap.15,v.22, nė suren Nur, kap.24,V.43, nė suren Rum,kap.13,ver.48, nė suren Araf, kap.7,v.37, nė suren Rad, kap.13,V.17, nė suren Furkan, kap.25,ver.48-49,
nė suren Fatir, kap.35,ver.9, nė suren Ja'sin, kap.36,ver.34, nė suren Gafir, kap.40,v.40, nė suren Gashija, kap.88,v.5, nė suren Kaf,kap.50,ver.9-10,nė suren Vakia, kap.56,ver.16-17, nė suren Mulk, kap.67,ver.30, nė suren Tarik, kap.86,ver.11, Ti mund vetėm tė citosh dhe tė mos ndalesh sė cituari! Referencat e Kuranit qė flasin pėr ciklin e ujit nė detaje tė imėta.

Kush mund ta ketė pėrmendur kėtė nė Kuran para 1400 vitesh?
Mos e prit pėrgjigjen, vazhdo.



Kur'ani flet pėr gjeologjinė
Ai thotė se kodrat kanė shtylla qė i japin stabilitet tokės.
Kjo pėrmendet nė Suren En-Nebe, kap.78,V.6-7

Nė fushėn e oqeanologjisė ne e dimė se ekzistojnė dy lloje tė ujit, tė njelmėt dhe tė ėmbėl, por Kurani i paraprinė shkencės dhe thotė nė Suren Er-Rahman,kap.55,ver.19-20:

''Ai i lejoi dy detet tė puqen ndėrmjet vete.
Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengues qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė.''

kėtė pengesė pėr tė cilėn flet Kurani, ekspertėt e oqeanologjisė e quajnė si barriera e padukshme.

Kurani flet pėr biologjinė nė Suren Enbija, kap.21,ver.30:

''..Dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė qdo sendi...''

Kush mund tė besonte nė shkretėtirėn e Arabisė para 1400 vitesh nė tė cilėn ka shumė pak ujė,se qdo krijesė e gjallė ėshtė e krijuar nga uji?
Por sot shkenca e ka dėshmuar kėtė.

Nė fushėn e Botanikės Kurani thotė nė Suren Ta Ha, kap.20,V.53:

''I kemi krijuar bimėt nė qifte, mashkull dhe femėr...''

Mė parė ne nuk e kemi ditur se edhe bimėt janė tė krijuar meshkuj dhe femra.
Kurani thotė nė suren Er-Rrad, kap.13,ver.3:

''...dhe prej secilit fryt bėri dy lloj (qift).''


Nė fushėn e gjeologjisė Kurani thotė nė Suren En'Nam, kap.6,ver.38:

''Shpendėt dhe kafshėt jetojnė nė grupe sikur njerėzit''

Ne arritėm ta zbulojmė kėtė vetėm kohėve tė fundit.
Kurani flet pėr stilin e jetės sė bletės nė suren Nahl,kap.16,ver.68-69

Kurani flet pėr stilin e jetės sė merimangės nė suren Ankebut, kap.29,ver.41:

Kurani flet lidhur me stilin e jetės sė milingonės nė suren Neml, kap.27,ver.18-19:
pėr tė cilat gjėra ne jemi informuar vetėm kohėve tė fundit, para pesėdhjetė vitesh, para njėqind vitesh, para dyqynd vitesh.

Nė fushėn e mjekėsisė Kurani thotė nė suren Nahl, kap.16,ver.68-69:

''Nga barqet e tyre (tė bletėve) del lėng, ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme dhe nė tė cilin ka shėrim pėr njerėz''

Sot ne kemi zbuluar se nė mjaltin qė del nga barqet e bletėve ka veti antiseptike.

S'ėshtė qudi qė rusėt e pėrdornin mjaltin pėr t'i shėruar plagėt.
Kėtė e mėsuam kohėve tė fundit.

Nė fushėn e Fiziologjisė, Kurani flet pėr qarkullimin e gjakut dhe prodhimin e qumėshtit nė mėnyrė tė pėrmbledhur, nė suren Nahl, kap.16,ver.66

Nė fushėn e Gjenetikės, Kurani thotė nė Suren En-Nexhm, kap.53,ver.45-46 si dhe nė Suren Kijame, kap.75,ver.35-39, se: Sperma e mashkullit ėshtė pėrgjegjėse pėr gjininė e fėmijės, tė cilėn e kemi mėsuar kohėve tė fundit.


Kurani flet pėr Embriologjinė nė detaje nė Suren El-Alek, kap.96,ver.1-2:

''I kemi krijuar njerėzit prej alakas''

(Prej njė substance si shushunja, dicka qė ngjitet, e cila po ashtu quhet gjak i ngjizur).
Kurani flet pėr fazat embriologjike nė detaje, tė cilat embriologjia moderne i ka zbuluar vetėm kohėve tė fundit, nė suren Mu'minun, kap.23,ver.12-14.


Natyrisht se jobesimtari nuk e pranon se si Zoti, pasi tė kemi vdekur dhe tė jemi varrosur nė tokė, si ka mundėsi qė Zoti i plotėfuqishėm t'i ribashkoj kockat tona, pasi kockat tona janė shpėrbėrė, si do tė mund tė na i ribashkoj kockat nė ditėn e Gjykimit.

Zoti i Gjithėfuqishėm thotė nė Suren Kijame, kap.75,ver.3-4:

''...Ne jemi tė zotėt t'ia rikrijojmė si kanė qenė edhe majat e gishtave tė tij!''

Vetėm nė vitin 1880 Francis Galton e zbuloi qėshtjen e majave tė gishtėrinjve, madje edhe nė miliona njerėz ai tha, nuk mund t'i gjesh dy maja tė njėjta tė gishtėrinjve.

Sot CIA,policia dhe FBI i pėrdorin majat e gishtave pėr t'i identifikuar kriminelėt.
Kurse Allahu e pėrmendi nė Kuran para 1400 vitesh.
Pėrveq qė Ai mund t'i tubojė eshtrat, Ai mundet po ashtu t'i rikrijojė si kanė qenė majat e gishtave.

Kur ne e pyesim ateistin se kush mund ta ketė thėnė kėtė nė Kur'an , e vetmja pėrgjigje qė ai mund ta jep ėshtė:

Ai ėshtėKrijuesi,Prodhuesi,Shpikėsi,Bėrėsi.
Kėtė Krijues,kėtė Prodhues, kėtė Shpikės,
kėtė Bėrės ne Muslimanėt e quajmė ALLAH.


Unė nuk jam duke u munduar qė te dėshmoj qe Kur'ani eshte fjalė e Zotit, me ndihmėn e shkencės Jo, fare.
Qfarė jam duke provuar te bėj?
Pėr ne Muslimanėt, Kur'ani eshte kriteri final. Pėr Ateistin dhe per jomuslimanėt ndoshta, shkenca mund te jetė kriteri final.

Unė po pėrdori kriterin, standartin e Ateistit, dhe po e krahasoj me standardin e Muslimanėve - Kur'anin.
Unė nuk jam duke provuar tė vėrtetoj qė Kur'ani ėshtė fjalė e Zotit, me ndihmėn e shkencės.
Qfarė po provoj tė bėj, kur sjelli pėrpuethshmėri, dhe dėftoj superioritetin e Kur'anit. Kjo qė shkenca juaj na ka treguar dje... Kur'ani na ja treguar 1400 vjet mė parė.

Unė jam duke provuar tė dėshmoj qė standarti qė nė gjykojmė dhe vlerėsojmė me tė KUR'ANI, ėshtė shumė superior se sa standarti juaj i gjykimit dhe i vlerėsimit - shkenca.
Prandaj, ju duhet tė besoni nė Kur'an, i cili ėshtė shumė mė superior.


Dr.Zakir Naik