Sa kohe pa derdhur mendime mbi fletet e bardha…ndoshta nuk eshte kohe e gjate…por une isha mesuar c’do dite te ndaja shpirtin me copezat e fleteve qe me mirpresin c’do here…
Ndonjehere ndjej nevoj te vazhdueshme te shkepus pak copeza Brenda meje…duket sikur me lehtesojne nga pasha e tyre…nese une I hedh diku ne te bardhe….
Shpesh kemi nevoj ta bejme kete…te flasim gjuhen e shpirtit ne nje menyre jo te zakonshme…ku sic e permend shpesh mungesa e njerezve te duhur bene te mundur keshtu…te rendesh drejt asaj hapsire qe ke nevoj te vazhdueshme te jesh ti…sic edhe Brenda teje reale je…
U zgjova me nje dite te zakonshme…te paten keto kohe kane filluar te jene njesoj…dhe me e keqja akoma…ditet te ecin shume ngadale…
Bera nje dush te zakonshem…dhe fillova qetesisht te vishem…qendrova ulur mbi krevat perball pasqyres se madhe qe nuk di te kem qendruar ndonjehere me gjate se 15 minuta perpara saj…
Afrohem edhe me afer dhe shihja c’do centimeter te fytyres sime…perpiqesha te gjeja ndonje ndryshim…ndonje difekt…ndonje ndryshim serisht…por asgje…isha po I njejti njeri qe isha edhe perpara 1 muaji e gjysem…vetem se perball asaj pasqyre dite me pare…ndodhej nje vajze qe krihte floket cmendur…shpejt…nje vajze qe shkelqimi I syve te se ciles depertonte gjithandej…
Nje vajze e realizuar…per te shkruar drejte nje dite qe e priste me gjithe bukurite e saj…
Tashme shihej e njejta vajze…por me e heshtur…me e fjetur…duke u kthyer sa andej ketej per te pare nese kishte filluar te rrumbullakosej ndopak…
Pastaj u ula serisht dhe rrija heshtur perball pasqyres…stop I thash vehtes…ti nuk ke lindur te rrish mbyllur…mjeku te ka thene se ke nevoj per regjim…por mjeket shpesh flasin kot…
Une nuk kam nevoj per regjim…kam nevoj te dal…te jetoj…jasht ketyre mureve qe kane filluar te me neveriten…
Fillova te kthej dollapin per te gjetur ate cfare me duhej…
Nje fustan vjeshte me ngjyra te lehta…nje shall te lehte…nje xhaket te holl…geta…kepuc…make-up..parfum…dhe ja ku isha serisht une perpara pasqyres…
Por e gjalle…dhe nuk ndjeja as problemin me te vogel qe po qendroja gjate ne kemb…
Ti nuk je e semur…bindja veten…je nje femer qe po jeton nje faz te re ne jeten e saj…e nuk eshte e nevojshme te kthehesh ne parazit…me keshillat idiote te nje mjeku qe flet kot…
Mora celsat …kemben ne gaz…dhe u nisa drejt nje udhe qe e adhuroja pa fundesisht…nuk ndjeja frik…ndjeja liri…ndjeja frymarrje…
Nuk di ne cfare momenti kam qene kur ndiqja keshillat absurde te nje mjeku pa pervoj..
E dini ju se njerezit jane sheruar vetem pse jane ngritur nga shtrati?...
E dini se sa semundje jane kuruar vetem pse frymarrja thithej paster e buze detit?...
E dini se sa njerez jane ndryshuar…vetem pse kane adhuruar jeten per ngjyrat qe ofrohen jashte shtepise?...
Perkufizimi qe kam une per shtepine ka filluar te jete absurd…
Dikur adhuroja te kaloja ore te gjata Brenda saj…e kjo ndodhte sepse nuk kaloja kurr ore te gjata Brenda saj…dhee ndoshta ne kete pjese e doja shume shtepine…
Por shtepia…shtepia duhet te jete vetem per gjume…abuzimet e saj kundrejte nesh te marrin shpirtin…muret e saj jane neveri…shtepia te merr oksigjenin c’do dite nese Brenda saj rrihet me shume se sa duhet…
Kuptova se sa dite kam humbur…se sa ore te bukura kam humbur…duke ecur me xhamat hapur dhe duke ndjere freskin e detit…pemeve…shpejtesine e makines qe etur isha te ecja edhe njehere…
Tashme une egoistja nuk interesohesha per asgje…vec deshires sime per oksigjen…per jete…
Por kuptova se edhe krijesat e mia deshironin te njejten gje…ata jane si une…nuk jetojne dot pa ajer…pa jete…brenda 4 mureve ata nuk jetojne dot…
Ata jane si une…ata do jene si une…do rriten me frymen se jeta jashte shtepise eshte magji..eshte cmenduri…
Pastaj ulem ne restorantin tim te zakonshem ne Radhim…aty ku shkoja shpesh…ku gatuhet mire…e ku tashme duke qene se shkoja shpesh nuk jam fare e pa njohur…
-zyshe keni bere mungesa…me thote kamarieri I pa takt
-buzeqesha…ke te drejte I thash…por ja po rikthehem serisht..
-dukeni si ndryshe ..me thote qetesisht…mos keni qene e semur?
-e semur?...pse kjo pyetje
-po dukeni si pak e zbehte ne fytyre…duket sikur nuk keni marr rreze dielli per dite te tera…
-qesha…eshte e vertet I thash…me ka munguar pak dielli…por tani jam mire…
Te zakonshmen?..me pyet..
-po I thash ..peshk…sallat…por pa vere…vetem uje pa gas..
-pa vere?...po ju pinit shume vere me pare…cfare ju ka bere te hiqni dore
-pyetjet tuaja jane acaruese I thash….me jep keto qe po te kerkoj dhe kaq..
-ok,ok,zyshe…e kuptova…largohet duke qeshur nen buze ai..
Me pas kthej fytren nga deti dhe zhytem atje…sa qetesi me ofron pamja e tij…sa me kishte munguar ajo freski…diell…gatim I shijshem…dhe disa mendime qe me dergojne larg…
Kam fatin te jetoj mes dashurish…ndihem e bekuar…dashurine e nje mashkulli qe zemra me pompon c’do dite…ai eshte gjithkcka kam….fal tij kam arsye te buzeqesh…dhe ta dua jeten dy-fish….dhe dashurine e dy krijesave te mia…qe nuk donin me te rrinin mbyllur…
Donin te dilnin…te shkonin buze detit me mamin e tyre…qe I do shume…
Bebusha…mami ju premton…se nga sot…do dalim c’do dite te jetojme…te ham cfare te duam…te shkojme ku te duam…vetem Brenda shtepise jo…
Prandaj…behuni te fort…kapuni fort pas barkut te mamit…dhe mos u leshoni asnjehere…
Ju jeni kaq te vegjel…por qe une ju ndjej kaq shume…me ju do pushtoj boten…me ju do jetoj e do frymohem c’do dite…
Une thell Brenda meje do doja te ishin vajze-djale…por duke qene se kam qene e pa mbrojtur gjithe jeten…do doja te lindnit djem…te me mbronit…sepse ju do te me mbroni une e di…askush nuk do guxoj te me lendoj me…aq me pak babai juaj…te parit atij do t’ia tregoni vendin…
Ju do te jeni mbrojtesit e mi…zoti prandaj me dha dy…qe askush te mos guxoj te me coptoj me shpirtin…sepse ju nuk do ti lejoni….ju do te jeni princat e mi…e do ta mbroni mbretereshen tuaj…
Ju nuk erdhet kot ne kete jete…ju erdhet pikerisht atehere kur une besova se do t’iu kisha ndonje dite…une edhe 1 e quaja shume…jo me te vinit dy per mua ishte enderr qe as ne enderr nuk e kisha pare…
Nuk dihet si vjen jeta neser vogelusha…por kam bindjen se ju erdhet per te shenuar kthes ne jeten time…une qe tani kam filluar te ndjej mbrojtjen qe me dhuroni…ju me beni te jem e pa prekshme ndaj gjithckaje…
Ju me dhuroni forcen qe me kishte munguar…sa e mbrojtur ndihem kur pilsoni Brenda meje…nuk kam me frik…nuk jam me vetem…
Ju neser do te jeni mbrojtja ime…dy meshkujt te jetes sime…qe do ta mbani mamin tuaj si mbreteresh…te merrni hak per mua…per gjithe pa drejtesite qe me jane bere…sidomos ndaj dikujt…ohhhh erdhi dita ime…ora ime…erdhi…
Per dashurine une kam patur perkufizim te gjere shpirtrat e mi…e ndaja ne gjera…ne njerez…
Por dashuria qenka me shume se sa aq…dhe mendoj se dashuria ndryshon per dike...dashuria ndryshon per ju…
Eshte e madhe e pa perkufizuar nga fjalet…doza e lumturise qe keni filluar te injektoni ne mua…
Nuk ka rendesi cfare rruge zgjodhet per te ardhur tek une…ndoshta nuk e zgjodhet ju por zoti…ajo cfare ka rendesi eshte qe ju jetoni ne trupin tim…merrni gjak nga gjaku im…pulsoni Brenda meje…dhe ju keni filluar te ndjeni rrahjet e zemres sime….
Tashme jemi 3 zemra ne nje trup…imja qe rreh per ju…dhe juaja qe rreh per mua…
E dini bebe?...e kisha menduar ndryshe ardhjen ne jete te nje femije…shume ndryshe…por shpesh zoti I largohet deshirave te tona..dhe ndjek rrjedhen e tij…qe ne njerezi domosdoshmerisht do ta respektojme….bindeshem madje…
Por une ju dua shume…do te shkruaja pa fundesi fletesh per ju…qe kur te filloni te rriteni dhe te kuptoni…do te lexoni shkrimet e mamit…qe I ka shperndar gjithandej…I lexon nje bote e tere…
Ka zgjedhur ta ndaj shpirtin me ata njerez qe ngjasojne si ajo…qe c’fare do gjeje te ndodhe neser…te kujtohet…
Qe dikur nje vajze enderronte te behej shkrimtare…ti shkruante gjithckaje vec dashurise jo…
Dashurise nuk donte te shkruante…donte ta jetonte,ta prekte….ta puthte..ta ndjente deri ne palc..…por ne pa mundesi per ta jetuar,prekur,puthur…vendosi te shkruaj per te…
Gjithmone kesaj vajze I jane ofruar te kundertat e asaj qe ka dashur…
Pastaj cmendurite e saj…pastaj dashurite e saj…jo dashurite por dashurine e saj…pasi ajo e dashuroi shume nje zemer…nje shpirt njeriu…qe lekuren nuk ja ndjeu kurr…buzet nuk ja puthi kurr…aromen nuk ja ndjeu kurr…vetem enderronte ne netet pa gjume…se ne nje kafen te Tiranes do te pinin nje kafe bashke…e ta veshtronte per ore e ore te tera…ta nuhaste lekuren e tij…ti shtrengonte duart e tij…ndoshta edhe ta puthte…e enderronte gjate…vazhdon ta enderroj…endrrat jane falas thone…pa varsisht se e tashmja gjuan me shpulla…te pakten endrrat na ngjyrosin shpirtin kur mbyllim syt…
Po ju une nuk do t’iu le te enderroni kur mbyllni syt…une do te beje te mundur qe endrrat tuaja ti prekni me sy hapur…sidomos endrrat qe do t’iu dergojne drejt zemres…sidomos ato…