TIRANE - Kėngėtari i famshėm Floran Kondi, i njohur pėr mbarė publikun shqiptar si Doktor Flori ėshtė ndarė nga jeta gjatė ditės sė sotme. A1 REPORT mėsoi se kėngėtari i njohur i muzikės shqiptare kishte shfaqur shqetėsime shėndetėsore dhe ndėrroi jetė vetėm pak ēaste pas mbėrritjes nė spitalin Universitar “Nėnė Tereza” nė Tiranė.

Shkak i vdekjes sė kėngėtarit dyshohet njė takikardi, ku nga konstatimi i mjekėve mund tė ketė ardhur nga pėrdorimi i substancave narkortike. Sakaq, qendra spitalore Universitare "Nėnė Tereza" pritet tė kryejė ekspertizėn, nėse familja e tij do tė japė dakordėsinė.

Doktor Flori u nda nga jeta nė njė moshė tė re, ndėrsa ka lėnė pas dy fėmijė, njė vajzė dhe njė djalė tė vogėl, i cili kishte vetėm disa javė qė kishte lindur.

Doktor Flori ėshtė krijues i grupit muzikor mjaft tė njohur dhe tė pėlqyer nga tė rinjtė “West Side Family”. Ndėrsa pas shkėputjes nga miqtė e tij Landi dhe Miri, doktor Flori ka kėnduar si solist por nuk kanė munguar edhe duetet, ku mė tė suksesshmit janė ata me Aurela Gaēen dhe Ermal Mamaqin.

Dr. Flori para disa vitesh i kėndoi Tiranės dhe fatkeqėsisht ndėrroi jetė ditėn e ēlirimit tė Kryeqytetit. "Tirona” u kthye nė hit nė ato vite, kur erdhi nė bashkėpunim me kryeministrin Rama nė atė kohė, kryetar i Bashkisė sė Tiranės.


Kush ishte Doktor Flori?

Doktor Flori njihet pėr daljet e tij nė publik qė nė kohė tė hershme. Ai ėshtė shfaqur 12 vjet mė parė si pjesė e grupit “West Side family”, nė vitin 2002 me kėngėn “Mesazh”, e pėr tė vijuar me njė sėrė kėngėsh mjaft tė suksesshme si: “Hou Cike”, “Nėse mundesh” “E gjithė bota jemi dy”, e shumė kėngė tė tjera.

Kėngėt e tij kanė trajtuar gjithmonė probleme tė mėdha sociale, siē ėshtė droga, nė kėngėn “Mos pi mall, bėj palestėr”, bashkėpunim me mikun e tij Ermal Mamaqi.




Ndėrsa Doktor Flori, si pjesė e grupit mjaft tė njohur “West Side Family” do tė mbahet mend edhe pėr bashkėpunimin me ish-kreun e Bashkisė sė Tiranės dhe ish-kreun e opozitės, tashmė kryeministėr, Edi Rama. Kėnga e parė e debutuar nga ta, ishte “Tirona”, prej nga doli edhe shprehja “Gjithēka mund tė ndodhė, jetojmė nė Tironė”.





Mė pas ky bashkėpunim u pasua nė vitin 2009 me kėngėn “Ēohu”.





Pas kėtyre dy bashkėpunimeve me Ramėn, vitin e kaluar Dr Flori prezantoi pėr publikun njė kėngė qė kritikonte kryeministrin Rama, nė kohėn kur u ngjiz edhe koalicioni PS –LSI.





Gjithashtu Dr. Flori ka qenė pjesė e njė video sensibilizuese, e cila thekson funksionin dhe rėndėsinė e policisė. Nėpėrmjet klipit “Sė bashku” tė kėnduar prej tij dhe kėngėtares Mariza Ikonomi, ku kanė marrė pjesė edhe personazhe tė tjerė tė njohur.





Kėngėtari me origjinė nga Kuēova, pas ndarjes nga grupi “West Side Family” e ka vijuar karrierėn e tij si solist. Ai ka qenė edhe fitues i edicioni tė tretė tė reality show-t “Vip Shpija” nė Kosovė, fitore qė siē e cilėsoi ai erdhi pikėrisht sepse ishte konkurrenti mė i sinqertė.

Video/ Bashkepunimi i Dr.Florit me Ermal Mamaqin: Do te vij te dielen -







Shqiptarja.com