Nata e fundit e Sokratit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Ide Nata e fundit e Sokratit

    Receta Gatimi

    Rrėfenjė nga Foto Malo

    Ishte prilli i vitit 399 pėrpara Krishtit. Filozof Sokrati ishte shtrirė brinjas nė shtratin e drunjtė nė shpellėn - burg tė Akropolit. Kjo shpellė ishte streha e tij e parafundit. Tek hyrja e shpellės qėndronin rojat, rrotull - miqtė e tij, lejuar tė hynin pas njė dhurėtie monedhash tė vėrteta rojeve. Sokrati ishte dėnuar me vdekje pėrpara dy javėsh nga gjyqi i Bashkisė sė Athinės. (Kjo bashki e nderuar do tė zbulonte mė pas intrigėn dhe do t’i ngrinte Sokratit njė bust me shpenzimet e saj. Pra: Na falni pėr gabimin e pafalshėm).

    Foli Sokrati i madh e i gjorė se ishte i pafaj por nuk e dėgjoi njeri. Jo vetėm paditėsit e pafytyrė, por edhe hordhia e gjykatarėve, ndoshta edhe turma pėrtej sheshit, ndjenin kėnaqėsi qė po ēonin nė botėn tjetėr njeriun mė tė ditur tė kohės, qytetarin qė rrezikoi sa herė veten pėr ta si ushtar i thjeshtė.

    Karrigia elektrike donte edhe 23 shekuj tė shpikej. Atėhere ishte gjetur mėnyra gati natyrore e vdekėsimit me pluhurin helmues, qė ta ngrin trupin ngadale, tė dobėson zemrėn dhe rrahjet e pulsit, deri sa njeriu shuhet. Do tė vdiste nga helmi, doemos. Do ta pinte vetė apo do t’ia jepnin me zor, kjo ishte ēėshtja. Ai qė e pinte vetė, quhej trim e hero. I tillė qėlloi Sokrati, mė saktė: vetėm ai. Miqtė rrotull, burra tė rritur, qanin. Lotonte edhe shpella primitive. Sokrati mundohej t’i qetėsonte siē qetėson prindi fėmijėt a mėsuesi nxėnėsit.

    Shpella, si goja e e qėnieve mitologjike, e kishte pėrpirė tė tėrin, nė emėr tė ligjit. Nė kėtė shpellė Sokrati ndjehej njėlloj si Euripidi nė Eginė, nė shpellėn e vet, ku shkruante nė vetmi dhe heshtje tragjeditė tronditėse. E kishte parė aq herė sė largu, por nuk i pati shkuar ndėr mend ta vizitonte mė parė kėtė shpellė, ashtu pėr qejf.

    Ai dhe miqtė prisnin ditėn dhe orėn e ekzekutimit. Si na thonė historianėt, ekzekutimi po shtyhej pėr shkak tė vonesės sė anijes qė Athina dėrgoi nė Dilos pėr nder tė Apolonit, ditėve tė festės pėr tė. Pa u kthyer anija, nuk mund tė dėnohej me vdekje askush. Sepse quhej fyrje pėr tė gjithėshkėlqyerin Apolon dhe njollė pėr njė Athinė qė qeverisej me ligje.

    Ta shikoje Sokratin me kujdes, ngjante si dem e jo filozof i zgjuar e njeri me humor. Dikush tha se pushtetarėt mund ta kishin falur, nėse nė fjalėn e mbrojtjes nuk do tė kishte pėrdorur atė tė flamosurėn ironi...

    Nė kanunin e popullit fqinj arriti mė pas proverbi “Fjala nuk ban mort”, por ja qė bėka edhe ajo. Jo fjala e tij, por fjala vrastare e kundėrshtarėve. Shpėtoi nga kolera por jo edhe nga ligėsia. Kishte nisur tė vepronte neni i stėrlashtė “Pėr agjitacion dhe propagandė”...

    Tani priste kthimin e anijes dhe vdekjen. Kishte kaluar nė jetė edhe ditė mė tė vėshtira: pa dritė, pa ujė, pa miq, pa dikė me kė tė kėmbente dy fjalė. Tani miqtė kishin ndezur njė zjarr tė vogėl me kashtė e karthje. Tymi i kashtė-karthjeve dėbonte sadopak mushkonjat qė prilli i kishte shumuar. (Kishin marrė leje nga rojat pėr atė zjarr tė vobekėt).

    Ditėt ishin tė gjata e tė lodhshme. Miqtė vejevinin si me turne, qė tė mos e linin vetėm asnjė ēast. Por edhe vetė kishin nevojė tė shlodheshin pak. Verėn dhe tryezėn plot tė mira i kishin lėnė mėnjanė. Zemrėn dhe gojėn e kishin tė hidhur. Ndjenin turp mė shumė se keqardhje. Ia vlente tė bėnin ēdo pėrpjekje pėr ta shpėtuar, tė korruptonin rojet, tė pėrmbysnin ligjet, tė shkatėrronin vetė tribunėn e gjyqit me gjithė ata qė vulosnin fatin e njerėzve. Por vendimi i tyre ishte njera anė e sė keqes. Edhe mė i papranueshėm u dukej vendimi i Sokratit pėr tė mos kundėrshtuar dėnimin me vdekje. Nuk pranonte kurrėsesi tė arratisej, tė shpėtonte lėkurėn, se do tė humbte nderin dh do t’i bėnte shėrbimin mė tė keq shoqėrisė pėr tė cilėn militoi. Mė mirė se rojat shpellėn e ruante ai, dmth. ruante vehten.

    Gjithė jetėn ishte ushtruar fizikisht e mendėrisht. Ushtrohej pėrditė nė palestėr dhe kishte njė fizik tė fuqishėm, falė tė cilit nuk pėsoi gjė nga kolera qė bėri kėrdinė nė Athinė. Ushtrohej pėrditė si tė pėrballonte jetėn (dhe vdekjen nuk e mendonte). Por, sado ta njihnin sė jashtmi, nuk e kuptonin sė brendshmi. Pėr njerėzit ai mbetej gjithėsesi njė tip i ēuditshėm. Se edhe mjaft gjėra tė ēuditshme fliteshin pėr tė.

    Sipas Gigonit, i pėrshtatej ēdo gjendje e rrethane pa e prishur gjakun. Sillej gati njėlloj si nė kohė paqe, dhe nė kohė lufte, si nė kohe begatie, dhe nė kohė skamje. Dinte tė qėndronte nė dimrin e ashpėr por edhe nė vapėn e padurueshme. Ishte i patrandshėm, thua se enkas pėr tė ishte krijuar fjala ataraksi.

    Thonė se kur i ēuan lajmin e vdekjes sė djalit tė tij Sofronisko, ai vazhdoi tė fliste qė tė pėrfundonte dialogun, dhe u pėrgjegj: “Le tė shkojmė, pra, dhe t’ i japim Sofroniskos sa pėrcakton ligji”. Kėshtu thuhet se foli atbotė Sokrati.

    Erdhi gruaja me djalin, Ksanthipi e famshme. Gruaja e dytė, e reja, Mirtoja, nuk erdhi. “Sokrat, po tė dėnojnė pa tė drejtė!”, i tha Ksanthipi dhe u shkreh nė vaj. “Pse, prisje tė mė dėnonin me tė drejtė?”, iu pėrgjegj Sokrati. I fėrkoi kokėn djalit, shtrėngoi nė gji Ksanthipin dhe i pėrcolli deri nė hyrje tė shpellės. Pra: Ķa falni, o popull, edhe pėr lotėt e Ksanthipit e tė djalit!

    Nuk mund tė thoshje se nuk e kishte dashur fare Ksanthipin. Fėmijėt i kishte kujdesur por pak, edhe pronėn, njė copė tokė me disa rrėnjė ullinj. Gruan e dytė e mori se ashtu u tha e duhej bėrė pas kolerės qė kositi Athinėn. Jo, jo, nuk mund tė thoshte askush se Ksanthipin e tij nuk e kishte dashur. Ishte njė filozof autodidakt, pa kaluar nėpėr bangat e shkollės, dhe njė ditė u bė mėsues i tė shkolluarve. Edhe Ksanthipi pa shkollė ishte dhe pa shkollė mbeti, por pa atė Ksanthip nuk do tė kishim patur Sokrat.

    Duke ia njohur asaj kėtė flijim tė imponuar, dhe pėr tė nxjerrė jashtė njė brengė qė e mundonte, Sokrati ngriti zėrin e tha:

    Mjaft e shatė dhe pėrgojuat atė grua, o llafazanė tė tė gjithė kohėrave! Dhe kur e quajta fisnike Mirtonė, e bėra jo se ishte i pasur babai i saj a gjyshi, Aristidi i Drejtė, por sepse ajo ishte e miredukuar.

    Sokrati i thoshte nxėnėsit tė vet Antistenit:

    - Shumė gjėra do tė mund tė prisnim prej grave po t’ i edukojmė siē duhet.

    - Atėhere, pse u martove me Ksanthipin, qė ėshtė e pashkolluar dhe e pagdhendur?

    - Sepse kalėrim tė mirė mėson jo nė kalė tė butė dhe tė urtė.

    Por kalėrim tė kėndshėm ai pati edhe me Mirtulen e butė dhe tė urtė:

    “…u martova sė dyti, gjashtėdhjetėvjeēar dhe katana, me Mirtulen, mbesė e Aristidit tė Drejtė, shpirtmirė si gjyshi i saj e njomėshtake e padalė, qė kundėrmonte qumėsht. Dhe, duke nisur jargavitjet me kaprollen, i bėra pa siklet dy fėmijė - dhe, madje, djem! Dhe nuk u ktheva tė shikoja kurrizdalen Ksanthipi. E ajo bėhej bishė, i shkulte flokėt pėrdite, e ēirrte, e linte pa ngrėnė pėrditė fatkeqen vajzė. Dhe unė nuk pipėtija!…Kėshtu u vyshk e u tret nė kėmbėt e saj dhe u shėmtua. E braktisa, pra, edhe atė - nuk mė tėrhiqte mė.

    …Kam sigurisht faj edhe unė, por ka faj e tepėr edhe ligji, qė na vuri tė marrim njė grua tė dytė, qė t’ i japim atdheut ushtarė. Krijesat fatkeqe! ” 1).

    Nuk mund t’i ndante nga njera - tjetra edhe kur ziheshin…

    Tė falėnderoj, Ksantipi, qė mbajte shtėpinė me tjonj e me dhėmbė. Ju falėnderoj, o miq, qė na dėrguat ushqime herė pas here. Dhe ty, Alkiviad, mirė ta bėri qė e flaku tej ėmbėlsirėn qė i ēove. Kujtove qė dhe tė shtėpi tė Sokratit e tė Ksanthipit mund tė mbaheshe mė tė madh si gjeneral!


    vazhdon...

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Ide pjesa 2

    I kishte mbetur pėrgjysėm biseda pėr pavdekėsinė e shpirtit. Temė e madhe jo shaka. Dy javėt e qendrimit nė shpellė i kishin dhėnė mundėsinė tė thellohej, ta pėrsoste teorinė e tij, qė pastaj e mori dhe e madhėroi Platoni. Tani, me ardhjen e miqve e nė dialog me ta, po e pėrfundonte shtjellimin e temės. Edhe ata ishin tė etur t’i shkonin temės deri nė fund, mendonin pėr pavdekėsinė dhe e dėshironin atė, por Sokrati ua prishte humorin dhe idenė e mirė qė kishin pėr veten. Ai ngulmonte se vetėm njė shpirt vėrtet i pamolepsur kishte tė drejtėn e pėrjetėsisė. Ja, edhe kėtu, miqtė e tij mė tė mirė a nuk e prishėn ndėrgjegjen ca mė parė kur i thanė t’ia mbathte si cub e tė bėhej ikanak? Ai nuk iku nė fushėn e betejės, pėrkundrazi, tė tjerėt ia mbathėn kur e panė pėrpara si dem tė egėr. Njeriu pėr njė nder rron, thotė njė fjalė e urtė. Se atje ku tė shkonte do tė quhej me nderin tė humbur. Pra, tė mos e gėnjejmė vehten, sepse vetėm atė nuk mund tė gėnjejė njeriu.

    Jo pėr ego, por vetėm pėr hir tė pastėrtisė (sė idesė etj.) Sokrati tregohej i palėkundur pėr veten dhe i pamėshirshėm pėr miqtė. Ngjante si roja nė dyert e pėrjetėsisė (nuk themi tė parajsės, se ndoshta kjo nuk ishte shpikur ende). E ruante portėn (shtegun) e kalimit nė pėrjetėsi dhjetė herė mė mirė se rojat gojėn e errėt tė shpellės. Sokrati ishte i bindur se asnjė i padenjė nuk duhej tė kalonte nė pėrpjetėsi! Jo se ashtu dėshironte ai, por sepse ashtu urdhėronte vullneti hyjnor. Ata e vėshtroni me keqardhje pėr veten, me grimasa lutėse, thua se Sokrati ishte vetė Shėn Pjetri me ēelėsin e rėndė e magjik tė Parajsės nė duar. Pėr vete Sokrati besonte me gjithė shpirt se do tė kalonte nė pėrjetėsi. Jo se ishte filozof e Platoni thoshte se vetėm filozofėve u takon pėrjetėsia, jo. Shumica e filozofėve kėtu nuk janė gjė tjetėr veē tregtarė dokrrash, qė nuk tė thonė as edhe njė fjalė pa i paguar, madje, paraprakisht. Janė frymorė qė, nė vend t’i ndriēojnė, i qorollisnin njerėzit, duke i zhytur nė njė errėsirė mė tė keqe se padija. Atij, mendonte, i takonte pėrjetėsia sepse, sė pari, kishte bėrė njė jetė ndershme. As tė holla u merrte nxėnėsve as dredhi u mėsonte por vetėm tė arsyeshmen dhe urtėsinė. Se urtėsi e trimėri pėr tė ishin e njėjta gjė, ushqenin njera - tjetrėn. Dhe qysh u bėnė tė mirė gjithata nxėnės tė njė mėsuesi tė keq siē na dalkesh sipas pulastreni Anitos? Po: “Rrite gjarpėrin, tė tė hajė kokėn!”.

    “Dėshmi se mundimet e mia nuk shkuan humbur a nuk ju duhet fakti se shumė bashkėqytetarė qė kėrkojnė virtutin, por edhe shumė tė huaj, me mua kėrkojnė sė pari tė takohen e shoqėrohen? Kujt i dedikohet fakti qė, ndėrsa tė gjithė e dinė se nuk kam shumė tė holla qė t’ ua kthej, megjithatė, kanė deshirėn tė mė dhurojnė diēka? Pėrsėri faktin qė, ndėrsa askush nuk mė kėrkon t’ ia shlyej bamirėsinė, shumė rrėfejnė se mė kanė borxh mirėsi?” 2). “Tė duket, pra, e ēuditshme qė, ndėrsa nė gjithė veprimtaritė e tjera, mė tė mirėt jo vetėm nuk kanė tė njėjtėn pafatėsi, por u bėhen nderime mė tė mėdha se te tjereve, unė, qė disa mė cilėsojnė mė tė mirin pėrsa i pėrket sė mirės mė tė vyer tek njeriu, arsimi, pikėrisht pėr kėtė shkak pėrndiqem gjyqėsisht prej teje dhe gjendem pėrballė dėnimit me vdekje?” 3).

    U mbush me frymė dhe vazhdoi:

    Ju ēarmatosa tė dyve atje, ti Anitos, poetuc, ish nxėnėsi im, dhe ti, Melit, politikan e regjės lėkurash! Ju ēarmatosa si kundėrshtarėt nė fushė e betejės, ku u shpėtova jetėn gjeneral Alkiviadit dhe njė Ksenofoni, qė ka emrin e historishkruesit. Po trupi gjykues nuk kishte veshė tė dėgjonte, madje, mė vuri pėrballė Kritiasin e fuqishėm, i fuqishėm mė shumė si pushtetar sa sa si gojėtar. Kurse unė nuk pranova Fjalė-mbrojtje tė shkruar, as nga mendja e dora mjeshtėrore e dikujt. Jo se nuk ma mbushnin mendjen, por e quajta tė panevojshme, gati burokraci. E njerėzia do tė thoshnin se Sokrati, qė mbajti edhe disa fjalė publike, do tė lexonte ashtu njė fjalim tė porositur, tė blerė, edhe sikur atė tė ma bėnin falas. Nuk ma merrte mendja, o dashamirė, qė puna tė shkonte deri atje sa tė mė jepnin helmin e bekuar. Ndokush mė qorton edhe tani pse u tregova i ēiltėr dhe nuk mora masa tė tjera, qofshin kėto edhe shenja pendimi tė rremė ose lajka. Nuk mund tė sillesha ndryshe, nuk di mjeshtėri tė tilla, nuk i mėsova dot. Dhe u besova llomotitjeve pėr lirinė e mendimit...

    Vėrtet, Melit, pėrse kėrkove tė rrjepėsh edhe lėkurėn e Sokratit? Po ti, dėshtaku Anitos, mendove se do tė pasuroje krijimtarinė me njė tragjedi tė gjallė - vdekjen e Sokratit?

    E di, o zotėrinj gjykatarė, qė nuk ma falni qėndrimin qė mbajta ndaj gjeneralėve dikur. Edhe atė sjellje pagova tani qė gjetėt rastin. Atėhere mė erdhi radha tė drejtoja Kuvendin e Athinės dhe nuk u tuta pse kisha pėrballė shumicėn, iu kundėrvura manipulimeve tė Tiramenit, u pėrballa me oligarkėt qė hynė tė armatosur tė na diktonin vullnetin e tyre. Unė e kundėrshtova dėnimin me vdekje pėr gjeneralėt fitimtarė nė betejėn kundėr spartanėve, por qė lanė pa mbledhur nga deti kufomat e tė vrarėve, gjė qė ishte e pamundur pėr shkak tė dallgėve. E kundėrshtova dėnimin e rėndė se nuk ishte i drejtė. Kjo ndodhi nė nė vitin 406 P. E. R. Kurse tani, pėr veten time, nuk e kundėrshtova shumicėn, pranova dėnimin me vdekje si shprehje e vullnetit tė saj. Vendosi vota e shumicės. Dhe jo se nuk i bihet murit me kokė, siē thonė, por u binda sepse respektoj ligjin, shtetin ligjor. Ndryshe, si do tė mbahet nė kėmbė qytet shteti ynė dhe demokracia? Quamėni, nė daēi, dėshmor tė demokracisė, por mos e shpėrdoroni pėr qėllimet tuaja shprehjen “Nė emėr tė popullit”. Se populli shpesh bėn gjumė tė thellė, nuk di gjė, ose ėshtė i llahtarisur.

    U duk se nė gjyq gjithēka u zhvillua nė rregull. Secili hidhte votėn nė kuti. Votimi u pėrsėdyt, sepse peshorja mbeti pezull. Po nga ta dimė se nė votimin e dytė disa nuk u cytėn e morėn mitė nėn dorė? Nga ta dimė edhe se kur merrnin paraprakisht shpėrblimin si mėditje, nuk u kishin pėshpėritur nė vesh qysh ta hidhnin votėzėn, qė ishte njė rrotkė me vrimė? Ķuk kishte fakte por vetėm hamendonte rreth mundėsisė sė ndotjes sė ndėrgjegjes apo tė kutisė sė votimit, tė ndryshimit tė pėrfundimeve nga prestigjitatorėt e stėrvitur. Pastaj, ku e mėsuan drejtėsinė e madhe pėrfaqėsuesit e lloj - lloj fiseve, qė zgjidheshin me short e me kėmbim pėrvit, madje njė herė nė gjashtė muaj? Į mund tė vendoste pėr fatin e njė njeriu mendjenditur njė rritės derrash? Nė fazėn e dytė tė votimit, brenda po asaj dite, u shtua numri i rrotkave me vrimė. Dhe nė anėn tjetėr tė peshores, krahas “kokėfortėsisė”, rėndoi edhe shpėrfillja e tij ndaj vdekjes.

    “Njė vdekje ka njeriu” - mirė e the, Sokrat. Por, pėrpara vdekjes, kemi njė jetė, o Sokrat. Po, njė jetė ka njeriu, por edhe pema, miza dhe vetė toka ku bujtim. Puna ėshtė ta pranojmė, madje, ta caktojmė vetė vdekjen kur ajo na takon. E ta pėrqafojmė si njė mikeshė tė vjetėr. Sepse t’i e pranove atė pa tė takuar, pa e merituar, pėrkundrazi. Kjo na bėn tė ēmendemi, na vdes me zor. A nuk mund tė ishe ca mė i butė me ne tė tjerėt? Mirė, le tė mos na jepet pėrjetėsia e shumėlakmuar, por tė paktėn, mos na shiko si keqbėrės tė rėndomtė. Njerėz prej mishi e gjaku jemi (harruam kockat!) nuk jemi gjysmė perėndi e aq mė pak perėndi. Perėnditė e Olimpit nuk i pamė, por ti je shkėmbi i gjallė olimpik. Na i fal dobėsitė, o Sokrat.

    Sokrati, si tė kishte kuptuar mendimet e tyre, tha: “Mos u ligėshtoni, hej burra!”. Ndėrkohė ziente pėrbrenda kur mendonte se plot monedha kallpe donin tė kalonim pėr flori safi. Mėtonin qė edhe ēorapet e palara tė tyre tė ruheshin e tė vitrinoheshin nė muze. Madje, edhe pordhėt qė lėshonin udhės a nėpėr tubime, tė ruheshin si muzikė hyjnore pėr pasardhėsit. E ai nuk i fiksoi kurrė nė pergamenė mendimet e veta, ashtu si zogu qė nuk don t’ia dijė sa kėngė lėshon nė ajėr tek shkon. Nuk e hėngri meraku ē’do tė bėhej me filozofimet e tij mė pas. Aq mė pak kėrkoi sekretarė e kėsisoj siē bėnin ca kolegė qė u kishte hipur mendja mbi flokėt. Veēse tė gjitha mendimet ia kishin shėnuar: Platoni nė gjyq, Kritoni e Fedoni mė pas nėpėr bashkėbisedime, deri nė buzė tė varrit. I prisnin nga goja e tij fjalėt si vezėn e artė tė gjysmagjelit nė pėllėmbėt e hapura. Ato do t’ ia pėrcillnin nesėr Athinės. Do t’ i lexonin dhe ata qė e dėnuar me ligėsi. Ishte gjithėsesi njė ngushėllim pėr plakun. U ishte mirėnjohės djelmoshave. Por kėta, miq tė vėrtetė, besnikė deri nė fund, edhe pse kaq afėr, tani i dukeshin tė largėt, gati jetimė. Jetime i ngjante edhe Athina, fatkeqė banorėt e saj. Athinasit, qė besonin se ishin tė lindur pėr t’u ndriēuar vetėm nga mesazhe tė epėrme, hyjnore.

    Nata po rrėshkiste mbi male dhe ai ende nuk kishte mbyllur sy. Dialogu e kishte lodhur, por vazhdonte tė mendonte. Pyeti dhe mėsoi se anija e dėrgatės sė kultit tė shenjtė ishte kthyer nga Dilosi. Deti ishte qetėsuar dhe ajo, mė nė fund, u kthye. Ditėt e pritjes i kishin krijuar njė lloj ankthi. Jo ankthin se po afronte dita pėr t’ u ndarė nga kjo botė, por pse po vonohej anija! Donte tė merrte sa mė shpejt fund kjo farsė. Nuk i kishte pėlqyer kurrė komedia. Jo se dikur e pėrqeshi aq rėndshėm e pa tė drejtė Aristofani, por se komedia i duhej si njė gjellė pėr gra. Donte tragjedinė dhe pėrlavdėronte Homerin. Tragjedia ishte krijuar pėr burrat.

    Sokrati mbante nė dorė kupėn me helm dhe e pyeti shėrbestarin a e kishte trazuar mirė. “Trazoje edhe njė herė”, i tha, qė tė bindej. Njė njeri me tė tillė gjakftohtėsi nuk mund tė quhej normal.

    E kishin shtyrė dy javė ekzekutimin, jo pėr hir tė Sokratit por pėr nder tė Apolonit.

    Pėrse nuk mė ekzekutuat nė piskun e festės sė Dilosit, apo donit tė ruanit tė dlirė pamjen pėr sytė e drétėshkurtėrve?

    Vėrtet, o Apolon, atje ku je e nėse je, a tė duket pėrsėmbari vrasja e njė burri si unė nga turma qė mėton se ėshtė kampione e qytetėrimit? A nuk ėshtė kjo njė vrasje idioteske pėr Athinėn, pėr ty vetė dhe pėr diellin qė ndriēon botėn? Harruam lehtė se ti e soji yt olimpik jeni farė njeringrėnėse, keni fytyrė njeriu por kjo ėshtė vetėm njė maskė pėrbindshash.

    Po ti, o perėndesha mbrojtėse e qytetit, Athinaja me peshoren e artė nė dorė, nuk pate kohė tė shikoje atė panair marrėzie? Ńėr Orestin mėmėvrasės gjete kohė e rast ta mbroje nga mėria e Apollonit, por tani mbase the se nuk ia vlente tė merreshe me njė plak si unė. Tė merreshe, tė merreshe jo me mua por me drejtėsinė qė thua se mishėron.

    Mos nuk ishin tė kėnaqura zotat e Zeusi prej meje, se nuk u bėra mė tepėr flijime (qė, gjithėsesi, nuk ishin mė pak se ato tė mjaft qytetarėve tė nderuar) e ndaj sot mė duan kurban mua vetė? Nderimin njerėzor ju e matkeni me sasinė e gjakut qė derdhet nėpėr blatime. Gjykatarėt dhe paditėsit thanė se ju vura nė dyshim, o zota tė gjithėfuqishme, dhe unė i kundėrshtova pėr hir tuaj (mbase dhe pėr hir tė sė vėrtetės). Kurse ju mė tradhtuat... Pėr besė, ndoshta kėtu paditėsit kishin ca tė drejtė.

    Nata po tėrhiqej dhe mendimi i Sokratit bėhej mė i kthjellėt:

    Tani nuk kam kohė tė pendohem. E pėrse, pse bėra jetė tė ndershme? Sokrat isha, Sokrat jam e Sokrat do tė mbetem. Por ju, po vijuat kėshtu, vetė njerėzia do t’ ju zbresė nga froni.

    Mė thanė se prirem ndaj diturisė sė lartė, se dua tė hyj nė sfera tė ndaluara pėr vdekatarėt, por them se njė jetė nuk isha mė shumė se njė mėsues fshati, qė e di mirė se, sado shkolla tė hapen, populli ka gjithnjė nevojė pėr abetare. Populli them, jo thjesht e vetėm fėmijėt e klasės sė parė. Mė damkosėn si mendjemadh, duke mė e ngatėrruar edhe me sofistėt. Por e dėgjuat dhe vetė, o burra athinas, se vetė fatthėnėsi i Delfit ka thėnė se jam mė i dituri i njerėzve, qė unė nuk e besoj se jam vėrtet. E kur thashė “Kam vetėdijen e tė pamėsuarit tim”, e besoja dhe e besoj. Se qysh u futka nė kaplloqen e njė njeriu gjithė gjithėsia? E tėrė Athina e di thėnien time “Di njė gjė: qė nuk di asgjė”. Dhe, nėse dua ende tė jetoj, mė tepėr pėr hulumtimet e mia them.

    Mė hidhėruat e mė helmuat, por mos kujtoni se po largohem nga kjo botė pa i shijuar tė mirat e saj. Askush nuk e jetoi jetėn mė mirė e mė kėndshėm se unė. Pata privilegjin tė merrem me atė qė dėshiroja: diturinė dhe filozofimin. Gjysmėn e athinasve i pata miq. Shėtisja nė Agora por edhe lėndinave deri pėrtej nė Ilisia e Qifiso, mes gjelbėrimit e freskisė, vetėm apo me djelmosha tė hijshėm. Shijova verėrat dhe mjaltėt e Atikės, por ju e dini sa i pėrkorė isha: nuk e tepėrova dhe nuk u deha kurrrė nė simpoziumet ku tė tjerėt villnin poshtė tyezės. Dhe nuk jam mosmirėnjohės ndaj teje. Tė falėnderoj, Athinė, pėr gjithė sa bėre pėr mua. E nuk bėre pak. Shėrbimet e tua ndaj meje ishin mė tė mėdha nga dėmi qė po pėsoj. Isha qytetar me tė gjitha tė drejtat. I nderuar, edhe pse thashethemnaja mė rrethonte si mjegulla e mėngjesit. Por dielli i sė vėrtetės e treste shpejt mjegullėn dhe unė ecja me kokėn lart. Mė ngrite edhe nė ofiqe, qė tė drejtoj e tė gjykoj pėr punėt e pėrbashkėta. Mė dhe mundėsinė tė mėsoj e stėrvis njė varg djelmoshash qė u bėnė krenaria jote. Ti ishe dashuria ime mė e madhe, pas filozofisė. U pėrpoqa tė gdhend e lėmoj njė nga gurėt e faltores sate. Faleminderit, Athinė, mėma dhe njerka ime!

    Athina nuk matej me sasinė e njerėzve tė saj, me sa ishin pro e sa kundėr. Nuk donte tė mendonte pėr ata qė i bėnė keq, por dukej se nuk i kishte larė ende hesapet me ta:

    Nuk ma falėt pse isha njė kėmbėzbathur qė arrita tė hyjnė sallonet tuaja, madje, disa e kishin dhe e kanė pėr nder pėr afėrsinė e miqėsinė me mua. E nuk thatė asnjė fjalė pėr Aspasinė, gruan e Perikliut, qė ky e mori nga rruga dhe ajo shkroi mjaft fjalime tė tij. Ishte heterė, grua publike por e zonja, dhe unė kisha miqėsi tė ēiltėr me tė. Nuk e shaj as atė as tė tjerat, madje, i kam vlerėsuar mė shumė se ca qė shkojnė bėjnė qejf me to e pastaj pėshtyjnė. Pyesni mė mirė Teodotėn pėr kėtė gjė. Ato nuk dinė tė shtiren, tė dalin me dy fytyra, madje, pėrpiqen tė zbusin natyrat tuaja tė egra.

    Duke dėnuar Sokratin, kundėrshtarėt e tij kishin dėnuar Athinėn, qė do tė paguante haraē pėr shumė kohė.

    Ishte bir i njė mamie dhe njė mermergdhendėsi. Pėr veten thoshte se ishte mami e mendimeve tė tė tjerėve. I ndihmonte qė mendimet tė lindnin me mė pak dhimbje. Mėsoi mjeshtėrinė e babait, por nuk mendoi pėrmendore pėr veten. Gdhendi pėr tė tjerėt. Gdhendi dhe koka plot gdhėnj. Dhe atje lart, mbi kapitelet e Partenonit, ėshtė edhe njė skulpturė e tij, e periudhės kur ushtroi profesionin e babait. Anonime, por e dinė ata qė lartuan faltoren.

    …Zjarri pėrdhe ishte shuar. Miqtė nisėn tė dremisin, kur nga gryka e shpellės nisi tė shquante qielli blu i Atikės. Atėhere Sokrati u ngrit e tha:

    “Le tė bėjmė detyrėn tonė, tė pijmė me fund kupėn pėr shėndetin e drejtėsisė!”.



    1,2) citohen sipas librit “Apologjia e Sokratit” i Platonit.

    3) citohet sipas librit “Apologjia e vėrtetė e Sokratit” i Kosta Varnalit.

    Pėrkthimet janė tė autorit tė rrėfimit

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Venecia, nata finale e festivalit tė filmit
    Nga vaaldr1n nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2011, 02:56 PM
  2. Nata e fundit ne tirane
    Nga Erinaa nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2011, 01:12 PM
  3. Nata e parė e martesės, nė burg
    Nga Erlindi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 10:25 PM
  4. Nata e Bardhė, kėngė partizane dhe pėrqafime publike
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2007, 04:52 PM

Etiketat pėr kėtė Temė