ATHINE - Policia greke ka identifikuar tashmė autorin e masakrės sė plagosjes me kallashnikov tė 15 personave nė lokalin e natės nė Athinė mbrėmjen e djeshme. Po ashtu janė shuar tė gjitha dyshimet, dhe ai ėshtė shtetasi shqiptar Arben Glodiani 35 vjeē, i cili vijon tė jetė nė kėrkim nga ana e policisė.

Mediat greke kanė publikuar edhe fotografinė e shqiptarit, i cili nė zonėn e Makrolimanos nė Athinė, plagosi me kallashnikov nė njė klub nate 15 persona, 3 prej tė cilėve nė gjendje tė rėndė.

Sipas policisė helene, 35 vjeēari shqiptar ėshtė etiketuar me rrezikshmėri tė lartė, ku nga verifikimet ka rezultuar se ai ėshtė njė person me precedentė tė mėparshėm penalė.

Mėsohet se ai ėshtė i dyshuar edhe pėr dy precedentė tė mėparshė, ku mė 6 nėntor ėshtė pėrfshirė nė njė konflikt nė njė kafene nė zonėn e Agios ndėrsa nė fund tė tetorit tė po kėtij viti ėshtė autori i tė shtėnave me armėnė njė bar.

Sipas raportit balistik, arma kallashnikov qė Glodiani pėrdori nė lokalin e natės nė Mikrolimano ėshtė e ndryshme nga ajo e sulmit nė fund tė tetorit dhe kjo sipas policisė greke nėnkupton se ai ka tė paktėn dy armė nė posedim tė tij.

Autoritetet greke vijojnė operacionet pėr arrestimin e Glodianit, ku gjatė ditės sė sotme janė ushtruar kontrolle nė banesat ku shqiptari ka qėndruar kohėve tė fundit, ndėrsa postblloqe janė ngritur nė tė gjitha hyrje-daljet e Athinės.





Po sot, mediat greke publikuan edhe videon nga masaskra e njė nate mė parė, ku duket shqiptari qė del nga lokali i natės me armė nė dorė, menjėherė pasi ka qėlluar me breshėri ndaj klientėve dhe punonjėsve tė lokalit.

Sipas dėshmitarėve, shqiptari pėrpara se tė qėllonte me breshėri, ėshtė shprehur “Sot tė gjithė do tė vdesin. Tani do tė ketė gjak." Po tė njėjtėt dėshmitarė, tregojnė se pas sulmit shqiptari, iku u largua me njė automjet taksi, ku edhe shoferi i kėsaj tė fundit ėshtė shpallur nė kėrkim.

Hetimet e para tė policisė helene bėjnė tė ditur se sulmi i shqiptari dyshohet tė ketė ardhur pas debateve qė autori pati me njė vajzė me tė cilėn ndodhej nė lokalin e natės.






Burimi: Shqiptarja.com