Numri i femrave qė kanė udhėtuar drejt Sirisė dhe Irakut pėr t’u martuar me ekstremistėt e ISIS-it, shkon nė disa qindra, madje disa dhjetra janė nga Europa.

Luftimet e ashpra dhe situata e krijuar e bėjnė tė pamundur marrjen e informacioneve se si ėshtė tė jesh gruaja e njė xhihadisti, ndaj e vetmja mėnyrė pėr ta mėsuar kėtė janė rrjetet sociale.

Pikėrisht nė njėrin prej tyre, njė mjeke malajziane poston vazhdimisht detaje nga jeta e saj si bashkėshorte e njė ekstremisti marokien tė ISIS-it.

E vetėquajtur “Shams”, mjekja 26-vjeēare braktisi jetėn e qetė nė vendlindjen e saj pėr t’iu bashkuar kalifatit. Nė fotot e publikuara prej saj nė Twitter ndodhet edhe ajo e ceremonisė martesore e shoqėruar me mbishkrimin: “Bashkė pėrgjithmonė, deri kur martirizimi tė na ndajė”.

Mė tej nuk mungon as humori. “Pas shumė mesazheve qė kam marrė, po postoj njė ‘selfie’ timen dhe tė bashkėshortit tim”. Ky ėshtė shėnimi qė shoqėron fotografinė e njė statoskopi tė mbėshtjellė rreth njė kallashnikovi.

“Shams” thotė se ka udhėtuar nė Siri nė shkurt tė kėtij viti dhe se ishte e emocionuar qė do tė martohej me njė xhihadist, pavarėsisht se nuk e kishte takuar asnjėherė mė parė dhe as e fliste gjuhėn e tij.

Pjesa mė e madhe e publikimeve tė saj pėrkufizojnė marrėdhėnien martesore me xhihadistin e saj. Pėr momentin ėshtė e pamundur verifikimi i vėrtetėsisė sė pretendimeve tė 26-vjeēares.


Burimi: Top-Channel