Shumė personazhe tė famshėm, veēanėrisht gra, nuk do tė ndiheshin fare mirė po tė shfaqeshin nė ekran pa grimin e duhur. Por, dikush sė fundmi, nga bota e yjeve tė kinematografisė, ka zgjedhur tė shfaqet ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė.

Kjo ėshtė Jennifer Aniston. Aktorja sapo ka mbushur 45 vjeē dhe nė rolin e saj tė fundit pėr filmin “Cake” (Torta), gjatė gjithė skenave shfaqet e pagrimuar. Aniston jo vetėm qė shmangu vendosjen e ēdo lloj elementi grimues nė fytyrė, por zgjodhi gjithashtu tė shfaqet me ngjyrėn e flokėve tė saj natyral.

Dhe, me kėtė zgjedhje origjinale, ajo ka ndryshuar tėrėsisht pamjen e saj. Aktorja madje ėshtė shprehur se, duke shkuar ēdo ditė nė shesh xhirim e pagrimuar, ėshtė ndjerė mrekullisht mirė, kaq ėndėrrimtare dhe shumė e ēliruar.

Nė njė intervistė pėr “Vanity Fair”, ajo ėshtė shprehur se e ka shijuar shumė lirinė e njė roli pa “make-up”, sepse kėshtu ėshtė edhe vėrtetėsia e jetės. “Si gra, ne e ndiejmė se na duhet tė jetojmė ēdo ditė me tė papriturat, edhe kur shkojmė para kamerave, edhe kur shkojmė pėr nė supermarket”, shprehet Aniston.

Me kėtė pamje, padyshim qė ne shohim Jenniferin nė njė version krej ndryshe, por gjithsesi ajo duket e bukur.

Keira Knightley, aktorja e famshme e Hollivudit, gjithashtu ka shprehur njė qėndrim tė sajin pėr imazhin e gruas. Ajo ka zgjedhur tė pozojė “topless” pa Photoshop, duke protestuar kėshtu ndaj zgjedhjeve komerciale pėr tė shitur imazhin e gruas pėr diēka qė nuk ekziston nė tė vėrtetė.

“Unė mendoj se trupat e grave janė njė fushėbetejė, ku fotografi ėshtė pjesėrisht fajtor nė kėtė krim”. Aktorja e filmit “Imitation Game” u fotografua pėr njė intervistė nė muajin gusht, por vetėm ditėt e fundit ajo zbuloi se, shkrepjet e Patrick Demarcherlier ishin njė protestė kundėr imazhit jo real, nė tė cilin po vendoset sot gruaja, veēanėrisht pėrpara syve tė publikut.

Ėshtė e qartė qė nė kėtė kopertinė, Keira nuk ka zbukluar gjoksin e saj me qėllimin pėr tė joshur meshkujt. E fuqishme? Po. E fortė? Po. Feministe? Absolutisht po.

Dhe nė modė nuk ka rregulla - thotė artisti Christopher Williams. Gjatė prezantimit tė linjės sė produkteve tė lumturisė “The Production Line of Happiness”, nė njė ekspozitė nė Muzeun e Artit Modern nė Nju Jork, ai ka paraqitur fotografinė e njė gruaje tė veshur me tė brendshme transparente, me shputat e kėmbėve tė papastra dhe me njė pamje qartėsisht tė dukshme pėr syrin, e pa prekur nga Photoshopi.

“Gjithēka mund tė serviret si njė imazh fantazie, mjafton ta vendosėsh nė kontekstin e duhur”, thotė Williams. Shumė nga fotot e tij janė tė kompozuara specifikisht qė tė duken si reklama, por me njė prekje fine.