Flamuri kuqezi nė mort e gėzim nuk mungon asnjėherė nė familjet shqiptare nė Kosovė. Kjo traditė vazhdon edhe sot kur Kosova ka simbolet e veta shtetėrore.

Nė Kosovė ekziston njė shprehje: “Dasmė pa flamur nuk bėhet”, e cila mjafton pėr tė vėrtetuar faktin se flamujt nė shtėpitė e shqiptarėve nuk ngrihen vetėm pėr festa, por sa herė qė i zoti i shtėpisė ka gėzim.

Etnologu Bashkim Lajēi shpjegon se gjatė ritit tė dasmės, mesazhi kryesor dhe simbolika qė pėrcjell flamuri ėshtė bashkimi.

“Flamuri nė dasma pėrpos elementeve tė tjera, sepse ka edhe elemente qė i janė vendosur si pėr shembull molla qė simbolizon ēiftin e ri, pėrfaqėson bashkimin nė kuptimin e rezistencės dhe kuptime tė tjera. Qė do tė thotė njė unitet i pėrbashkėt. Ky ka qenė elementi parėsor i vendosjes sė flamurit dhe i pėrdorimit tė tij nė dasma”, tregon Lajēi.

Tradita e do qė dasmorėt edhe sot nė ēdo dasmė, sado moderne, tė mos nisen kurrė pėr tė marrė nusen pa personin qė mban flamurin. Dhe ky person, i njohur ndryshe si bajraktari, zgjidhet mbi disa karakteristika: i fortė dhe i ri. Pra, dikush qė simbolikisht ėshtė i aftė ta mbrojė flamurin.

“Bajraktari ka rėndėsinė e vetė, sikurse i zoti i dasmės. Bajraktari gjithmonė ka prirė. Do tė thotė se e ka pasur flamurin dhe ėshtė munduar si nė beteja e si nė dasma tė jetė njė njeri qė nuk dorėzohet, qė nuk e lėshon flamurin dhe qė ėshtė konsistent e rezistent ndaj ēfarėdo sfide qė mund tė pėrballet”, sqaron Lajēi.

Gjatė regjimit serb, tradita nuk ėshtė ndėrprerė. Edhe nė kohėn e shtypjes mė tė egėr, flamuri ėshtė mbajtur fshehurazi, por ka ndodhur qė bajraktari i njė dasme jo pak herė tė jetė keqtrajtuar nga forcat serbe.

Nė kohėn kur dasmorėt qėndrojnė nė shtėpinė e nuses, zhvillohen edhe lojėra tė ndryshme popullore si lloj provokimi pėr bajraktarin qė ta dorėzojė flamurin.

Pėrveē Kosovės, njė fenomen i tillė sipas etnologėve vazhdon kudo nė trojet shqiptare tė cilat kanė mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Pas shpalljes sė pavarėsisė nė Kosovė, pėrveē flamurit kombėtar ėshtė kthyer nė traditė edhe vendosja e flamurit shtetėror tė Kosovės.

Por, sipas etnologut Lajēi, prezenca e flamurit kombėtar nė dasma ka rėndėsi tė veēantė, tė pakrahasuar me atė shtetėror pėr shkak tė historisė, simbolikės e motivit dhe si i tillė bėn tė pamundur qė tradita tė ndryshojė.


Burimi: Top-Channel