Sydney - 16 orėt e tmerrit pėr qytetarėt australianė pėrfunduan me tė shtėna mes policisė dhe radikalit iranian dhe njė shpėrthimi. Mediat australiane bėjnė tė ditur se nga shkėmbimi i zjarrit kanė mbetur tre persona tė vrarė, ndėrsa dyshohet se njėri prej viktimave ėshtė edhe pengmarrėsi Man Haron Monis. Ndėrkohė qė raportohet se 2 persona tė tjerė janė plagosur dhe ndodhen nė gjendje tė rėndė.

Ėshtė ende e paqartė nėse viktima e dytė dhe tė plagosurit janė nė radhėt e policisė apo nga pengamarrėsit.


40 persona pėr 16 orė u mbajtėn pengje

Sipas mediave ndėrkombėtare mendohet se nė lokal janė mbajtur peng fillimisht rreth 40 persona pjesėtarė tė stafit dhe klientė tė kafenesė, ku 5 prej tė cilėve janė liruar pas disa orėsh negociata me policinė, ndėrsa 6 tė tjerė pak minuta para se tė pėrfundonte gjithēka. Gjithashtu bėhet e ditur se pengmarrėsi ėshtė iraniani Manteghi Bourjerdi, i cili ka mbėrritur nė Australi nė vitin 1996, ku fill pas kėsaj ka ndryshuar edhe emrin nė Man Haron Monis.

Ajo ēka ėshtė edhe mė shqetėsuese pėr autoritetet austrialiane ėshtė se dyshimet pėr njė sulm tė mundshėm terrorist shtohen nga fakti se autori nė njė nga dritaret e lokalit ka shfaqur njė flamur tė zi islamik me disa mbishkrime nė tė. Nė flamur shkruhet “Nuk ka zot tjetėr perveē Allahut” dhe “Muhamedi ėshtė i dėrguari i Zotit”, e sipas tė dhėnave i pėrket grupit ekstremist Jabhat al-Nusra, qė lufton kundėr qeverisė sė Assad nė Siri.

Jo vetėm kaq por siē raportojnė mediat ndėrkombėtare, nga marrja nė pyetje e pengjeve tė liruar, mėsohet se autori ka vendosur edhe 4 bomba, ku 2 prej tyre nė ambientet e brendshme tė lokalit dhe 2 nė pjesėn e jashtme tė tij.

Pėrmes pengjeve tė liruar autori, i ka kėrkuar policisė, tė shpaloset njė flamur i radikalėve islamikė tė ISIS si dhe njė telefonatė me kryeministrin Abbott. Kėrkesat e tij pengmarrėsi i ka bėrė pėrmes pengjeve tė liruar.

Ndėrkohė tensioni vazhdon tė mbetet i lartė, ndėrsa policia australiane e ndodhur nė vendngjarje, vijon operacionin me qėllim shpėtimin e pengjeve dhe lėnien e tyre tė lirė.










Burimi: Shqiptarja.com