Receta Gatimi

Kėrcėnime pėr sulme ndaj kinemave nėse shfaqet “The Interview”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Cool Kėrcėnime pėr sulme ndaj kinemave nėse shfaqet “The Interview”



    Autoritetet amerikane po minimizojnė kėrcėnimet e njė grupi tė fshehtė hakerėsh pėr tė sulmuar kinematė qė do tė shfaqin filmin-komedi qė vė nė lojė udhėheqėsin e Koresė sė Veriut, Kim Jong Un pėrmes njė komploti pėr vrasjen e tij.

    Grupi i ėshtėquajtur “Gardianėt e Paqes” publikoi tė martėn njė deklaratė ku premtonte njė “fat tė hidhur” pėr ata qė shohin filmin “The Interview”, “Intervista”, qė pritet tė dalė nė kinema mė 24 dhjetor, njė ditė para Krishtlindjes.

    Departamenti amerikan i Sigurisė Kombėtare thotė se po analizon mesazhin, por kėmbėngul se nuk ka informacine tė besueshme pėr tė lėnė tė kuptohet se do tė ketė ndonjė sulm ndaj kinemave.

    Premiera e filmit nė qytetin e Nju Jorkut ėshtė anuluar pas kėrcėnimeve tė djeshme nga grupi i hakerėve. Dy aktorėt kryesor nė film, Seth Rogen dhe James Franco anuluan tė martėn njė konferencė shtypi. Nė film ata, luajnė rolet e dy gazetarėve televizivė tė cilėt janė rekrutuar nga CIA pėr t’i bėrė atentat udhėheqėsit tė Koresė sė Veriut.

    Kėrcėnimet nga grupi Gardianėt e Paqes vijnė pas publikimit tė mijėra e-mail-ve private qė grupi ka arritur tė sigurojė duke u futur nė kompjuterat e studios “Sony Pictures”. Pėrmbajtja e shumė prej tyre me shprehje fyese ndaj yjeve tė hollivudit, ka nxitur drejtuesit e kompanisė tė kėrkojnė ndjesė.

    Grupi i hakerėve po ashtu grabiti dhe ka publikuar nė internet skenarė filmash, memorandume dhe informata personale tė punonjėsve tė kompanisė. Ish punonjėsit e “Sony Pictures” dhe ata aktualė kanė hedhur nė gjyq kompaninė lidhur me daljen e informacionit, duke thėnė se Sony nuk kishte mbrojtur si duhet sistemet e veta kompjuterike apo paralajmėruar punonjėsit pėr rrjedhje tė informacionit.

    “Sony Pictures” thotė se do tė shfaqė filmin ashtu siē ishte planifikuar, por nuk do tė ankohet nėse disa kinema anulojnė shfaqjen. Tė paktėn njė rrjet kinemash e kanė anuluar shfaqen e filmit.

    Koreja e Veriut e ka dėnuar me forcė filmin komik si njė akt terrorist dhe i ka bėrė thirrje kompanisė Sony ta tėrheqė filmin. Pheniani e ka cilėsuar grabitjen sistemit kompjuterik dhe publikimin e informacioneve si veprim tė drejtė por ka thėnė se nuk ka gisht nė tė.


    VOA

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Shume interesante po vete kjo Sony vs Korea

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shfaqet njeriu hardhuce
    Nga URTESIA nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-04-2012, 09:22 PM
  2. Kia Sportage shfaqet edhe zyrtarisht
    Nga Kliton nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2010, 08:00 PM
  3. Adobe paralajmėron pėr sulme ndaj Reader dhe Acrobat
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2009, 08:29 AM
  4. Shfaqet pamja e Kia Cadenza
    Nga aurel nė forum Makina dhe Motorra
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 08:49 PM
  5. Windows 7 shfaqet nė eBay
    Nga aurel nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 08:31 PM

Etiketat pėr kėtė Temė