Zyra e Bashkimit Evropian dhe pėrfaqėsuesit e shteteve tė anėtare tė BE-sė nė Kosovė, u kanė bėrė thirrje tė martėn institucioneve tė Kosovės qė tė angazhohen pėr tė luftuar dukurinė e emigrimeve tė paligjshme. Ata diskutuan edhe me pėrfaqėsuesit e policisė sė Kosovės pas shqetėsimeve pėr rritjen e numrit tė qytetarėve tė Kosovės qė po largohen nga vendi pėr tė udhėtuar pėr nė Bashkimin Evropian, madje edhe duke kaluar nė rruge tė paligjshme kufirin pėr nė vendet e BE_sė.

Thomas Gnocchi, ushtrues i detyrės sė shefit tė zyrės sė BE-sė nė Kosovė, tha se sistemi i strehimit nė BE “ekziston pėr qytetarėt qė i ikin pėrndjekjes ose rrezikut tė madh nė vendin e tyre dhe tė cilėt kanė nevojė pėr mbrojtje ndėrkombėtare. Nė rastin e Kosovės, ka shumė pak gjasa qė aplikimet pėr strehim tė pranohen. Ēdo vendim pėr dhėnien ose jo tė azilit ėshtė individual, mirėpo duhet pėrmendur se shumica e aplikimeve pėr strehim nga Kosova refuzohen dhe qytetarėt kthehen nė atdhe. Qytetarėt e Kosovės, pėrfshirė kėtu romėt, ashkalitė dhe egjiptasit, rrezikojnė qė tė bėjnė shpenzime tė konsiderueshme vetėm pėr t’u kthyer sėrish nė Kosovė, por mbesin edhe mė tė varfėr pas kthimit”, citohet tė ketė thėnė zoti Gnocchi, duke nėnvizuar se kėrkesat pėr strehim janė tė dėmshme edhe pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr Kosovėn.

Sipas tij, Bashkimi Evropian me shqetėsim vė re “pėrfshirjen e grupeve trafikante tė organizuara dhe kriminale, tė cilat shfrytėzojnė rastin tė pėrfitojnė nga dėshpėrimi dhe nga gatishmėria e disa qytetarėve pėr tė shkuar nė vendet e BE-sė. Pėr kėtė, u bėjmė thirrje autoriteteve tė Kosovės qė tė angazhohen fuqimisht e tė merren me kėto grupe kriminale”.

Diplomatėt evropian nė Prishtinė i kėrkuan qeverisė sė re qė “tė merret edhe me faktorėt shtytės pėr kėtė migrim. Njerėzit kanė nevojė pėr punė qė tė kenė tė ardhme. Nė veēanti, ata persona qė ndihen tė margjinalizuar dhe tė diskriminuar, grupet minoritare, kanė nevojė pėr pėrkrahjen e qeverisė. Kosova duhet tė rrisė pėrpjekjet e saj pėr integrimin dhe ri integrimin e tyre socio-ekonomik”.

Ndonėse nuk ka tė dhėna tė sakta pėr numrin e personave qė dėshirojnė, apo pėrpiqen tė largohen drejt vendeve tė BE-sė, organet e rendit pohojnė se nė muajt e fundit ėshtė shėnuar njė rritje e pėrpjekjeve tė tilla.

Autoritetet thonė se grupe qytetarėsh po e shfrytėzojnė territorin e Serbisė pėr tė kaluar nė Hungari dhe prej andej nė ndonjėrin nga vendet e tjera tė Bashkimit Evropian, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.


VOA