Receta Gatimi

Nė kujtim tė Charlie Hebdo! Shkrim nga Ben Blushi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Komente Nė kujtim tė Charlie Hebdo! Shkrim nga Ben Blushi



    Pas linēimit tė gazetės Charlie Hebdo njė gjė ėshtė e sigurt: nesėr Europa nuk do jetė me ajo qė ishte dje.

    Nė njė ditė si kjo, kur e fundmja dhe mė e pamundura gjė qė mund tė kesh ėshtė shpresa, unė besoj se maskat mesjetare qė masakruan Charlie Hebdo, duke dashur tė vrasin frymėzimin, pasionin pėr tė ndryshmen dhe shpirtin e lire e antikonformist, nė tė vėrtetė na kanė dhėnė shpresė. Shpresoj qė ato e kanė zgjuar Europėn nga gjumi. Tė paktėn kėshtu besoj. Ose kėshtu do doja tė besoja.

    Si dikush qė ka punuar nė njė gazetė, unė mund tė imagjinoj ēdo tė thotė tė jesh duke shkruar dhe njė njeri me kallashnikov tė tė vijė tek koka dhe tė tė hedhė trutė nė erė sepse beson qė ajo qė ti po shkruan rrezikon civilizimin dhe identitetin e tij.

    Me siguri maskat kanė ndjerė njė ethe triumfi duke kaluar nga njė trup nė tjetrin, nga njė kokė e shpuar nė tjetrėn, ndėrsa ata qė po vriteshin, tė hutuar dhe pastaj tė poshtėruar nga pamundėsia pėr t’u mbrojtur kanė ikur pa patur kohė tė mendonin.

    Por ne na takon tė mendojmė edhe pėr ta.

    Sot ėshtė dita e gabuar pėr tė thėnė tė vėrtetėn e hidhur sepse zakoni e do qė nė funeral nuk thuhet e vėrteta pėr tė humburin dhe aq mė pak pėr viktimėn. Por nuk mund tė mos them diēka pėr sa kohė qė besoj se Evropa ėshtė deri diku pėrgjegjėse pėr vrasjen e Charlie Hebdo pėr shkak tė apatisė, lodhjes, pėrgjumjes dhe humbjes sė busullės nė njė botė e cila ėshtė bėrė kaq e pasigurt dhe e rrezikshme edhe pėr kėto arsye.

    Pėr ne qė jetojmė nė cep tė kontinentit duket tejet dramatizuese dhe e shtirur tė qajmė mė shumė se ē’duhet pėr fatet e Evropės, ndėrkohė qė kushdo do kishte tė drejtė tė mė thoshte: ēa thua, ne kemi hallet tona dhe ato s’janė pak. Por kujtdo qė nė mėnyrė legjitime mund tė ma bėjė kėtė pyetje dua t’i them: a mund ta imagjinosh se ēfarė hallesh do kemi sikur Evropa tė masakrohet, tė vritet dhe tė zhduket, njėlloj si Charlie Hebdo?

    Ēfarė ndodh me njė varkė nė mes tė detit kur sheh se bregu drejt tė cilit ka 100 vjet qė udhėton sapo shfaqet, zhduket dhe humb nė fund tė ujit? Ja kjo do tė ndodhte me ne, nėse bregu ikėn, zhbėhet dhe fundoset. Natyrisht ne s’mund tė bėjmė mė shumė ose ndoshta s’mund tė bėjmė asgjė sepse nė njė funeral tė mbushur me ulėrima, ankimet e vogla nuk dėgjohen.

    Megjithatė ne qė jemi sot nė varkė dhe prej aty shohim se si bregu lėviz, tronditet dhe nga tronditja mund tė zhduket, kemi tė drejtė tė kemi frikė dhe tė pyesim: Ēfarė ka qė nuk funksionon me civilizimin tonė? Po me demokracinė tone tregtare? Pse nuk e duan? Pse duan ta fundosin? Pse duan ta vrasin apo ta ndryshojnė deri aty ku mos tė jetė mė ajo qė ishte? Kush janė ata qė duan ta shfarosin?

    Ajo qė mendoj ėshtė edhe mė e rėndė: Ata jemi ne.

    Maskat islamike qė vranė Charlie Hedbon me siguri janė fėmijė emigrantėsh tė lindur nė Evropė, ashtu siē janė shumica e ithtarėve tė ISIS nė Siri, ashtu si xhihadisti Xhon qė nė pesė muaj ka prerė pesė koka gazetarėsh duke i shpallur vrasjet e veta si kronika bujqėsore me njė anglishte tė kulluar londineze. Kjo do tė thotė se ata qė e pėrbuzin dhe e rrezikojnė civilizimin qė kemi, kanė lindur kėtu. Ata janė ne. Ata janė evropiane qė nuk e duan Evropėn.

    Edhe maskat e Charlie Hebdo janė francezė. Ata nuk kanė ardhur nga Siria, as nga Iraku as nga shkretėtira. Ata kanė lindur nė Francė, kanė mėsuar gjuhėn nė shkolla franceze kanė shijuar lirinė dhe tė drejtėn e punės njėlloj si francezėt e tjerė.

    Nga dolėn ata pra?

    Besoj se e di nga dolėn. Nga depresioni, nga papunėsia, nga korrupsioni, nga ngathtėsia, nga mungesa e ideve, nga cektėsia e liderėve, nga ngutja pėr nėnshtrim financiar, nga arroganca injoruese e Evropės sė veriut ndaj Evropės sė jugut, nga nevoja qė njė pjesė e kontinentit ka pėr tė dominur pjesėn tjetėr, nga eksperimentet e pafundme fiskale, nga polarizimi, nga pabarazia, nga kurrnacėria, nga austeriteti i stėrzgjatur, i padobishėm dhe kėrcėnues qė po e shndėrron nė treg atė qė dikur ishte krijuar pėr tė qenė njė shtėpi.

    Dallimet kulturore nė Evropė sot janė kthyer nė dallime pasurie. Unė jam i pasur, ti je i varfėr. Prandaj duhet tė bindesh. Suvaja e solidaritetit ka plasur duke lėnė shumė tė ēara pėrmes tė cilave hyjnė maskat e Charlie Hebdos. Kjo ėshtė e vėrteta. Evropa po ushqen ata qė nuk e duan duke u hequr bukėn atyre qė e duan. Dikur ajo krijonte kundėrshtarėt e vet dhe kjo ishte demokraci. Sot ajo po krijon armiqtė e vet dhe kjo ėshtė barbari. Me naivitet mund tė thoshte kushdo. Me mediokritet do tė ishte mė e vėrtetė tė thuhej.

    Nga ana tjetėr do tė ishte e gabuar, e cekėt dhe justifikuese tė thuash se islami ėshtė nė njė fazė revolucionare, anarshiste, marksiste dhe prandaj reagon dhunshėm duke vrarė Charlie Hebdon. Unė them se jo. Ose, nėse pajtohem pjesėrisht, them se kjo ėshtė e vėrtetė vetėm pjesėrisht.

    Islami qė masakroi Charlie Hebdon mund tė ketė gene arabe, por ai ėshtė rritur nė Evropė. Ai ėshtė islam evropian. Aty ka mėsuar tė flasė, tė lexojė, tė punojė dhe tė reagojė. Ai i ngjan kėrpudhės. A do tė kishte kėrpudha nėse pemėt nuk do tė bėnin hije?

    Islami qė vrau Charli Hebdo nuk ėshtė vetėm mall importi. Ai ėshtė hibrid sa ē’ėshtė edhe klon. Ai jeton nė Evropė dhe ushqimi i tij i pėrditshėm ėshtė papunėsia, mjerimi, pabarazia dhe mungesa e shpresės. Disa evropianė me rracė dhe identitet tė ndryshėm reagojnė duke vrarė gazetarėt, ndėrsa disa tė tjerė reagojnė si grekėt duke vrarė partitė e tyre tradicionale. Siē po ndodh.

    Nė njė kuptim tė gjithė antievropianėt evropianė po reagojnė kundėr tė njėjtit shkak, me mjete tė ndryshme, por me pasoja tė ngjashme. Nėse njė i papunė, njė i mjerė dhe i pashpresė nė Greqi do tė ishte kishte gene tė tjera kulturore edhe ai do tė ishte kthyer nė maskė islamike si streha mė e sigurt pėr tė mbrojtur veten. Grekėt kanė zgjedhur tė zgjedhin njė parti antievropiane dhe unė nėse do isha grek do tė kisha bėrė si shumica e tyre sepse nuk do gjeja rrugė tjetėr pėr tė kthyer nė shtėpi atė qė po kthehet nė treg. Natyrisht nuk do kisha vrarė njeri, por do kisha votuar pėr tė vrarė njė sistem. Ndoshta paskėtaj, mendojnė grekėt, vjen shpresa siē vjen njė shpėtim nga njė mbytje.

    Ndoshta, them dhe unė, i prirur tė besoj se kujtimi i dhimbshėm i Charlie Hebdos na jep shpresė sepse maskat qė e vranė kanė njė veti qė fytyrat nuk e kanė: ato duhet t’i zhveshėsh para se t’i njohėsh. Dhe Evropa ndoshta do tė zgjohet pėr t’i njohur. Shpresoj shumė.

    Nė kujtim tė Charlie Hebdo dhe tė gjitha kujtimeve tė ngjashme qė nuk dua t’i kem.


    /Ky shkrim ėshtė shkruar pėr lapsi.al/

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Njė ndėr sulmet mė tė rėnda terroriste!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rekord i ri pėr shkrim tė SMS
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-08-2010, 12:09 PM
  2. Karaktere per Shkrim - Art
    Nga EMAUS nė forum Software - Programe pėr Kompjuter
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2009, 06:19 PM
  3. Blushi ripėrsėrit nevojėn pėr tė hyrė nė Kuvend
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2009, 10:54 AM
  4. Viagra, emri qe do ngelet thjesht kujtim!
    Nga ReniX nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2008, 02:02 PM

Etiketat pėr kėtė Temė