Pse dhe si u vra Isa Boletini nė Podgoricė, mė 23 Janar 1916


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Ide Pse dhe si u vra Isa Boletini nė Podgoricė, mė 23 Janar 1916

    Receta Gatimi




    Nė bazė tė argumenteve arkivore shkaqet pėr vrasjen e Isa Boletinit janė tė shumta dhe tė programuara prej argjeturave ruse, serbe, malazeze…. Rrėnjėt e kėtij orientimi pėr t`i privuar nga jeta patriotėt shqiptarė janė orientim i vjetėr, jo vetėm i osmanlisė por edhe i pretnduesve tė trojeve etnike shqiptare.

    Pas shpėrnguljes sė madhe shqiptare mė 1877/78, pas vendimeve tė padrejta tė Kongresit tė Berlinit, nė Vilajetin e Kosovės, do tė krijojhet njė fuqi urrejtėse ndaj Principatės sė Serbisė. Ajo fuqi urrejtėse ishin MUHAXHIRET, qė ishin detyruar t`i lėshojnė trojet e veta tė Sanxhakut tė Nishit, Pirotit dhe viseve tjera shqiptare, si pasojė e luftės Turko-Serbe mė 1877.

    Pas koloniziomit tė Sanxhakut tė Nishit me kolonė sllavė, mė 1889 nė tėrė Vilajetin e Kosovės, sidomos popat serb, do tė inicojnė nepėr enklavat serbe, festimin e pėrvjetorit tė Luftės inekzistente tė Kosovės tė vitit 1389.

    Organizimi kryesor qė do tė ekspozohet edhe me provokacione mė 1889 nė Mitrovicė. Provokimet do tė ndodhin edhe nė Prishtinė dhe Pejė, aty ku ishin tė koncentruar priftėrinjėt sllavė. Me qė nė Mitrovicė, disa muhaxhirė qė ishin buzė vdekjes nga uria, do tė provokohen nga katėr tė rinj serbė, njerin prej tė cilėve muhaxhirėt e Toplicės, do ta vrasin. Pas kėsaj vrasje, nė Vilajet do tė ngritet shumė zhurmė dhe akuza kundėr shqiptarėve, sa qė do tė shkojė nė Mitrovicė edhe valiu qė rrinte nė Shkup. Me ardhjen nė Mitrovicė, valiu do tė takohet me njė tė ri, qė kishte krijuar autoritet nė tėrė Shqiptarinė me burrėri, sinqeritet dhe sakrificė. Ai quhej Isa Boletini. Valiu duke u bazuar nė autoritetin e tij, nė xhami tė Mitrovicės do t` i drejtohet Isa Boletinit: “Ata qė nuk janė shqiptarė, pėr siguri personale dhe familjare, janė nė BESEN tėnde”. Dhe Isa Boletini, do ta pranonte kėtė sepse si nga serioziteti, orientimi familjar, nga pjekuria e hershme dhe pasuria qė e kishte, mendonte se do t’i` dali zot detyrės sė besuar nga Valiu. Valiu i Kosovės ia kishte besuar Isa Boletinit kėtė detyrė sepse ai nė radhėt e muhaxhirėve ishte shumė i respektuar, sepse kishte pasuri dhe i kishte strehuar muhaxherėt nė tė gjitha viset e Kosovės e mė gjerė.

    Si u vra konzulli i parė serb nė Kosovė mė 1890

    Pikėrisht njė vitė mė vonė, Isa Boletini ishte nė vizitė nė Prishtinė dhe rrethinė, pėr ēėshtje tė shitjes sė gurėve ttė mullirit, me cilėt nuk kishte konkurencė jo vetėm nė Vilajet. Po atė ditė, qė ishte Isa Boletini nė Prishtinė, konzulli i Serbisė do ta provokojė njė muhaxhir duke e fyer. Muahxheri ishte me disa shkopinjė nė krah, ndėrsa pushken e kishte ndėr shkopijė. Kur konzulli Lluka Marinkoviq, iu drejtua me fjalė fyese, shqiptari muhaxher, i hedhi shkopijtė nė tokė, dhe pėr njėherė e mori nė shenjė konsullin, i cili u vra nė prag tė konzullatit. Kuptohet se agjenturat e ruse, serbe dhe austriake, do ta akuzojnė Isa Boletinin se kinse ai i kishte nxitur muahxherėt tė ndermarrin hapin e tillė. Mos tė harrojmė se deri mė 1903 Serbia dhe Austro-Hungaria ishin nė miqėsi politike dhe mbrėtrore.

    Nė “Besa Besėn” e Haxhi Zekės, Serbia dhe Rusia dhe disa shtete tjera qė pėr bazė kishin “luftėn kundėr islamizmit”, e shihnin kundershtarin kryesor tė zgjimit nacional tė shqiptarėve. Prandaj mė 1902 do tė oragnizojnė likuidimin e patriotit Hazhi Zeka nė Pejė. Kjo ngjarje e kishte tronditė Isa Boletinin sepse ai kishte nė BESA-BESE me shumė patriotė tė tjerė pėrkrahė Haxhi Zekės. Dhe njė vit mė vonė nė Rrafshin e Kosovės , sidomos nė Vushtri do tė shprethej nė kryengritje shqiptare e cila mori permasa edhe nė Mitrovicė. Aty, konzulli rus Shēerbini (1903) nuk do tė qėndrojė nė detyren konzullare neutral, por do tė merrė poziten e komandimit tė ushtrisė gjakatere osmane. Shqiptarėt duke e vrejtė kėtė qendrim tė konzullit do t’ia kthejnė pushken dhe do ta vrasin. Edhe pėr kėtė vrasje do tė akuzohet Isa BOLETINI, si nga Peterburgu ashtu edhe nga Beogradi dhe Satmboli, konkludojnė argumentet arkivore.

    Pas kryengritjeve shqiptare nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Shkodrės 1910-1911 , Isa BOLETINI njė kohė do tė STREHOHET nė Podgoricė duke bashkėpunuar me “Komitetin e Fshehtė” shqiptar. Pastaj, nė Kryengritje shqiptare nė tėrė Vilajetin e Kosovės, mė 1912 ISA Boletini do tė shquhet edhe si strateg edhe si donator, blerės i armėve, sidomos nga tregtarėt serbė, sepse kishte para. Pas ēlirimit tė Kosovės (marsi – gusht 1912), nga Kulina e deri nė Caralevė, nga Kaēaniku e deri nė Shkup, Isa Boletini do tė shquhet si gjeneral i devotshem i Hasan Prishtinės, qė ishte ideator i luftės ēlirimtare. Edhe pėr kėtė EKSPOZIM nė luftė Isa BOLETINI do tė mirret nė shenjsetėr nga: Serbia, Rusia, Austro-Hungaria, Franca dhe Stambolli. Nė fund tė tetorit 1912 Isa Boletini do tė reagojė te Fuqitė e Mėdha kunder okupimit tė trojeve shqiptare. Eshtė e vertetė se nė nė Shkup Isa BOLETININ e ka udhėheqė dymendėsia. Por ajo dymandėsi pėr mos shpalljen e PAVARSISE nė SHKUP, ka ardhė pas KERCNIMIT tė TRE pėrfaqsuesėve tė Fuqive tė Mėdha: Francės, Austro-Hungarisė dhe Rusisė. Diplomatėt e kėtyre shteteve qė diktonin ēdo gjė nė Ballkan u kėrcnuan se: “ ēfardo rrezultati tė ketė lufta e juaj, ndryshim tė KUFIJEVE tė PERANDORISE NUK DO TE KETE”. Nė kėto rrethana Isa Boletini do ta shfaqė njė ide se: “Duhet tė pėrpiqemi ta lirojmė PRA Sulltanin nga burgu i Selanikut”. Kėtė mednim e shfaqi me shpresė se ai do ta lejojė themlimin e Shqipėrisė, si thoshte Boletini nė shumė kuvende pastaj. Ky pohim i tij serioz dhe i vendosur, do ta zemronte Hasan Prishtinėn, por do tė tolerohet sepse politika ėshtė ēėshtje e padukeshme nė disa rrethana. (Shiko: K. Jezdi, Narod i drzhavnici, Beograd 1913, f. 7). Kuptohet, se Hasan Prishtina, sė bashku me Isa BOLETININ, Bajram CURRIN, Idriz SEFERIN e tė tjerė do tė detyrohen pėr ta DEMOBILIZUAR ushtrinė e tyre kryengritėse ēlirimtare. Me lotė nė sy, Hasan Prishtina do ta shqiptonte fjalinė detyruese tė Fuqive Evropiane drejtuar kreshnikėve: “Kthehuni nepėr shpia, Zoti e paska shkrue kėshtu. Asht derdhė gjak, por shumė lufta kanė pėrfundue kėshtu, VLLAZEN TE DASHTUN” . (Kėtė fakt do tė ma vertetojnė: Mustafė Stublla- i shkolluar, Shyqri Hoxha-i shkolluar, qė ishin nė taborret e Isa BOLETINIT. Shyqriu ishte vlla i Mulla Ahmet Shtimes.-H.B.). Pa ēka ngjau pas TRE muajsh, kur Aleanca ballkanike i ndryshoi kufijtė e Perandorisė Osamne, ėshtė plagė qė kullon gjak, deri me sot. Evropa, shumė pak ka ndyshuar nė nėntoken saj diploamtike gjatė dy shekujve tė fundit.

    Isa BOLETINI dhe Lufta e Parė Ballkanike

    Lufta e parė Ballkanike ishte njė komplot evropian- kryqzatė klasike antishqiptare, ashtu si dėshmojnė bashkohanikėt: Ramiz Binishi nga Gjakova; Shyqri Hoxha (vėlla i Mulla Ahmet Shtimes) nga Shtimja; Mustafė Stublla nga Llapi mė 1972. Fakti qė kėta e quajnė komplot antishqiptar bazohet nė faktin se : “Mė 10 tetor 1912 nė tregjet e Prishtinės, Prizrenit, Pejės dhe Shkupit me NJE (1) lire ari mund tė bleheshin 82 FESA. Pas 20 nėntorit 1912 nė tė njetat tregje 82 lira ari kushtonte NJE (1) FES. Kjo do tė thot se ushtritė e Aleancės ballkanike me oficerėt instruktorė evropian, kė e gjenin nė rrugė me PLIS e likuidonin nė vend, pa gjyq. Kė e gjenin me FES e kursenin dhe kujdeseshin pėr te. Lufta pra ishte antishqiptare e jo antiturke, sepse oficerėt turq kishin marrėveshje pėr terheqje. Ja ky ishte argument qė parinė shqiptare qė organizonin mbrojtjen e trojeve kombėtare t`i vrasin kudo, ku munden dhe i gjejnė nė kohė dhe hapėsirė.

    Nė Luftėn Ballkanike, Isa BOLETINI do tė gjendet nė fillim nė frontin e Murgulles-Perpellacit-Merdarit –Kulla e Asqerit-Prapashticė-Vranjė. Nė Merdar do tė ndodhė njė nder tragjeditė mė tė mėdha pėr ushtrinė serbe nė tetror 1912. Aty do tė likuidohet nga krrshnikėt shqiptar NJE BRIGADE e Armates TRETE. Atė vend tė likuidimit edhe sot serbėt e quajnė “PREVAR”. Kinse me tradhti, shqiptarėt i kanė vrarė ushtarėt e okupatorit serb, “duke i mbrojtur interest e Turqisė”. Ja kėshtu e trumbetojnė nepėr Evropė serbėt kėtė disfatė. Por tėrė fajin pėr kėtė ia veshin ISA BOLETINIT, i cili nuk ishte nė Llap fare, sepe me tė shpejtė kishte kaluar nė Luginen e Ibrit pėr t’i mbrojtur pronat e veta dhe tė popullit.

    Pas Lugines Ibrit, Isa Boletini do tė drejtohet pėr Opojė-Lumė, Malėsi e Gjakovės.Nė Dibėr do tė takohet me Mehmet Derallen dhe Hajdin Dragen dhe prej andej do tė drejtohen pėr nė Vlorė. Nė Vlorė do tė arrijė mė 29 nėntor 1912. Pas njė qendrimi nė Vlorė, mė 1 prill 1913 Isa Boletini do tė niset sė bashku me Ismail QEMALIN dhe Luigj Gurakuqin pėr tė deshmuar dhe mbrojtur Shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė hotelin “Kavur” nė Milano do tė takohet me Ballugjiqin, diplomat serb. Atij Isa BOLETINI do t` I thot prerazi: “Deri sa tė jam gjallė, kėmba e Kral Nikollės nuk do tė shkelė nė Shkodėr”. Qendrim karakteristik, Isa Boletini do tė ketė nė tė gjitha kryeqendrat e shteve qė i vizitoi si nė Wjenė-Londėr. Pas kthimit, do tė qendronte tėrė kohen pranė Qeverisė sė Princ Widit, por pa ndonjė angazhim politik apo ushtark.

    Nuk dihet se ēfar roli ka pasė Isa Boletini nė Marrėveshjen Ismail Qemali-Beqir Grebene. Nuk dihet se ēfar qendrimi ka pasė Isa Boletini ndaj Kongresit Kombėtar shqiptar nė Trieshtė. Por dihet se me fillimin e Luftes Parė Botėrore do t’i afrohet Shkodrės. Duke deshiruar tė bashkpunonte me ‘Komitetin e Fshehtė” nė Podgoricė, i cili mė pare kishte lidhje organizative me Komitetin e Manastirit, Isa Boletini do tė vendoset nė Podgoricė, i mrojtur nga pushteti. Pėr ta kontrolluar mė nė detale Isa Boletini do tė vendoset nė Shtabin e ushtrisė, afer Urės sė Pogoricės. Aty do tė ruhet pėr dumbėdhjetė ditė, do tė na thot njė ushtarė i asaj kohe nė Beograd mė 1977. Ushtari, kishte marrė detyrė qė me ēdo kusht Isa Boletini mos tė dėmtohet dhe ai pėr kėtė ishte koshient. Por me rastin e ardhjes sė njė ēete shqiptarėsh pranė urės, do tė rrėfejė, ushtari (i cili mė 1977 ishte oficerė rezervė nė JNA), Isa Boletini, sipas pohimit tė tij, do tė pėrpiqet pėr ta neutralizuar incidentin. Me qė dalja e tij nga ndertesa ishte e ndaluar, unė thot, ish ushtari, kisha pėr detyrė qė ta paaftėsojė pėr t` i pėrdorur armet. Kam shti nė te, nė kėmbė dhe e kam plagosė. Pėr atė njeri nuk kam ditur kush ėshtė fare. Por kur ka ardhur babai i Millovan Gjilasit me ēeten e tij, ka shti nė Isa Boletinin pesė here dhe ia ka grabit pushken qė ishte e posaēme. Ai burr mbeti i vdekur aty. Mė vonė kam kuptuar se kush ishte!”. Kėshtu e pėrfundon rrefimin e vet ish ushtari i Kral Nikollės.

    Pse u vra Isa BOLETINI

    Nė bazė tė dokumneteve tė shumta nė arkiva, konsideroj se Isa Boletinin e vranė agjenturat: serbe sepse e konsideroin se ishte organizator I vrasjes sė Konzullit Lluka Marinkoviq mė 1890 nė Prishtinė; sepse ishte krah i forte i Haxhi Zekės nė Besa Besen e Pejės 1899-1902; sepse mė 18 tetor 1912 nė Merdar ishte likuiduar njė brigade serbe. Isa Boletini ne vranė agjeturat ruse, sepse konsideronin se ėshtė organizator i vrasjes Shēerbinit nė Mitrovicė mė 1903; sepse ishte luftetar i denjė pėr krijimin e shtetit shqiptar nė trojet e veta, ndersa Rusia cariste planifikonte qė Shqipėri mos tė ketė fare. Isa Boletinin e vranė qarqet malazeze nė pabesi sepse nė Hotelin “Kavurr” nė Milano i kishte deklaruar troē Ballugjiqit se : “Deri sa tė jamė gjallė, kėmba e Kral Nikollės nė Shkodėr nuk ka me shkelė”.

    Mbetet enigmatike ēėshtja pse u vra Isa Boletini mė 23 janar 1916 kur nė tė njetėn ditė lirohen nga burgu i Cetinės, si tė marrė peng Prenk Bib Doda, Seid Pasha general, Aqif Pasha ish-minister, Feizi Alizoti ish-ministėr dhe Luvigj Gurakuqi ish-ministėr. Nė tė njetėn ditė kėto personalitet lėshojnė njė proklamatė me titull: “ E ēmueshmja besnikėri vėllazėnore Shqiptare”, duke e pėrkrahur okupimin Austro-Hungarez!.

    Burimet dhe literatura:

    Arkivi i Jugosllavisė, koleksionet “Isa Boletini” dhe “Pajazit Boletinit”;

    Arkivi i Jugosllavisė, Fondi CPB. Koleksioni “Arēibad Rajs”, korespodent lufte 1912-1918. Me pėrkatėsi shterore ishte Zvicran, por ishte dhėndėrr I serbėve deri mė 1928, kur la njė testament pėr serbėt. Testamenti ishte I mbyllur deri mė 1977. Eshtė botuar. Aty flitet pėr personalitetin e Isa BOLETINIT.

    Vrasja e Isa Boletinit, si qėllim daton nga viti 1890 kur pashai osman deklaroi: “Isa Boletini ėshtė autoritet. Ju serbėt jeni nė BESE tė Isa Boletinit, sepse ai nuk ėshtė personalitet dhe i bėnė padrejtėsi askujtė. Por sjelljet e muhaxherėve qė janė tė revoltuar, pse I keni pėrzėnė nga Sanxhaku i tyre (i Nishit), vetėm Isa BOLETINI mund t` i frenojė. Janė 21 ditarė lufte 1877/78. Ata ditarė flasin pėr tmerret qė kishin psuar shqiptarėt nė atė dimer fatal. Isa Boletini me familje I kishte strehuar me mija familje nepėr Vilajet, prandaj ai konsiderohej si shpėtimtar i tyre!.

    Arkivi i Vjenės , koleksioni “Personalitete shqiptare 1912-1918”;

    Arkivi DASIP B. “Albanski Osek 1912-1918”;

    Arkivi VII B. P. 4 dhe P. 3. Isa Boletini “Arnaut ili Arnautash”?;

    Fatmira Musa, Isa Boletini, Tiranė.

    Fehmi Pushkolli , Gjeneral Isa Boletini, Prishtinė.1993;

    Tahir Abdyli, Isa Boletini, Prishtinė. 1992;

    Deklaratė e ish oficerit rezervė tė “JNA” Beograd 1977.

  2. #2
    Never_Too_Late Anėtar Nderi Maska e smocking2
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    Ancona, Italy
    Postime
    1,249
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    12
    si perfundim, sipas materialit, me sa kuptova mbetet nje enigme se pse dhe nga kush u vra isa boletini. per nje figure kaq te shquar shqiptare ndoshta do te duhej te beheshin me shume perpjekje nga historianet per te qartesuar vrasjen e tij...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. BE mė 23 janar diskuton pėr Kosovėn dhe Serbinė
    Nga arjolim nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-01-2012, 01:41 PM
  2. Paketa e arnimeve tė Microsoftit pėr janar
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-01-2011, 10:49 PM
  3. Acer Iconia nė janar
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-12-2010, 01:40 PM
  4. Ne 15 janar, eklipsi me i gjate i mijevjecarit
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2010, 08:24 AM
  5. Llogari pėr SMS Falas (Janar 2007)
    Nga ReniX nė forum Dėrgo SMS Falas
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 01:57 PM

Etiketat pėr kėtė Temė