Shkrimtari shqiptar me pėrmasa botėrore Ismail Kadare sot mbush 79 vjet.Kadare, ka lindur mė 28 janar tė vitit 1936 nė Gjirokastėr. Mė 1958 mbaroi degėn e Gjuhės e tė Letėrsisė nėUniversitetin e Tiranės. Mė pas studioi nė Moskė, pėr dy vite, nė Institutin e Letėrsisė Botėrore "Maksim Gorki" nga viti 1958 nė vitin 1960. Detyrohet t'i braktisė studimet pėr shkak tė ashpėrsimit tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik. Kthehet nė Shqipėri dhe mė pas punon ne gazetėn “Drita”, e me pas drejton revistėn “Les letres albanaises”.

Nė vjeshtėn e viti 1990 Ismail Kadare vendosi tė largohet nga Shqipėria dhe tė qėndrojė nė Paris. Shkrimtari nė atė kohė e pėrligji kėtė largim me “mungesėn e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturės komuniste e dėnuan largimin e Ismail Kadaresė, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e mė pas vepra e tij bėhet shprehja mė e fuqishme e vlerave gjuhėsore dhe artistike tė shqipes letrare, brenda dhe jashtė vendit. Letėrsia e Ismail Kadaresė pas vitit 1990 bart tė njėjtat tipare thelbėsore tė asaj tė mėparshme: frymėn etnografike dhe shpėrfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinė e autorit pėr tė trajtuar tema qė mė parė nuk mund tė trajtoheshin lirshėm.
Ismail Kadare ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė letėrsisė shqipe dhe gjithashtu njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė letėrsisė botėrore bashkėkohore. Me veprėn e tij, qė ka shėnuar njė numėr rekord tė pėrkthimeve (nė mbi 45 gjuhė tė huaja), ai e ka bėrė tė njohur Shqipėrinė nė botė, me historinė dhe kulturėn e saj shekullore.
Vepra e parė e rėndėsishme e Ismail Kadaresė nė prozė ėshtė romani “Qyteti pa reklama”, qė nuk u lejua tė botohej i plotė deri nė vitin 2003.
Shumica e veprave tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer e botuar nė mbi 45 gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues. Ai ėshtė shkrimtari shqiptar mė i njohur nė botė.
Ismail Kadare ėshtė laureat i shumė ēmimeve letrare kombėtare dhe ndėrkombėtare.
Nė vitin 1996 Kadare u bė anėtar pėr jetė i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike nė Francė.
Nė vitin 1992 u vlerėsua me Prix Mondial Cino Del Duca; nė 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe nė vitin 2009 u nderua me ēmimin spanjoll Prince of Asturias, pėr Artet - qė ėshtė njė nga ēmimet letrare mė prestigjioze nė botė.
Nė vitin 2010 Ismail Kadare nderohet nė Itali me ēmimin Lerici Pea.
Ismail Kadare ėshtė dekoruar nga institucioni i Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit tė Nderit” e “Oficer i Legjionit tė Nderit”.