Pėr herė tė parė njė reportazh i plotė pėr Tiranėn e viteve ‘30 tė shekullit XX, pasqyron jetė e njė qyteti nė rrugėn e tij drejt Perėndimit. Ka aq shumė ngjashmėri me realitetin e sotėm, sa duket se koha ėshtė ndalur nė penėn e autorit.

Gjeneral Azais Pio qe njė funksionar i lartė i ushtrisė italiane qė detyra e solli tė qėndronte pak kohė nė Tiranė nė atė fillim tė viteve ‘30 tė shekullit XX. I dekoruar me njė nga urdhrat mė tė lartė tė nderit tė Republikės italiane, trashėgimia e jetės sė tij pėrveē karrierės profesionale pėrmban dhe mjaft artikuj, studime e libra me karakter social, historik, etnografik e kulturor. Kudo qė udhėtonte nuk linte pa kultivuar pasionin e tij tė madh tė penės e qė nuk e kurseu as dhe gjatė qėndrimit tė tij nė Tiranė. Vinte nga njė qytet nė rajonin e Ligurias nė veri tė Italisė, nė kufi me Francėn ku natyra e realiteti ishin kaq larg Shqipėrisė sė dikurshme. Por ky fakt nuk e pengoi tė kuriozohej e tė njihte nga afėr jetėn e njė kryeqyteti tė vogėl nė zemėr tė Ballkanit.

Ēdo vendi o ngjarje nė tė cilat ishte dėshmitar i kushtonte intimitetin e pėrshkrimit, duke e pėrcjellė mė pas nė mediat lokale tė kohės. I tillė ėshtė dhe reportazhi “Nė kryeqytetin e njė mbretėrie tė re: Tirana”, botuar nė revistėn mujore “Emporium” tė qytetit tė Bergamos nė prill tė vitit 1930.

“Tirana qytet kantier”

…Brenda njė vit qyteti ka ndryshuar fizionomi e po merr gradualisht pamjen e njė qyteti. Rrugė tė mėdha e tė gjera, dritė elektrike, hotele kafene; ēdo ditė bie njė tendė e vjetėr e ngrihet njė ndėrtesė moderne; ēdo ditė hapet njė arterie e re, ndonjė dyqan, ngrihen Ministri, Pėrfaqėsi, kazerma, spitale; parqe e pazari i vjetėr (qė pėr mendimin tim duhet tė mbete ashtu siē ėshtė, pėr t’i lėnė qytetit njė gjurmė tė veten) ėshtė gjithnjė e mė i furnizuar, dyqanet rikonstruktohen njė pas njė, vetratat e vjetra dikur me letra shumėngjyrėshe e portat e vjetra me dryna tė mėdhenj, zėvendėsohen me saraēineska moderne.

Automobilat ecin shumė shpejt sikur pretendojnė tė fitojnė kohėn e humbur, tregtarėt kanė shumė punė pėr tė kryer, inxhinierėt fabrikojnė projekte mbi projekte, ushtarėt janė tė veshur mirė, madje dhe pastruesit e policėt funksionojnė pėrkryeshėm.

Kudo pėrreth ėshtė njė lloj dėshire pėr tė prodhuar, pėr tė krijuar, e “nesėr e kadal” e ka zėvendėsuar dėshira e nevoja pėr tė realizuar e kryer gjithēka shpejt. Njė vit ėshtė sa pėr dhjetė.

Sapo mbėrrin nė Tiranė ke pėrshtypjen jo vetėm tė njė entuziazmi rindėrtues por dhe tė njė jetė nė Lindje dhe pse je vetėm pak milje larg brigjeve perėndimore tė Adriatikut..

“Kafenetė e Tiranės - tė gjithė nxitojnė aty!”

...Kam mbetur i impresionuar nga numri i konsiderueshėm i kafeneve nė Tiranė. Gėlojnė nė qendėr, brenda pazarit, janė pėrhapur nė shesh, nė rrugicat e vogla tė qendrės, tė periferisė, pra kudo.

Mbajnė emra pompoz, disa janė tė mėdha e me vetrata tė gjera, disa tė tjera janė tė vogla e tė fshehura nė magazina tė errėta. Tė gjitha gėlojnė nga njerėzit. Disa lozin trik-trak, shumė pinė duhan bekueshėm para njė filxhani tė vogėl kafeje turke tė lėngshme dhe me shumė aromė; pėshpėritin pėr politikė, komentojnė ngjarjet kryesore, bėjnė thashetheme ashtu siē ndodh dhe nė perėndim.

Ajo ēka mė ka bėrė pėrshtypje ėshtė se nuk kam parė askėnd tė lexojė. Nė kafene kalohet koha, kėrkohet rutina e pėrditshme, mbarohen punė, bėhet politikė e pihet shumė raki.

Jeta nė Tiranė si kudo nė Lindje kryhet shumė nė kafene. Tė gjithė nxitojnė aty, tė gjithė lėnė takim nė to.

Nga ora 18:00 deri nė 19:00 ėshtė traditė tė konsumohet mezeja me erėza. Mezeja ėshtė e pėrbėrė nga copa tė brendshme mishi, ullinj, kastravecė turshi, djathė, tru, shėrbyer veē e veē nė shumė pjata.

Konsumimi zėvendėson konsumimin deri nė pritje tė orės sė drekės e mbesin vetėm pak humbamen qė vazhdojnė tė dredhin e tė pinė duhan.

Darkave kafenetė mbushin pėrsėri e mes tymit tė dendur tė duhanit ngrihet zhurma e kėrcitjeve tė gurėve tė dominosė mbi tavolina.

Nė disa lokale tė tjera muzikantėt e Karadjezit shoqėrojnė kėngėt shqiptare o turke duke i fragmentuar me ritmet mė tė tashme tė fox-trost (fox-trost ėshtė njė valle me origjinė amerikane qė u pėrhap nė Evropė nė fillim tė shekullit XIX, ndoshta autori i kėtij reportazhi ka gjetur nė vallet shqiptare njė ngjashmėri me kėtė tip kėrcimi).

Janė kėngė popullore, kryesisht tė trishtuara, melankolike, me tė njėjtin ritėm tė ngadaltė tė njė kėnge vaji, njė e pėrbashkėt kjo e popujve tė thjeshtė e primitiv. Janė tė njė natyre pastoriale qė flasin pėr dashurinė, luftėn; kėndohen nga vetė muzikantėt e herė nė duet, apo dhe nga njė bukuri e tharė gabele me ato sytė e shkathėt, tė zi e tė rrethuar nga qerpinj e vetulla tė dendura, ne thonj tė verdhė nga Kėnaja apo dhe nga ndonjė bukuri e huaj e lyer dhe e pudrosur teprueshėm.

Jo mė tė paktė nė numėr se kafenetė janė hotelet… Hotelet indigjenė mbajnė emrat e qendrave kryesore tė Shqipėrisė, janė tė ndarė nė ambiente intime, e jo tėrheqės pėr njė tė huaj perėndimor. Janė tė mobiluara bukur e mjaft mirė, herė vetėm me krevate, o ndonjė karrige, e kanė njė numėr tė konsiderueshėm klientėsh qė shumė herė mblidhen nė vetėm pak dhoma. Ato te evropianizuar janė tė gjitha tė administrua nga italianė, e qė janė pasuruar pa shumė lodhje, pėr shkaka tė fluksit tė madh tė tė huajve nė kėtė qytet. Kanė njė klientelė tė zgjedhur e mikpresin pėr nevojė banese ministra e personalitete politike, diplomatė e ushtarakė. Nė to vallėzohet, organizohen pritje, kalohet koha mes bisedash e projektohen biznese.

“Banorėt e Tiranės, njė pėrzierje e mahnitshme ngjyrash e kostumesh”

…Banorėt janė rreth 20.000 myslimanė, pak ortodoksė e shumė pak katolikė… Njė tjetėr pėrshtypje e veēantė tė ngjall turma e njerėzve dhe kostumet e tyre…

Shqiptarė islamikė, katolikė, ortodoksė, njerėz tė kombėsive tė ndryshme, kontraste gjuhėsh, sjelljesh, zakonesh. Qeleshe tė zeza, tė bardha, qylaf, ēallma shumėngjyrėshe, haxhi, bektashi, baba, kapele cilindrike tė priftėrinjve ortodoksė, kapele tė kushtueshme, uniforma veshje diplomatike, veshje nėpunėsish ministrie, pelerina mėndafshi tė zeza qėndisur teprueshėm me zbukurime ari, tunike e brekushe leshi tė zeza, poture tė bardha tė qėndisura me tė kuqe o tė zezė, benevrek tė gjėra alla turka, njerėz tė shqyer e tė leckosur, burra me papion e kostulle tė shndritshme, rome tė ngarkuar me veshje tė kėqija, zonja me funde nė gjunjė e mbėrthyer nė kostume pranverore, princesha nė veshje elegante, ēarēafė tė bardhė, tė zinj misteriozisht tė mbuluar, fytyra tė kornizuar moderne nga modelet e fundit tė Parisit e Vjenės, ushtarė luftarakė, fetarė tė Krishtit e Muhamedit, ndonjė murgeshė, infermiere angleze, zonja tė Kryqit tė Kuq Amerikan, automjete luksoze, karro qė tėrhiqen nga lopė, gomarė tė dobėsuar, aeroplanė rrotulluese e tė zhurmshėm nė qiellin blu, kopetė e deleve e thirrjet festive tė fėmijėve, kėnga e muhedinėve, kėmbana frikėsuese, sirena zemėrake…

Nuk mund tė thuash se nė Tiranė nuk ėshtė e njohur jeta mondane. Ajo mbahet gjallė nga personali i pėrfaqėsive diplomatike e nga disa familja vendase. Kėrcehet, ofrohen pritje, luhet tenis, si nė tė gjithė botėn. Sallonet mondane shpesh me karakter oriental janė tė mbushura nga zonja tė veshura me modėn e fundit, plot ėmbėlsira e biseda.

Nė stinėn e verės ndodh eksodi i zonjave dhe e familjeve tė funksionarėve e zyrtarėve, e gjithė jeta spostohet nė hotele.

"Mjaft karakteristikė e i pasur ėshtė pazari i javės"

Tė enjten sheshi i madh i parlamentit ėshtė i mbushur me njerėz, bankete, kostume, njė shpėrthim ngjyrash tė shndritshme, njė ekspozitė madhėshtore mallrash, perimesh, frutash; ėshtė dita e pazarit. Njerėzit shtyhen, kontraktojnė nė gjuhė tė ndryshme, ofrojnė, joshin, nxitojnė. Brenda rrugėve tė pazarit takohet njė tjetėr turmė; shet e blen. Kudo mes njerėzve e sendeve kryqėzon kuaj, gomerė, tė ngarkuar me dru e qymyr, ndonjė makinė kalimtare ndan turmėn qė bashkohet shpejt pėrsėri e valėzon ngadalė.

“Natyra - nuk ka Tiranė pa malin e Dajtit!”

Tė kesh qenė nė Tiranė e tė mos kesh bėrė njė shėtitje nė malin e Dajtit ėshtė sikur tė kesh qenė nė Romė e mos tė jesh ngjitur nė Gianicolo, apo tė kesh qenė nė Torino e tė mos kesh shkuar nė Superga.

Paralelizmi mund tė duket i tepruar. Por ja qė gjithēka ėshtė relative!!

Mbi kurrizin e bukur qė rrethon nė veri pellgun e Tiranės e mė tej, 1546 mbi det, shkohet pėr t’u kėnaqur me pamjen e mrekullueshme qiellore mbi hapėsirėn e gjelbėr rreth Adriatikut, pėr t’u joshur me hapėsirėn pjellore tė kopshteve brenda tė cilave ėshtė zhytur e fshehur kryeqyteti, pėr t’u ngritur dorė pas dore mbi kodrat e thyera tė gdhendura nga puna e ujit, pėr tu ngjitur nė shpatet e pjerrėta tė pyllėzimit tė njė kurrizi tė madh qė pėrbėn Malėsinė e Tiranės, shkohet, gjithashtu pėr tė parė shpejt e pak nga afėr, pa pasur nevojė tė futesh brenda territorit, si jetohet, me ēfarė merret popullsia rurale, duke vėzhguar paksa shpirtin e ndjenjat e tyre, por dhe pėr tė pasur njė ide mbi bukurinė e piktoreske tė ndonjė peizazhi tė fshehur siē ėshtė Linza, mbėshtetur me shtėpitė e saj nė kėmbėt e kodrės ku shfaqet nė bukurinė e saj xhamia e rrethuar nga pemė tė moēme rrapi e arre, lagur nga pėrroi gurgullues e ku janė shtrirė rregullisht gurėt pėrkujtimore tė varrezave myslimane…

Duke u ngjitur mbi ballkonatė, nėn kulmin e saj, fillon e shtrin vėshtrimin mbi njė panoramė madhėshtore, e cila plotėsohet atje lart nė majė ku dominon pellgu e luginat e hapura nė fushėn bregdetare.

Ėshtė njė festė dritash e ngjyrash tė shndritshme… Atje poshtė nė mes tė pellgut shtrihet qyteti, mes jeshillėkut ku nxjerr kokėn me vėshtirėsi ndonjė minare apo ēati e kuqe. Nė kupėn e madhe spikasin rrjedhjet e bardha tė Erzenit, tė Lumit tė Tiranės, tė Lumit Zeza e ndriēojnė fijet e argjendta tė ujėrave tė tyre, ndėrsa kodrat e dhėmbėzuara nė gunga xhufkash bimėsh, nė jugperėndim tė tė cilave zhvillohet pellgu, marrin ngjyrėn e njė bluje tė lehtė e kalimtare. Pak pėrtej lumi i Erzenit pėrdridhet si gjarpėr…

“Mbreti Zog. Vėshtrimi tij pėrcillte ėndrrėn e Skėnderbeut”

...Pėr herė tė parė e pashė mbretin nė Shkodėr. Mbėrthyer nė uniformėn e tij tė bardhė, luksoze. Parakalonin nė ceremoni trupat e tij; i rreptė, i pashėm, plot besim nė kurajon e tij e tė trupave tė tij…

Munda ta shoh pėr herė tė dytė nė varrimin e Zena Bej, i vrarė, nė Pragė… Mbreti ishte njė figurė shtatlartė, aristokratike, mė shumė anglosakson sesa njė orental, i rėnduar nė fytyrė por i palėshuar, me sjellje kryelartė por pa kryeneēėsi. Sy tė gjallė, arrogantė e njėkohėsisht tė dyshimtė qė sfidonin mijėra vėshtrime kurioze qė turma lėshonte mbi tė…

...Ishte Njeriu i aftė pėr tė qenė kreu i popullit tė tij, i aftė pėr tė dominuar e imponuar njė ide, i aftė pėr tė qenė protagonist i njė faqe historike…

E ripashė mbreti Zog me rastin e ceremonisė zyrtare tė mbėrritjes nė Tiranė tė S. E. Grandi.

Zogu I mu duk mė i gjatė se zakonisht, veshur me uniformėn e gjeneralit e cila e shfaqte mė tė ri e nė tė njėjtėn kohė mjaft luftarak…

E pashė dhe herė tė tjera e mė ka lėnė pėrshtypje vėshtrimi i tij, vizioni qė pashė atė ditė kur mė nderoi me praninė e tij nė njė leksion timin pranė Shkollės Mbretėrore Ushtarake.

Nga vėshtrimi i tij shfaqej pamja rrezatuese e ushtrisė sė tij, e njė Kombi qė rilindte; Ėndrra e Skėnderbeut!

“Nuk ėshtė mė Ramazani i dikurshėm”

Njė nga zakonet mė karakteristike tė jetės sė qytetit ofrohet me rastin e festimit tė festave tė rėndėsishme fetare si Nata e Mirė, Ramazani e Bajrami.

...Njė goditje topi, kėrcitjet e pushkėve e muhedinėt lajmėrojnė besimtarėt myslimanė pėr fillimin e muajit tė Ramazanit, muaji i agjėrimit, i pastėrtisė e privimit rregulluar sipas dritės solare.

Ishte viti 1344 mysliman e minaret nė Tiranė ndriēohen madhėrisht nga drita elektrike. Oborret e ambientet e xhamisė rrethoheshin nga drita verbuese. Brenda tempujve besimtarėt e devotshėm bashkohen pėr tė kryer lutjet. Por nuk ishte mė Ramazani i dikurshėm!

Nė vitet e shkuara dyqanet e myslimanėve qėndronin mbyllur gjatė ditės e hapeshin vetėm pasi binte dielli. Njerėzit i dedikoheshin me devotshmėri tė madhe praktikimit tė ritualeve tė fesė, agjėrimit, ashtu siē kishte predikuar Profeti Muhamed…

Tani mė kėrkesat e jetės, fryma e civilizimit, vullneti i qeverisė pėr tė zhvilluar masėn, i reduktuan vit pas viti manifestimet e jashtme tė kėtij muaji islamik…

Dyqanet tashmė janė tė gjitha tė hapura gjatė ditės, jeta e puna zhvillohet normalisht. /Alba Kepi/Standard/