Meshkuj, nėse doni t’i bėni pėrshtypje njė femre, mos flisni absolutisht pėr punėn nė takim!

Njė studim i Universitetit tė Stanfordit nė SHBA studioi rreth 1000 takime tė shpejta (speed dating) dhe doli gjithashtu nė pėrfundimin se pėr t’i pėlqyer njė femre duhet ta lini qė tė flasė ajo dhe ta ndėrprisni herė pas here.

Dan Jurafsky, udhėheqėsi i studimit, tha: “Pamė qė femrat u tėrhoqėn mė shumė nga ata meshkuj qė i linin tė flisnin, por nė tė njėjtėn kohė dhe i ndėrprisnin fjalėn. E kam fjalėn pėr ndėrprerje qė tė bėjnė tė kuptosh qė mashkulli po dėgjon me vėmendje. Pėr shembull, kur ai thonte: “Kėshtu mė ka ndodhur edhe mua dikur.” Pra, njė takim i suksesshėm ėshtė kur femra ėshtė e angazhuar nė tė folur dhe mashkulli i vėmendshėm nė tė dėgjuar.”

Gjithashtu, Jurafsky tha se sa mė shumė tė flitej pėr punėn, aq mė keq shkonte takimi: “Ne mendojmė se kur nuk ke gjė pėr tė thėnė nė nivel personal, nis e flet pėr punėn. Kjo ėshtė gjė e keqe.”

Nga ana tjetėr, meshkujt nuk kishin naze, por i pėlqenin tė gjitha femrat me tė cilat kishin folur nė takimet e shpejta.


/ Top Channel