Ka ardhur koha pėr tė ndryshuar garderobėn. Por ēfarė do veshim kėtė pranverė? Revistat e modės na vijnė nė ndihmė. Pėr fat tė mirė, njė pjesė e mirė e veshjeve tė pranverės sė shkuar do tė na hyjnė nė punė, por ja cilat janė dhe trendet e modės pėr pranverė 2015.

Kudo Boho - Groposini fundet e shkurtra dhe kanotjeret pėr diēka mė romantike dhe sigurisht mė tė rehatshme. Luku i ri “Boho 2015”, vjen mė me finesė nga stilistė si Vera Jang, e cila sugjeron fustane tė gjatė qė fshijnė tokėn; Drajs Van Noten, qė sjell kreativitet me pėlhurė tė stampuar; dhe Tommy Hilfiger, qė i ka veshur modelet e tij me stil bohemian.

E bardha e nuseve - E bardha ėshtė shumė nė modė kėtė vit. Pasarelat e 2015-s janė tė mbushura me njė larmishmėri veshjesh tė bardha, duke filluar qė nga fundet e shkurtra, luku i erės viktoriane e deri te veshjet moderne. Varet vetėm si do e vishni dhe ku. Stilistė si Luis Vuiton, Erdem dhe Givenchy, i japin njė jetė tė re ngjyrės sė bardhė nė koleksionet e tyre.

Freski lulesh - Lule nė pranverė? Po, fatmirėsisht stiliste si Shanel, Marni dhe Miu Miu, kanė sugjeruar lule moderne pėr vajzat dhe gratė moderne. Lule tė mėdha, tė theksuara, tė cilat nxjerrin nė pah feminilitetin.

Bluzat e shkurtra - S’mund tė ndalim sė veshuri bluzat e shkurtra dhe... s’do tė ndalim as kėtė pranverė. Por ndryshe nga stilet e 2013-2014-s, kėtė vit bluzat e shkurtra do tė jenė nė tė gjitha format e mundshme: elegante, tė ngjitura pas trupit, tė mbyllura, tė bollshme. Bluza tė shkurtra pėr tė tėrė!

Tė tejdushkme, tė tejdukshme dhe sėrish tė tejdukshme - Le ta themi: teksturat e tejdukshme nuk ikin kurrė nga moda dhe, pėr fat tė mirė, jo vetėm qė i bėjnė tė duken mė seksi bluzat dhe fustanet, por na japin ndjesinė sikur s’kemi veshur gjė, e cila ėshtė ndjesi e lezetshme. Por sigurisht, stilistet nuk do tė ishin tė tillė, nėse nuk do i pėrzienin pak gjėrat, ndaj Ports 1961 dhe Roberto Kavali janė nė krye me veshje tė guximshme, transparente, shumė feministe nė pasarelat e 2015-s.

RIP takat! - Rrofshin tė sheshtat! Rrofshin atletet! Koleksionet e pranverė/verė 2015 na tregojnė se takat, siē e kuptoni vetė, janė krejtėsisht jashtė sezoni. Tashmė ėshtė koha e tė sheshtave dhe e rehatisė.

Xhinsi i rimodeluar - Shumė “cool” dhe moderne, xhinsi vjen kėtė pranverė shumė nė modė. Stilistet i janė futur punės dhe kanė nxjerrė ide shumė fantastike, nė pantallona shkėlqyese, nė fustane asimetrike dhe veshje shumė tė rehatshme. Xhinsi ėshtė nė kulm sėrish!

Kėmishat Polo - I mbani mend bluzat polo, qė ēdokush vishte nė vitet ’90? Ok, janė rikthyer nė modė dhe ėshtė e sigurt se do ndjeheni tė veshur nė mėnyrė shumė tė rehatshme.

Lėkura - Si lulet, apo kėmishat polo, lėkura gjithashtu ėshtė “on the top”. Stilistė tė shumtė na kanė bėrė tė kuptojmė se asnjė nga ne nuk ka mjaftueshėm veshje lėkure nė dollap. Ata sugjerojnė pantallona tė shkurtra, fustane, rripa tė gjerė dhe xhaketa interesante. Tė dashurojmė lėkurė! / Top Channel