Fjalėkalimi konsiderohet ende nga shumica, mė shumė si njė pengesė nė hyrjen e menjėhershme nė njė shėrbim nė internet sesa si njė sistem pėr tė mbrojtur tė dhėnat e ēmuara e tė ndjeshme.

Ndodh kėshtu qė pėrdorues tė shumtė tė rrjetit pėrdorin fjalėkalime tė lehta pėr t’u gjetur, duke vėnė nė rrezik privatėsinė e tyre informatike.

SplashData, ndėrmarrja qė punon nė sektorin e sigurisė shifrore, ka hartuar listėn e 25 fjalėkalimeve mė tė pėrdorshme e kėshtu mė tė lehta pėr t’u zbuluar nga ana e hackerave.

E ka bėrė duke u bazuar nė mbi 3 milionė fjalė ēelės “tė vjedhura” nė 2014.

Epo mirė, mbreti i pasfiduar nga fjalėkalimet e padobishme ėshtė “123456”. Nė dhjetė vendet e para tė klasifikimit tė fjalėve kyē mė tė pėrdorura gjejmė variante tė tjera, si “12345”, “12345678” e “1234”.

Si konkluzion, duke marrė parasysh pėrdorimin e tyre masiv, kėto fjalėkalime numerike janė tė parat qė provohen nga hackerat pėr tė dhunuar hyrjen. Fjala e dytė ēelės mė e pėrdorur ėshtė pėrkundrazi alfabetike: “Fjalėkalim”; midis tė parave ėshtė edhe “qwerty” (e formuar nga gjashtė shkronja variacion nė sekuenca horizontale mbi tastierė).

Shumė tė hasura janė edhe fjalėkalimet qė rimarrin terma tė lidhura me personin (dita e lindjes, emra tė fėmijėve…).

Pėr tė patur njė ndihmė nė krijimin e fjalėve kyēe, mund tė jenė tė dobishme faqe interneti si www.makemeapassword.com, ose www.safepassword.com. Nė rrjet gjenden edhe shėrbime qė provojnė nivelin e sigurisė (pėr shembull, www.passwordmeter.com). /bota.al/