E Hene, 21 Janar 2008
TIRANE - Nje grua eshte bere prč grabitjeje me dhune nga te pakten tre persona, te cilet policia tha dje se i identifikoi dhe vuri ne pranga. Viktima ka kryer denoncim pas ngjarjes dhe hetimet e shpejta te kryera nga Seksioni Kunder Vjedhjeve me dhune apo arme dhe shkaterrimit te prones, bene qe te arrestoheshin tre djem te rinj. Redion Kanani, 19 vjec, Klaudio Danaj, 19 vjec dhe Vasil Haxhin, 18 vjec, qe te tre banues ne Tirane, akuzohen se ne bashkepunim me njeri tjetrin ne rrugen Nikolla Lena, i kane grabitur me dhune, duke i marre canten nga dora, qytetares Elena Sh. Ngjarja sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes, ka ndodhur para pak ditesh, ne kete rruge, kur e demtuara ka qene duke kaluar.
Zyrtaret nga Seksioni Kunder Vjedhjeve me dhune/arme dhe shkaterrimit te prones, thane se kryen arrestimet, ne bashkepunim dhe me Prokurorine e Tiranes. Ne arritem te dokumentojme teresisht implikimin e te prangosurve ne grabitjen e dhunshme, siguroi policia. Ne fakt, gjate operacionit, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prove materiale dhe canten ku ishin parate dhe sendet me vlere, te qytetares Eleni Sh. Tashme tre te rinjte, jane vene nen akuzen e vjedhjes me dhune te kryer bashkepunim. A.Cena
TE ARRESTUAR:
Redion Hajdar Kanani
19 vjec, banues ne Tirane
Klaudio Azis Danaj
19 vjec, banues ne Tirane
Vasil Konstadin Haxhi
18 vjec, banues ne Tirane