Vetmia tė dėmton njėsoj si alkooli, duhani dhe obeziteti. Kėshtu thotė njė studim i psikologėve tė Birgham Young University, nė Utah, sipas tė cilit izolimi social rrit me 30 pėr qind shanset pėr tė vdekur.

“Efekti i vetmisė ėshtė i krahasueshėm me atė tė obezitetit, gjė qė shėndeti publik po e trajton me seriozitet”, deklaroi autorja e studimit, Julianne Holt Lunstad.

Psikologia ka nėnvizuar se, ėshtė e nevojshme qė marrėdhėniet sociale tė ēdo individi tė merren mė seriozisht nė konsideratė nga ekspertėt dhe mjekėt.

Studiuesit kanė analizuar tė dhėnat nga 70 teste tė kryera nė periudhėn 1980-2014, me njė total prej mė shumė se 3 milionė pjesėmarrės.

Dhe nga kėto kanė arritur nė pėrfundimin se vetmia dhe izolimi social janė tė dėmshėm po aq sa obeziteti, apo konsumimi i 15 cigareve nė ditė.
/ Top Channel