Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot pėr tė?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Ide Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot pėr tė?

    Receta Gatimi



    Kush ishte nė tė vėrtetė Bajram Curri? Cila ishte ana tjetėr e panjohur e tij. Kush frikėsohet pėr pėrkujtimin e figurės sė tij nė 90-vjetorin e vrasjes? Ēfarė e bėnte tė veēantė kėtė njeri tė jashtėzakonshėm? A ishte aq i pasur dhe pse prishte pafund? Kush ishte realisht i interesuar pėr ta vrarė dhe pse Zogu i bėri ceremonial shtetėror? A e vranė direkt interesat dhe paguan 100.000 dinarė serbėt?

    Si nė shumė raste, metodikat e vjetra tė historisė sonė, nuk tė ndihin tė marrėsh vesh tė vėrtetat e personazheve tona. Bajram Curri nuk mund tė bėj pėrjashtim. Ai ėshtė thjesht hero, por sesi u bė i tillė, askush nuk e arrin ta realizojė me ndonjė monografi cilėsore. Pak gjėra dihen tashmė pėr heroin, kur koha fluturon dhe bashkėkohėsit e tij kanė vdekur. Po si sillej vallė, si vishej, pse prishte aq shumė para? Si motivohej pa asnjė logjikė tjetėr kundėrshtuese pėr Kosovėn. Po kush e vrau? A e manipuluan italianėt?

    Nė ditėt tona rezultati i kėsaj heshtje tė imponuar dihet: konjukturat politike i fshijnė tė gjitha me heshtje. Tė paktėn, kėtė e bėnė me Luigj Gurakuqin, qė u vra tre javė para tij. Nė 90-vjetorin e vrasjes sė Bajram Currit, pothuaj nuk dimė asgjė tė veēantė dhe versionin mė tė afėrt tė vrasjes. E habitshme se vrasjen ia kanė vendosur Zogut, por nė funeralin e kėtij heroi tė madh organizohet dhe marrin pjesė vetė autoritetet e tij. Janė plot 2000 veta qė e pėrcjellin nė Krumė ku varroset me nderime shtetėrore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditė mė vonė do tė shkruaj duke aluduar pėr benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundėsi ta ketė vrarė qeveria e tij, kur autoritet i bėjnė ceremonialin.

    Atėherė duhet tė dinin mė shumė. Po pse ia bėnė vallė? Teoritė e konspiracionit tė shqiptarėve thjesht tė lodhin, kurse historianėt tė bezdisin me patetizimin e tyre. Mė keq akoma, nė ditėt tona as nuk duan t’ia dinė pėr heronjtė e tillė tė identitetit shqiptar. Por edhe kjo ha kundėrshtim. Si pėr ironi tė faktit, ėndrra e tij pėr ta parė Kosovėn me Shqipėrinė bashkė ėshtė bėrė katėr ditė mė parė pakėz realitet, kur dy qeveritė Rama-Mustafa janė gjendur bashkė nė njė mbledhje. Megjithatė, Baca ka vdekur, kurse paragjykimin e tij postmortum nuk e lehtėson askush.

    “Bajram Curri na e la njė porosi shkollore civilizuese qė Evropa, citohet Skėnder Drini, qė bota e civilizuar duhet ta mėsojė edhe sot. Bajram Curri e dinte fare mire kush po e lufton pėr vdekje. Por si burrė i pjekur prej shqiptari do ta lėnė pėr histori kėtė shkollė civilizuese “Kush prek popullsinė serbe tė paarmatosur, ka punė me mu! Kush djeg e vjedh, e din ēka e pret! Mjafton kaq pėr tė frenuar vrasjen e njerėzve tė paarmatosur dhe pėr tė mos i lėnė shqiptarėt tė bėheshin ‘serbė’”. Shkrimtari i ndjerė e ngre gati nė pozicionin e njė apostulli. Kujtimet e Sejfi Vllamasit ishin ‘tė parat’ pas viteve tė komunizmit qė hodhėn dritė mbi tė. Vishej bukur. Ishte patriot i rrallė dhe i ndershėm me virtytet mė tė mira tė racės sonė, thotė ai. Pėr tė ilustruar mendjen e tij, njė moment ai e citon fatosin e madh te Kosovės. “Me pas 4000 kosovarė tė zgjedhur, Serbisė kisha me i shkuar nė Beograd”.

    Nė fakt, ishte Beogradi qė erdhi vetė nė Tiranė dhe ia solli Ahmet Zogun, armikun e vet bash nė Tiranė. Bajram Curri, ky burrė i jashtėzakonshėm trim, nuk u bė dot asnjėherė politikan mirėfilli edhe pse gėzoi ofiqe. Informacioni pėr tė merret gjithnjė nė mėnyrė tė tėrthortė. Historia e hedh nė krah tė italianėve ashtu si figura tė tjera tė kohės, pasi Italia shprehet hapur si mbėshtetje e shqiptarėve. Dhe Currin kanė ku ta kapin. E do Kosovėn pa asnjė ēmim dhe ėshtė gati tė bėjė gjithēka pėr tė, qoftė dhe me ndihmėn e italianėve. Aman jo serbėt. Ndėrkohė, ky burrė simpatik, vishet bukur dhe prish shumė para. I ngjan njė ranger-i amerikan, shprehet Vllamasi, por edhe di tė argėtohet… Cilėsi qė thuhen pak sepse heronjtė shqiptarė janė tė pėrkorė. Vetėm tė pėrkorė Kjo na e bėn tė prekshėm figurėn tonė, por edhe shumė simpatike. Ishte njėri si tė gjithė tė tjerėt dhe mė shumė akoma me shumė pritshmėri.

    I lindur nė Krushė tė Madhe, krahina e Gjakovės, ai e pa herėt masakrėn serbe ndaj njerėzve tė tij. Si pinjoll i njė familje tė mirė dhe patriote u rrit me urrejtje pėr serbėt. Qė mė 1899 kohė kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejės, Bajram Curri ėshtė me Haxhi Zekėn. E ndihmon lėvizjen si pėrkrahės dhe megjithėse ėshtė pa shkollė i do tė shkolluarit dhe tregon largpamėsi, fakt qė insiston se shqiptarėt tė shkollohen. Mė 1912, nė vitin e pavarėsisė shqiptare ėshtė njė hero i Kosovės dhe figurė autoritare. E habitshme ėshtė sesi legjenda e ka zėvendėsuar krejt figurėn e tij tokėsore aq tė kėndshme.
    Historia pėr tė

    Marenglen Verli ėshtė njė nga historianėt mė tė vjetėr tanėt, qė ėshtė marrė me problemin kosovar. Prej tij kemi pėrcaktime mė institucionale pėr heroin: I pakthyeshėm dhe gjithnjė nė krye tė forcave popullore, u pėrlesh me ushtritė pushtuese serbo-malazeze nė Plavė e nė Guci, nė Krasniqe e nė Gash.

    Komiteti “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės” mė pas e pati nder ta zgjidhte atė si anėtar tė vetin dhe t’i ngarkonte detyrėn e pėrfaqėsuesit nė Konferencėn e Paqes pėr mbrojtjen e ēėshtjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinė e Malėsisė sė Veriut. Bashkon parinė e Gashit e tė Krasniqes qė kishin mė tepėr se 10 vjet armiqėsi, bėn kuvende e lidh besė midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalės e Postribes, vendos bashkėpunimin me qarqet antizogiste nė Shkodėr. Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me forcė edhe nė jetėn politiko-shoqėrore shqiptare tė viteve 1920-1924. Ai dha njė ndihmesė tė dorės sė parė, si nė luftėn pėr konsolidimin e shtetit tė pavarur shqiptar, ashtu edhe nė konfrontimet qė i hapnin rrugė demokratizimit tė jetės politike nė Shqipėri.

    Edhe kėsaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dalė nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai njė mbėshtetje tė fuqishme dhe prijėsin qė i duhej pėr tė shpartalluar ēdo pengesė nė rrugėn e sigurimit dhe konsolidimit tė pavarėsisė sė vendit. E thėrrisnin atje ku ishte situata mė kritike dhe ai me atdhetarizmin dhe aftėsitė e tij e normalizonte.

    Goditi e shpartalloi esadistėt nė Shqipėrinė e Mesme nė prag tė fillimit tė Luftės sė Vlorės, mandej pa u ēlodhur ende, vrapoi nė Koplik pėr tė sprapsur intervencionin jugosllav. Njė vit mė vonė, asgjesoi nė Mirditė komplotin e agjenturės sė Pashiēit, tė kryesuar nga kapedani separatist i krahinės. Bajram Currin dhe krerė tė tjerė kosovarė duke shfrytėzuar kontradiktat midis austrohungarezėve me Serbinė nė korrik nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore bėri pėrpjekje qė tė organizonin njė luftė tė udhėhequr nga Bajram Curri pėr tė ēliruar vilajetin e Kosovės, por kjo marrėveshje nuk u arrit dot.

    Pas ikjes sė princ Vidit, Bajram Curri me shumė patriot tė tjerė shkuan nė Krume tė Kukėsit pėr tė ndjekur nga afėr zhvillimet nė Kosovė por edhe pėr t’i goditur sa mė me sukses serbėt, gjė tė cilėn e mėsoi nga strategjia luftarake e Plakut tė Maleve, i cili ishte njė strateg dhe ushtarak i klasit tė parė me njė pėrvojė dhe prova nė sa e sa beteja. Kur Austro-Hungaria filloi pushtimin e Serbisė,Bajram Curri po fitonte autonomi kulturore nga austro-hungarezėt dhe u mundua tė hapte shkolla aq sa mundte por qė nxisin ndėrgjegjen kombėtare. Kėtu del dhe pjekuria politike e Bajram Currit.

    Ndėrhyrja energjike me luftėtarė kosovarė e krutanė shpėtoi edhe gjendjen kritike nė luftėn e Koplikut qė u zhvillua nė gusht tė vitit 1920.Roli i Bajram Currit edhe nė kėtė betejė qe vendimtar, sikurse edhe nė shuarjen e pajtimin e popullit tė Mirditės mė 1921, jo duke drejtuar armėt njeri-tjetrit,por me urti e kėshilla vllaznore, duke shmangur gjakderdhjet e kota mes vedit. Bajram Curri gjatė vitit 1923-1924 pėrbėnte njė kėrcėnim serioz pėr Ahmet Zogun i cili ishte bėrė kryeministėr

    Pjesa ndryshe

    Me arsyetimin pėr ikje me arsye shėndetėsore, ai endet nėpėr Europė si Itali, Francė, etj., nga data 7. 9. 1924, deri mė 14.10.1924, pra 5 javė, thuhet nė kujtimet e disa personazheve qė i bėnė tė njohur pasaportėn. Po pse endet nėpėr Evropė? Dokumenti, ardhur nė vitet e fundit tregon se nxirret pėr arsye shėndetėsore, ndėrkohė kur periudha shtator-dhjetor 1924 ėshtė plot me ngjarje historike dhe aktiviteti i Bajram Currit ėshtė i gjithanshėm pėr ēėshtjen kombėtare, si njė nga pėrkrahėsit kryesorė tė qeverisė sė Nolit. Udhėtimi i fundit nė Europė i Garibaldit shqiptar, siē e cilėsoi Halim Xhelua, saktėsohet se ndodh mė 12 tetor tė vitit 1924, pėr t’u vendosur nė Krasniqe, mu afėr vendit ku do mbyllte jetėn dimrit tė ashpėr tė Tropojės, mė 28 mars 1925, dhe njė ditė mė pas do e vrisnin. Nė fakt, qė atje me pėrpjekjen e vet mundi qė nė Krumė tė inicionte kryengritjen e armatosur, qė kulmoi me fitoren e Qershorit. Pa asnjė mėdyshje ishte njeriu mė trim i kėsaj kohe dhe tė ngjan qesharak reagimi i turpshėm i njerėzve tė Fan Nolit, qė thjesht merreshin me fjalė. Ishte aq trim saqė nė vend t’i hipte vaporit si e gjithė politika shqiptare qė do bėhej mėrgata shqiptare e do dėrdėlliste nėpėr kafetė e Evropės zgjodhi tė kthehej nė mal bjeshkėve tė Krasniqes, duke u mbajtur idealin e vet tė madh pėr lirinė e Kosovės. I tradhtuar dhe rrethuar, ai do jepte jetė nė shpellėn e Dragobisė. Ka pasur zėra se ka vrarė veten, thjesht tė mos binte nė dorė i gjallė. Sido qė tė jetė, mbetet figurė trime.

    Postmortum

    Prof. Dr. Hakif Bajrami do shprehej dekada mė vonė se: “Ata, qė e penguan Gjeneralin e vegjėlisė Bajram Currin, qė mos tė shkojė nė Vlorė, provuan ta vrasin pėr sė gjalli. Me dredhi e makinacione e arritėn qėllimin. Po ata, mė vonė, kur erdhėn nė pushtet, u forcuan, e vranė nė pabesi, me tradhti duke u shėrbyer interesave tė Beogradit. Ai qė e kishte lajmėruar vendqėndrimin e Bajram Currit, (prefekti Krumės), pasi qė e vranė nė pabesi, mori pėr guxim edhe tė mbajė njė fjalim mortor pranė varrit. Po ai (H.K.), mė 6 prill 1925 “i kėrkonte Ministrisė Punėve tė Brendshme nė Tiranė 500 napolona ari tė premtuara pėr atė qė ka dhėnė njoftime se ku gjendet Bajram Curri, si dhe kėrkonte gradime pėr vrasėsit e tij.” (Shiko: AQSH i Shqipėrisė, Fondi MPB, d. nr. 9. 1925; d. 51 dhe d. 5. Njė personazh qė e cilėsojnė si patriot i shquar Ago Agaj, cituar nga Fazlli HAJRIZI thotė duke e justifikuar Zogun se:“Nuk e vriste ai Bajram Currin, njė patriot tė admiruar nė Malėsi tė Gjakovės. Bile ai dėrgoi njė grup xhandarėsh ta merrte nė dorėzim. Ai u vra nga bajraktarėt e Gjakovės nė pabesi, nė shpellė.Vrasėsit u takuan nė Gjakovė me njė oficer tė thjeshtė, tė dalė prej shkollės italiane me emrin Ibrahim. Ata i thanė oficerit se bejlerėt u kishin premtuar njėmijė napolona, por 500 i mbajtėn pėr vete e 500 na i dhanė”.

    Vrasja e kėtij personaliteti tė madh ruan shumė tė papritura. Ėshtė e ēuditshme heshtja pėr tė nė kėtė 90-vjetor, njėsoj si pėr Gurakuqin, por mė shumė harresa e pėrcjellė pėr kėtė personalitet tė madh. “Nuk ka personalitet shqiptar qė politika dhe diplomacia serbe t` i ketė siguruar tetė ( analiza-biografi analitike sikurse pėr Bajram Currin dhe tė afėrmit e tij. Nė kohėn kur kam hulumtuar nuk ka pasur para qė i “blenė” ato dorėshkrime tė fotokopjuara. Kam provuar pėrmes Akademik Bogumil Hrabakut t` i nxjerr tė fotokopjuara, por kot. Tė paktėn prej tij (Hrabakut) e kuptova se tri dorėshkrime i kishin pėrpiluar pėr Bajram Currin oficerėt rus me urdhėr tė Nikolla Pashiqit, citohet Hakif Bajrami. Ky thotė madje se: “Ata oficerė kishin punuar si projektantė tė kolonive sllave nė Kosovė 1920-1928. Ndėrsa nga shqiptarėt bukė pėrmbysur ėshtė vrarė Bajram Curri, ėshtė vrarė truri i kuvendeve dhe gjenerali i istikameve shqiptare pėr liri dhe pavarėsi pėr 100 000 dinarė”.(Shiko: AVII B. Koleksioni pėr Bajram Currin 1903-192. Po kush e vrau vallė dhe kush ėshtė i interesuar pėr heshtjen ndaj tij, vrasjen e madhe tė Bajram Currit? Askush nuk e thotė. Baca rri i shikon tė gjitha nga monumenti i tij nė qytetin me tė njėjtin emėr, qė ka tė ngjarė dhe vetė ta ketė harruar. /Java/

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e alfa1993
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    869
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    Prandaj thom une se d eshte e kote te jesh patriot. Njerzit e afert ta fusin thiken. E na hiqen te gjith patriot po cfare patriotesh vetem per xhepat e tyre. Une thom se shqiptaret jane nje komb i flliqur. po si nuk i shpalli lufte shqiperia serbise kur u sulmua kosova A e din se me shume shqiptare teshq maqedoniis kan dhan jeten per isis sesa per kosoven

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Rregullat per te cilat flitet aspak!
    Nga erinda nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-02-2012, 03:41 PM
  2. Gjuha qė flitet nga vetėm dy njerėz nė rruzull
    Nga gjendar nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2011, 10:04 PM
  3. Shikoni se kush e ka vrau ate njeriun para Kryeministrise
    Nga ardona nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-01-2011, 10:26 AM
  4. KUSH E VRAU BIMBASHIN TURK
    Nga kuklla nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2008, 09:51 AM
  5. Nėna e 5 jetimėve: Fėmijėt ngopen me bukė vetėm pėr Bajram
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2007, 09:42 AM

Etiketat pėr kėtė Temė