Shqiptarėt ortodoksė tė Maqedonisė po rikthehen nė vėmendje. Ka prej tyre qė pranojnė rrėnjėt shqiptare, tė tjerė jo. Tė ēarė e pėrēarė me shqiptarėt myslimanė, ata u asimiluan duke krijuar njė identitet tjetėr nga ai shqiptar, e duke u deklaruar nė masė dėrrmuese maqedonas.

Mes tyre ėshtė edhe Mavrova, njė zonė turistike kaq shumė e njohur, qė fsheh pas gjurmėt e rrėnjėt shqiptare, qė pavarėsisht asimilimit nuk janė zhdukur.

Reka e Epėrme, jo larg Dibrės sė Madhe, dhe dikur pjesė e natyrshme e saj, ka pasur fshatra tė shumta, tė cilėt, sipas tė dhėnave tė kohės sė Perandorisė Osmane, por edhe ato mė tė vona, nė masėn 80 pėr qind banoheshin nga shqiptarė tė besimit ortodoks dhe atij mysliman, thuhet nė njė emisionin “Exclusive” tė televizionit Top Channel, tė realizuar nė Mavrovė.

Fillimisht bullgarėt e mė pas serbėt vijuan skemat pėr asimilimin e kėtij komuniteti. Gjithēka vazhdoi nė shekullin XIX, u ndal disa kohė pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, dhe mori trajtė tė plotė e tė dhunshme sidomos pas krijimit tė Jugosllavisė, ose mė saktė pas prishjes sė Shqipėrisė komuniste tė Enver Hoxhės me Jugosllavinė e Titos.

Presioni i vazhdueshėm, dhuna nė ndryshimin e mbiemrave, shkollimi i detyrueshėm vetėm nė gjuhėn sllave, e mė pas edhe joshja me mėnyra tė ndryshme, ēuan nė njė proces asimilimi dhe largimi masiv. Kjo ishte e vetmja zgjidhje pėr kėtė zonė tė thellė por me zemėr tė madhe, qė pėrballoi shumė mbi kryet e saj, duke nisur nga humbja e detyruar e identitetit kombėtar.

Sot, masa dėrrmuese e fshatrave tė Rekės janė tė zbrazėta pasi shumica e banorėve janė larguar. Mes tyre, vetėm Mavrova vazhdon tė ruajė ritmin e jetės, e kjo vetėm falė turizmit.

Parku kombėtar i Mavrovės, i shpallur i tillė nė vitin 1949, shtrihet nė njė hapėsirė tė gjerė, ku natyra e paprekur ofron bukuri tė rralla, me florė dhe faunė mjaft tė pasur, si nė tė gjithė Rekėn e Epėrme. Banorėt tė flasin nė masė dėrrmuese shqip, edhe pse nuk pranojnė tė jenė tė tillė.

Shqiptarė nė rrėnjė, me gjuhė shqipe, dhe jo shqiptarė sot, edhe pse gjuha ėshtė po aty. Pėr kamerė tė hapur nuk bėhet fjalė, gjithēka duhet bėrė nė fshehtėsi.

Mjafton njė kredhje bizneseve tė zonės pėr tė kuptuar e pėr tė prekur tė vėrtetat e tyre, sigurisht jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

Edhe pyetjet duhet tė jenė tė kujdesshme, ose mė mirė duhet tė duken sa mė natyrale, pėr tė mos lėnė asnjė hije dyshimi.

Ndarja fetare ka qenė ajo qė ka ndikuar mė shumė. Makineria e propagandės ka dhėnė rezultatet e saj. Shumica e banorėve qė flasin nė shqip, ka tė tjerė qė dukshėm tė kuptojnė, por nuk duan tė tė pėrgjigjen. E pavarėsisht kėsaj, shqipja pasohet natyrshėm brez pas brezi, edhe pse shkolla nuk ka pasur kurrė, apo banorėt detyroheshin dhunshėm tė mos flisnin as rrugicave tė fshatit gjuhėn e tyre.

“Kėtu kemi tė ndryshėm, ka dhe shqiptarė, ka edhe serbė e bullgarė, tė pėrzier janė. Por flasin edhe shqip, flasin. Nuk ka Rekė, janė ngritur dhe kanė shkuar nga qytetet. Ka qenė njėherė, tani ėshtė zbrazur krejt”, thotė njė banor.

Pėr tė gjetur Rekėn, Mavrovėn e dikurshme, mjafton tė shikosh fotografitė e vjetra. Dasmat karakteristike, luftėtarėt, banorėt e kėtyre zonave, e gjithēka tjetėr qė flet pėr identitetin e tyre, pėrmes veshjeve e traditave tė shumta.

Sigurisht ka kaluar kohė qė nga kryengritja e 1913-s, qė vinte si pasojė e shkėputjes nga toka amė. Njė kryengritje qė nisi nga Dibra, e arrinte deri nė malin e Prishtinės, tė Manastirit, Velesit, Gostivarit, Strugės e kėshtu me radhė. Ishte 26-28 shtatori i atij viti, kur luftimet mė tė ashpra do tė bėheshin pikėrisht nė Mavrovė e Kėrēovė, ku trupat kryengritėse morėn gjithēka nėn kontroll, duke kėrkuar bashkimin e menjėhershėm me Shqipėrinė, ēka tregohet edhe nė dokumente tė shumta tė Arkivit shqiptar tė Shtetit.

Mė se 102 vjet mė pas, shumėēka ka shkuar, ėshtė shuar, ėshtė mbuluar, ashtu si mjegulla qė duket sikur do tė pėrpijė gjithēka, edhe historinė.

Nė Mavrovėn e sotme nuk ka mė asgjė tė dukshme qė tė lidhė me identitetin e shkuar. Askush nuk tregon, askush nuk flet, askush nuk kėrkon tė thyejė realitetin e imponuar.

“Moti sot nuk ėshtė i mirė. Se kur ėshtė i mirė, ėshtė tjetėr gjė. Mjegulla ka rėnė tashmė dhe nuk mund tė shohėsh liqenet”. Shumica, nėse i pyet pėr gjuhėn, tė pėrgjigjen shkurt. “Po, e di, e kam mėsuar”.

Mjafton pak pėr tė kuptuar kaq shumė, e pėr tė ndjekur pėrmes tyre gjurmėt qė tė ēojnė te tė vėrtetat. Tė vėrteta, qė s’kanė lidhje me nacionalizmat e sėmurė e aq mė pak me thirrje pėr urrejtje, por thjesht dhe vetėm me historinė, atė histori qė e kanė bėrė njerėzit e kėtyre zonave, e qė ėshtė e dokumentuar dhe faktuar kudo, edhe pse nuk pranohet.

Pėrtej pėrpėlitjeve tė sfilitura tė politikės shqiptare nė Maqedoni, njė punė tė jashtėzakonshme me kėtė komunitet po bėn sot shoqata “Josif Bageri”, qė ka nisur tė shkundė atė qė dukej e humbur kohė mė parė. Atė qė, megjithatė, flet ende kudo, edhe nė Mavrovė, gjuhėn shqipe.