Historikun e kėtij Manifesti e ka analizuar nė detaje patrioti i madh arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola nė botimin e tij me titull “Manifesti i Lidhjes Arvanite”, botuar nė Athinė nė mes viteve nėntėdhjetė (1995). Kola nuk e shihte kėtė Manifest si njė “rrufe nė qiell tė hapur”, por ai rreket tė japė detaje dhe tė dhėna shkencore, duke dėshmuar edhe shumė pėrpjekje tė tjera qė ishin regjistruar mė parė, pėr tė krijuar njė dualizėm midis Greqisė dhe Shqipėrisė.

Si njė aksiomė qė nuk ka nevojė pėr verifikim, besoj thellėsisht se studiuesi dhe lexuesi shqiptar, ėshtė i etur ta njohė me detaje mendimin dhe ndjenjėn kombėtare tė arvanitasve tė Greqisė, ashtu siē ajo ishte, siē perceptohej e siē propagandohej.

Duhet tė njohė qėllimet dhe pėrpjekjet e tyre e nisur nga kjo bazė, tė gjykojė mė pas edhe mbi “gabimet” qofshin apo veprimet e drejta tė sė shkuarės, duke mos e trajtuar atė nga kėndvėshtrimi i sotėm, duke iu larguar shablloneve e u zhvendosur nė kohė e hapėsirė, pėr tė parė mė qartė e pa paragjykim.

Nga ana historike, ky Manifest ka shumė rėndėsi, pasi pėrbėn abetaren e ēdokujt qė kėrkon tė njohė pėrpjekjet diplomatike tė baballarėve tė pavarėsisė sonė, Ismail Qemalit e Mit’hat Frashėrit, tė cilėt nė periudha tė veēanta tė udhėtimit tė tyre kombėtar e shtetformues, u bazuan siē do ta tregonte koha, edhe te ky Manifest, ēka paradoksalisht do t’i vendoste ata herė nė hullinė e tradhtarėve, e herė nė atė tė patriotėve, duke anuar pėrfundimisht dhe logjikisht, te kjo e fundit. Arsyeja tjetėr ėshtė “njohja e ideve tė atyre njerėzve qė ēliruan dhe krijuan shtetin grek dhe qė sot njihen si heronj kombėtarė”.

Njė motiv shtesė nė kėtė pėrsiatje ėshtė “njohja me idenė dhe vizionin e arvanitasve, nė mėnyrė qė tė kuptojmė se si funksiononte shqiptarizma ndėr ēamėt ortodoksė dhe arvanitėt nė Greqi”.

***

VĖLLEZĖR! Ju quajmė dhe u thėrrasim vėllezėr, sepse, sado qė na ndanė vendi dhe feja, nuk pushojmė sė qenė vėllezėr, sepse tė gjithė arvanitėt, kudo qė gjendemi sot, jemi stėrnipėr tė pellazgėve, tė cilėt erdhėn tė parėt e tė parėve nga Azia nė Europė dhe banuan Arvanitinė.

Sepse jemi djemtė e Aleksandrit tė Madh, tė parit njeri tė quajtur “i madh” nė botė, i cili e mundi tė gjithė Azinė. Sepse jemi djemtė e Pirros, tė atij mbreti dhe strategu tė madh tė Arvanitisė, qė i mundi romakėt dhe qė do tė ishte bėrė dhe ai si Aleksandri i Madh, nėse do tė kishte pėrpara armiq barabar dhe pa taktika, sikurse persėt, midėt e indianėt dhe jo romakėt, tė cilėt ishin tė taktikave dhe tė shkollės.

Sepse jemi djemtė e Skėnderbeut tė Madh, qė mundi tre sulltanė dhe ruajti lirinė e Arvanitisė deri nė momentin qė i mbylli sytė nga plagėt qė kishte marrė nė luftėn e tij tė fundit kundėr armiqve tė atdheut tė vet, Arvanitisė. Sepse, fundja kemi tė njėjtin atdhe, tė njėjtin gjak, tė njėjtat veshje dhe tė njėjtėn gjuhė.

VĖLLEZĖR! Lloj-lloj armiqsh hynė mes nesh dhe na ndanė, na bėnė tė huaj, na shpėrndanė e na bėnė armiq, ndaj dhe arvanitėt sot gjenden nė Austri, nė Itali, nė Greqi, ndėrsa vlera mė e madhe dhe nderi mė i madh ėshtė te ju qė hoqėt tė gjitha tė kėqijat e skllavėrisė dhe qėndruat nė Arvaniti, nė vendin tonė tė madh dhe tė dashur.

Pėr sa kohė qė ne gjendemi larg nga atdheu ynė i madh, Arvanitia, sado qė tė bėhemi tė mėdhenj nė dhé tė huaj si individė: qofshin kėta pashallarė, strategė e ministra, nuk e harrojmė kurrė racėn dhe atdheun tonė tė vėrtetė.

Nė Austri na quajnė austriakė, nė Itali, italianė, nė Greqi, grekė, por ne i falėnderojmė kombet qė na mikpritėn e na nderojnė si vėllezėr tė tyre dhe na besojnė drejtimin e vendeve dhe ushtrive, ndėrsa u shėrbejmė me besė, ashtu si u takon njerėzve tė ndershėm, por gjithmonė ėndėrrojmė atė ditė, tė shumėshenjtė e tė shndritshme qė do tė ngrihet kombi i lirė arvanit, me flamurin e tij, me mbretin e tij, me komandėn dhe me ushtrinė e tij.

Sot gjendemi nė kohėn kur kombet po rilindin.

Pa shihini grekėt! Ishin skllevėr dhe punonin nėn zgjedhėn turke. U zgjuan njė ditė nėn thirrjet e burrave tė tyre, u vranė, i thyen hekurat e skllavėrisė dhe dėbuan pushtuesin nga dheu i tyre e bėnė mbretėri.

Shihini serbėt! U ngritėn dhe u ēliruan! Shihini malazezėt! Nuk i lėshuan kurrė armėt nga duart dhe u ēliruan. Shihini vllahėt! Luftuan dhe u ēliruan! Shihini bullgarėt! Luftoi pėr ta Rusia dhe u ēliruan. Ata janė tė vetmit qė u ēliruan nga gjaku i huaj. Tė gjitha kėto kombe, grekėt, serbėt, malazezėt, vllahėt dhe bullgarėt, ishin nėn Sulltanin dhe tani u bėnė mbretėri tė lira, duke pasur secili prej tyre, mbretėrinė e vet, komandėn dhe ushtrinė e vet.

U bėnė tė lira dhe vetėqeverisen tė gjitha kėto kombe, ndėrkohė vetėm ne arvanitėt jemi nė gjumė dhe armiqtė tanė na rrethojnė e na shtrėngojnė fort nga tė gjitha anėt dhe duan tė na shqyejnė e tė na bėjnė copa-copa! Austria i ka mbėrthyer sytė tek Arvanitia jonė. Do qė tė na rrėmbejė tė gjithėn e tė zbresė deri nė Selanik. Mali i Zi do Shkodrėn tonė, Serbia, Bullgaria dhe Vllahia luftojnė pėr Bitolėn tonė, Durrėsin, Prizrenin dhe Krujėn tonė, qytetin qė shėrbeu si kryeqendra e Skėnderbeut tonė!

Nuk kemi asnjė mik. Tė gjithė janė armiqtė tanė, sepse tė gjithė duan shkatėrrimin tonė. Tė gjitha kombet qė kishte shkelur Turqia, njėra mė herėt e tjetra mė vonė, u ēliruan: Greqia, Serbia, Mali i Zi, Vllahia, Bullgaria dhe Arabia (Misiri) dhe vetėm armenėt, ēifutėt dhe ne arvanitėt jemi pa lirinė tonė; dhe mė e keqja akoma, humbėm ekzistencėn tonė kombėtare dhe llogaritemi tashmė nga bota si “turq”, ndėrsa ne nuk jemi aspak “turq”, por arvanitė tė pastėr, stėrnipėr tė pellazgėve, ndaj jemi njerėzit e parė qė shkelėn dhe banuan Europėn.

Ne arvanitėt ishim gjithmonė shtylla e Turqisė. Kockat tona gjenden tė shpėrndara nė Hungari, Vllahi, Serbi, Mal tė Zi, Krimé, Bullgari, Greqi, Persi, Arabi dhe nė kufijtė e Indisė. Gjaku i arvanitėve katėrqind e ca vjet rrodhi dhe rrjedh si njė lumė, pėr jetėn e Turqisė. Nėse do tė mungonim ne, Turqia do tė kishte ikur nga Europa para shumė vjetėsh. Por Turqia nuk po do tė na e japė lirinė tonė, por do qė tė na ketė rojtarė tė saj, qė t’i ruajmė vendin deri nė momentin e shkatėrrimit tė saj, qė tė na shkatėrrojė dhe ne, bashkė me tė. Nėse Turqia, siē e shohim si drita e diellit, ėshtė e natyrshme tė shkojė andej nga erdhi, sepse turqit janė njė popull i huaj qė erdhėn nga thellėsitė e Azisė dhe qėndruan nė vende tė huaja, pasi shkatėrruan lirinė dhe mbretėrinė e atyre vendeve qė shkelėn, ndaj dhe pėrse tė shkatėrrohemi dhe ne bashkė me tė?

Pėrse vendi ynė tė bėhet austriak ose tė ndahet nga austriakėt, italianėt, malazezėt, bullgarėt, grekėt? Pėrse? Nėse Turqia do tė na jepte lirinė tonė, do i bėheshim bllok rrjedhės austriake dhe Italia nuk do tė mund tė shkelte nė tokėn tonė. Sa pėr malazezėt, serbėt, bullgarėt dhe grekėt, do tė mundnim tė gjenim njė mėnyrė tė ruheshim. Por Turqia nuk e do tė mirėn tonė dhe nuk i bėhet vonė se ēdo tė bėhet me ne mė pas, pasi nuk do tė mundemi ta lėmė Atdheun tonė! Ndėrkohė, koha afron dhe tė gjithė armiqtė qė na rrethojnė, po kalisin shpatat e tyre dhe duan tė na shkelin e tė rrėmbejnė vendin tonė, tė na bėjnė skllevėr tė tyre!

Erdhi koha vėllezėr qė tė gjithė ne arvanitėt tė kemi njė mendim. Duhet t’i lėmė armiqėsitė qė na i polli Turqia dhe besimet fetare. Turqinė dhe besimet fetare duhet t’i lėmė sipas vendeve tė tyre. Turqia ėshtė trup i huaj dhe duhet ta hedhim tej, besimi fetar ėshtė i veēantė pėr ēdo njeri dhe sekush duhet ta mbajė sikurse dhe e mori. Do tė ishte mirė tė ishim tė gjithė arvanitėt myslimanė apo tė krishterė, por pėr arsye se gjendemi nė besime tė ndryshme – ortodoksė, papistanė, myslimanė, bektashklidhės, rufainj – do tė ishte mė mirė t’i linim fetė dhe besimet sipas vendeve dhe, siē janė, sepse njeriu duhet tė ketė njė besim se Parajsa u ndėrtua nga Zoti pėr tė mirėt dhe Ferri pėr tė kėqijtė.

Asnjė kristian i keq nuk shkon nė Parajsė dhe asnjė mysliman i mirė nuk shkon nė Ferr. Prandaj, le tė shohim racėn tonė dhe pjellėn tonė e tė bėhemi njė trup nė kėtė botė, ndėrsa pėr botėn tjetėr, ēdokush le tė shijojė veprat e veta.

Pėrderisa gjendemi nėn Turqi, ėshtė sikur tė gjendemi brenda njė shtėpie qė ka marrė zjarr e po digjet. Nėse rrimė brenda, do tė digjemi dhe ne. Turqia ėshtė e dėnuar, sipas tė gjitha gjasave, tė ikė nga Europa. Asgjė nuk mundet ta shpėtojė dot! Sado qė tė rrimė me tė, ėshtė humbje. Duhet tė largohemi nga zjarri, tė ndahemi sa mė shpejt nga Turqia se do tė humbim dhe ne bashkė me tė.

Thamė se jemi tė rrethuar nga armiq: italianė, austriakė, malazezė, serbė, bullgarė e grekė, por mes kėtyre armiqve, disa janė tė rrezikshėm e disa tė tjerė nuk janė.

Italia dhe Austria mund tė na hajė e tė na pėrtypė dhe tė zhdukemi nga faqja e dheut. Nėse biem nė duart e Italisė ose tė Austrisė, pas pak vitesh nuk do tė ketė mė Arvaniti. Janė kombe tė mėdha dhe mund tė hedhin nė vendin tonė 200 e 300 mijė ushtarė, tė na ēarmatosin e tė na bėjnė skllevėr dhe ēfarė tė duan. E kanė nė dorėn e tyre, sepse janė tė fortė. Rreziku ynė i madh ėshtė nga Italia e nga Austria dhe mbi tė gjitha nga Austria. Qė tė mundemi tė shpėtojmė, duhet tė bashkėluftojmė me njėrin nga armiqtė tanė mė tė dobėt: malazezėt, serbėt, bullgarėt ose grekėt. Le t’i analizojmė me radhė: malazezėt, serbėt dhe bullgarėt, janė copėza tė Rusisė. Ata punojnė pėr Rusinė dhe kush bashkėpunon me ta, bie nė gojėn e Rusisė. Kėto tri shtete, duan apo jo do tė bėhen njė ditė tė qeverisura nga Rusia. Shteti i vetėm nga tė gjitha shtetet qė mbin nga pėrvėlimet e shkatėrrimet e Turqisė dhe qė e ka tė garantuar ekzistencėn e vet nga e gjithė Europa, ėshtė Greqia.

Dheun grek nuk mund ta shkelė askush. Qėllimisht ua paraqitėm dhe Greqinė si armiken tonė, pasi dukshmėria e gjėrave kėshtu e tregon. Por nėse thellohemi pak nė thelb, nėse kėshillohemi ndopak me historinė, nėse e analizojmė mirė kėtė ēėshtje, do tė shohim se Greqia nuk ka asnjė armiqėsi me ne dhe as nuk mund tė ketė. Historia na tregon se grekėt janė stėrnipėr tė pellazgėve, tė gjyshėrve tanė dhe se grekėt dhe arvanitėt, gjatė kohėve tė Bizantit, kishin tė njėjtin besim fetar, njė mbret, njė atdhe dhe se vetė Skėnderbeu fliste dhe arvanitisht e greqisht dhe e shkruante gjuhėn greke si grek dhe se Greqia e sotme ėshtė vepėr e arvanitėve dhe e grekėve.

Nė luftėn e 1821-shit, midis Greqisė dhe Turqisė, u njoh dhe raca jonė arvanite dhe me ndihmėn tonė, u ēlirua Greqia. Nė mes kaq heronjsh qė shfaqi Revolucioni Grek i 1821-shit, tė gjithė heronjtė e detit, pėrveē psarianėve, ishin arvanitė. Shumica e heronjve tė tokės greke, ishin arvanitė. Pėrveē arvanitėve tė krishterė ishin dhe 3500 arvanitė myslimanė qė luftuan bashkė me grekėt kundėr Turqisė dhe komandantė tė atyre arvanitėve ishin Tafil Buzi, Gjoleka, Hodua dhe tė tjerė kapedanė tė dėgjuar arvanitė.

Nuk do tė themi asnjė gėnjeshtėr vėllezėr, nėse themi se “arvanitėt e ēliruan Greqinė”! Nė zemrėn e popullit grek dhe arvanit ėshtė e rrėnjosur ndjenja qė kanė grekėt dhe arvanitėt. Greku mė parė se tė bėhej grek, ishte arvanit, me njė fjalė pellazg. Grek do tė thotė: arvanit i qytetėruar. Greqia pa Arvanitinė dhe Arvanitia pa Greqinė janė dy gjysma gjėrash. Kur tė bashkohet Greqia me Arvanitinė, atėherė do tė bėhet njė Greqi e Madhe dhe njė Arvaniti e Madhe. Grekėt i njohim dhe na njohin. Jetuam mijėra vjet me grekėt dhe jetojmė akoma si vėllezėr.

Mijėra grekė rrojnė nė Arvaniti dhe mijėra arvanitė jetojnė nė Greqi dhe kurrė deri mė sot nuk e luftuan njėri-tjetrin, por nė Arvaniti grekėt me arvanitėt rrojnė si vėllezėr dhe nė Greqi, arvanitėt e grekėt rrojnė si vėllezėr. Ēdo gjė qė ėshtė greke, ėshtė edhe arvanite dhe ēdo gjė arvanite, ėshtė edhe greke. Gjaku ujė nuk bėhet!

Shikoni pra vėllezėr se sa arsye tė mėdha kemi qė tė bėhemi me grekėt, ndėrsa nuk kemi asnjė arsye tė ēiftėzohemi me italianėt, austriakėt, serbėt e bullgarėt!!! Kur u themi tė bėhemi njė me grekėt, nuk nėnkuptojmė tė bashkojmė besimet tona dhe qeveritė tona. Kėtė bashkim nuk e nėnkuptojmė dhe as nuk e duam! Ne duam qė nga Greqia tė sigurojmė vendin tonė, tė ngremė tregtinė tonė, tė ndriēohemi nga kultura e saj. Ne nėnkuptojmė qė Greqia tė ketė fuqi si shtet nė Greqi dhe Arvanitia nė Arvaniti dhe jo Arvanitia tė jetė njė shtesė e Greqisė. Nėnkuptojmė njė bashkim vetėm nė njė aleancė tė pastėr, tė dakordėsuar e bashkėluftuese, duke pasur tė njėjtin mbret, tė njėjtin ministėr tė Luftės dhe tė luftojė e detyruar Greqia pėr nder tė Arvanitisė dhe Arvanitia pėr nder tė Greqisė, me njė fjalė, tė kemi tė njėjtėt miq dhe tė njėjtėt armiq. Nėnkuptojmė qė Arvanitia tė ketė ushtri tė veēantė, vendruajtės tė veēantė, polici tė veēantė, komandė tė veēantė, ekonomi tė veēantė, gjykata tė veēanta, shkollim tė veēantė.

Njė provė ngjashmėrie kemi Austrinė dhe Hungarinė, ku nuk ka dhe familjaritet, ashtu sikurse ka mes grekėve dhe arvanitėve. Pėrpara vėllezėr! Ejani tė bėhemi njė mbretėri greko-arvanite dhe duhet tė bėhemi se kemi tė njėjtin gjak, njė Atdhe dhe njė Zot! /Gazeta Shqip/