Burri me shall, i cili u angazhua pėr zgjidhjen pa dhunė tė konfliktit pėr Kosovėn, u lind nė Kosovė mė 1944. Nė fushėn akademike u angazhua sė pari si profesor pėr albanologji dhe si kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės e themeloi mė 1989 Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK) dhe qė atėherė ėshtė kryetar i saj. Me tė lėnė jashtė tė Kosovės nga Marrėveshja e Dejtonit mė 1996 dhe me trashjen e dhunės, LDK-ja e humbi pėrkohėsisht rėndėsinė e saj. Mirėpo Rugovės, si njėri ndėr tre pėrfaqėsuesit e kosovarėve nė Kėshillin Tranzitor tė administratės sė OKB-ės, e bashkė me tė edhe LDK-ės, iu kthye pesha e rėndėsisė. Nė zgjedhjet komunale tė tetorit tė vitit 2000 LDK i fitoi 58 pėr qind tė votave dhe u sforcua pėrsėri si forca politike mė e madhe dhe me mė shumė ndikim. LDK ka shans tė mirė edhe nė zgjedhjet ligjvėnėse, tė cilat janė palanifikuar tė mbahen mė 17 nėntor tė kėtij viti. Parlamenti do ta zgjedh presidentin e Kosovės dhe nuk ėshtė pör tö mos u besuar se ai do tė quhet Ibrahim Rugova... Ky ėshtė fillimi i intervistės qė presidenti i ndjerė i Kosovės, Ibrahim Rugova, e kishte dhėnė nė vitin 2001 me Christian Bruser, pėr Zeit-Schritt. Kėtė intervistė, pas 14 vitesh, ua risjell tė plotė Telegrafi.

* Ju quajnė “Gand-hi i Ballkanit”. A ju pėlqen ky titull?

Rugova: Gazetarėt ndėrkombėtarė i kanė nė qejf titujt e kėtillė. Mė quajnė kėshtu sepse unė tash e 10 vjet e organizoj kėshtu rezistencėn pa dhunė, porse natyrisht qė unė nuk mund tė matem Gand-hin. Nė kuadėr tė rezistencės aktive pa dhunė ne nė Kosovė e krijuam mė 1990 njė shtet paralel. Dhe, pėr kėtė regjion tė dhunshėm, nė tė cilin pėrherė ka luftėra, kjo qe diēka e re.

* Gand-hi pėrdorte me ėndje simbole, nė mėnyrė qė njerėzve tė thjeshtė t`ua bėnte idetė e veta mė transparente. Ai bante petka tė pėlhurta tė punuara me dorė. A pėrdorni edhe ju ndonjė simbol?

Rugova: Ne jetojmė nė njė kohė tjetėr, sė kėndejmi edhe duhet tė zgjedhim mjete tė tjera. Synimi ynė ishte qė ta krijonim njė shoqėri paralele me qeveri tė vetėn, me parlament tė vetin, me sistem tė vetin shkollor etj. Kjo qe pėrgjigjja jonė politikės sė shtypjes sė vazhdueshme tė Beogradit . Kėsi shtegu ne e zhvilluam edhe njė stil tonin. Mė shumė si pasojė e rastit shalli im u bė simbol i pavarėsisė sė Kosovės. Unė e kam bajtė atė si diēka tė rėndomtė, mirėpo shumėkush e pau atė si simbol tė lirisė dhe mendonin se unė duhet ta heq atė vetėm kur ta kemi arritur pavarėsinė. Kjo tregon se njerėzit edhe sot kanė nevojė pėr simbole, pėr t`i pėrfaqėsuar synimet e tyre.

* Ēfarė Ju shtyu qė ta zgjedhni shtegun e mosdhunės? A kishit pėr bazė ideale konkrete apo ishte kjo thjesht njė zgjidhje pragmatike?

Rugova: Ishte mundėsia e vetme. Natyrisht qė unė edhe kam lexuar shumė mbi lėvizje tė ndryshme tė padhunshme dhe tė atyre me armė. Ishte pra njė zgjedhje, e diktuar nga rrethanat. Mė 1989 Beogradi e anuloi statusin autonomi tė Kosovės; tė gjithė kosovarėt u dėbuan nga funskionet publike si nga policia etj. Shumė tė rinj u larguan nga vendi sepse refuzuan qė tė shėrbenin nė ushtrinė e ish-Jugosllavisė dhe tė luftonin kundėr kroatėve, sllovenėve e boshnjakėve. Asokohe vendosėm qė ta themelojmė njė lėvizje demokratike, nė mėnyrė qė ta mbrojmė popullin tonė. Ne arritėm ta kemi, madje, edhe njė sistem tonin financiar e edhe organizata tonat sportive. E gjithė kjo u bė pėr t`i ikur njė konflikti tė armatosur.

* A bini Ju ndonjėherė, si intelektual qė jeni, nė kundėrshtim me rolin Tuaj si politikan?

Rugova: Pėr mua, kjo nuk ėshtė kurrfarė kundėrthėnie. Nė historinė e Evropės ka shumė intelektualė, tė cilėt kanė pėrmbushur edhe funksione politike. Lėvizja kombėtare shqiptare e shek. 19, p.sh., ėshtė themeluar ekskluzivisht nga intelektualėt. Unė kam hyrė nė politikė sepse desha ta mbroj ēėshtjen tonė. Atėherė synohej tė rrėnoheshin tė gjitha institucionet e dijes, mbi tė gjitha universiteti. Pėr ta penguar kėtė, u dasht qė ēėshtjen ta merrnim nė dorė ne intelektualėt. Nė Kosovė nuk kishte mė, si tė thuash, kurrfarė kreu politik .

Unė nuk jam shkrimtar, romansier apo poet i mirėfilltė, porse kritik letrar. Sė kėndejmi, unė jam mbase mė afėr politikės. Kjo pse mua mė intereson fort se si zhvillohen shoqėria dhe shteti. Mirėpo, unė kam konstatuar se puna me njerėz ėshtė mė e vėshtirė se kritika letrare. Megjithatė, nė kėtė veprimtari (politike) unė pėrfitoj shumė nga kapitali im intelektual.

* Politikanėt ankohen shpesh se janė tė shtrėnguar tė marrin vendime me detyrim objektiv. Intelektualėt, nga tjetėr, kanė njė hapėsirė paksa mė tė gjerė tė vendimmarrjes. A lėngoni Ju nėn marrjen e vendimeve me detyrim objektiv?

Rugova: Falė kapitalit intelektual qė u pėrmend kėtu, nė tė shumtėn e herės ia dal nė krye ta krijoj njė harmoni, megjithatė –merret vesh – ka edhe vendime tė vėshtira. Ato janė tė mundshme vetėm atėherė kur para sysh kihet njė qėllim i qartė siē ėshtė ai i pavarėsisė. Sė kėndejmi, e nėnshkruam p.sh. marrėveshjen e Rambujesė. Gjithherė ėshtė mė mirė ta marrėsh njė vendim se kurrnjė. Unė pėrpiqem megjithatė qė nė kėso rastesh t`u rri besnik vlerave tė mia.

* Ju kritikuan kur dolėt nė televizion me Milosheviqin. A ishte edhe kjo konform me vlerat Tuaja?

Rugova: Kjo ėshtė e kaluar. Unė nuk deshta atėherė qė bashkė me familjen time tė largohem nga Kosova. Unė do tė kisha mundur lehtė tė udhėtoj pėr nė Paris, Vjenė ose Uashington. Megjithatė, pas negociatave tė Parisit, unė u ktheva nė Kosovė, kur kishin filluar bombardimet e NATO-s, pėr tė cilat unė, pėrmes nėnshkrimit tim, e kisha dhėnė pėlqimin. Situata ime e atėhershme i pėrngjante asaj tė njė robi tė luftės dhe unė e kam takuar Milosheviqin vetėm pse mė kishin detyruar. Ky ishte njė takim me dhunė. Nuk kishte asgjė pėr t`u biseduar. Ishte e pamundshme qė ēkado qoftė tė diskutohej me Milosheviqin. Ata dėshironin vetėm qė me ndihmėn time ta manipulonin tė vėrtetėn. Kėsaj, porse, nuk ja dolėn nė krye, sepse njerėzit mė njihnin mua dhe pozicionin tim. Ē’ ėshtė e drejta, paraqitja nė ekran shkaktoi njė dredhė pluhuri. Falė intervenimeve ndėrkombėtare mbeta gjallė dhe sot mund tė flas me ju.

* Pėrsėri tashti flitet me ėndje pėr vlerat evropiane tė krishtera. A shihni Ju kėtu ndryshime nga vlerat islame?

Rugova: Pėr ne kjo nuk vie nė konsideratė. Ne nė Kosovė tash e njė kohė tė gjatė kemi njė arsimim modern evropian, vlerat e tė cilit i kanė rrėnjėt te krishterimi. Qė nga tėrheqja e turqve te ne kemi njerėz tė tė tri besimeve: katolikė, ortodoksė dhe myslimanė. Duhet theksuar se islamizmi na u imponua gjatė kohės sė sundimit tė perandorisė osmane. Ne nuk kemi kurrfarė kulture islamike, porse nė literaturė dhe nė tė gjitha gjėrat e tjera orientohemi kah Evropa. Bazė e kulturės sonė nuk ėshtė islami, porse gjuha, tė cilėn e kemi tė pėrbashkėt me tė gjithė shqiptarėt si edhe tė gjitha tė tjerat qė lidhen me tė. Njė popull i vogėl me tri fe nuk do tė mund tė mbijetonte pa kėtė mbėshtesė kulturore tė gjuhės e tė traditės. Kosova do tė jetė njė shtet modern evropian, nė tė cilin shteti dhe kisha do tė jenė tė ndara. Ne duhet tė luftojmė kundėr propagandės sė Beogradit, e cila kosovarėt i paraqet gjithmonė si islamistė.

* A bazoheshin, sipas pikėpamjes Suaj, aktivitetet e Perėndimit nė Kosovė mbi ato vlera nė tė cilat Perėndimi beson?

Rugova: Po, Perėndimi nuk deshti ta toleronte mė spastrimin etnik tė Kosovės. Beogradi deshi t“i shfaroste kosovarėt. Intervenimi mbėshtetej mbi vlerat e Evropės dhe tė humanitetit. Bashkė me amerikanėt, evropianėt u pėrpoqėn qė ta arrinin njė marrėveshje midis nesh dhe Beogradit, mirėpo Beogradi nuk ishte i gatshėm pėr njė gjė tė tillė. Ata nuk e pranuan Rambujenė. S`mbeti tjetėr veēse intervenimi i NATO-s.

* Ju besoni pra qė nė situata konkrete njeriu ėshtė i shtrėnguar tė heqė dorė nga parimi i mosdhunės, pėr t`u arritur kėshtu synimet nė intres tė humanitetit?

Rugova: Po, ka kėso situatash. Pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare bashkėsia mė e dobėt duhet tė mbrohet. Qe e nevojshme tė na mbrojnė nga ushtria e madhe e Beogradit. Vetėm angazhimi i NATO-s e ndali spastrimin etnik tė Kosovės.

* Ēfarė do tė thotė pėr Ju “mosdhuna” nėse Ju e rekomandoni dhunėn e NATO-s?

Rugova: Pėr mua, intervenimi i NATO-s nuk ishte dhunė, porse mbrojtje e popullsisė. NATO nuk i sulmoi serbėt, por vetėm ushtrinė serbe. Kjo nuk ėshtė dhunė. Tash jemi tė lirė dhe me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare do t`ia dalim qė ta krijojmė njė shoqėri mbi bazat e vlerave evropiane.

* A nuk do t`ju pengojė pėr kėtė UĒK-ja?

Rugova: UĒK-ja ishte njė reagim ndaj sulmeve serbe. Disa deshtėn tė mbroheshin vetė. Shumė nga ata tash i kanė lėnė armėt dhe iu kanė kthyer punės normale tė tyre, pėr t`u inkuadruar nė policinė e Kosovės ose pėr tė hyrė nė politikė.

* A do tė jeni Ju sė shpejti president i njė shteti tė pavarur tė Kosovės?

Rugova: Kjo ėshtė ajo pėr ēka po punoj. Hėpėrhė ne po pėrpiqemi qė t`i ngrisim institucionet e nevojshme pėr tė. Nė nėntor nė Kosovė do tė mbahen zgjedhjet nacionale dhe unė po bėj pėrpjekje pėr njohjen ndėrkombėtare tė Kosovės. Sa mė parė qė tė ndodhė kjo, aq mė shpejt do tė fashiten vatrat e krizave nė Ballkan. Tani pėr tani Beogradi mendon ndryshe, mirėpo tė gjitha shtetet e vogla, tė cilat dolėn nga ish-Jugosllavia, do tė integrohen nė BE dhe nė NATO. Vetėm atėherė do tė ketė njė bashkėpinim tė urtė.

* Sipas Jush, domethėnė, pėr autonomi as qė mund tė flitet?

Rugova: Pėr diē tė tillė tashmė ėshtė shumė vonė! Unė jam i bindur thellė se e vetmja zgjidhje ėshtė pavarėsia, edhe pse nė Beograd ka njė qeveri demokratike. Dhe, unė jam duke u pėrpjekur qė pėr kėtė (pavarėsinė) ta bindė bashkėsinė ndėrkombėtare. /Telegrafi/