Capela dos Ossos ėshtė pjesė e kishės mė tė madhe Setog Francis, e ndėrtuar nga franēeskanėt nė fund tė shekullit tė 16-tė. Ngjashėm me disa kishėza tė tjera prej eshtrave tė njeriut edhe kjo ėshtė e ndėrtuar pėr shkak tė problemeve me numrin e madh tė varrezave.

Deri nė shekullin e 16-tė kishte 43 varreza pėrreth qytetit Evora, nė Portugali, tė cilat kishin zėnė njė sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tokės. Duke mos dashur t’i dėnojnė shpirtrat e tė varrosurve me zjarrin e pėrjetshėm, murgjit kishin vendosur ta ndėrtojnė njė kishėz dhe nė tė t’i vendosin eshtrat e tė vdekurve.



Mirėpo, nė vend se t’i vendosin eshtrat prapa dyerve tė mbyllura, murgjit kishin vendosur t’i pėrdorin ato pėr “dekorimin” e kishėzės. Ata kishin menduar se nė kėtė mėnyrė do t’i ofronin Evoras, njė qytet ky i njohur pėr pasurinė e tij nė fillim tė shekullit 16-tė, njė vend tė dobishėm pėr tė reflektuar mbi pėrkohshmėrinė e gjėrave materiale.

Mbi derėn e kishėzės ata shkruan edhe njė porosi: “Nos ossos que estamos aqui, Pelos vossos esperamos”, ose: “Ne eshtrat qė jemi kėtu, eshtrat tuaja do t’i presim”.



Me eshtrat e rreth 5.000 kufomave kjo kishėz duket e frikshme. Ndėrsa skenat mė bezdisėse ėshtė ajo e dy kufomave tė terura tė varura nė mur, ku njėra prej tyre ėshtė e njė fėmije.

Nė njė arkivol tė vogėl tė bardhė anash altarit janė edhe eshtrat e tre murgjve franēeskan tė cilėt e themeluan kishėn nė shekullin e 13-tė.

Nė fund tė kishėzės, mbi altar, mund tė lexohen edhe frazat latine tė tilla si: “Unė do tė vdes nė dritė” dhe “Dita kur tė vdes ėshtė mė e mirė se dita kur jam lindur”.

Burimi: NGJYRA.COM