Receta Gatimi

Historia mahnitėse e aristokratit dhe eruditit tė nėpėrkėmbur: Myqerem Janina


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Historia mahnitėse e aristokratit dhe eruditit tė nėpėrkėmbur: Myqerem Janina



    Njohja ime me Myqerem Janinėn ėshtė e hershme, i takon viteve tė 60-ta tė shekullit tė kaluar, kur unė isha sekretar i Kolegjiumit tė gazetės “Drita”. Po punoja nė zyrė si zakonisht, kur njė ditė troket lehtazi dera dhe hyri njė burrė i panjohur.
    Nasho Jorgaqi.


    I gjatė e trupdrejtė, veshur me njė kostum gri dopiopetė, me njė pamje intelektuali disi tė kapėrcyer, plot sqimė e delikatesė, ai mė zgjati dorėn duke hequr kapelėn republikė me njė elegancė qė mua mė tėrhoqi menjėherė vėmendjen. E ftova tė ulet dhe ndėrkaq mendova pėr moshėn, qė ishte vėshtirė ta pėrcaktoje prapa pamjes sė tij tė mbajtur me aq kujdes. Por dukja e parė tregonte pėr njė moshė tė pragut tė pleqėrisė.

    “Tė mė ndjeni qė erdha pa ju njoftuar mė parė, - dėgjova tė mė thotė me njė zė tė pėrkorė. - Unė jam Myqerem Janina, pėrkthyes i osmanishtes nė Institutin e Shkencave, por pėrkthej edhe nga turqishtja e sotme.” Dhe ndėrsa unė po i thosha fjalėt rutine tė mirėseardhjes, ai nxori nga xhepi i brendshėm i xhaketės njė zarf tė hapur dhe ma zgjati.

    “Ėshtė njė tregim i humoristit tė madh turk, Azis Nesimit, pėr tė cilin besoj se keni dėgjuar. E kam pėrkthyer nė shqip dhe dėshiroj t’ja bėj tė njohur lexuesit shqiptar nėpėrmjet gazetės suaj tė nderuar.”

    “Faleminderit, - i thashė si i hodha njė vėshtrim dorėshkrimit. - Me sa di ėshtė shkrimi i parė i tij nė gjuhėn tonė.” “Po, - mė tha, - bile dėrguar nga ai nė adresėn time. Kam njė njohje miq pas miqsh me tė. Sepse, qė ta dini, unė kam lindur nė Stamboll (1890) dhe kam studiuar pėr histori e letėrsi nė Universitetin e tij. Janė kėto lidhje tė vjetra qė i kujtoj me nostalgji dhe pėrpiqem edhe sot e kėsaj ditė tė mos i harroj.”

    Biseda jonė u ndėrpre pasi erdhėn njerėz tė tjerė dhe kėshtu u ndamė pėrzemėrsisht me premtimin se pėr botimin e tregimit do tė kujdesesha personalisht.

    Tregimi u lexua nga redaksia dhe u pėlqye aq shumė, sa askush nuk pyeti, siē ndodhte atėherė, pėr biografinė e bashkėpunėtorėve tė panjohur.

    Pas ndonjė muaji pėrkthyesi aq i mirėsjellshėm erdhi e mė takoi pėrsėri nė redaksi. Po me qė isha me tė tjerė nė zyrė, dolėm nė korridor dhe aty ulur te kolltukėt biseduam. Kėsaj here xha Myqeremi ishte mė i ēlirėt dhe i gėzuar. “Ju faleminderit qė e botuat aq shpejt e aq bukur, - tha. - Ia dėrgova menjėherė Azis Efendiut dhe sot kam marrė njė letėr falėnderimi dhe pėrgėzimi prej tij.” Dhe ma zgjati pėr ta parė e pastaj ma pėrktheu nga turqishtja. Nga ajo letėr aq e ngrohtė mbaj mend vetėm tonin e notat humoristike me tė cilin e kish shkruar dhe mirėnjohjen ndaj gazetės dhe pėrkthyesit. E mbyllte me fjalėt: “Vėllai juaj qė di vetėm tė qeshė”.

    Pas leximit tė letrės Myqeremi mė dorėzoi dhe dy tregime tė tjera tė pėrkthyera pėr t’i botuar. Por nuk ishte kjo tema kryesore e kėtij takimi. Ai njeri mė kish ngjallur respekt e mė kish bėrė kureshtar. Doja tė dija mė shumė pėr jetėn e tij, ndaj dhe biseda u vėrtit rreth kėsaj teme. Ai, siē do tė kuptoja pastaj, ishte njė natyrė e butė dhe e sinqertė, kish njė mėnyrė tė rrėfyeri tė shtruar, pėrmes sė cilės ndjehej kultura e gjerė, formimi intelektual i dy hemisferave.

    Me kohė do tė vėreja botėn e tij tė pasur shpirtėrore, ndjeshmėrinė qė s’njihte moshė, dashurinė pas bukurisė, sidomos asaj femėrore, kulturėn qė gėrshetohej natyrshėm me pėrvojėn e gjithanshme tė jetės. Nga rrėfimi i tij mora vesh se ai kish bredhur botėn, kish jetuar nė Turqi e nė Francė, nė Itali e nė Greqi, duke pėrjetuar aventura nga mė tė ēuditshmet. Studimet dhe shkolla e jetės i kishin dhėnė staturėn e njė intelektuali tė vėrtetė, qė kish mendimet dhe qėndrimet e tij vetjake, kulturė enciklopedike dhe njohje tė letėrsisė e tė arteve, shije tė hollė, madje nazike e mbi tė gjitha njė shpirt human. Nga ana tjetėr, ishte inteligjent, rrėfente e arsyetonte me njė zgjuarsi pa bujė, me njė etikė tė trashėguar dhe humor tė kėndshėm.

    Tė gjitha kėto e tė qenit poliglot tė bėnin pėr vete, siē mė bėnė mua qė nė bisedat e para.

    Sepse bisedat me tė nė vitet qė erdhėn do tė vijonin e do tė mė zbulonin mė tej jetėn dhe botėn e tij. Kėshtu nga kėto biseda herė nė Klubin e shkrimtarėve e herė tek darkonim ndonjėherė nė Restorant Vollga do tė shfaqej para meje personaliteti i tij thuajse i plotė pėrmes rrėfimeve aq miqėsore e aq njerėzore.

    Ndėrkaq do tė merrja vesh nga miku im, historiani Selami Pulaha, se Myqeremi nuk ishte thjesht pėrkthyes i dokumenteve osmane, por orientalist dhe turkolog nga mė tė pėrgatiturit nė mes grupit tė vogėl tė studiuesve nė kėtė fushė, siē qenė Vexhi Buharaja, Haki Sharofi, Jonuz Tafilaj, Andrea Sahatēi etj. Nė mėnyrė tė veēantė ai u dallua nė studimet e paleografisė dhe diplomatikes osmane. Madje para ēlirimit kish bashkėpunuar me shtypin e kohės, duke botuar artikuj publicistikė dhe historikė.

    Nė biseda e sipėr do tė merrja vesh se ai vinte nga njė familje tipike aristokrate shqiptare. Vetė i jati, Azmiu, siē tregonte dhe mbiemri, ishte nga Janina, lindur prej dyer pashallarėsh me emėr. Kish bėrė karrierė shtetėrore nė Turqi duke arritur deri nė pozitėn e vezirit.

    Ai u martua me Labinurin, njė nga vajzat prej derės sė Vrionasve tė Beratit. Vetė ai do tė jetonte e punonte kryesisht nė Turqi dhe me raste do tė vinte nė Shqipėri pėr tė parė familjen nė Berat dhe ēifliqet e pasurinė e fituar nga krushqia me Vrionasit, tė cilėt do t’i administronte Myqeremi kur u rrit.

    Nė fakt dhe i biri do tė vinte pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1922, pėr t’u shkėputur herė pas here me angazhime tė tjera jashtė vendit. Nė vitin 1924 ai u gjend kėtu dhe, siē mė thoshte, kish marrė anėn e Fan Nolit, i cili, nuk di se nė ē’rrethanė, e kish mik tė babait, aq sa kryeministri e kish ftuar tė jatin nė Shqipėri dhe ai kish ardhur pėr tė ngritur njė akademi ushtarake nė vend. Por ngjarjet qė pasuan e bėnė tė parealizueshėm kėtė projekt dhe i jati u kthye nga kish ardhur. Nė Shqipėri mbetėn e ėma dhe i vėllai mė i vogėl Muameri.

    Njė herė xha Myqeremi, tek mė fliste pėr tė kaluarėn e tij, mė zbuloi njė sekret. Shkak pėr kėtė u bėnė disa blana qė kish nė kurrizin e duarve. Kur unė e pyeta, ai mė tregoi njė histori tė ēuditshme. Mė tha se qe martuar me njė nga vajzat e Sulltan Hamitit, e cila ishte e bukur peri nga mezi e lartė, por e pazhvilluar nga gjymtyrėt poshtė. Sipas tij ishte shumė e zgjuar, por dhe e kulturuar.

    Ndaj dhe kish rėnė nė dashuri nė vitet 20, nė kohėn kur kish ardhur nė fuqi Mustafa Qemali, mik i tė jatit, i cili nuk e aprovoi kėtė lidhje, kur ai kish rrėzuar nga pushteti tė jatin e saj. Por Myqeremi i dashuruar s’kish dashur t’ja dinte dhe kish ardhur nė Shqipėri me tė.

    Fillimisht ēdo gjė kish shkuar mirė, por ajo bėnte njė jetė tė mbyllur, ndėrsa Myqeremi e kalonte kohėn me shoqėrinė e tij. Nusja e re xheloze erdhi njė ditė, kur i shoqi kthehej vonė nė shtėpi, pėr ta provuar besnikėrinė dhe sinqeritetin e tij, merrte thėngjij nga mangalli dhe ia vinte nė kurrizin e duarve. Sa mė shumė ai tė duronte, aq mė shumė tregonte se e donte. Por kjo histori atėherė nuk zgjati shumė dhe erdhi njė ditė, i shoqi gjeti mėnyrėn pėr ta kthyer nė Turqi dhe u nda pėrfundimisht prej saj. Ē’ėshtė e vėrteta, nga biseda e tij ndjehej njė peng brengosės pėr sa i kish ngjarė dhe ishte mallkimi i saj qė ai kish mbetur deri nė pleqėri pa martuar.

    Ishte e vėrtetė qė xha Myqeremi nuk ishte martuar, por kjo s’do tė thoshte se nėpėr vite i kishin munguar marrėdhėniet me gratė. Ai ishte njė burrė shumė tėrheqės jo vetėm nga pamja, por magjepsės nga fjalėt, zemėr mirė, i gjendshim, lozonjar dhe i kamur. Megjithatė, rrethana tė jetės qė nuk i kishin shkuar ndėrmend ndonjėherė e kishin penguar tė krijonte familje. Nė njė nga bisedat e tij, ai do tė mė tregonte, gati si nėn zė, se ē’i kish ndodhur kur vendosi tė kthehej nė Shqipėri nga Italia nė 1943.

    Miqtė e kishin kėshilluar tė mos shkonte. Nė vitin 1946, Myqerem beu ishte arrestuar me akuza qė ai s’i pranoi asnjėherė pėr lidhje me elementė tė reaksionit ndėrkombėtar e tė brendshėm dhe u dėnua me 5 vjet burg dhe internim. Nga ana tjetėr, xha Myqeremi mė tregonte me dhimbje se vėllai i vogėl, Muameri, gjatė luftės kish dalė partizan me Brigadėn e shtatė dhe nė rrethana enigmatike ishte pushkatuar nga forcat partizane.


    vazhdon...

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up vazhdimi...

    Si kreu vitet e burgimit dhe tė internimit, gjithnjė i sjellshėm dhe korekt, nė 1952 u kthye nė Berat, i privuar nga tė gjitha pronat dhe pasuria familjare. Kish mbetur krejt vetėm, si njeri pa njeri, duke u marrė kryesisht me lexim dhe pėrkthime.

    Ishte njė gjė krejt e papritur dhe fatlume pėr tė kur nė vitin 1960 e thėrrasin nė Tiranė dhe e emėrojnė si pėrkthyes i osmanishtes nė Institutin e Historisė. Megjithėse nė moshėn 70 vjeēare, ai iu vu punės me pėrkushtim dhe kompetencė tė lartė profesionale, duke kontribute me vlerė pėr 18 vjet me radhė nė fushėn e shqipėrimit tė dokumenteve osmane.

    Sipas prof. Kristaq Priftit, Myqerem Janina pėrktheu njė korpus tė tėrė prej mijėra faqesh me materiale shumė tė rėndėsishme tė dokumentacionit osman nė ndihmė tė hartimit tė historisė sė Shqipėrisė tė periudhės sė Mesjetės tė shekujve XV-XVII. Pjesė e kėtij korpus qė pėrktheu ėshtė dhe “Defteri ose Regjistri i Sanxhakut tė Shqipėrisė sė viteve 1431-1432”, i pėrgatitur dhe i botuar nga historiani i madh turk H. Inalēik.

    Xha Myqeremi mė fliste me krenari dhe emocion qė gjatė viteve tė Institutit ai krijoi njė shkollė tė vetėn tė turkologjisė me tė cilėn pėrgatiti brezin e ri tė turkologėve shqiptarė tė pas ēlirimit. Ky brez i pėrbėrė prej Selami Pulahės, Kristaq Priftit, Gazmend Shpuzės, Petrika Thėngjillit dhe Ferid Dukės, me punėn qė kreu, e ēoi mė tej turkologjinė shqiptare falė meritave tė mėsuesit tė tyre aq tė aftė dhe tė pėrkushtuar, profesorit tė paligjėruar Myqerem Janina.

    Xha Myqeremi, megjithėse e kish kaluar me kohė moshėn e pensionit dhe shkelte mbi tė tetėdhjetat, vijonte punėn rregullisht. Zakonisht punonte nė sallėn e madhe tė Bibliotekės Kombėtare dhe atje kishim rast tė takoheshim. Ai ishte kurdoherė i gatshėm pėr tė pirė kafe e pėr tė biseduar nė lokalin e Pallatit tė Kulturės.

    Mė fliste pėr pėrkthimet qė bėnte, sidomos pėr dokumente tė kohės sė Rilindjes, qė kishin tė dhėna dhe fakte me shumė interes. Mbaj mend qė njėherė mė tregoi pėr korrespondencėn turqisht tė Qazimit, djalit tė madh tė I. Qemalit qė ankohej dhe i kėrkonte ndihmė njė mikut tė afėrt tė tė jatit. Ishte koha kur Ismail Qemali qe arratisur nga Turqia dhe kish ardhur nė Paris bashkė me familjen.

    Por sipas letrės tė tė birit, ai kish marrė me vete dhe tė dashurėn, duke e vendosur nė tė njėjtin hotel e nė tė njėjtin kat ku banonte familja. Kjo kish sjellė telashe, sidomos kish tronditur gruan e Ismail Beut, ndaj i biri i lutej tė ndėrhynte me miqėsinė e tij tek babai. Xha Myqeremi e njihte nga afėr zonjėn Kleoniqi dhe fliste me respekt dhe admirim tė veēantė, sidomos pėr karakterin e saj tė lartė, siē thoshte ai, por dhe pėr faktin qė megjithėse ishte greke, nuk do ta pengonte asnjėherė, po pėrkundrazi, tė shoqin nė punėt e mėdha qė ai kish marrė pėrsipėr pėr pavarėsinė e Shqipėrisė.

    Pėr njė kohė, unė do tė kisha fatin qė nėpėrmjet bisedave tė xha Myqeremit tė informohesha pėr shumė dokumente politike tė Rilindjes, por dhe me ato private, madje intime, tė disa personaliteteve tė Rilindjes, pėr tė cilat i jam mirėnjohės mikut tim. Por nuk ėshtė rasti tė merrem me to, kur kam ē’tė rrėfej diēka nga intimitetet e jetės sė xha Myqeremit, madje atė mė kryesoren. Para se tė mė fliste pėr kėtė, mbaj mend qė ai pėrsėriste herė pas here, me rast e pa rast, fjalėn e urtė se “dashuria nė tė gjitha kohrat nuk njeh moshė”.

    Dhe pastaj erdhi njė ēast qė ai tė mė hapej pėr veten e tij. Mė tha se “pavarėsisht nga vėrsa tepėr e kaluar Myqeremi ka rėnė keq nė dashuri”. “Dua tė besoj se zoti do tė mė falė, kur tė gjithė fetė kanė nė themel tė tyre dashurinė. Nuk sajoj asgjė, po tė tė them se dashuria goditi nga tė dyja palėt. Ėshtė njė vajzė qė kemi shumė diferencė nė moshė, njė ish studente e jote e letėrsisė, qė ka emrin e dashurisė mistike tė Dantes, Beatriēe e quajnė. Njė dashuri qė nuk e gjeta, megjithėse e kisha kėrkuar tėrė jetėn, po ma dėrgoi perėndia si dhuratė tė shenjtė.

    S’e kisha veten ne dorė dhe u nėnshtrova ndjenjave tė mia mė fisnike. Po kėshtu dhe ajo, sado qė unė u pėrpoqa t’ia ktheja mendjen, por ajo kish njė karakter qė s’njoh njė tė dytė nė kėtė botė. Erdhi dita qė u bindėm se lidhja jonė nuk ishte punė fjalėsh, po fliste zemra dhe njė mendje qė e kish pėrbashkuar fuqia e tė madhit Zot. Kėshtu me kėtė mendje, tė vendosur shkuam nė gjendjen civile dhe kėrkuam ta legalizonim lidhjen tonė. Kur vajtėm para ofiqares sė gjendjes civile dhe i parashtruam kėrkesėn tonė, ajo sikur u ēorodit dhe pyeti: “Po dhėndri ku ėshtė?” Unė jam dhėndri, - ia ktheva serioz. Ajo shqeu sytė dhe mė tha: “Ik, o xhaxho, se s’bėjmė martesa tė tilla. Nuk e shikon, ajo ėshtė mbesa jote!”

    Ne nuk e zgjatėm dhe u kthyem andej nga kishim ardhur. Ē’do tė bėnim? Nuk mund tė bashkėjetonim ilegalisht. Ishim kundėr ligjit tė shtetit, por ne i bindeshim ligjeve tė zemrės. Por sikur tė mos mjaftonte kjo, nuk vonoi mė thėrrasin nė Drejtorinė e Institutit tė Historisė. Mė priti drejtori dhe Sekretari i Partisė. “Urdhėroni, - u thashė, - pėrse mė keni thirrur?” Drejtori zgjati njė copė shkresė.

    E kish dėrguar Gjendja civile qė refuzonte kėrkesėn time dhe kėrkonte tė merrej masė ndaj meje. Unė heshta, kurse Sekretari i partisė mė pyeti: “Ē’do tė bėjmė tani me ty?” Unė u mendova njė hop dhe iu pėrgjigja: “Kjo ėshtė njėsoj sikur unė t’u pyes se ē’do tė bėni ju me gratė tuaja.” Ata buzėqeshėn, ndėrsa njėri prej tyre tha: “S’ėshtė punė pėr t’u tallur”. Kurse unė ia prita: “Vetėm me dashurinė s’tė lė Perėndia tė tallesh.” Nuk folėm pėr njė copė herė, derisa drejtori tha: “Xha Myqerem, kemi tė bėjmė me shtetin dhe jo me Perėndinė”.

    Me kėto fjalė mori fund takimi zyrtar. U dhashė dorėn dhe u ktheva nė shtėpi ku mė priste Beatriēja. Ia tregova tė gjitha dhe pastaj i bėra thirrje me gjithė shpirt tė vendoste pėr fatin e saj. “Unė tani s’e kam tė gjatė, - i thashė. - Ti ke jetėn tėnde pėrpara dhe mė shumė ka vlerė jeta jote se e imja. Pėr aq sa mė ka mbetur, do tė lutem vetėm pėr ty!”

    Karakteri i fortė i saj e kish pėrmbajtur veten deri nė atė ēast. Pastaj ajo shpėrtheu nė lot, ndėrsa unė i puthja duart. Ajo tha: “Tani e tutje shtėpia jote ėshtė dhe shtėpia ime. Sa tė jemi gjallė, do tė jetojmė nėn kėtė ēati!”

    Dhe kėshtu vendosėm sipas fjalėve tė saj. Edhe tani qė flasim, ajo ėshtė nė shtėpinė time nė kundėrshtim me familjen, opinionin dhe shtetin, por ne mbahemi fort pas dashurisė sonė.”

    Me kaq u mbyll kjo bisedė e xha Myqeremit me mua dhe u ndamė. Unė u ktheva nė shtėpi dhe hodha nė letėr gjithė ē’mė kish thėnė ai. Ndėrkaq, nė ditėt qė pasuan, historinė e tyre e dėgjova nga miqtė e mi tė Institutit dhe nga rrethe tė tjera.

    Tani xha Myqeremi vinte shumė rrallė nė Bibliotekėn Kombėtare. U interesova dhe mora vesh se nuk ishte mirė me shėndet. Por s’kaloi shumė kohė, kur njė mbrėmje rastėsisht takova njė shok dhe mė jep lajmin se xha Myqeremin e kishin arrestuar. Nuk e besova. Ishte shtatori i vitit 1978. Si qe e mundur qė njė plak nė moshėn 88 vjeēare tė burgosej, aq mė tepėr njė intelektual specialist, qė merrej kryesisht me dorėshkrime mesjetare tė ishte burgosur. Unė qė e njihja nga afėr, qė kisha biseduar aq herė me tė, nuk kisha dėgjuar qoftė dhe njėherė tė vetme tė mė fliste pėr politikė apo tė shprehte ndonjė pakėnaqėsi.

    E vetmja gjė qė mė tėrhiqte vėmendjen ishte korrespondenca qė mbante me kushėrinjtė e me ndonjė mik tė rinisė nė Turqi e Francė dhe dhuratat qė ata i dėrgonin, tė cilat ai njė pjesė ua dhuronte njerėzve.

    Pas disa kohėsh disa hollėsi tė burgimit tė tij i mora vesh drejt nga Beatriēja qė erdhi nė fakultet pėr tė dhėnė njė provim si mėsuese e letėrsisė nė lėndėn time. Mė shumė se pėr pėrgjigjet e tezės, unė pyeta pėr xha Myqeremin dhe ajo do tė mė tregonte me lot nė sy pėr kalvarin qė ai kish hequr nė hetuesi dhe nė burg, ku torturohej dhe mbahej nėn tension tė rėndė psikologjik. Nuk do tė mė hiqej nga mendja rrėfimi i saj shumė i dhimbshėm, por dhe qėndrimi i palėkundur i kėsaj vajze aq besnike.

    Pėr afro njė vit hetimi, duke pėrdorur dėshmitarė tė rremė, nėn grushtet e hetuesve dhe fyerjet e tyre, i pandehuri 89 vjeēar dėnohet nga gjykata e rrethit tė Tiranės me 8 vjet burg me akuzėn pėr agjitacion e propagandė. Njė vendim sa absurd dhe cinik pėr njė plak qė i kish ditėt e numėruara, qė mezi mbahej nė kėmbė e mezi merrte frymė, duke shpėrfillur emrin e nderuar tė njė intelektuali tė ēmuar nė fushėn e kėrkimeve e zbulimeve historike. Plaku i gjorė nė letrėn ankimuese qė do t’i drejtonte Gjykatės sė lartė, nuk do ta pranonte akuzėn kur shkruante se “unė nuk jam fajtor. Nuk kam thėnė kurrėn e kurrės fjalė fyese kundėr pushtetit dhe kėrkoj njė hetuesi speciale revolucionare(!)” Njė pėrpjekje e kotė si njė zė nė shkretėtirė qė s’e ndali dėnimin e dhunshėm. Orientalisti i shquar do t’i nėnshtrohej deri nė fund viteve tė burgimit.

    Ndėrkaq, pėr ironi tė fatit, ndodhi tė vinte pėr vizitė zyrtare nė Shqipėri shkrimtari i madh turk Azis Nesimi, tė cilin pata nderin ta takoj e ta shoqėroj edhe unė. Nė mes kėrkesave qė do tė bėnte miku i shquar ishte edhe takimi me Myqerem Janinėn, pėrkthyesin e talentuar tė veprave tė tij.

    Organet pėrkatėse u gjendėn shumė ngushtė pėr t’ia plotėsuar dėshirėn. Nuk mund t’i thoshin se gjendej nė burg. Por as mund t’i thoshin se kish vdekur, se ai do tė kėrkonte t’i vizitonte varrin e t’i vinte njė tufė lule. Atėherė u shpik gėnjeshtra se ėshtė i sėmurė rėndė nė spitalin infektiv ku ndalohet rreptėsisht hyrja. E kam parasysh si tani fytyrėn e vrenjtur dhe vėshtrimin dyshues tė Nesimit, qė e bllokoi bisedėn me njė heshtje tė gjatė.

    Kaluan kohė dhe njė mbrėmje, duke shėtitur nėpėr bulevard me biēikletė, dėgjoj nga prapa krahėve njė zė qė thėrriste emrin tim. Ndalem dhe kthej kokėn. Njė njeri i panjohur pėrtej nga trotuari ma bėnte me dorė. Nuk po e njihja. Njė plak i kėrrusur, mbėshtetur mbi bastun, me kokė tė rruar, mė buzėqeshte.

    Nuk i besova syve. Ishte xha Myqeremi. U afrova dhe iu hodha nė qafė. “E shikon se jam gjallė edhe pse jam kthyer nga xhehenemi.” Unė isha aq i emocionuar, sa gati s’mė vinin fjalėt. Kurse miku im fisnik, fjalėt e para qė mė tha qenė: “Tė kam kujtuar sa herė nė kamp kur nga qendra e zėrit na lexonin vepra letrare e mes tyre dhe “Dashurinė e Mimozės” dhe mallėngjehesha nga fati i asaj vajze tė gjorė dhe nga gjuha jote e bukur”.

    Biseduam njė copė herė ulur te bordurat karshi Hotel Dajtit dhe pastaj e pėrcolla deri afėr shtėpisė dhe nuk e takova mė. Pas disa muajsh ai vdiq nė moshėn 99 vjeē. Ishte viti 1989! /Shqiptarja/

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Vende Mahnitese qe duhet ti vizitoni patjeter!
    Nga ReniX nė forum Turizėm dhe Udhėtime
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-11-2011, 09:28 PM
  2. Foto mahnitese nga natyra!
    Nga ReniX nė forum Flora dhe Fauna
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 12:40 PM
  3. Strategjite mahnitese ne realizimin e filmave!
    Nga PinkPrincess nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-02-2011, 07:40 PM
  4. Reklama mahnitese dhe teper reale!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 07:42 PM
  5. Foto vizatimore mahnitese!
    Nga ReniX nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2008, 04:46 PM

Etiketat pėr kėtė Temė