Flet inxhinieri Dilaver Dautaj pėr aventurėn nė Kombinatin Ushtarak tė Poliēanit.
Mark Brunga


Nė fillim tė viteve `80, pasi shtetit shqiptar i qenė prerė kreditė dhe ndihmat ushtarake qė merrte nga Kina, specialistėve tė industrisė ushtarake iu vu detyra qė tė zgjidhnin problemet urgjente tė mungesave tė shkaktuara. Inxhinieri ushtarak Dilaver Dautaj, i cili pėr njė periudhė kohe ka kryer funksionet e shefit tė Grupit tė Projektimeve dhe Prodhimeve tė Municioneve tė Aviacionit Luftarak tė Mig-19 dhe 21, thotė se shteti kishte vėnė si njė nga detyrat kryesore kėrkesėn pėr zhvillimin e industrisė ushtarake deri nė pavarėsi tė plotė.

Pėr kėtė u krijua Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Industriale Ushtarake (ISP nr. 6) nė Tiranė me specialistėt mė tė mirė dhe mė tė besuar tė vendit pėr tė vazhduar mė tej punėn pėr kompletimin e industrisė ushtarake, qė ishte ndėrprerė pas shkėputjeve tė marrėdhėnieve me Kinėn. Ky Institut drejtohej nga Ilir Hoxha, dr. i Shkencave Mekanike, titull tė mbrojtur nė Suedi. Ai ishte nė atė periudhė, thekson ing. Dautaj, njė nga inxhinierėt mė tė aftė tė vendit: “Ai ka ndjekur vazhdimisht me pėrparėsi ēdo ecuri tė punės shkencore dhe ka kontribuar me njohuritė e tij tė shumanshme nė kapėrcimin e problemeve teknike qė na dilnin gjatė realizimit dhe zbatimit tė projekteve qė kishim detyrė. Ndėrkohė duke u shfrytėzuar tė gjitha kapacitetet e industrisė mekanike dhe elektrike tė vendit u arrit qė tė prodhoheshin municionet nga mė tė thjeshtat deri tek mė tė komplikuarat tė avionėve Mig 19 dhe Mig 21”.

Dilaveri thotė se Grupin e Studimit dhe tė Projektimit tė Mjeteve Ushtarake, i cili pėrbėhej nga kuadro nga mė tė aftėt e asaj periudhe, nė fillim e kryesonte inxhinieri mekanik ushtarak Gėzim Cane, i cili mė pas kaloi nė detyrėn e kryeinxhinierit tė Kombinatit Industrial tė Poliēanit (Kombinati fillimisht pėrbėhej nga 4 uzina tė fuqishme mekanike dhe kimike). Nė vitin 1992 Cane u bė deputet. Pas largimit tė Canes si drejtues i Kombinatit tė Poliēanit, drejtimin e Grupit Studimor dhe Prodhimit ia ngarkuan inxhinierit durrsak Dilaver Dautaj.

Pėr projektimin dhe prodhimin e raketės ka pasur edhe shume vėshtirėsi qė janė kapėrcyer hap pas hapi. Dilaveri thotė se pėr kėtė mjafton tė pėrmendim faktin se vetėm pėr tė gjetur lėndėn djegėse qė shkatėrronte tanket ėshtė punuar rreth 3 vite. Ndėrkohė qė zbulimi i shtetit na vinte nė dispozicion ēdo kėrkesė qė ne i bėnim pėr tė dhėna sekrete lidhur me teknologjinė e armatimit. Kėto tė dhėna vinin nga Rusia, Kina, Vietnami. Mjafton te pėrmendim faktin se edhe njė kėrkesė e thjeshtė pėr literaturė teknike shkencore qė mund tė bėnim, na vinte nė dispozicion rreth 15 ditė pas kėrkesės, thotė ai mė pas.

Dilaveri thotė se nuk mund tė harrohet kurrė ajo punė e palodhshme qė ėshtė bėrė me pėrkushtim dhe net tė tėra pa gjumė tė grupit inxhiniero-teknik pėr projektimin dhe prodhimin e bombave 250 kg tė aviacionit si dhe tė raketave ajėr-ajėr dhe ajėr-tokė, e cila duhej tė shponte blindin e tankut. Vėshtirėsia qėndronte nė faktin se pėr shkak tė ruajtjes sė sekretit ushtarak, nuk mund tė diskutoje hapur dhe tė debatoje me kolegėt e punės. Tė debatoje qoftė dhe pėr probleme teknike me koleget atėherė ishte shumė e vėshtirė. Prodhimi i raketave qe nga detyrat mė tė vėshtira, pasi ajo pėrmbante disa lloje barutesh, si shkrirėsin e blindit, barutin e motorit reaktiv si dhe barutet qė finalizonin punėn e saj. Ishin probleme tepėr tė vėshtira pėr t’u zgjidhur dhe me pėrgjegjėsi, pasi ndikonin direkt nė efikasitetin dhe balistiken e raketės, e cila do tė lėshohej nga aparaturat e avionit luftarak dhe devijimi sado i vogėl i balistikės e nxirrte jashtė funksionit avionin, i cili ishte njė nga mė tė shpejta dhe mė precize tė asaj kohe.

Sipas Dilaverit, pas arritjes sė rezultateve tė shkėlqyera eksperimentale me prova reale nė poligone u shtrua detyra e re e projektimit tė teknologjisė sė prodhimit nė seri si dhe projektimi i uzinės sė prodhimit qė do tė realizonte kėtė prodhim. Ky qe njė objektiv i ri qė do tė kėrkonte mund e djersė tė jashtėzakonshme, por megjithatė edhe kjo u realizua. U bė projekti dhe pritej tė materializohej. Po kjo nuk u arrit tė bėhej pasi dobėsimi i ekonomisė nė vitet `84 – `85 dhe kėrkesat e tjera mė imediate bėnė qė ky projekt tė arkivohej pėr t’u lenė pėr njė kohė mė tė pėrshtatshme… Dilaveri thotė se u arrit qė tė prodhoheshin rreth 60 copė raketa eksperimentale dhe mė pas gjithēka u ndėrpre. Gjithēka nga kėto eksperimente te dokumentuara tashmė ka mbetur nė pronėsi arkivave tė shtetit… Ka qenė viti 1983 kur u bėnė provat e para me raketat e Mig-ėve.

Dilaveri kujton se si ato u bėnė nė zonė e Tėrpanit, Berat. “Pasi arritėm t’i prodhonim tėrėsisht duke zgjidhur edhe problemet teknologjike qė kishin vėshtirėsi, pėr tė parė realisht efikasitetin e tyre nė betejė reale, vendosėm qė t’i provonim nė qitje luftarake tė rregullta. Rezultatet pėrfundimtare tė eksperimentit ishin tė plota. Produkti luftarak i raketave pėr avionėt Mig, tė prodhuara nė vend, garantonte tė gjitha cilėsitė e produktit tė importit”. Dilaveri kujton me nostalgji se si ekipi i inxhinierėve festoi kėtė arritje. Ai thotė se nė provėn e tyre mori pjesė komandanti i Pėrgjithshėm i Aviacionit, Bardhyl Taēi, disa nga specialistėt e fluturimeve, Kryeshturmani, si dhe shefi i Armatimit tė Aviacionit tė asaj periudhe, Perikli Teta.

Nė uzinėn e prodhimit u morėn pesė copė raketa ajėr-tokė dhe u dėrguan nė aeroportin e Kuēovės, ku u bė edhe armatosja e Mig-ut tė eksperimentit. Provat u bėnė me Mig-19, pėr arsye se ky tip ishte mė i ngadaltė nė fluturim si dhe mė i manovrueshėm nė terrenin malor ku u zhvillua ekzaminimi i efikasitetit tė raketave tė aviacionit tė prodhuara nė Shqipėri. Po kjo bėhej edhe pėr tė kursyer karburant avionėsh, pasi avionėt Mig-21 ndodheshin nė aeroportin e Gjadrit dhe sasia e karburantit qė konsumonte njė avion i atillė qe e madhe. Poligoni ishte nė Tėrpan nė Qafen e Kumbullės. Atje kishim instaluar njė tank maket. Ai tregon pėr kėtė: “Kur u godit me tė gjithė sasinė e raketave qė hodhi avioni i provės, atėherė dhe entuziazmi ynė nuk kishte fund…”

Paralelisht ėshtė punuar edhe me prodhimin e bombave tė aviacionit, tė cilat kishin njė peshė rreth 250 kg. Mig-u armatoset me 2 copė tė tilla. Prova me to ėshtė bėrė nė vitin 1982. Nė grykėderdhjen e lumit Vjosa. Nė provėn e tyre mori pjesė njė nga pilotėt mė tė aftė qė ka pasur aviacioni ynė luftarak dhe qė pėr cilėsitė e tij tė veēanta si pilot dhe komandues kishte kaluar nė detyrėn e komandantit tė Pėrgjithshėm tė Aviacionit, Bardhyl Taēi. Dilaveri kujton se si ai i u drejtua me pyetjen: – Inxhinier a do ta copėtojnė bombat tona bunkerin e Mendu Backės, qė ta marrim nė telefon mė pas e t’i themi se bombat tona t’i thėrrmuan bunkerėt tuaj se nuk bėjnė?

Mendu Backa ishte zv.ministėr Mbrojtjeje nė atė periudhė dhe ata ishin miq sė bashku dhe me kėtė donte qė tė bėnte shaka. I thashė se nėse do t’i biesh nė kokė, do tė marrėsh rezultatin qė kėrkon. Ai mori radion dhe iu drejtua aviatorit qė tė zhvillonte manovrėn e bombardimit tė bunkerit qė ndodhej nė poligon. Si pilot mjaft me pėrvojė qė ishte, ai e drejtoi avionin nga toka. Bombat u hodhėn tė dyja, por nuk ranė mbi bunker. Natyrisht qė bunkeri ishte njė objektiv i vogėl dhe ato ranė rreth 50 metra mė larg, por shpėrthimi i bombave qe i madh dhe bunkeri u trondit, saqė u shkul nga vendi disa cm. Ishte muaji korrik i vitit 1982, kur u bė ky bombardim me bomba tė prodhimit shqiptar. Gropat qė hapnin ato atje ku godisnin ishin mbi 2 metra thellėsi me njė rreze krateri prej 25 metrash. /Standard/