Receta Gatimi

Ja kush janė 10 vrasėsit mė tė famshėm tė historisė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Ide Ja kush janė 10 vrasėsit mė tė famshėm tė historisė

    Si e ndryshuan botėn kėto vrasje, si u realizuan dhe kush ishin viktimat.

    Quhen tė vrasės tė famshėm, jo sepse shifrat e viktimave qė kanė lėnė pas i kalojnė mijėrat, por kanė vrarė vetėm nga njė person. Por jo persona tė zakonshėm, por ata qė drejtonin botėn, duke ndryshuar historinė e botės me kėto vrasje.


    Nė kėtė listė pėrfshihen disa nga vrasėsit mė tė rėndėsishėm nė historinė botėrore. Pėrzgjedhja e vrasėsve tė pėrfshirė nė kėtė listė ėshtė bėrė mbi bazėn e disa kritereve: vrasėsi duhet tė kishte kryer tė paktėn njė vrasje tė suksesshme; duhet tė kishte rėndėsi politike ose kombėtare dhe duhet t’i kishte kryer, jo domosdoshmėrisht, vrasjet i/e vetėm. I pari nė kėtė listė ėshtė padyshim Markus Julius Bruti. Ky i fundit vrau shokun e tij tė ngushtė, perandorin e Romės, Jul Cezarin. Por kjo vrasje ėshtė gjithashtu e famshme edhe pėr shprehjen legjendare tė Cezarit ndėrsa po e vrisnin me thika “Et tu Brute?”, qė pėrkthehen “Edhe ti Brut?”. “Tirana Observer” boton sot 10 vrasėsit mė tė famshėm tė historisė.

    10. Xhon Uilkes Both




    Ėshtė vrasėsi i presidentit amerikan Abraham Linkoln, tė kryer mė 14 Prill 1865 nė Teatrin Ford nė Uashington DC. Both ishte njė aktor dhe simpatizant i Konfederatės, i cili konspiroi me shumė tė tjerė pėr tė vrarė Linkolnin, zėvendėspresidentin Endrju Xhonson, dhe sekretarin e shtetit Uilliam Seuard. Besohej se vdekja e Linkolnit dhe dy pasardhėsve tė tij tė parė do tė rrėzonte qeverinė ekzistuese dhe do lejonte krijimin e Qeverisė sė Konfederatės. Linkolni ishte presidenti i parė amerikan qė u vra. Tė tjerėt janė Xhejms Garfild, Uilliam Mekkinli dhe Xhon Kenedi. Both pėrdori njė armė tė kalibrit 44, me tė cilėn e qėlloi Linkolnin pas kokės. Por vrasja e tij nuk solli efektin qė pritej, ndėrsa Abraham Linkoln vazhdon tė jetė njė nga presidentėt mė frymėzues tė historisė amerikane.


    9. Balthazar Gerard




    Balthazar Gerard ėshtė personi qė vrau Princin Uilliam I, tė kontesė Nassau (i njohur ndryshe edhe si princi i heshtur) mė 10 Korrik tė 1584. Princi Uilliam ishte i rėndėsishėm gjatė luftės hollandeze pėr pavarėsi nga mbretėria e Spanjės nė Hollandė. Ai ishte drejtpėrdrejt i pėrfshirė (financiarisht dhe si lider) nė betejat qė shėnuan fillimin e Luftės tetė vjeēare. Gerard, njė francez katolik dhe pėrkrahės i Filipit II besonte se Uilliami kishte tradhtuar mbretin spanjoll, gjithashtu dhe fenė Katolike. Gerardi e qėlloi Uilliamin nė kraharor pranė shtėpisė sė tij.

    Historianėt besojnė sė Uilliami ėshtė kreu i parė i shtetit nė botė qė ėshtė vrarė me armė zjarri. Dhe nga ky kėndvėshtrim vrasėsi Balthazar Gerard hyn nė listėn e dhjetė vrasėsve mė tė njohur tė historisė.


    8. Gravilo Princip



    Vdekja e dukės Franz Ferdinand tė Austrisė nga duart e Princip ishte shkaku i shpėrthimit tė Luftės Parė Botėrore. Qėllimi politik i vrasjes sė tij ishte ndarja e provincave jugore nga Austria dhe formimi i njė vendi tė vetėm (Serbia e Madhe ose Jugosllavia). Atentatorėt i zunė pritė autokolonės sė dukės Ferdinand. Gjatė atentatit makina e dukės arriti t’i shpėtonte sulmit, duke bėrė qė ai tė largohej pa u dėmtuar. Ndėrkohė qė ai po pėrpiqej tė largohej nga qyteti, shoferi i tij mori njė kthesė tė gabuar, pa qenė nė dijeni se po ecte nė drejtim tė Gravilo Princip. Ky i fundit qėlloi dy herė mbi makinėn dukės, duke goditur dhe vrarė jo vetėm dukėn Ferdinand, por edhe gruan e tij Sofia. Siē e theksuam mė lart kjo vrasje nisi njė nga luftėrat mė tė pėrgjakshme tė historisė sė njerėzimit, ku mbetėn tė vrarė miliona njerėz.


    7. Jan Kubis dhe Jozef Gabcik



    Rejnhard Hejdric ishte komandanti i Policisė Sekrete Gjermane gjatė Luftės II Botėrore. Mė 27 Shtator tė 1941, Hejdric u caktua guvernator ushtarak i Protektoratit tė Ēekosllovakisė. Qė ishte e pushtuar nga nazistėt. Brutaliteti dhe mizoria e tij bėnė qė ai tė etiketohej me emra tė tillė si Kasapi i Pragės, Bisha apo Xhelat. Hejdric ishte aq i “suksesshėm” nė misionin e tij, aq sa Hitleri vendosi ta caktonte guvernator nė Paris. Kur Inteligjenca britanike mėsoi mbi kėtė fakt, ata vendosėn se Hejdric duhej eliminuar me ēdo kusht. Nė kėtė kuadėr, britanikėt stėrvitėn dy ushtarė ēekė, Jan Kubis dhe Jozef Gabcik, pėr tė vrarė Hejdricin. Ata sulmuan makinėn e tij mė 27 Maj 1942. Hejdric vdiq 11 ditė mė vonė nga mbetjet e plumbave qė kishte nė trup. Ky ishte suksesi i vetėm i Aleatėve pėr vrasjen e njė figurė tė madhe naziste gjatė Luftės.


    6. Karlot Kordej



    Vrasėsja e Zhan Paul Marat mė 13 Korrik tė 1793, i cili ishte njė figurė kryesore gjatė Revolucionit Francez dhe u konsiderua martir pėr kauzėn e tij. Pėrkrahja qė ai i dha Masakrės sė Shtatorit dhe pjesėmarrja nė fillimin e Mbretėrisė sė Terrorit prishi reputacionin e tij dhe filloi tė shihej si njė mostėr i Perandorisė. Kordej u dėnua nga publiku pėr vrasjen e Marat, edhe pse gjatė Perandorisė sė Dytė ajo u pa si heroinė. Marat kohėt e fundit kishte njė sėmundje lėkurė dhe rrinte shpesh nė njė banjo tė ftohtė. Dhe ndėrsa ai ishte nė njė banjo tė tillė, Kordej e goditi Maratin me njė thikė buke nė kraharor, duke i ēarė mushkėrinė dhe aortėn. Karlot Kordej hyn nė kėtė listė pėr rėndėsinė e madhe qė pati nė botė Revolucioni Francez. Plus qė ajo ėshtė njė ndėr tė vetmet femra vrasėse nė histori.


    5. Naturam Godse



    Vrasės i Mahatma Gandit mė 30 Janar 1948. Gandi ėshtė njė ndėr figurat kryesore tė historisė sė Indisė, dhe shumė i famshėm nė botė pėr mėnyrėn e tė protestuari tė tij paqėsisht. Mėnyrė tė protestuari qė tani ndiqet shumė dhe ka hyrė nė histori me emrin “gandizėm”. Vrasėsi i tij Godse ishte njė anėtar i njė organizate nacionaliste indiane, kundėrshtare e Komunitetit Musliman dhe Kongresit Kombėtar Indian. Arsyeja e vrasjes pėrgjithėsisht lidhet me pėrkrahjen qė Gandi dha pėr ndarjen e Indisė dhe dobėsimin qė pėsoi ajo, pas insistimit qė India tė paguante Pakistanin. Godse besonte se Gandi po sakrifikonte interesat e indianėve nė njė pėrpjekje pėr tė kėnaqur grupet minoritare. Godse e vrau Gandin gjatė shėtitjes sė tij nė mbrėmje. Ai ju afrua Gandit, e pėrshėndeti atė dhe mė pas e qėlloi tre herė me njė pistoletė.


    4. Feliks Jusupov



    Kjo ėshtė vrasja mė e ēuditshme dhe mė interesante e historisė. Mė 16 Dhjetor tė 1916, njė grup fisnikėsh tė udhėhequr nga princi Jusupov vranė Gregori Rasputin. Sipas legjendės, Rasputin u helmua, qėllua dhe u hodh nė njė lumė ku pėrfundoi i vdekur. Atentatorėt, pasi vendosėn se Rasputini pėrbėnte njė kėrcėnim pėr perandorinė, fillimisht e helmuan atė me cianid (qė mund tė vriste 7 veta). Por pasi helmimi pėr ēudi nuk dha efekt, Jusupov e qėlloi atė me pistoletė. Jusupov, pasi la trupin e tij nė dhomė, shkoi tė konsultohej me tė tjerėt se ēfarė do bėhej me tė. Kur u kthyen nė vendin e krimit, Rasputin – ende gjallė – kapi Jusupovin nga fyti dhe mė pas u pėrpoq tė largohej. Teksa largohej, ai u qėllua dhe tre herė tė tjera duke e lėnė tė vdekur.


    3. Li Harvi Osvald



    Ndoshta vrasja mė e debatueshme nė histori ėshtė ajo e presidentit amerikan Xhon Kenedi mė 22 Nėntor 1963, nga Osvaldo. Njė marksist i betuar, Osvald ishte njė marins i cili emigroi nė Bashkimin Sovjetik nė Tetor tė 1959. Nė 1962 ai u rikthye nė SHBA, ku kuptoi se jeta nė Bashkimin Sovjetik kishte qenė shumė mė mirė se nė Amerikė. Pasi tentoi tė kryente punė tė ndryshme (pėrfshi dhe njė tentativė tė dėshtuar pėr vrasje ndaj gjeneralit Edvin Uokėr), Osvald pėrfundoi duke vrarė Kenedin. Ai e qėlloi Kenedin nga kati i gjashtė i ndėrtesės ku punonte, ndėrkohė qė autokolona e presidentit po kalonte aty pranė. Arma e pėrdorur pėr vrasjen e Kenedit ishte njė automatik. Por pėr vrasjen e Kenedit konspiracionet nuk kanė fund. Por tė gjithė janė tė njė mendje qė: Osvald (qė u vra para se tė depononte) u ndihmua nga njerėz me pozitė tė larta.


    2. Andreji Lugovoi



    Lugovoi ėshtė personi qė besohet se ka helmuar spiunin rusi Aleksandėr Valterovik Litvinenko me polonium, mė 1 nėntor tė 2006. Lugovoi hyn nė kėtė listė, sepse Litvinenko ėshtė viktima e parė e njohur, i shkaktuar nga sindroma e rrezatimit akut ose helmimi rrezatues e quajtur ndryshe “vrasja e parė nukleare”. Litvinenko mendohet se ėshtė helmuar ndėrkohė qė pinte ēaj me Lugovoin dhe Dmitiri Kovtun. Litvinenko ishte kritik i ashpėr i qeverisė ruse dhe presidentit rus Vladimir Putin, dhe nė atė kohė po hetonte vdekjen e Ana Politkovskaja, njė gazetare ruse e njohur pėr kundėrshtimin ndaj administratės sė Putin, e cila u gjet e vrarė nė 2006. Vrasja e Litvinenko solli njė acarim mes perėndimit dhe Rusisė, kjo e fundit nuk e pranoi kurrė qė ishte pas vrasjes.


    1. Markus Julius Bruti



    Vrasja mė e famshme nė histori ėshtė pikėrisht ajo e kryer nga Bruti. Bruti, dhe shumė njerėz tė tjerė, qėlluan me thikė perandorin e Romės Jul Cezarin, mė 15 Mars, 44 Para Krishtit. Jul Cezari ishte diktatori ushtarak i Romės duke filluar qė nga viti 50 Para Krishtit, por marrėdhėnia e tij me Senatin e Romės ishte konfliktuese. Bruti, njė mik i tepėr i ngushtė i Jul Cezarit, por njėkohėsisht ishte edhe Senator, konspiroi me senator tė tjerė pėr tė vrarė atė, pasi kishin frikė se pushteti i tij, qė po rritej gjithmonė e mė shumė, mund tė nxirrte senatin “jashtė loje”. Supozohet se fjalėt e fundit tė tij, ndėrkohė qė po goditej me thika, ishin: “Et tu Brute?”, qė pėrkthehen “Edhe ti Brut?”. Pasi Cezari kishte njė besim tė verbėr tė Brut dhe nuk e priste tė tradhtohej nga miku i tij. Kjo frazė tashmė ka hyrė nė histori./Tirana Observer”

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Pse ska me nga kta vrases politikanesh ne qarkullim....

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    Pse ska me nga kta vrases politikanesh ne qarkullim....
    Fiks na duhen disa se kemi shum ne

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2015, 02:21 AM
  2. Kush janė mė xheloz?
    Nga Altin111 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-04-2013, 04:49 PM
  3. Kush jane me te merzitshem: Meshkujt apo Femrat
    Nga ReniX nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 18-03-2013, 04:54 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 01:45 AM
  5. Kush Jane dhuratat mė tė kėqija pėr Vitin e Ri
    Nga Kliton nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-12-2010, 08:04 PM

Etiketat pėr kėtė Temė