Organizata Botėrore e Shėndetėsisė po shėnon sot Ditėn Ndėrkombėtare tė Sidės, duke e vėnė theksin tek nevoja pėr ta bėrė terapinė antiretrovirale tė mundur pėr tė gjithė ata qė kanė virusin e HIV-it.

Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr shėndetin thotė se rreth 16 milionė prej 37 milionė vetėve qė jetojnė me HIV, virusi qė shkakton Sidėn, aktualisht marrin atė kombinim ilaēesh dhe se pėrdorimi universal i tij ėshtė rrugazgjidhja pėr t’i dhėnė fund epidemisė sė Sidės brenda njė brezi.

OBSH-ja pėrmend studime qė tregojnė se personat qė fillojnė kurėn pak pasi kanė marrė virusin, kanė mė pak gjasa qė t’ia transmetojnė tė tjerėve, ndėrkohė qė edhe shėndeti i tyre pėrmirėsohet.

Si rezultat Organizata po bėn thirrje qė njerėzit tė bėjnė analizat nė mėnyrė qė ta dinė nėse kanė HIV dhe qė ata qė marrin rezultate pozitive t’i fillojnė kurat mė herėt. OBSH thotė se trajtimi universal antiretroviral mund tė parandalojė 21 milionė vdekje nga Sida dhe 28 milionė raste tė reja infektimi deri nė vitin 2030.

Dita Botėrore e Sidės shėnohet ēdo vit mė 1 dhjetor, qė nga 1988-a pėr tė shprehur mbėshtetje pėr ata qė jetojnė me HIV.Sida, pėr tė kujtuar ata qė kanė humbur jetėn dhe pėr ta pėrqendruar vėmendjen tek pėrpjekjet pėr ta luftuar atė.

Tema e kėtij viti e Ditės Botėrore tė Sidės ėshtė "Getting To Zero", “Drejt nivelit zero”. Kombet e Bashkuara thonė se numri i infeksioneve tė reja me SIDĖ ėshtė ulur 20 pėr qind qė nga viti 2000 dhe vdekjet pėr shkak tė epidemisė kanė rėnė 42 pėr qind qė nga piku i saj, nė vitin 2004.

Komuniteti botėror ka kaluar nėpėr njė rrugė tė gjatė nė betejėn kundėr virusit HIV dhe SIDĖ-s. Nė se marrin trajtimet e nevojshme, njerėzit e prekur nga ky virus mund tė kenė njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme. Nė se ata marrin ilaēe kundėr SIDĖ-s, sasia e virusit nė gjakun e tyre mund tė jetė kaq e vogėl, sa qė ėshtė e pamundur tė infektojė tė tjerėt. Qendra Amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se njė tabletė nė ditė mund tė ndihmojė nė parandalimin e infeksionit me HIV pėr personat qė nuk e kanė virusin.

Dr. Anthony Fauci, i cili ka vite qė punon pėr virusin HIV dhe SIDĖ-n thotė se nė luftėn kundėr sėmundjes ėshtė shėnuar sukses global.

"Nėse i hedh njė vėshtrim grafikut tė epidemisė, duket se jemi drejt fundit tė saj, nė kuptimin se ajo nuk ėshtė mė nė rritje si mė parė; shohim se ajo ka prirjen tė shkojė drejt rėnies.”

Megjithatė, nė botė ka pėrsėri 37 millionė njerėz tė prekur nga virusi HIV, dy milionė infeksione tė reja dhe mbi 1 milionė vdekje nė ditė; por edhe nė zonėn mė tė prekur nga epidemia nė rajon, Afrikėn Nėn-Sahariane, vihet re pėrparim. Infeksionet e reja me virusin HIV kanė rėnė 40 pėr qind nė 15 vitet e fundit. Megjithatė, moshat e reja janė mė tė rrezikuara tė preken nga virusi HIV dhe SIDA.

"Burra mė tė moshuar infektojnė gra tė reja tė moshė 15 deri 24 vjeēare dhe mė pas kėto gra, 5-6 vjet mė vonė do tė infektojnė parnerėt e tyre tė rinj, rreth moshės 20-vjeēare. Pra, nė se duam tė tė ndryshojmė kursin e pėrgjithshėm tė epidemisė, duhet qė burrat mė tė moshuar tė trajtohen me ilaēe; po ashtu, nevojiten programe qė t’i ndihmojnė gratė e reja tė mos infektohen nga virusi”, - thotė zyrtarja e Departamentit tė Shtetit.

Po ashtu, mė tė rrezikuar janė edhe pėrdoruesit e drograve intravenoze, si dhe burrat homoseksualė. Rodney McCoy ėshtė aktivist i SIDĖ-s, i cili ėshtė i infektuar nga virusi HIV. Ai i tha Zėrit tė Amerikės se ēfarė sheh ai si pengesėn mė tė madhe nė pėrpjekjet pėr tė patur njė brez tė ri pa SIDĖ.

“Qė tė mos flitet mė pėr virusin HIV, apo pėr sjelljet sekuale, mos bėrja e analizave. Pengesė ėshtė gjithashtu refuzimi pėr tė pranuar se virusi HIV vazhdon tė jetė problem dhe pėr ta parė atė si rrezik pėr tė gjithė.”

Tė pranosh se virusi HIV ėshtė real, tė eliminosh stigmėn qė ekziston rreth sėmundjes dhe qė tė ketė mė shumė njerėz qė punojnė pėr zbulimin e ilaēve kundėr SIDĖ-s, kėta faktorė do ta ēojnė epideminė drejt zhdukjes.

VOA