Kosova vėrtet mund ta ketė fituar luftėn e saj pėr pavarėsi nga Serbia nė vitin 1998, por sot ajo ėshtė duke bėrė njė betejė tjetėr. Qindra kosovarė janė larguar pėr nė Siri pėr t'iu bashkuar kryengritėsve qė luftojnė kundėr qeverisė sė Bashar Al Asadit, ose janė bėrė anėtarė tė grupit Shteti Islamik.

Disa janė kthyer, tė zhgėnjyer nga ajo qė kanė parė. Jeff Swicord i Zėrit tė Amerikės bisedoi me njėrin prej tė kthyerve, i cili thotė se shkuarja nė Siri ishte gabimi mė i madh i jetės sė tij.

Rekrutimet e ISIS-it me anė tė videove qė kanė nė shėnjestėr Ballkanin i kanė alarmuar zyrtarėt evropianė.

Kjo lloj propagande nxit myslimanėt t’u shpėtojnė "halleve nė jetėn e tyre" duke u bashkuar me ekstremistėt qė luftojnė nė Siri.

Ja ē'thotė Aiman Dean, i cili ka qenė anėtar i Al-Kaidės dhe tani ėshtė kthyer kundėr islamizmit radikal:

"Disa video u bėjnė thirrje njerėzve qė kanė dėshirė pėr aventurė. Ato tregojnė pėr beteja, tregojnė sulmet ndaj kazermave armike, pra aty flitet pėr lavdi dhe pėr aksion.”

Shumica e atyre qė kanė shkuar nė Siri dhe janė kthyer thonė se kjo lloj lavdie ėshtė jetėshkurtėr. Ne u takuam nė Prishtinė me Amirin (ky nuk ėshtė emri i tij i vėrtetė). I frymėzuar pėr tė ndihmuar ata qė ai i konsideron si tė pafajshėm dhe qė vuajnė nė luftėn civile tė Sirisė, ai iu bashkua njėrės prej milicive islamiste qė luftojnė kundėr forcave tė Presidentit Asad. Ja si e shpjegon ai arsyen pėrse shkoi nė Siri:

"Nuk mund tė mohoj qė ka qenė edhe faktori fetar, por deri sa je njeri dhe sheh tėrė ato vuajtje tė njerėzve, nė njė mėnyrė apo njė tjetėr kėrkon t'i ndihmosh. Kjo ėshtė shumė e sinqertė, edhe po tė ishin ata persona tė njė feje tjetėr."

Popullsia e Kosovės ėshtė e re – gjysma e banorėve janė nėn 25 vjeē. Papunėsia tek tė rinjtė ėshtė e lartė, duke e bėrė kėtė vend njė terren kryesor rekrutimi pėr grupe si ISIS. Skender Perteshi i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė thotė se mė shumė se 200 njerėz nga Kosova kanė shkuar nė Siri.

"Njė tjetėr arsye pse qytetarėt e Kosovės i bashkohen konfliktit nė Siri ėshtė edhe mungesa e sistemit tė arsimit nė Kosovė. Sepse sistemi i arsimit nė Kosovė dhe nė rajon ėshtė tepėr i varfėr dhe nuk ėshtė edhe aq profesional."

Amiri ėshtė njė rast i pazakontė. Ai ėshtė i arsimuar. Shumė shpejt ai u zhgėnjye me atė qė pa nė Siri:

"Realisht kam pritur diēka krejt ndryshe. Kam pritur njė lloj organizimi, njė lloj njerzishmėrie, njė lloj mirėkuptimi mes grupeve, por ato nuk i kam hasur. Mė shumė kam hasur njė farė tendence pėr t'u ballafaquar njėri me tjetrin, se sa pėr ta zgjidhur problemin me qeverinė diktatoriale."

Por, kur u kthye nė Kosovė, ai u arrestua dhe u akuzua pėr pjesėmarrje nė organizatė terroriste.

Menjėherė pas kthimit, ai mėsoi se kreu i milicisė sė tij nė Siri ishte vrarė duke luftuar kundėr njėrit prej grupeve tė tjera opozitare.

Amiri ka marrė kėrcėnime me vdekje nga grupe tė tjera kryengritėse. Dhe pėr shkak tė ēėshtjeve ligjore qė ka, ai nuk mund tė gjejė dot punė:

"Secili qė mendon tė shkojė atje, le ta dijė fort mirė qė ėshtė duke bėrė njė veprim aspak tė pranueshėm fetarisht, qė mund tė jetė edhe i dėmshėm pėr myslimanė tė tjerė. Le tė qėndrojė gjithsecili nė shtėpi dhe tė ndihmojnė familjet e tyre dhe rrethin ku jeton."

VOA