Receta Gatimi

Teoria e Evolucionit apo Krijimi?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Teoria e Evolucionit apo Krijimi?

    Kush eshte e vertete ?

    I famshmi Lui Paster (1822-1895) bakteriolog francez, ka thene: “ Sa me shume studioj natyren, aq me teper habitem nga veprat e Krijuesit “

    Ne ekzistencen tone te perditshme, pothuaj gjithcka duket se ka nje fillim. Gjithcka qe shikoni rreth jush (si malet, pyjet, detet, etj) nuk jane krijuar rastesisht, jo, Dikush i ka krijuar ato, Perendia ka lene gjurmet e Tij ne kete bote. Megjithese ne nuk e shikojme Ate kjo nuk do te thote qe Ai nuk ekziston, ti nuk e shikon Oksigjenin por aman ti e di shume mire se me ane te tij ti po jeton, sepse ti e ndjen ate, keshtu eshte edhe me Perendine, n.q.s ne duam te ndiejme fuqine e Tij.
    Sipas Teorise se Evolucionit, ekzistenca e gjithesise mund te shpjegohet me bashkeveprimin e rastesise, kohes, seleksionimit natyror dhe mutacionit. Pra, ne kemi ardhur nga majmuni, toka eshte formuar vete dhe Zoti nuk ekziston. Por, a eshte e vertete kjo teori? (teori dhe jo fakt).

    I ndjeri Isaac Asimov (Nje anti-krijimbesues i flakte) deklaroi se: “ Brenda njeriut eshte nje tru 1.5 Kg-sh i cili, me aq sa dime ne, eshte renditja me e nderlikuar dhe e rregullt e materies ne univers “ - Ai eshte shume me i nderlikuar se kompjuteri. A nuk do te ishte valle e logjikshme te supozoje se n.q.s truri shume i zgjuar i njeriut e projektoi kompjuterin, atehere edhe truri njerezor ishte gjithashtu prodhimi i projektimit ?
    Shkenctaret te cilet hedhin poshte konceptin e nje Perendie krjues bien dakord se te gjitha gjallesat shfaqin prova te projekktimit. Projektimi nenkupton nje projektues.

    ..............................

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Teoria e Evolucionit apo Krijimi?

    Cilat jane zbulimet e shkences moderne ?


    Biologjia

    - Ne Biologji (Ne klase te 8-te dhe vit te 2-te ne gjimnaz) kemi mesuar rreth “fakteve” te evolucionit. Kemi mesuar sesi njeriu erdhi nga majmuni, majmuni nga kafshe te tjera, keto kafshe nga peshku dhe peshku nga gjallesa (pema e evolucionit).
    Por ajo qe shume njerez nuk dine se shume prej ketyre “fakteve” qe paraqiten ose jane mashtrim ose te deformuara, si psh rasti i “Provave Embrionale”.
    Nje njeri qe e quante veten shkenctar pretendonte se keto prova paraqesin ngjashmerine midis embrionit njerezor dhe embrionit te kafsheve duke pohuar se kjo tregonte se ne kemi ardhur nga majmuni dhe ne kishim evoluar.
    Ajo qe nuk dinin njerezit ishte se ky studies i kishte deformuar pamjet, te dhenat, dhe perfundimet, por me vone ai e pranoi se kishte mashtruar.

    Njeriu nuk erdhi nga majmuni

    Studuesit e mikro-biologjise, kane bere nje zbulim teper interesant. Eshte zbuluar se ADN e te gjithe njerezve ne bote eshte aq e ngjashme me njera-tjetren (99.8 %) sa pothuaj gjithe studuesit e kesaj fushe pohojne se te gjithe duhet ta kemi pasur prejardhjen nga nje nene e vetme.

    Zbulimet me te fundit te Biologjise bien ne kundershtim me Teorine e Evolucionit. Evolucionistet pretendojne se ndryshimi (mutacioni) i udhezimeve gjenetike (d.m.th te gjeneve) shkakton formimin e nje lloji te ri. Por, nje mutacion parimisht eshte nje ndryshim negativ ne strukturen gjenetike.
    Meqe nje mutacion eshte para se gjithash nje c’rregullim i struktures gjenetike, ai s’eshte ne gjendje te prodhoje nje lloj me perparimtar. Nje biznes nuk i shton dot fitimet duke humbur te ardhura pak e nga pak.

    ................................

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    33
    Mire thoni krijimi por frika "ju" zuri me 23 Dhjetor 2012!

    Evolution Forever and Ever!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Krijimi i nje sistemi operativ!!!
    Nga alfa1993 nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2012, 04:34 PM
  2. Krijimi i nje Serveri me Filezilla
    Nga alfa1993 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 04-04-2012, 04:20 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2012, 09:29 PM
  4. Teoria e re: Njeriu nuk e ka prejardhjen nga majmuni
    Nga labja nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-02-2011, 07:48 PM
  5. Krijimi i nje profili per politiken.
    Nga andi_pg nė forum Vėrejtje, Kėshilla, Pyetje Stafit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-08-2010, 03:58 PM