Pėr ngjarjet e ditės sė sotme gjatė protestės sė opozitės, tė mbajtur pėrpara Kryeministrisė e tė devijuar mė pas edhe pėrpara godinės sė Ministrisė sė Brendshme, ku u shfaqėn akte tė dhunshme nga protestuesit duke i vėnė flakėn bunkerit, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė.

Pėrmes njė komunikate pėr mediet, Ambasada amerikane dėnon dhunėn e shfaqur gjatė protestės sė sotme. “E drejta e qytetarėve pėr t’u mbledhur, pėr t’i bėrė kėrkesa qeverisė dhe pėr tė protestuar paqėsisht, ėshtė simboli i njė shoqėrie tė lirė dhe tė shėndetshme. Sidoqoftė, akte tė tilla si hedhja e gurėve, vėnia e flakės ndaj strukturave shtetėrore dhe dėmtimi i pronės publike nuk pėrputhen me vlerat demokratike”, thuhet nė komunikatė.

Mė tej, Ambasada e Shteteve tė Bashkuara vijon me thirrjen e drejtuar Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, por edhe tė gjitha partive tė tjera, qė t’i hedhin poshtė kėto akte tė dhunshme dhe tė marrin tė gjitha masat e nevojshme, qė nė tė ardhmen tė sigurohen se protestat do tė mbeten paqėsore dhe konstruktive.

/ Top Channel