Kosova ėshtė pjesė e trendeve globale tė teknologjisė, nė shumė aspekte. Pėr ta dėshmuar kėtė fakt edhe mė shumė, sė fundmi Telegrafi.com ka kuptuar se ėshtė duke u krijuar njė platformė e re qė do tė jetė versioni shqip i shėrbimit tė famshėm tė muzikė - Spotify.

Nė faqen e kompanisė Rolling Rabbits e cila e ka krijuar platformėn ėshtė thėnė se Meneve ėshtė njė platformė moderne pėr tė dėgjuar muzikė dhe e njėjta ėshtė e pasuruar me tė gjitha zhanret e muzikės.

Pėrdoruesit shqiptar tė internetit nė tė gjithė tashmė mund tė bėhen pjesė e beta testimit tė kėsaj platforme, pėrmes uebit, apo telefonave tė tyre mobil qė bazohen nė iOS dhe Android.

Telegrafi.com ka pasur rastin ta provojė MeNeve nga iPhone 6s, dhe pėrpos dizajnit tė jashtėzakonshėm, shėrbimi punon shumė mirė, ėshtė i lehtė pėr tu pėrdorur dhe naviguar, si dhe ofron mundėsinė e pėrdorimit tė funksionit tė ri tė iPhone 6s tė njohur si 3D Touch.

MeNeve synon qė t’i lidhė tė gjithė shqiptarėt nėpėr botė pėrmes platformės e cila ofron lansimet mė tė reja muzikore, tė rejat e fundit nga muzika e secilit zhanėr, datat e koncerteve tė artistėve shqiptar, si dhe mundėsinė e blerjes sė biletave pėr kėto koncerte.

Pėr mė shumė, klikoni nė http://rolling-rabbits.com/meneveapp/