Novacionet teknologjike gjatė vitit 2015 pėrfshijnė avancimet robotike, automatizimet, rritjen e pėrdorimit tė pajisjeve elektronike portative dhe pėrdorimin mė tė gjerė tė burimeve tė qėndrueshme tė energjisė.

Pėrparimet kėtė vit nė programet kompjuterike, pajisjet mekanike, sensorėt dhe inteligjencėn artificiale e sollėn botėn njė hap mė pranė tė ardhmes robotike.

Makinat elektrike ishin mjaft popullore. Kompanitė mė tė mėdha reklamuan modele tė reja ndėrsa tė tjera shkuan drejt makinave me hidrogjen.

“Ne duam tė krijojmė njė shoqėri qė prodhon, pėrdor dhe lidhet me energjinė e hidrogjenit”, thotė Tahakiro Hachigo, drejtor ekzekutiv i kompanisė Honda.

Makinat pa shofer gjithashtu ishin mė pranė pėrdorimit tė pėrditshėm. Edhe njė kamion pa shofer i prodhuar nga Mercedesi, demonstroi aftėsitė e tij pėr tė naviguar me siguri nė autostrada.

“Mund t’i heq duart nga timoni dhe siē mund ta shihni makina ecėn nė vijė tė drejtė”, thotė Wolfgang Bernhard me kompaninė Daimler.

Teknologjia e shtypjes 3D ėshtė bėrė njė mėnyrė mė e lirė prodhimi pėr pothuajse ēdo gjė – qė nga brumi e deri tek makinat.

“Shasitė e prodhuara me printerat 3D janė vetėm 46 kilogramė dhe kanė tė njėjtėn forcė dhe siguri si ato tė prodhuara me ēelik”, thotė Brad Balzer, shef i kompanisė Microfactories.

Studiues tė tjerė thonė se shtėpitė e printuara me 3D mund tė fillojnė sė shpejti tė zgjidhin mungesat globale tė strehimit.

“Ne pėrdorim mbetjet e ndėrtimeve, minierave dhe mbetjet urbane si lėndė tė parė. Ne i ndajmė ato nė kategori dhe i transformojmė nė njė ngjyrė tė veēantė printimi”, thotė Ma Yihe, me kompaninė Winsun.

Robotėt ishin mė pranė nesh gjithashtu, qė nga recepsionistėt e deri tek eksoskeletėt qė ndihmojnė njerėzit e paralizuar tė ecin pėrsėri.

“Kemi mėsuar nga procesi ynė kėrkimor se pacientėt qė kanė dėmtime nėn kraharor mund tė pėrdorin robotin pėr tė qėndruar nė kėmbė, ecur dhe pėr t’u ulur”, thotė Wu Cheng-Hua, shpikės.

Proteza qė kontrollohen nga truri vazhdojnė tė premtojnė ndihmė tė madhe pėr tė gjymtuarit.

“Vendosim sensorė nė muskuj dhe muskujt marrin sinjalet tė cilat pėrēohen tek protezat dhe mė pas reagojnė siē kėrkohet nga truri”, thotė Thorvaldur Ingvarsson.

2015 ishte gjithashtu viti i dronėve. Ata kanė filluar tė eksplorojnė nė hidrologjinė detare dhe biologji, duke luftuar kontrabandistėt nė Afrikė, duke ndihmuar fermerėt dhe duke analizuar drithėrat dhe inspektuar pėr dėmtime tė mundshme.

Ndėrkohė, zhvilluesit e programeve kompjuterike po pėrdorin gjithnjė e mė shumė nė praktikė telefonat inteligjentė.

“Nė vend qė tė marrėsh gjak dhe ta ēosh nė laborator, mund ta gjesh rezultatin brenda 15 minutave pėrmes pajisje e cila merrė njė sasi shumė mė tė vogėl gjaku me njė pickim dhe e analizon atė me njė saktėsi tė ngjashme me atė tė laboratorit” thotė Sam Sia me universitetin Kolumbia.

Realiteti virtual pėrparoi gjithashtu nė industrinė e lojrave mė shumė nga kufjet e sofistikuara qė tė transportojnė nė botė tė ndryshme.

"Realiteti virtual ėshtė padyshim teknologjia mė emocionuese nė industri tani pėr tani dhe padyshim do tė jetė fokusi nė tė ardhmen", thotė Jon Hicks, ekspert i lojrave elektronike.

Gjithashtu nė 2015 Mikrosofti paraqiti versionin mė tė ri tė sistemit operativ, Windows 10, duke e ofruar pėr herė tė parė falas.


VOA