Sot bėhen 100 vjet qė nga vrasja e pabesė e Isa Boletinit. I lindur mė 15 janar 1864 nė kullėn e Boletinėve, afėr Mitrovicės, patrioti shqiptar Isa Boletini, ishte vrarė pabesisht nga malazezėt nė Podgoricė mė 23 janar 1916, sė bashku me bijtė e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipėrit dhe tre luftėtarė tė tjerė.

Isa Boletini, vitet e rinisė i kaloi nė vendlindje. Nė prill tė vitit 1881, si 17-vjeēar, ai mori pjesė nė betejėn e Shlivovės, ku u ndeshėn trupat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit me ushtrinė osmane.
Edhe pse nė vitin 1908 ishte nė krahun e xhonturqve, kjo lidhje u prish shumė shpejt.
Nė nėntor tė vitit 1908, Porta e Lartė dėrgoi njė ushtri prej 7 mijė ushtarėsh pėr tė nėnshtruar Kosovėn. Komandėn antiosmane e kishte nė dorė Isa Boletini. Gjatė tėrheqjes, osmanėt i dogjėn kullėn nė shenjė hakmarrjeje. Mė pastaj, Isa Boletini udhėhoqi kryengritjet e kosovarėve nė Prishtinė, Prizren e gjetiu.
Ai ishte njė ndėr udhėheqėsit kryesorė tė kryengritjes sė pranverės sė vitit 1910.
Isa Boletini ishte bėrė i njohur edhe pėr atė qė i kishte ndodhur nė Londėr, kur edhe pas kontrollit qė i kishin bėrė rojat kur hyri pėr tė takuar ministrin e jashtėm, Eduard Gre j, ai ia kishte dalė qė njėrin revolver ta fuste brenda. Greji kishte bėrė shaka me Boletinin duke i thėnė se “atė qė se bėri ushtria osmane, e bėra unė”.
Nė korrik tė vitit 2011, mbetjet mortore tė Isa Boletinit dhe tė bashkėluftėtarėve tė tij, iu dorėzuan Komunės sė Mitrovicės. Ato ia dorėzoi imami i kėsaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti nė njė vend tė fshehur.