Njė stuhi e fuqishme dimėrore ka mbuluar me borė pjesėn mė tė madhe tė zones lindore tė Shteteve tė Bashkuara, duke i izoluar banorėt brenda shtėpive, duke bllokuar shoferėt nė rrugė dhe duke krijuar kushte qė meteorologėt i kanė konsideruar me rrezik pėr jetėn.

Trashėsia e bores ka arritur mbi 30 centimetra nė shumė pjesė tė rajonit, pėrfshirė Uashingtonin. Metereologėt thonė se gjendja do tė keqėsohet edhe mė shumė, ndoshta me dyfishin e reshjeve tė dėborės, kombinuar me erė tė fortė qė do ta rėndojė edhe mė shumė situatėn.

"Kombinimi i borės, erėrave tė forta dhe kushteve me rrezik pėr jetėn, pritet tp vazhdojnė deri tė shtunėn nė mbrėmje”, tha Shėrbimi Kombėtar i Motit, nė njė paralajmėrim pėr stuhinė.

Tė paktėn nėntė persona kanė vdekur deri tani nė gjithė vendin si rezultat i stuhisė qė po zhvendoset ngadalė dhe qė ka prekur njė rajon nga Georgia nė New England.

Nė 10 shtete ėshtė shpallur gjendja e jashtėzakonshme.

Nė Kentucky, autoritetet kanė hapur qendra emergjence pėrgjatė autostradės, ku makinat kanė ngecur pėr 10 orė.

Uashingtoni, qė ėshtė nė qendėr tė stuhisė ėshtė mbuluar nga 25 centimetra borė, dhe bora pritet tė vazhdojė deri tė dielėn.

Kjo stuhi mund tė jetė njė nga 10 mė tė fuqishmet qė ėshtė regjistruar ndonjėherė nė qytet.

Shkollat u mbyllėn tė premten jo vetėm nė Uashington dhe nė Virginia dhe Maryland. Edhe zyrat federale u mbyllėn dje nė mesditė. Autoritetet madje mbyllėn edhe sistemin e transportit publik, njė masė e jashtėzakonshme.

Nė shkallė vendi, tė paktėn 6,300 fluturime u anulluan dhe mijėra tė tjera patėn vonesa.


VOA