Agjencia Amerikane e Hapėsirės (NASA) na jep imazhin e diellit nė 360 gradė, ky yll mahnitės i cili ėshtė burimi qė mban gjallė tėrė jetėn nė Tokė. Pėr shekuj tė tėrė kemi pasur besime tė ndryshme pėr Diellin dhe revista e njohur TIME merr njė vėshtrim nė disa nga mitet mė interesante rreth Diellit.

Dielli Ra nė Egjipt

Adhurimi i Diellit tė lashtė Ra, nuk ishte i kufizuar vetėm nė Heliopolis, por nė gjithė Egjiptin e Lashtė: e mori emrin i tij nga mbretėrit egjiptianė, ku mori dhe emrin Djali i Ra. Duke pasur parasysh dhe rolin e Diellit si burim jete, gjithashtu ishte dhe Zoti Krijues i njeriut dhe gjallesave tė tjerė. Metoda e tij mė e preferuar e lundrimit ishte njė anije, dhe kėshtu historia vazhdon, ai lundronte jo vetėm nė qiell, por edhe nė botėn sė pėrtejme gjatė natės ku luftonte me perėnditė dhe bishat. Ai besohet tė jetė rilindur ēdo ditė.



Dielli orbiton Tokėn

Shumė nga ne mund tė besojmė se neve mund tė jemi tė palėvizshėm nė qendėr tė Universit edhe pse e dimė qė ėshtė shumė e vėshtirė kjo gjė. Megjithatė, modeli gjeocentrik i Ptolemeut realizuar rreth 150 p.e.s. (para erės sė re), 1400 vjet mė parė se Koperniku zhvilloj njė model tė tillė, kjo teori u pranua pėr shekuj me radhė. Sipas astronomėve tė lashtė dhe matematikanėve tė Aleksandrisė, Dielli ishte nė sferėn e katėrt nga planeti Tokėsor, midis planetit Mars dhe Venerės.



Apoloni

Nė Greqinė e lashtė sipas legjendės, Apoloni, djali i Zeusit (zotit tė Olimpit), i cili pėr ēdo ditė i hipte njė karro (koēi) qe tėrhiqej nga disa kuaj tė zjarrtė nėpėr qiell pėr tė sjellė dritė nė tokė. Apoloni nderohej nė nivele te ndryshme nė tė gjithė antikitetit klasik, Apollo rrezatues nuk erdhi pėr tė pėrfaqėsuar jo vetėm diellin, por edhe fushat e tjera ndriēues si ato tė muzikės, logjikės dhe arsyes. Nė “Lindja e Tragjedisė” (The Birth of Tragedy) sė Frederik Niēe, filozof gjerman tė shekullit nėntėmbėdhjetė, pėrshkruan Apolonin si tendencė e tėrėsisė, duke sjellė disiplinėn dhe strukturėn pėr iracionalen, impulseve tė egra qė formojnė shtresėn bazė pėr tė gjitha shprehitė njerėzore.



Huitzilopochtli, Perėndia azteke i Diellit dhe i Luftės

Huitzilopochtli, ishte kombinimi i dy emrave Nahuatl ose Aztecan. Huitzilopochtli do tė thotė kolibėr nė anėn e majtė (huitzil = kolibėr, opochtli = nė tė majtė). Aztekėt besonin qė luftėtarėt e vdekur u mishėronin si zogjtė kolibėr dhe ata quanin Jugun si pjesėn e majtė tė Botės. Pra, pėrkthyer njė mėnyrė tjetėr Huitzilopochtli – do tė thotė “Luftėtarė tė mishėruar tė Jugut”. Gjithashtu aztekėt besonin se Huitzilopochtli ishte dhe Zoti i Diellit i cili ishte gjithmonė nė luftė me errėsirėn, qė pinte gjithmonė gjak nga zemrat e njerėzve si ushqim pėr tė mbijetuar. Pėr tė ushqyer perėndinė e tyre, njerėzit e diellit ofronin veten tyre nė formėn e sakrificės njerėzore.



10 Diejt

Sipas mitologjisė kineze, njėherė e njė kohė kane qenė 10 diej nė qiell.
Ata udhėtonin nė mėnyrė individuale me nėnėn e tyre, perėndeshėn Xihe, derisa njė ditė ata vendosėn tė shfaqen nė qiell nė tė njėjtėn kohė.
Ngrohja e tepėrt e tė gjithėve diejve ishte aq i fuqishėm saqė i ati Dijun, urdhėroi qė tė dilnin me radhė. Por ata nuk e morėn parasysh paralajmėrimet e tij, dhe kėshtu urdhėroj shigjetarin Yi t’i vriste 9 nga diejt, duke lėnė vetėm njė tė tillė.



Hėna Inuit dhe Zoti i Diellit

Inuit, ishin njė grup njerėzish vendas qė jetonin nė Alaska, Groelandė dhe nė Arktik. Ata tregojnė ekzistencėn e Hėnės dhe tė Diellit me legjendėn e Hėnės Anninngan dhe motrės sė tij, perėndesha e Diellit Malina. Legjenda thotė se motėr e vėlla jetonin bashkė, dhe gjatė njė grindje midis tyre Malina nuk i foli mė. Annigan refuzoi tė hante dhe dita-ditės u dobėsonte mė shumė, siē ndodh me fazėn lunare. Kur hėna zhduket, Inuitėt besonin se Anningan ka shkuar larg pėr tė ngrėnė. Pastaj, gjatė fazave periodike tė hėnės, ai fillon kėrkimin e tij pėrsėri. Kur ai mė nė fund arrinė deri te Malina, dhe pėr pasojė shkaktohet njė eklips diellor.



Lugus

Si shumė hyjni tė tjerė para krishterimit, Lugus, djali i Diellit, nė Irlandė, ėshtė pėrmendur nė shumė legjenda si figurė historike. Ai ishte njė mbret i shkėlqyer, njė luftėtar i cili mbrojti njė tribu tė lashtė irlandeze kundrejt njė grupi gjigantėsh. Udhėheqėsi i gjigantėve ishte Balor i njohur si Zot i Djallit qė thuhej mund tė kishte qenė gjyshi i Lugus. Fuqia e madhe e Balor-it buronte nga magjia e njė syri si ciklopi, por nė betejė Lugus me anė tė njė hobe me gur arriti tė gjuante me shėnjestėr drejt nė sy dhe kėshtu ai u rrėzua nė njė humnerė duke marrė me vete edhe ushtrinė e tij.
Njė hyjni shumėdimensional, Lugus ishte i lidhur me ritet e pjellorisė, aftėsive tė shpikjes dhe cikleve tė korrjes. Historia e fitores sė tij mbi Balor ėshtė e ngjashme me njė mori e tregimeve tjera mitologjike nė traditėn indo-evropiane.



Perėndia nordike e Diellit

Nė mitologjinė skandinave, Freyr ishte sundimtari i paqes, pjellorisė, shiut dhe kohės sė mirė. Ai ishte njė burrė i fuqishėm. Legjenda thotė se ai hipte njė anije tė quajtur Gullinbursti dhe udhėtonte nėpėr qiell dhe oqean. Dhe nė qoftė se ai mėrzitej, ai mund ta rrėzonte anijen e tij e cila ishte ndėr mė tė mirėt e anijeve nė Skandinavi.



Surya, Perėndesha Hindu

Sipas mitologjisė e lashtė hindu, Surya, Perėndesha e Diellit. Pėrshkruhet si njė njeri i kuq me tre sy dhe katėr krahė, hyjnesha zakonisht kalėronte me shtatė kuaj ose me njė qerre tė tėrhequr nga njė kalė me shtatė koka. Surya besohet se shėronte tė sėmurėt dhe pėr kėtė ishte e nderuar me tempuj dhe festivale nė tė gjithė Indinė. Gjithashtu, hyjnesha sillte fat dhe shumė dyqanxhinj vendosnin simbolin e Diellit nė dyert e dyqaneve tė tyre.



Lisa dhe Mawu

Banorėt e Beninit dhe Eues (njė fis i shpėrndarė nė tė gjithė Ganėn, Benin dhe Togo) – besonin se Lisa (hyjniu i Diellit) dhe Mawu (hyjnesha e Hėnės) si dy fuqitė e mbinatyrshme tė binjakėve. Tė dy sė bashku janė konsideruar si krijues tė universit, Mawu pėrfaqėsonte mėmėsinė dhe pjellorinė, ndėrsa Lisa shihej si mishėrim i ngrohjes, punės dhe forcės.




Tokesor.com