Dosjet sekrete shqiptare (196: Serbėt e Trepēės furnizohen me armė, Jugosllavia gati pėr luftė!



Nė fillim tė nėntorit 1968, ajo qė pati ndodhur nė Ēekosllovaki nėpėr natėn e 21-22 gushtit, e kishte dhėnė njė rezultat pozitiv mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Midis tyre qe krijuar njė pakt i heshtur. Por, papritur dhe pa asnjė shenjė paralajmėruese, nė Kosovė shpėrthyen demonstratat.

Ylli Polovina


Nuk mund tė mos pranohet se ēfarė ndodhi mes shqiptarėve tė Kosovės nė 1968 qe pjesė e atmosferės sė pėrgjithshme botėrore tė kėtij viti protestash. Pa 1968-tėn e globit demonstratat do tė ngjanin nė njė mot tjetėr, i cili sidoqoftė nuk do tė ishte tepėr larg.

Kishte mjaft arsye pėr ta pėrndezur gjendjen. Ja njė informacion njohės se cilat kėtė kohė qenė “kongjijtė” e zjarrit qė shpėrtheu flakėt papritur: ėshtė njė raport me numrin 15 i Drejtorisė sė Zbulimit qė ndodhej nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe kishte punonjės tė saj tė kamufluar si diplomatė nė pothuajse tėrė rrjetin e ambasadave jashtė vendit. Daton 27 qershor 1968. I referohet “njė burimi ynė kompetent dhe i besueshėm”. Sipas kėtij raportimi, vendimet e plenumit tė 14-tė tė Lidhjes Komuniste tė Serbisė, tė cilat nuk i hapėn rrugė kėrkesave tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr njė autonomi mė tė plotė, patėn shkaktuar pakėnaqėsi dhe shqetėsim, madje jo vetėm nė masėn e gjerė tė popullit, por edhe “nė vetė krerėt titistė kosovarė dhe jugosllavė”. Raporti informonte se “Ymer Pula dhe Mehmet Hoxha po u thonė shqiptarėve tė bėhen tė durueshėm” dhe se “kėrkesat pėr njė autonomi mė tė plotė nuk morėn fund me diskutimin qė ju bė nė Plenumin e 14 tė LK tė Serbisė, se ato do tė diskutohen nė Kuvendin Federativ dhe Kongresin e 9-tė tė Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė dhe se patjetėr do tė gjejnė zgjidhje pozitive etj”.

Me kėtė rast, zbulimi politik shqiptar njoftonte qeverinė se “nė popull punimet e kėtij Plenumi janė pritur negativisht dhe reagimet vijnė gjithmonė duke u shtuar nga masat shqiptare”. Nė njė paragraf tjetėr shkruhej se pėr t’i dalė pėrpara dhe dekurajuar ndonjė revoltė, autoritetet serbe dhe ato jugosllave kanė “bėrė lėvizje tė forcave ushtarake nga thellėsia e krahinės nė drejtim tė kufirit me vendin tonė. Repartet e Ferizajt, tė pajisura me mjete tė karrocuara dhe me topa tė kalibrave tė vegjėl, janė dislokuar nė afėrsi tė Pejės, Gjakovės dhe Grykės sė Rugovės, duke bėrė edhe punime xheniere. Po ashtu, kanė larguar ata kosovarė qė kryejnė shėrbimin e detyrueshėm ushtarak nė afėrsi tė kufirit me vendin tonė pėr nė thellėsi tė Kosovės”.

Po ashtu, “Reaksioni serb nė Kosovė, i trembur nga gjallėrimi i ndjenjave dhe veprimtarisė kombėtare nė Kosovė, vazhdon tė armatoset nė mėnyrė sekrete dhe deri diku tė organizuar. Tipik ėshtė rasti i Trepēės, ku elementit serb qė punon nė kėtė kombinat, i janė shpėrndarė para njė muaji dy kamionė me armė, tė ēuara nė orėt e vona tė natės pa e marrė vesh kosovarėt. Nė tė njėjtėn kohė ata i porositėn qė tė jenė nė gatishmėri tė plotė nė ēdo kohė pėr tė mbrojtur veten nga sulmet qė mund tė ndėrmarrin elementėt kosovarė. Pėr njė armatosje tė organizuar dėshmon edhe njė e dhėnė tjetėr, sipas sė cilit qė para tri javėsh, janė kapur midis Pejės dhe Lipjanit, dy kamionė me armė tė reja tė papėrdorura, shumica e tė cilave ishin pushkė, tė destinuara pėr elementėt shovinistė serbė, pėrkrahės tė Rankoviqit. Para kėsaj situate edhe kosovarėt nuk janė duke qėndruar indiferentė. Ata kanė hedhur parullėn ‘tė shesim kopetė dhe tė blejmė armė, pėr t’i pasur pėr ēdo situatė’ dhe janė duke u armatosur me armė tė blera nė Gjermaninė Perėndimore kontrabandė”.

Njė raport tjetėr i Drejtorisė sė Zbulimit pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, njė muaj mė vonė, i datuar 19 korrik 1968, informonte qeverinė: “Njė burim i joni nė SHBA nė njė bisedė qė ka pasur me njė shqiptar qė ka marrė pjesė nė kursin e zbulimit qė ka ēelur CIA nė Bari tė Italisė dhe pėr tė cilin kemi informuar nė informacionin tonė tė 5 marsit tė kėtij viti, ky i fundit, nė mes tė tjerash i ka thėnė burimit tonė se nė bisedat qė kanė organizuar nė kurs me instruktorėt amerikanė, duke folur pėr situatėn nė vendin tonė, u kanė thėnė si mė poshtė:

- Situata e brendshme nė Shqipėri, aktualisht nė zonat e Veriut, paraqitet jo e favorshme pėr qeverinė dhe me leverdi veprimi, bile dhe pėr organizim kryengritje nga ana e amerikanėve. Kėtė ata e shpjeguan se masat e popullit nė veri janė tė pakėnaqura dhe nė heshtje nuk i pranojnė masat e marra nga qeveria shqiptare lidhur me kolektivizimin e zonave malore si dhe me luftėn kundėr fesė.

Mirėpo, kanė shtuar ata, neve nuk mund tė veprojmė tash pėr tash, pėr arsye se ēdo hap nė kėtė drejtim mund tė krijojė njė gjendje shumė tė acaruar nė Evropė dhe kjo mund tė ketė konseguenca tė pandreqshme pėr Amerikėn dhe aleatėt e saj. Neve, shpjegon instruktori amerikan, i marrim tė gjitha masat qysh tani (megjithėse tani pėr tani nuk veprojmė) nė mėnyrė qė tė jemi tė gatshėm pėr tė vepruar menjėherė sapo edhe situata nė Evropė tė na e lejojė, pėr arsye se tė njėjtėn gjė kundrejt Shqipėrisė do tė bėjnė dhe sovjetikėt porsa t’i lejojė situata, sepse ata duan me ēdo kusht tė dalin nė bregdetin Adriatik dhe vendi mė i preferuar i tyre ėshtė Shqipėria”.

Raporti i zbulimit politik shqiptar i 19 korrikut paralajmėronte se “Njė burim i yni qė ka tė njohur nė rrethet e nėpunėsve tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė, na informon se, me situatėn e krijuar nė vendet revizioniste, Tito ka urdhėruar sekretariatin e Punėve tė Jashtme tė Jugosllavisė tė pėrgatisė dhe tė hedhė idenė pėr krijimin e njė konfederate ekonomike tė Ballkanit, nė tė cilėn tė marrin pjesė Jugosllavia, Greqia, Rumania dhe Bullgaria, e mė vonė tė mendojnė pėr t’u bėrė anėtare tė kėsaj konfederate edhe Hungaria e Ēekosllovakia. Formalisht, njė propozim i tillė mendohet qė t’i bėhet edhe vendit tonė. Nė pamje tė jashtme, Federata do tė ketė karakter ekonomik, por qėllimi kryesor i saj ėshtė qė t’i kundėrvihet KNER-it dhe influencės sovjetike nė vendet e KNER-it, tė shpejtojė procesin e vėnies sė ekonomisė tė vendeve revizioniste nė rrugėn e plotė drejt kapitalizmit dhe njėkohėsisht tė kundėrbalancojė presionin ekonomik tė B.S. ndaj Ēekosllovakisė dhe Rumanisė. Me krijimin e kėsaj federate ekonomike, jugosllavėt gjithashtu synojnė qė ta izolojnė ekonomikisht vendin tonė...”!

Pėr njė lidhje tjetėr aleance shkruan nė ditarin e tij edhe Enver Hoxha, por kėtė herė protagoniste ėshtė Kina e konkretisht nė aksion Ēu En Lai. Nė ditarin e tij tė 15 tetorit (196 janė edhe kėto shėnime: “Ēu En Lai, duke biseduar me Beqir Ballukun pėr situatėn ndėrkombėtare dhe veēanėrisht mbi situatėn e krijuar nė Ballkan pas invadimit tė Ēekosllovakisė, propozoi qė tė hynim nė tratativa me titistėt dhe tė nėnshkruanim me ta njė traktat miqėsie dhe ndihme reciproke!”

Hoxha e pėrsėrit kėtė pėrpjekje tė udhėheqėsit kinez nėntė ditė mė pas, nė 24 tetor: “Sipas tė dhėnave tė sigurta qė kemi, del se nė kohėn e acarimit tė situatave nė mes tė Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe Bashkimit Sovjetik e Shqipėrisė (nė muajt shtator-tetor tė vitit 196, udhėheqja e lartė jugosllave diskutoi mundėsinė e njė lidhjeje nė aleancė mbrojtėse Jugosllavi-Shqipėri. U fol qė ky propozim tė vinte nga ana jugosllave. Mirėpo, pas shumė diskutimesh, dhe duke qenė tė bindur se do t’u hidhej poshtė nga ana shqiptare, kjo ēėshtje u la nė heshtje. E ēuditshme ėshtė se mendimi i jugosllavėve koincidon me propozimin e Ēu En Lait. Me siguri jugosllavėt ua kanė sugjeruar kinezėve tė paktėn, nė mos e kanė diskutuar nė mėnyrė sekrete sė toku”, thotė mė tej analiza e Enver Hoxhės: “Dhe kjo e fundit ka mundėsi, se propozimi nė fjalė i Ēu En Lait u shoqėrua me kundėrshtimin e parimeve strategjike dhe taktike tė mbrojtjes sonė.

Njė gjė e tillė na u bė e qartė, sepse Ēuja nuk u tregua i gatshėm tė na jepte armė tė rėnda; na sugjeroi qė qysh nė sulmin e parė tė armikut tė cedonim para tij dhe tė hidheshim nė male pėr tė bėrė luftė partizane; na sugjeroi qė tė bashkėpunonim me Titon dhe, mė nė fund, pėr tė na frikėsuar, ai i vuri kapakun kėsaj, duke thėnė se pas zgjedhjeve tė presidentit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga pranvera ose nga vera e vitit 1969, mund tė rrezikoheni. Me fjalė tė tjera, Ēu En Lai na tha neve: Shpejtohuni, lidhuni me Titon, bėni bashkimin dhe aleancėn, se atje e keni shpėtimin”.

Nė kėtė ndėrthurje tė thiktė qėllimesh, interesash gjeostrategjike dhe po ashtu ballafaqimi shumė tė tensionuar, tė kulmuar nė fundgusht me agresionin sovjetik nė Ēekosllovaki, por qė tėrmeti pėr Shqipėrinė e vogėl nuk pėrfundonte kėtu kur asaj i duhej me ēdo mėnyrė, pa qenė absolutisht indiferente tė rrinte mėnjanė pėrplasjes, pra kur nuk pritej fare dhe pėr Tiranėn nuk ishte aspak e nevojshme, shpėrtheu protesta nė Kosovė. Referuar vėzhguesit Sheradin Berisha, manifestimi nismėtar i protestės u zhvillua nė 6 tetor, nė Prizren. Vatėr e saj qe Shkolla e Lartė Pedagogjike “Xhevdet Doda”.

Dy ditė mė pas, nė 8 tetor, njė demonstratė e ngjashme u organizua nė Suharekė. Pas kėsaj u vendos qė pėrmasa e kėtyre protestave tė zgjerohej. U zgjodh edhe dita superdemonstratės: mė 27 nėntor. E shtrirė nė pothuaj tėrė territorin e Kosovės, nė Podujevė, nė Ferizaj dhe nė Gjilan, shpėrthimin e plotė ajo do ta bėnte nė Prishtinė. Kėtu manifestimi filloi para Fakultetit Filozofik. Qe ora 16 e 55 minuta. “Deri nė orėn 17.00 masa e demonstruesve u rrit nė rreth tetėmijė veta” saktėson Berisha. Sipas rrėfimit tė tij, kolona filloi tė marshojė nėpėr rrugėn kryesore “Marshall Tito” dhe iu drejtua qendrės sė kryeqytetit. Nė ballė ndodheshin disa tė rinj me nė duar flamurin kombėtar shqiptar. Po ashtu demonstruesit mbanin edhe pankarta me parulla tė shumta. Kėto ishin mesazhet qė kėrkonin t’i pėrcillnin tėrė trojeve shqiptare nė federatė, qeverisė jugosllave dhe opinionit publik ndėrkombėtar.

Ato qenė maksimaliste: kėrkonin hapur bashkimin me Shqipėrinė (”Duam vetėvendosje deri nė shkėputje”, “Duam bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare me Kosovėn”). Ndėrsa ngulnin kėmbė pėr tė pasur Kushtetutė mė vete si edhe universitet tė pavarur, protestuesit nė parullat e tyre paralajmėronin edhe pėrdorim force: “Askush tė mos luajė me fatin tonė” apo “Pėr tė drejtat tona edhe gjak do tė derdhim!” Madje nuk mungonte edhe njė tekst i huazuar fjalė pėr fjalė nga Tirana. Pėr tė realizuar bashkimin me Shqipėrinė do tė pėrdorej lufta me armė. “Nė njė dorė kazmėn, nė njė dorė pushkėn!” thoshte kjo parullė. /Shqiptarja/