Nė Shqipėri, 245 grupe fetare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    15

    Nė Shqipėri, 245 grupe fetare

    Receta Gatimi

    Sektet apo drejtimet fetare janė bėrė aq tė zakonshme pėr shqiptarėt, saqė ėshtė e vėshtirė tė kuptosh rrugėt e Tiranės pa ata djemtė e rinj me kostume tė zeza qė nė kėmbim tė njė ore "Fe", ofrojnė kurse anglishteje falas. Ashtu siē ofrojnė xhamitė kurse pėr rrobaqepėsi apo pėr kuzhinė, nė kėmbim tė mėsimit fetar. Por nė fund tė fundit, secili ėshtė i lirė tė zgjedhė rrugėn nėpėr tė cilėn do kalojė. Raporti i Ambasadės Amerikane pėr fenė nė Shqipėri raporton se janė rreth 245 drejtime fetare qė zhvillojnė aktivitetin nė vendin tonė, por, sipas tė njėjtit raport kjo gjė nuk ka dėmtuar aspak bashkėjetesės fetare. I njėjti raport citon se pjesėmarrja aktive nė shėrbesat fetare formale, variojnė nga 25 deri nė 40 pėr qind.
    Raporti
    "Sipas Komitetit Shtetėror tė Kulteve, gjatė periudhės sė mbuluar nga ky raport, pati rreth 245 grupe, organizata dhe fondacione fetare qė ishin aktive nė vend, pėrkrah katėr feve tradicionale. Ky numėr pėrfshinte 34 organizata tė ndryshme islamike dhe 189 organizata protestante (kristiane). Grupet mė tė mėdha misionare tė huaja ishin amerikane, europiane perėndimore dhe tė Lindjes sė Mesme", - thuhet nė raportin vjetor tė Ambasadės Amerikane qė i referohet vitit 2006. Po kaq i madh ėshtė edhe numri i objekteve tė kultit ku njerėzit e zotit ushtrojnė ritet e tyre. Kėshtu, Komuniteti Mysliman nė nivel kombėtar ėshtė i organizuar nė 6 zona; secila zonė ka nė varėsi disa myftini, numri i tė cilave ėshtė i ndryshėm nė zona tė ndryshme. Ēdo myftini ka nė varėsi xhamitė, tė cilat nė gjithė vendin janė 630, por para vitit 1967 numėroheshin 1127 tė tilla. Kryetar i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė ėshtė Haxhi Selim Muēa. Nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale qėndron Sinodi i Shenjtė, kryetar i tė cilit ėshtė Fortlumturia e Tij Anastasi (Anastas Janullatos), kryepiskop i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė. Ėshtė e organizuar nė katėr mitropoli, prej tė cilave varen zėvendėsitė nė rrethe. Nga zėvendėsitė varen kishat e veēanta. Nė Shqipėri ka 689 kisha e manastire ortodokse. Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare administron dy fondacione, qė merren me veprimtari arsimore dhe shėndetėsore. Kisha Katolike ėshtė e organizuar nė 5 dioqeza dhe njė administraturė apostolike. Ēdo dioqezė dhe Administratura Apostolike udhėhiqet nga njė ipeshkėv, i cili varet drejtpėrdrejt nga Selia e Shenjtė. Ipeshkvit nė Shqipėri mblidhen sė bashku nė Konferencėn Ipeshkvnore Shqiptare, kryetari i tė cilės zgjidhet pėr njė mandat tė caktuar. Kryetari aktual ėshtė Imzot Rrok Mirdita. Dioqeza ndahet nė famulli. Ēdo famullitar varet drejtpėrdrejt nga ipeshkvi. Nė Shqipėri ka 135 kisha katolike. Nė varėsi tė Kishės Katolike nė Shqipėri janė 12 shoqata, qė merren me veprimtari humanitare, arsimore e shėndetėsore. Ndėrsa nė krye tė Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane ėshtė Selia e Shenjtė e Kryegjyshatės Botėrore Bektashiane, qė udhėhiqet nga Haxhi Dede Reshat Bardhi. Prej saj varen 6 gjyshata, qė mbulojnė gjithė territorin e vendit. Nga ēdo gjyshatė varen disa prindėri. Nė Shqipėri ka 137 teqe bektashiane.
    Fondacionet
    Pėrveē katėr bashkėsive tradicionale, nė vendin tonė ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe 241 bashkėsi, shoqata, fondacione dhe organizata tė tjera fetare. Mė e rėndėsishmja ėshtė Vėllazėria Ungjillore Shqiptare (VUSH), njė bashkim i 189 kishave, shoqatave, fondacioneve dhe organizatave tė tjera protestante. 71 prej kėtyre organizatave janė anėtare tė AEP-sė (Projekti Shqiptar i Inkurajimit), qė bėn pjesė nė VUSH. Gjithashtu, nė Shqipėri veprojnė 8 tarikate aleviane, nga 12 qė janė gjithsej. Alevianėt janė bashkuar nėn Kryesinė Islamike Aleviane, tė drejtuar nga Sheh Ali Pazari. Nė Shqipėri ka 285 teqe, tyrbe dhe zavie aleviane. Ndėrsa Dėshmitarėt e Jehovait nė Shqipėri kanė statusin e shoqatės. Shoqata pėrbėhet nga 80 "kongregacione" ose grupe Dėshmitarėsh tė Jehovait nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė, si dhe nga 19 grupe mė tė vogla, nė fshatra e qytete tė vogla. Fondacioni Liahona apo Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorėve tė Ditėve tė Mėvonshme, ėshtė njė tjetėr fondacion qė vepron nė Shqipėri. Misionarėt e kėsaj kishe, gjithsej 54, janė kryesisht tė rinj amerikanė tė moshave 19-23 vjeē. Gjithashtu, edhe Asambleja Shpirtėrore Kombėtare e Bahaive tė Shqipėrisė, qė pėrbėhet nga 20 grupe administrative vendore. Njė tjetėr grupim ėshtė edhe Misioni Shenjtėror Eleonorė, i regjistruar si person juridik me emrin Fondacioni "Vakėfi i Shenjtė i Lidhjes Hyjnore", i drejtuar nga zonja Eleonora Bregu. Nė kėtė mori grupimesh nė vendin tonė veprojnė edhe 18 shoqata dhe fondacione myslimane, prej tė cilave 14 tė huaja dhe 4 shqiptare. Pėrveē tyre ka edhe disa shoqata apo forume me pėrkatėsi fetare myslimane, por qė nuk ushtrojnė veprimtari fetare, ndonėse e kanė fenė si objekt tė punės sė tyre.

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e kasaforta
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    8
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Kete nuk e kam ditur qe jon kaq shum grupe fetare

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    14
    po skane se cbejne njerezit tani dhe hapin fe te ndryshme !

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Sa shume qe qenkan, nejse shumica e grupeve te reja fetare jan krijuar thjesht per perfitime mendoj. E rendesishme eshte qe egziston 1 Zot per te gjithe.

  5. #5
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    26
    Bo Bo sa shume qekan,dhe prit prit sa kane per tu shtuar mendoj une,por sikur tha parafolsi nje zot eshte per te gjithe.

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e max77
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    33
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    une mendoj qe ka kaq shume sekte fetare ne shqipri pasi ne shqiptaret ne pergjithesi nuk jemi besimtare dhe po te pyetesh pjestaret e ketyre sekteve do te kuptosh qe pothuajse te gjithe jan me prejardhje myslimane,pasi nuk eshte fe autoktone por e ardhur me force nga turqia kto afro 400 vjetet e fundit.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e bledi1
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    548
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    12
    po ne shqiperi ka vetem fe dhe parti politike prandaje hecim para ne

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Futja e Edukates Fetare ne shkollat kosovare
    Nga labja nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-08-2011, 05:44 PM
  2. Microsoft Day nė Shqipėri
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-12-2010, 11:33 PM
  3. Shqiperi
    Nga argjent23 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 11:24 PM
  4. Topi: Shqipėria, shembull i tolerancės fetare
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:11 PM
  5. Portugali-Shqiperi
    Nga Kliton nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 03:25 PM