Teoria e 100 viteve mė parė e Albert Ajnshtajnit pėr valėt gravitacionale u vėrtetua nga shkencėtarėt, duke konfirmuar edhe njėherė gjenialitetin e fizikantit.

Pas njė vėzhgimi tė deformimit tė hapėsirė-kohės, tė gjeneruar nga pėrplasja e dy vrimave tė zeza 1.3 miliard vjet dritė larg Tokės, shkencėtarėt konfirmojnė teorinė e Relativitetit tė Pėrgjithshėm tė hartuar nga Ajnshtajni.

Pėr astrofizikantėt ky zbulim do tė sjellė njė epokė tė re pėr gjithėsinė. Ai ėshtė kulmimi i dekadave studime e kėrkime dhe mund tė ofrojė njė dritare tė re mbi Big Bangun apo shpėrthimin e madh qė mendohet se krijoi universin.

Zbulimi i valėve gravitacionale u bė nga bashkėpunimi Ligo, i cili operon disa laboratorė nė tė gjithė botėn, ku shkencėtarėt pėrmes lazerave qė lėshojnė nė tunele tė gjata pėrpiqen qė tė diktojnė valėzime nė pėrbėrjen e hapėsirė-kohės.

Fizikanti dhe profesori i teorisė sė relativitetit nė Departamentin e Fizikės nė Universitetin e Tiranės, Halil Sykja, shpjegoi nė edicionin qendror tė lajmeve tė Top Channel zbulimin e shekullit.

Prof. Dr. Halil Sykja, profesor i fizikės: Lajmi ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr shkencėn dhe tė ardhmen e njerėzimit pėr arsye se ky zbulim i drejtpėrdrejt i valėve gravitacionale ėshtė ‘qershia mbi tortė’ pėr verifikimin e ideve tė Ajnshtajnit. Por, zbulimi direkt qė ka 60 vite qė kėrkohet me shumė intesitet u bė tani realitet pėr arsye se ne jemi nė gjendje t’i shohim me sy, nė laborator nė Tokė, tė instaluara nė vende tė ndryshme tė botės dhe nė mėnyrė tė veēantė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Teoria e Ajnshtajnit qenka plotėsisht e vėrtetė. Guglielmo Marconi nė fillim tė shekullit 20-tė zbuloi transmetimin me radio tė valėve elektromagnetike dhe ne tė gjithė e dimė se ēfarė po ndodh sot me celularėt, me GPS-in, me satelitėt, me komunikimin nė tė gjithė botėn etj. etj., sepse valėt bartin energji dhe derisa bartin energji kėto janė nė gjendje qė duke u transmetuar tė bėjnė ndryshime dhe tė tejēojnė informacion. Kėshtu qė edhe valėt gravitacionale mbartin energji dhe imagjinoni sikur tė arrijmė tė komunikojmė mė valė gravitacionale dhe tė kuptojmė misteret qoftė nė mėnyrė lokale, nė vrimat e zeza, nė yje, brendėsi tė yjeve, etj., qoftė edhe pėr universin si i tėrė.

/ Top Channel