Receta Gatimi

Gruaja e shenjtė qė i falen kryeqytetasit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gruaja e shenjtė qė i falen kryeqytetasit

    Ashtu si shumė tė tjera edhe pėr Dervish Hatixhenė deri tek ne ka mbėrritur disa legjenda. Njėra prej tyre thotė se ajo ishte njė vajzė e mirė dhe e bekuar martohet, por fatit nuk i dihet. Burri i saj ishte njė djalė qė pinte alkool dhe ushtronte dhunė karshi saj. Por asgjė nuk e ndaloi gruan tė bėnte mirė. Nė atė kohė nė Tiranė kishte rėnė mortaja. Njerėz vdisnin rrugėve dhe askush nuk u afrohej pėr t'i varrosur, sepse sėmundja ishte ngjitėse. Tė gjithė kishin frikė, ndėrsa vatrat e infeksionit sa vinin e shpėrndaheshin. Por tė ndjerėt kishin njė shpėtim; Dervish Hatixhenė, e cila i merrte vetė e i ngrinte peshė trupat e dobėsuar dhe i varroste. Shumė shpejt mirėsia e gruas u pėrhap nė tė gjithė vendin, ndėrsa pėr tė thuhej se ishte e dėrguar e Zotit pėr tė shpėtuar njerėzit. Qė atėherė zemėrgjerėsia e gruas sė mirė u shndėrrua nė simbol dhe njerėzit filluan tė besonin tek ajo.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gruaja e shenjtė qė i falen kryeqytetasit

    Shumica e tiranasve, por edhe njė pjesė e banorėve tė rinj tė metropolit shqiptar, sa herė qė gjėrat nuk u ecin mbarė, nxitojnė tė ndezin njė qiri te Dervish Hatixheja. Ajo ėshtė faltorja e Tiranės. Nuk ka shumė rėndėsi nėse je katolik apo myslimanė, aty tė gjithė mund tė shkojnė pėr tė ndezur njė qiri. Dhe pėr habinė e tė gjithėve ajo ėshtė gjithmonė plot me njerėz, qė duke prekur figuranit e shenjta ap puthur copat me tė cilat janė mbuluar tre varret e Dervish Hatixhesė. Legjenda thotė se aty ėshtė varrosur njė grua e mirė e cila besimin te Zoti e pėrdori pėr tė ndihmuar hallexhinjtė. Duket se ironikisht, sa herė qė gjėrat nuk na ecin mbarė bėhemi mė shumė besimtarė e supersticiozė.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gruaja e shenjtė qė i falen kryeqytetasit

    Dervish Hatixheja
    Ajo ėshtė njė shtėpi pėrdhese tipike tiranese, por mė e famshmja nė kryeqytet. Vizitorėt janė tė shumtė. Qė nė mėngjes herėt dėgjohet era e qirinjve. Hallexhinjtė kanė pritur agimin e ditės pėr t'u falur te teqja e Dervish Hatixhesė. Ata janė tė tė gjitha moshave dhe nė morinė e halleve kanė gjetur njė emėrues tė pėrbashkėt: shpresojnė qė duke ndezur njė qiri e duke pėrshpėritur nėn zė lutjen, t'i dėgjojė nėna e shenjtė. Rituali i rastit ėshtė fare i thjeshtė. Pasi janė futur nėpėr njė korridor tė ngushtė besimtarėt heqin kėpucėt dhe futen nė dhomėn ku ndodhen tre varret e shenjta, tė cilat ndodhen nė mes tė dhomės qė ėshtė e zbukuruar me figura dhe shkrime tė shenjta. Dikush ndez njė qiri pėr djalin qė do, dikush tjetėr pėr njė vend pune, dikush pėr sėmundje e dikush pėr tė marrė provimin. Por ka edhe nga ata qė nuk mund tė vijnė vetė. E atėherė mjafton tė marrėsh me vete fotografinė e personit apo rroba tė tij, t'i fėrkosh me varret e shenjta dhe... ėshtė njėsoj sikur personi tė ketė qenė vend pėr tė kėrkuar bekimin. Sapo vė kėmbėn nė dhomėn e shenjtė, atmosfera mistike ndihet menjėherė. Askush nuk flet vetėm dėgjohen pėshpėritjet e dėshirave. Ndoshta ėshtė ndėr tė evtmet raste kur dėshirat thuhen me zė dhe askush nuk tė merr pėr budulla. Rituali e do qė tė sillesh tre herė rrotull rreth varreve tė shenjta, dhe nė tė treja rrotullimet duhet tė puthėsh copėn qė mbulon varret, atė te koka dhe ta prekėsh me ballin tėnd. Ndėrkohė qė pak mė i veēuar ndodhet dhe njė tjetėr varr i shenjtė, tė cilit i bėhen adetet nė fund tė daljes. Gjithashtu nė hyrje tė kėsaj "dhome tė dėshirave", nė njėrin nga varret ėshtė i hapur edhe njė libėr Kurani, ndėrsa nė tė gjithė hapsirėn e shomės janė tė varur nė mur figura dhe shkrime tė shenjta. Besimtarėt, por edhe ata qė vijnė pėr herė tė parė, nuk lėnė pa prekur asgjė. Ata mė supersticiozėt besojnė se sa mė i rigoroz ė jetė rituali, aq mė shumė i kemi shprehur besimin tonė Dervish Hatixhesė nė ndihmesėn e saj. Ndėrkohė qė pasi pėrfundon rituali besimatėrėt dalin jashtė, por pa i kthyer kurrizin dhomės sė shenjtė dhe qė aty futen nė njė tjetėr dhomė tjetėr ku sėrish luten qė dėshirat e tyre tė plotėsohen. Kjo ėhtė dhoma ku ėhstė varrosur Dervish hatixheja, gruaja e shenjtė qė ndihmoi tė gjithė ata qė kishin nevojė.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gruaja e shenjtė qė i falen kryeqytetasit

    Qirinjtė
    Nė fakt tė gjithė ata qė nisen pėr te Dervish Hatixheja nuk harrojnė tė ndezin edhe qirinjtė. Madje ka nga ata qė sa herė qė u ndodh njė gjė qė nuk u pėlqen, sado e parėndėsishme tė jetė, nxitojnė tė ndezin njė qiri, pa bėrė ritualet e tjera. Dervish Hatixheja ndodhet 100 metra lasg shkollės sė mesme "Sami Frashėri", dhe mund ta gjesh fare lehtė se cila prej shtėpive, ėshtė ajo e shenjta vetėm nėpėrmjet qirinjve qė tregtarėt i shesin gjatė gjithė rrugės. Teqja u hap mė 1798, ndėrsa nė vitin 1967 ajo u mbyll me ligj, ashtu siē u mbyllėn tė gjitha objektet e kultit nė vend. Por komshinjtė dhe tiranasit vjetėr e dinė qė ajo gjithmonė ka qenė njė derė e hapur dhe njė rerze shprese pėr tė gjithė ata qė kishin hall. Trashėgimtarja e teqesė, nėnė Rukija, ėshtė kujdesur qė pas rėnies sė komunizmit teqes ti rikthej misioni i saj. Ajo ėshtė rihapur sėrish mė 1992 dhe qė atėherė ēdo ditė me dhjetėra besimtarė shkojnė e i luten gruas sė mirė, Dervish Hatixhe, qė t'i ndihmojė nė hallet e tyre tė pėrditshme.

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e Ruthi
    Anėtarėsimi
    Jun 2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    206
    Reputacioni
    15
    fakti qe ben nje veper te mire nuk te ben shenjtore
    por gjith kjo qe eshte postuar ndodh per vete faktin se njeriu po vdes per munges njohurie.
    Ajo ishte thjesht nje njeri me nevojat e saj si cdo kush,si mund te bej ajo dicka per nevojat e dikujt tjerer?ky eshte idiotllik.Njerezit nga injoranca nuk shkojne tek burimi por ne cisterna.
    klm

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e Ciarli
    Anėtarėsimi
    May 2013
    Postime
    25
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    ato kane qene zana apo hyri te bukura por para shume kohe para 'matrixit', me pas me themelimin e sistemit te ri qe i ngjan nje monarkie absolute, ato u mallkuan per neverine e heshtur qe kishin ndaj sistemit por nuk u vrane si armiqte e tjere. Megjithate u mallkuan me nje lloj tensioni bio-elektrik special qe te con ne panik apo ne marri, varet nga tipi i njeriut.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Aplikacione pėr iPhone, qė pėrcjellin muajin e shenjtė tė Ramaznit
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 04:00 PM
  2. Djaloshi shpallet i reinkarnuari i njeriut tė shenjtė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-11-2009, 02:49 PM
  3. Agjėrimi, nga nesėr nis Muaji i Shenjtė i Ramazanit
    Nga Erlindi nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-08-2009, 03:29 AM
  4. Mesazhet e Zotit nė librat e shenjtė
    Nga Sefedini nė forum Bota shpirtėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 12:53 PM
  5. Si ta "ndizni" Valentinin e shenjtė
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2008, 08:07 PM