Ashtu siē ishte paralajmėruar, 17 Shkurti i kėtij viti, qė nė Kosovė shėnon edhe 8-vjetorin e Pavarėsisė sė vendit, ėshtė shoqėruar edhe me protestė pėrveē festės.

Opozita e bashkuar kosovare, e pėrbėrė nga Lėvizja Vetėvendosje, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nisma pėr Kosovėn, ka thirrur prej ditėsh mbėshtetėsit e saj nė njė protestė madhėshtorė nė sheshin “Skėnderbeu” tė Prishtinės, kundėr qeverisė qė - sipas tyre, - ėshtė antikushtetuese.

Protesta e ditės sė sotme ka nisur me marshimin nga Biblioteka Kombėtare e Kosovės, marshim qė e prijnė udhėheqėsit e opozitės. Mes tyre janė dhe disa anėtarė tė Lėvizjes Vetėvendosje, tė kėrkuar nga policia nė lidhje me procesin pėr dėmtimin e makinave tė EULEX-it, si Xhelal Svecla dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj, i cili kėrkohet qė prej protestave tė fundvitit tė kaluar. Ata do tė mblidhen nė njėrin prej 3 shesheve shumė pranė godinės sė Qeverisė sė Kosovės.

Protestuesit e shumtė nė numėr mbajnė flamuj kombėtare kuqezi, flamuj tė Shteteve tė Bashkuara, Gjermanisė, Suedisė, Zvicrės, por jo flamuj shtetėrorė tė Kosovės. Nuk kuptohet pse ėshtė bėrė kjo pėrzgjedhje, ndoshta si shenjė proteste ndaj qeverisė kosovare, qė ka detyruar shtetasit e Kosovės tė emigrojnė pikėrisht nė kėto shtete, nė pamundėsi pėr tė siguruar njė tė ardhme mė tė mirė nė vendin e tyre.

E pavarėsisht pjesėmarrjes sė madhe tė mbėshtetėsve tė opozitės, krerėt politikė kanė bėrė thirrje qė protesta tė vijojė e qetė dhe pa tensione. Megjithatė, policia e Kosovės ka marrė tė gjitha masat e sigurisė, pėr mbarėvajtjen e protestės. Ndėrkohė raportohet edhe pėr shtetas tė ndaluar nė kufirin Shqipėri-Kosovė, tė cilėt thuhet se donin tė merrnin pjesė nė protestė.

/ Top Channel