Historiani Bernd Fischer nė librin dhe studimet e tij numėron plot 600 hasmėri tė ish-presidentit tė shqiptarėve, Ahmet Zogu. Por vetėm katėr herė, mbase edhe mė shumė, ku ta dish, u tentua direkt pėr t’i marrė jetėn, njeriut qė do bėhej Mbret. Por, pa sukses. Si pėr ironi tė fatit, dy atentatet mė tė mėdha jetės sė tij, iu bėnė nė dhjetėditėshin e dytė tė muajit shkurt. Pas ēdo goditje pati hakmarrje makabre. Iku koka e Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hasan Prishtinės, etj. Dhe njė paradoks, larg patriotizmit qė jemi mėsuar, shumė prej atentatorėve u ndihmuan edhe nga ish-miqtė e tij serbė

Nga Ben Andoni

Mjedisi: Kati i fundit nė “Opera” Kafe nė Vjenė. Personazhet: Sejfi Vllamasi (ish-mik i mbretit); Azis Ēami (ish-kapiten i Nolit); Qazim Mulleti (mė vonė prefekt), Kol Tromara (eksponent i emigrantėve); njė grek. Qėllimi (de jure): Njė dorė poker. Qėllimi (de facto): Vrasja e Ahmet Zogut.

Zhvillim:Lajmėron Angjelin Suma (kreu i emigracionit politik nė Vjenė). Zbresin Azis Ēami dhe Qazim Mulleti. Nė rrugė i pret Ndok Gjeloshi. Pak minuta mė vonė plumba mbi Zogun. Shpėton pėr herėn e rradhės. Vdes adjutanti i tij Llesh Topallaj…

…

“Tė ishe oficer shoqėrimi me Zogun ishte njėsoj sikur tė ishe roje nate nė njė uzinė baruti, ku rreth e rrotull shkrepėtinin rrufe”. Ky ‘postulat’ i shkruar nga njė prej biografėve mė kokėftohtė tė Mbretit Zog I, Bernd Fischer, mund tė tregojė mė sė miri, sesa e rrezikshme ishte prania afėr tij. Oficerit, qė i atribuohet kjo shprehje, ishte njeriu i rradhės qė e pėsoi pėr tė. Sikur tė kishte qenė mė pak i shėndoshė, adjutanti Topalli do jetonte edhe shumė vite tė tjera me atė fizik qė kishte. Nė momentin e fundit, atentatori Gjeloshi u ngatėrrua, ngaqė nuk e dinte qė Zogu tė ishte dobėsuar aq shumė. Nė tė gjitha rrethanat, qė e shoqėruan jetėn e tij, duhet thėnė se ish-mbreti i shqiptarėve ka qenė njė qenie me shumė fat. Beqir Valterit, edhe nga afėr, i dridhet dora nė hyrje tė parlamentit dhe e gėrvisht pa ndonjė rrezik pėr jetėn. Ish-kapiteni i xhandarmėrisė Azis Ēami, qė e qėllon sipėr kokės i qetė, as nuk e prek fare. Vite mė parė, tre tė huaj varen nė litar, pa mundur as t’i afrohen dhe tė kryejnė atė qė kanė marrė pėrsipėr.

Nė njoftimet e kohės ka pafund rrethana, mtonjės dhe kėrkues tė vrasjes sė tij. Por, askush me fat. Ahmet Zogu do pagėzohej shpejt me plumbin dhe mė shumė akoma me pabesinė. Me njė karrierė brilante, pa arsimimin hierarkik, ai di tė mbjellė armiq kudo. ”Avancimi i tij nė pushtet ishte mbushur me vrasje, tė cilat duke qenė se ishin mė shumė tė karakterit politik se personal nuk i nėnshtroheshin Besės”, shprehet Fischer. Deri nė vitin 1928, kohė kur ai do kishte mbi kokė kurorėn mbretėrore- ka pėrballė 600 gjakmarrje. Disa prej tyre ishin nga familjet mė tė rėndėsishme shqiptare. Ndėr viktimat janė gjashtė bajraktarė tė Mirditės, njė numėr priftėrinjsh dhe shumė politikanė…Historia i fshin sot kėto. Qėllimi i tė gjithė emigrantėve shqiptarė kudo mė fund tė viteve ’20, bashkohej nė njė pikė tė vetme: qė tė vrisnin presidentin e atėhershėm. Eshtė pika e vetme, ku “Bashkimi Kombėtar”, “Shoqata e Pavarur e emigrantėve shqiptarė” dhe “KONARE” e Fan Nolit paqtoheshin…

Atentati i parė

Po tė besosh Sejfi Vllamasin, atentati i pari, ėshtė shumė i hershėm. Atė e drejton baxhanaku i tij Xhevat Korēa, qė nė atė kohė ėshtė anėtar i organizatės “Krahu Kombėtar”, bashkė me toger Hysen Nikolicėn (mik dhe shoku i vjetėr i Vllamasit, sepse kanė ndarė burgun mė 22 maj 1906 nė Manastir). Anėtarėt e Krahut Kombėtar bėjnė njė plan qė do e realizojė Nikolica. E frenon Vllamasi, qė nė atė kohės ėshtė njeri i Zogut. “Unė e refuzova me indinjatė dhe e etiketova si akt tradhėtie me eliminimin e njė njeriu qė kishte bėrė aq shumė pėr vendin…”, shprehet ai patetik nė kujtimet e botuara vite mė vonė.

I dyti: 23 shkurt 1924

Deri nė atė moment kur hapi befas derėn, gjithshka dukej se po zhvillohej normalisht. I drithėruar, me nagantin nė dorė, ēuditėrisht i qetė- sytė i drejtoi mbi Opozitėn, ku nė vendin e zakonshėm kishin zėnė vend si ngaherė Aqif Pasha, Qazim Koculi, Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi. “Vazhdoni bisedimet, zoti kryetar, se kėto janė gjana qė ngjajnė kudo”. Ishte 23 shkurt 1924 dhe si pėr dreq, qė nė mėngjez nuk ishte ndjerė mirė. Pak minuta mė parė, njė 17 vjeēar qė ai e kishte ndihmuar dikur dhe mezi i kujtonte fytyrėn, e kishte qėlluar pas shpine. Tashmė ishte ndryrė diku. Por nė sallėn, ku tė gjithė rrinin tė nemitur, nuk e dėgjonin zėrin e matjanit nga Vinjali, qė kishte studiuar nė Italia me lekėt e tij dhe qė kėndonte nga frika. Por ēirrej mė kot me kėngė patriotike nė banjon me rrogoza. Njėsoj si ai, por me ulėrima e tė ējerra-i pėrgjigjej kapiteni Osman Gazepi, pėr t’i bėrė qejfin Zogut. Nuk e kishte tė lehtė askush. Djali nuk jepej. Nga llahtari, mbase qė e priste?! “Ēdo gjė qė tė ketė ngjarė, neve na duhet tė veprojmė sipas ligjit”, flet Gazepi, pak mė vonė kopetent. Kur shikon se Zogu ishte mirė fillon pushkėn. Gjithshka kishte ndodhur nė pak minuta: “Valteri qėndronte nė krye tė shkallėve, kujton Vllamasi- kur Zogu ngjitej pėr tė ardhur nė mbledhje dhe duke i bėrtitur :’Qėndro Zog’ e qėlloi pas shpinte tre herė me revolver dy metro afėr, duke i shkaktuar tre plagė tė pėrcipta e tė lehta dhe u fut nė banjo. Edhe nė kėtė rast viktima ėshtė roja e tij e trupit, Abaz Dibra, tetar nė xhandarmėri, djali mė trim i eskortės sė tij. Ajo qė ndodh mė pas ėshtė tmerr. Ushtarėt e Osman Gazepit janė tė rrethuar nga forcat e xhandarmėrisė sė Azis Ēamit. Muharrem Bajrajktari ngjitet nė xhaminė Sulejman pasha me njerėz tė armatosur. Kundėr tij janė xhandarėt e Refik Toptanit…Asambleja dėrgon Koculin dhe Ali Kėlcyrėn pėr tė kėshilluar Beqir Valterin tė dorėzohet dhe madje i garantojnė jetėn…Mjekėt nuk shikojnė fare rrezik pėr Zogun. Avni Rustemit i shkon gishti i fajtorit. Atentatori e pohon kėtė, duke thėnė se pushkėt i ka marrė prej tij…Avni Rustemi plagoset pak javė mė vonė nga njė kriminel Jusuf Reēi nė varrezat e saj kohe mė 20 prill 1924. Sapo ishte ndarė me Hoxhė Kadrinė. Qėllohet nė shpatull dhe vdes dalėngadalė nė spital. Zogu nuk e harron lehtė fyerjen.

Komploti i parė kundėr tij

Komploti i parė, ishte organizuar nė Trieste mė 1926, kur Teodor Vulkanof dhe Denko Abagjif, anėtarė tė Komitetit Komuniste tė Federatės Ballkanike, ishin takuar me njė tė takuar tė Federatės, tė quajtur Zankof dhe me Hasan Bej Prishtinėn pėr njė plan vrasje, citohet Fischer. Pas vrasjes sė Zogut, Prishtina, me ndihmėn e emigrantėve nė Jugosllavi do tė marshonte drejt Tiranės dhe do tė merrte nė dorė drejtimin e vendit…



Aksioni do tė realizohej mė 1927. Kuptohet se nuk ndodhi kėshtu. U tentua njė ide tjetėr shumė moderne: Kur presidenti do tė ishte nė vilėn e tij tė Durrėsit, do t’i vendosnin bomba nė njė qoshe tė lulishtes publike ose nė kanalizimet e ujit. Ato do shpėrtheheshin me rrymė elektrike nga njė distancė e caktuar, duken si parerendėse tė ISIS-it tė sotėm. Do vihesh nė funksion kur makina t’i afrohej vilės…Konspiracioni dėshtoi. Tre tė akuzuarit u varėn, pavarėsisht se prokuroria e kohės nuk e argumentoi dot fajin e tyre. Si pėr ironi tė fatit, nė kronikat e kohės, pėrmendet sesi njė bullgar i ashtuquajtur Georgief, theu trikėmbėshin prej peshės. E rivarėn. Mbreti, qė atė ditė, pati njė nga ditėt mė tė kėqia tė jetės sė tij nuk e fali kėtė. E mendon qetė por edhe ashpėr. Pak vite mė vonė, Hasan Prishtina, do tė jepte shpirt nė Selanik.

Mbrohet si pakkush

Nuk ka mė kohė. Bėhet i vetėdijshėm pėr nevojėn e sigurimit tė tij. Mbyllet nė pallat duke punuar nė njė zyrė tė tejnxehur, plot tym cigare. Tymos pa fund, nė njė rutinė torturuese pėr ata qė e ndjekin. Ushqimi pėrgatitet vetėm nga e ėma, qė ka funksione mbi atė tė nikoqires sė tij. Ajo drejton gjithēka dhe ėshtė kėshilltari i parė i tij. Edhe vizitorin mė tė respektuar, Zogu e pret i ulur pas tryezės sė punės duke e vėshtruar me kujdes “se mos ndėrmerrte ndonjė lėvizje tė papritur”. Mban njė shami, ku fsheh poshtė njė revolver, gati pėr tė qėlluar. Nė pak momente, qė del nga pallati, shoqėrohet nga e ėma. Nė Kanun dėnohet vrasja e gruas…Nė gjah e ndjek njė detashment i tėrė kavalerie…Nė udhėtimin e vetėm tė gjatė mė 1927 nė kohėn e presidencės pėrfundon nė Shkodėr me njė makinė tė blinduar. E gjithė rruga ka tė numėruar gjysmėn e ushtrisė sė kohės, qė e ruan. Nė Durrės e pret gjithmonė njė anije, qė ruhet, qė tė largohet nė rast rreziku….

Pėr Zogun, si e kanė njohur

Pietro Kuaroni, njė nga emisarėt italianė nė Shqipėri, duket i mrekulluar me tė. “Flokė biondė, tė ēelėt, pak tė rrallė mbi ballė dhe nė qafė, njė hundė shqiponjė shumė tė theksuar , mustaqe tė vogla bionde, mjekrėn paksa si tė pjerrėt, sy tė kaltėr tė mrekullueshėm tė tejpashėm, dhėmbė tė bardhė dhe tė rregullt, njė buzėqeshje dhe ėmbėlsi e skajshme, njė zė i hollė e tingėllues me ndryshime ēuditėrisht rinore, njė qafė e gjatė dhe e hollė: nė tėrėsi, pamje e njė burri tė ri mjaft timid…Shumė i hequr, trupmadh e i pėrpjestuar, e mbante bukur uniformėn fushore ngjyrė kaki me prerje pak austriake. E pastaj, duart e tij, tė hequra e tė zhdėrvjedhta, tė ndjeshme e elegante… Asgjė tek ai nuk dėshmonte njė sovran tė pakkohshėm: pamja e tij e pėrgjithshme ishte jo vetėm e stėrholluar, por pothuaj dekadente…”

Intermexo

Por, para se tė shkojė nė Vjenė edhe italianėt janė nė kėrkim. Serbėt aludojnė se ai nuk e ka tė gjatė. “Shėndeti i tij na preokuponte shumė dhe i trembeshim ndonjė kanceri nė stomak. Kishim shumė frikė pėr ndonjė atentat tė mundshėm. Vjena gėlonte nė atė kohė nga emigrantėt politikė shqiptarė, partizanė tė Fan Nolit. Ky atentat ndodhi nė fakt, por nuk ishte akoma ora e Zogut. I zėnė me masat qė duheshin marrė pėr tė mbajtur situatėn nė dorė, nė rast tė zhdukjes sė mbretit, Soranja mė kishte ngarkuar tė bėja njė lloj ankete, me qėllim qė tė analizoheshin mundėsitė e ndryshme, shpjegon Kuaroni, duke e hapur gjeografinė e faktorėve qė e duan vdekjen e tij. Rrethanat ndėrkombėtare pėrjashtonin ēdo ndėrhyrje direkte: nė rast nevoje, duhej kullundrisur vetėm me mjetet qė kishim nė dorė…”



20 shkurt 1931

Dhe, vjen dita. Nė Vjenė, pėr atentatin e tij, jepen dy versione. Njė i Sejfi Vllamasit. Ish-miku i tij ėshtė direkt i pėrfshirė nė vrasjen e tij. Dhe, njė tjetėr, i Bernd Fisher. Ngjarjet janė nė tė njėjtin vend nė Operan e Vjenės. Pėr Fisherin, ai shikon “Pagliaco” e Leoncavallos, ndėrsa pėr Sejfiun “Aidėn” e Verdit. Tė dy kanė njėsoj personazhet, veē Qazim Mulletit, qė Fisheri nuk e pėrmend…Ēuditėrisht dėnimet qė thonė janė tė ndryshme. Mė ‘i besueshėm’ Vllamasi. ”Nė mbrėmje e 20 shkurtit mbreti dhe disa prej njerėzve tė tij po shikonin operan ‘Pagliacci’, rrėfen Fischer. Dolėn nga njė derė anėsore dhe u largua pa mbaruar. Kishin dy makina. Nė automobilin e parė u ngjit ai me Libohovėn. Ndėrkohė qė adjutanti i vet po ngjitej nė makinė dhe kėshilltari i legatės shqiptare dhe tė tjerė nė makinėn tjetėr, dy shqiptarė shumė elegantė me kostume tė shtrenjta e qėlluan. Austriaku qė ishte me Zogun i sulmoi, por Azis Ēami iu afrua makinės sė Zogut dhe e qėlloi nga afėr. Pėr fatin e tij tė keq e pėsoi majori Topallaj, qė ishte i veshur me uniformė. E qėlluan dy herė pas koke…Edhe Libohova luftoi dhe u plagos, ndėrsa njė plumb i kishte pėrshkruar kapelen mbi kokė tejet. Dy vrasėsit u kapėn. Njėri ishte Ndok Gjeloshi dhe tjetri Azis Ēami, emigrantė shqiptarė ish oficerė tė xhandarmėrisė. Gjeloshi kishte qenė me forcat e Princ Wid-it dhe dikur nxėnės franēeskan. Ai deklaroi se ishte antizogist dhe anėtar i Partisė Nacionaliste. Ishte arratisur pas ardhjes sė Zogut nga Shqipėria nė kohėn, qė ishte thjesht kapiten i forcave tokėsore…



“E qėlluam se ai ėshtė tradhtar i popullit shqiptar dhe e ka rrėnuar vendin”, u shpreh Ēami nė gjyq. Kishte qenė dikur oficer nė ushtrinė austriake nė trupat kufitare. Larg patetizmit, shpejt u zbulua se tė dy subvencionoheshin nga shqiptarėt e Vjenės dhe Beogradi ..Gjyqi u bė nė Ried nė Austrinė e Veriut pėr arsye sigurie…sepse druheshin se Zogu mund ti ekzekutonte..atje. Njė gjė tė tillė kishte bėrė me Bebin, vrasėsin e kunatit tė tij Ceno beut nė Pragė. Angjelin Suma doli se ishte njeriu qė e ka organizuar direkt, por edhe njė njeri, qė u vėrtetua se ishte i lidhur me sllavėt. E vėrteta e sponsorit provohet mė vonė edhe nga avokatėt e tyre, qė janė emra tė klasit tė parė: Dr. Pressburger dhe Dr. Friscauer… Edhe Vllamasi nuk e mohon dorėn e serbėve, por shton se: vrasjen e kėrkojnė shqiptarėt nga e gjithė Evropa. Ikin tė gjithė nga Austria dhe tė gjithė anėtarėt e “Bashkimit Kombėtar” bashkohen nė Paris. Ēuditėrisht atje ėshtė sėrish Markoviēi, konsulli serb i pėrfolur nė afera jo tė mira?! Beogradi shkurton subvencionin pėr emigrantėt shqiptarė, sipas Vllamasit. Dy atentatorėt lirohen.

…

Epilog: Ajo qė vijoi mė pas dihet. Zogu mbretėroi dhe tetė vjet tė tjera. Nga koka e tij mendohet se kanė dalė dhe urdhra tė tjerė pėr tė vrarė. Dalėngadalė, tė gjithė personazhet e viteve ’20 dhe ’30 dalin nga skena. Shumė syresh shkojnė nė errėsirėn e pasosun. Tė tjerė hallakaten nė labirinthet e ngatėrruar tė historisė shqiptare. Zogu, vetė, do jetonte deri nė vitin 1961, duke i shpėtuar Luftės, komunistėve…por jo vdekjes natyrore.


Burimi: Javanews